Nga shtypi i Tiranës te VOA, Arvizu citohet për fjalinë "dialogo ose largohu". Por jo te... TV që e intervistoi (!)

17 Tetor 2012, 16:46Politika TEMA

Ambasadori amerikan në Tiranë, duket jo rastësisht ka zgjedhur një TV proqeveritar për të dhënë intervistën e tij mbi grevën dhe jo vetëm mbi atë. “Intervistë e shkëlqyer, ambasadori ka folur hapur kësaj here” – komentoi Adi Krasta në emisionin e tij që sapo ka nisur paraditeve në Love Radio.

Në fakt, një nga fjalitë kyce të intervistës ishte ajo që citohej sot në forma të ndryshme në shtypin e Tiranës: një qeveri duhet të jetë e aftë të dialogojë, ose ndryshe duhet të largohet. Duke qenë se në fraza të tilla përkthimi është i rëndësishëm, përmbajtjen e fjalisë së ambasadorit për këtë shënim në ResPublica po e marim nga faqja online e “Zërit të Amerikës” dhe jo nga shtypi i Tiranës.

Shkruhet në VOA lidhur me intervistën e ambasadorit Arvizu në ABC News: “Mbrëmë, në një intervistë për televizionin ABC NEWS, ndërsa u shpreh i shqetësuar për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të grevistëve, ambasadori theksoi edhe një herë  nevojën e dialogut mes qeverisë dhe ish të përndjekurve…. Ndonjëherë njerëzit, tha ai, kanë dëshirë vetëm të dëgjohen. Por a do të mjaftonte vetëm kaq? Nëse nuk pëpiqesh si mund ta dish dhe pastaj cfarë ka këtu për të humbur nëse përpiqesh?? Do humbasesh fytyrën që je i forte?, – shtroi pyetjen ambasadori…Ai shtoi se “në një shoqëri demokratike, një nga detyrimet, njëra prej barrave është se duhet të marrësh vendime të vështira, që të zhvillosh dialog ndoshta me dikë që do ta mbysësh fare, por është detyrimi yt, sepse je zgjedhur. Nëse kjo është e parehatshme atëherë hiq dorë nga kjo pozitë, largohu, lëri vendin dikujt tjetër” u shpreh ambasadori..”

Mbresëlënëse është që në kronikën e vetë ABC News që shoqëron videon e intervistës së ambasadorit (në faqen online të TV në fjalë) nuk ekziston fjalia për dialogun ose largimin dhe as fjali të tjera ku në shënjestër është qeveria dhe kryeministri S.Berisha.

Teksti në ABC News:
http://abcnews.al/intervista/intervista/1/625
Lajmi në VOA mbi intervistën:
http://www.zeriamerikes.com/content/article/1527901.html

http://respublica.al/artikuj/2012/10/17/nga-shtypi-i-tiranes-te-voa-arvizu-citohet-per-fjaline-dialogo-ose-largohu-por-jo

7 komente në “Nga shtypi i Tiranës te VOA, Arvizu citohet për fjalinë “dialogo ose largohu”. Por jo te… TV që e intervistoi (!)”

  1. AK says:

    THANK YOU ARVIZU! WE ALL KNOW THAT YOU ARE JOKING AGAIN WITH ALBANIAN PEOPLE! WE DON’T BELIEVE YOU ANYMORE.

    1. Shum mir ka ba ABQ-ja qi ka zbukure fjalet e Kinezit se nryshe kishte me u fue rand tan shoket tem te Partise (sidomos Ramy ne Ben Shikagoja) qi i du aq fort.

  2. uk man says:

    to right man hi is just a piss of SHIT no think more then that.
    Cfar ndodhet aty ne ate vent qe nuk te bejn kembet te shkelesh

  3. Teta says:

    Po ky gazhgauni yne po jua sjell ne maje te hundes te gjitheve.Po na plas te madh e te vogel.Me ne fund i doli gjumi Arvizuse qe ja ka plasur duke i kujtuar qe ka largim po nuk dite ta besh detyren qe ke marre.Dhe ne te gjithe ketu ne forum kemi kaq kohe qe themi se Saliu nuk eshte me ne gjendje te qeverise.Kushedi se sa eshte terbuar nga kjo interviste.Nuk e dime reagimin se ka thyer qafen ne Bukuresht.

  4. + 10 says:

    hap kutit ose largohu kjo ishte protesta e opozites per dy vjet .kutit u dogjen ne lan.opozita provoj me grev urie prap nuk pati dialogim me pushtetin e dal nga vota e kontestuar.me pas del vidjo e ilirit me presh ne dor dhe pushteti vret kater veta .ky njeri nuk e njef djalogun por vetem presionin dhe po nuk i heci me te paren perdor dhunen.duhet ndergjegjsim.

  5. flogert says:

    po te largohet se na coi grope ky rob pa gjak

  6. leon says:

    BURRE QEKE O ARVIZU ,,BRAVO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje