Barack Obama bëri atë që duhej të bënte

17 Tetor 2012, 10:47Politika TEMA

Nga Mark Mardell, BBC

Luftëtari i munguar është kthyer. Presidenti Obama ishte më i shpenguar.

Ishte një tjetër format debati dhe një tjetër president në skenë.

Votuesit e pavendosur nga New York-u bënë pyetjet dhe morën deklarata të qarta dhe të forta nga të dy kandidatët.

Nuk është më shumë që Obama fitoi, por ai nuk humbi kësaj here.

Ai bëri atë që duhej të bënte dhe ndoshta diçka më shumë.

Ai ishte i bindur, luftarak dhe i fortë. Mbështetësit e tij do të mendojnë se ai është kthyer.

Votuesit e Mitt Romney nuk do jenë të zhgënjyer gjithashtu. Ai pati një performancë solide, thuajse aq të mirë sa herën e fundit, por nuk e kishte ngritur më shumë veten dhe nuk e kishte skenën nën kontroll.

Shumë nga pikat kryesore të debatit i kemi dëgjuar disa herë- Mitt Romney arriti të thoshte se ai di si të drejtojë një biznes tre herë brenda një përgjigje.

Por gjuha e trupit ishte e mrekullueshme. Këta të dy janë burra shumë të suksesshëm, të mësuar me fitoren, të mësuar për të kapur fjalën e fundit, të mësuar me respektin.

Në fillimet e debatit ata afroheshin shumë me njëri- tjetrin, duke i pushtuar hapësirën personale kundërshtarit e duke ngritur duart në një gjest që nënkupton: Stop, po flas unë.

Pas këtij pushtimi të vështirë të hapësirës personale, ata u tërhoqën pak, duke qëndruar në mënyrë jo të rehatshme të ulur, ndërkohë që tjetri fliste.

Por pasioni ndizej herë pas here ndërsa ata flisnin për njëri- tjetrin.

11 pyetjet e bëra nga audienca varionin nga kontrolli i armëve tek Libia e emigracioni, por fokusi kryesor ishte tek ekonomia.

Përplasja më dramatike ishte për Libinë dhe vrasjen e ambasadorit amerikan dhe tre personave të tjerë. Romney tha se Obama u mor me fushatën ditën tjetër.

Obama e akuzoi Romney-n se po e politizon debatin dhe tha se ishte fyese që të thuhet se ai nuk e kishte vënë ujin në zjarr. Obama tha se po politizohet një çështje, për të cilën nuk është ai komandanti.

Një nga zënkat më serioze të mbrëmjes ishte kur Romney insistoi se Obama nuk e ka quajtur atë akt terrorist, ndërsa Obama dhe moderatorja Candy Crowley insistuan se ai e ka thënë diçka të tillë.

Në fakt Obama e kishte përdorur termin ‘akti i terrorit’ në një mënyrë të hapur ditën pas sulmit, duke sugjeruar gjithashtu se sulmi ishte rezultat i videos anti- islamike.

Republikanët këmbëngulin se kjo është një zonë e frytshme sulmi, edhe pse unë jam pak konfuz pse ata mendojnë se është kaq e rëndësishme.

Media amerikane tani pranon idenë se sulmi nuk ka lidhje fare me videon.

Konservatorët mund të jenë mërzitur me këtë debat- duket se Romney u ndërpre shpesh ndërsa thoshte fjalën e fundit dhe disa pyetje si të drejtat e grave, emigracioni dhe kontrolli i armëve, mund të thuhet se ishin në favor të Obamës, edhe pse të djathtët janë pasionantë në lidhje me këto çështje.

Mbi të gjitha, kjo ishte një kujtesë sesa i rrallë ishte debati i parë. Ai prodhoi një fitues dhe një humbës të qartë. Për shkak të kësaj, kishte vlerë politikisht.

Dyshoj se gjykimi ynë është më shumë se një vlerësim për një pjesë teatrale. Ajo që i druhej më shumë skuadra e Obama-s ishte kontribuuese në rënien.

Ndoshta kjo ndaloi kalbëzimin, duke ndalur panikun. Por gara vazhdon të mbetet jashtëzakonisht e paparashikueshme.

14 komente në “Barack Obama bëri atë që duhej të bënte”

  1. langaraqi says:

    ai ben ate qe duhet bere se ndryshe se le ligji, po si tja bejme ne qe s’na le Maliqi jo ligli, ata more vellezer e kane jo te pjekur por te djegur, hall te madh kemi ne me Saliun dhe turkofagosin qe te bardhen e bejne te zeze, u thua po te thone jo, ky eshte hall jo dueli Obama-Romney

      1. Tirona says:

        Shikoni keto dy burrat e medhejn te SHBA kush ngjashon si nje president i vertete, ka ta beje dhe paraqitja e jashtme , keto vite sikur ka rene pak figura e SHBA , GO GO Mit Romney

        1. Liberal says:

          Republikanet…gje e trashe. I faturojne Obames ate c’ka beri keq Bushi ne 8 vjet. Romni te vazhdoje te kujdeset si ti shpetoj pageses se taksave per pasurine e tij te “vogel”

          1. raimondi says:

            Obama ishte me mire ne total ne debat, sepse Romney humbi pike duke u treguar paksa arrogant ne sjellje

            Por ne ceshtjet ekonomike ishte Romney shume me mire me mire,
            Ne ceshtjen e Taksave dhe Buxhetin po ashtu ishte Romney me mire

            Por ekonomia, dhe taksat kane rendesi kur vjen puna tek votimet presidenciale

            Nje gje eshte qe Obama nuk ishte ne lartesine e duhur per te justifkuar programin e tij ekonomik_

            -Ndersa Romney ishte shume bindes dhe foli me fakte , ku tregoi se e njifte shume mire programin e tij ekonomik,……..qe te thuash te drejten
            nuk eshte pozitiv per USA, sepse e con mbas ne kohet e Bushit

            Por Obama ishte i pa afte ta diskretitonte programin e Romneyt

      2. Pallatet Agimi says:

        You Mr Malaj nuke dua te ofendoj , Mose je nga ata te Elbasanit me ngjyre ,thank you, njerezit e Obames do te gradojne per kurajon qe i jepe Partise se tyre(qe kane emblemen E G…)

      3. Mergimtari i Larget says:

        Me vjen keq se nga debati do jet merzitur Sami Milloshi i shkrete!!!

        I gjori, e shikon ameriken me syzet qe perdorte kur ishte tek “Zani i Popullit”…pa zë!

        Por vertete ka ndryshuar: eshte me te djathtet ne amerike!!!

        Nuk arrin ta marre me mend se Amerika nuk varet nga nje njeri i vetem, cilido qofte ai.

  2. elinor says:

    Ne lidhje me “sulmin terrorist” te ambasades amerikane ne Libi, Obama nuk e lidhi ate aspak me nje akt terrorist por deklaroi se sulmi vinte si nje pergjigje zemerimi ndaj videos/filmit “Pafajesia Myslimane”. Dhe moderatorja e debatit, faktikisht, u bashkua me Romnin duke pohuar se ai ka te drejte qe Obama nuk e ka cilesuar sulmin e ambasades nje “akt i organizuar terrorist”. Te pakten kete pjese e degjova vete dhe Obama ngeli i zene ngushte. Biles ai iu drejtua moderatores me fjalet “s’munde ta thoje kete me ze pak me te larte?” (me gjysem shaka) duke patur nje reagim te qeshurash ne salle.
    Ne kete analize vihet re nje anim i dukshem simpatie ne drejtim te Obames; me pa te drejte! Romni e perseriti disa here faktin qe ai di te drejtoje nje biznes per arsye se…ai me te vertete qe di!! Kur vjen puna tek ekonomia, Romni e demonstroi disa here qe, ne politikat e tij, ai eshte mjaft me i qarte se Obama.
    Nuk po diskutoj pikat e tjera per arsye se nje pjese te madhe te debatit nuk e ndoqa.

    1. +10 says:

      elinor, me duket se ngaterron anglishten amerikane me ate tropojane. Ishte krejt e kunderta me ate qe ke kuptuar ti (dhe e ke sot ne te gjithe shtypin amerikan). Obama tha se qe te nesermen e vrasjes ne Libi e quajti akt terrorist, Romney e kundershtoi, moderatorja aprovoi thenien e Obames, publiku beri ca ovacione dhe Obama i kerkoi moderatores qe ta thoshte kete te vertete me ze me te larte….TUNG.

    2. Lir says:

      Elinor kupton anglisht apo Te nevojitet perkthim.Ndodhi e kunderta….

    3. Detari says:

      Elinor
      Degjoje edhe nje here debatin. Pikerisht ne ate moment moderatorja i dha te drejte Obames, qe ai kishte thene nje dite me mbrapa qe ishte akt terrorist dhe jo shume dite mbrapa sic thoshte Romney. Prandaj edhe Obama i tha ngrije zerin. :)Romney eshte me te vertete bisnesmen shume i mire. Por e di se cfare eshte bisnesi kryesor ? Blerja e kompanive te medhaja gati ne falimentim, ehe shitja me copa. Pra nuk nderton gje. Thua mund ti hyje ne pune kjo pervoje ne drejtimin e Amerikes ?
      Pershendetje

  3. elinor says:

    Wow wow, ca ndodhi mori shqipe?? 17 vete me hidhen ne shpine a thu se keta e kane shpike anglishten! Une sa desha me pa sa e keni vemendjen ju, :p:p

  4. elinor says:

    +10; tropojanet kane nje shprehje: “m’rrush bothen”!
    Lir, e pranoj qe nuk kuptoj aq mire anglisht ne krahasim me nje amerikan si ti!
    Detari, falemnderit per sqarimin! Faktikisht, mbasi postova komentin, mendova t’i hedh nje sy shtypit perendimor ngaqe isha me nje pune ne dore nderkohe qe po degjoja debatin. Edhe interesimi nuk ishte aq i madh; na kane mbytur ceshtjet me Shqiperine e nuk kemi fort kohe te merremi me politiken amerikane. Sidoqofte, ekonomia amerikane ka shume rendesi per vendin ku jetoj dhe ajo me te vertete qe me intereson. Obama erdhi me pupula te fryra dhe beri nje m… te madh! Persa i perket ceshtjes se sulmit terrorist, e drejte, e kam bere lemsh. Ishte krejt e kunderta. Por, ne ate kohe, Obama beri nje loje fjalesh kur tha se ishte nje “sulm terrori” dhe ne fakt ai e lidhi ate me filmin kunder profetit. Shume me vone u pranua se kishin te benin me nje sulm te organizuar terrorist dhe per kete administrata e Obames u kritikua shume.
    Gjithe te mirat!

  5. edi toronto Canada says:

    OHH SA KA QESH FORUM BARRINJSH…GO MONKEY GO … DREJTOJE BOTEN …KA ARDHE KOHA E MAJMUNIT TE KOMANDOJ …JETOJ NE NORTH AMERICA …RROFT PEDERASTIA …HAPE GOJEN PO TE DUASH SE TE TREDHIN …PO TE JESH DYLBER JE I NDERUAR …AI I SHKRETI SHKENCETAR QE SHPIKU ILACIN KUNDRA DYLBERLEEKUT E FUTEN NE BURG… RROFTE DEMOCRACIA AMERICANE QE NA MODERNIZOJ NA BERI TE CIVILIZUR TE JETOJM ME MAJMUNIN SE VELLAI SJA PASKEMI DIT VLEREN…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje