Arvizu: Qeveria të dialogojë, ndryshe të largohet

17 Tetor 2012, 09:47Politika TEMA

Ambasadori amerikan: Politikanët shqiptarë janë më të këqijtë për komunikim, të tmerrshëm

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu, zgjodhi një ekran pro qeveritar si ABC News për të folur për çështjen e ish- të përndjekurve dhe grevën e tyre të urisë.

Ambasadori amerikan tha në fillim të intervistës se nuk mund të mos shkonte për të dëgjuar grevistët për problemet e tyre.

Duke folur për aktet e vetëdjegies, ai tha se: “duhet të ketë një mënyrë më të mirë për të shprehur ankesat e tua se dhuna ndaj vetes”.

Por ambasadori amerikan u tregua i ashpër kur tha se nëse qeveria nuk dialogon, atëherë duhet të largohet.

“Në një shoqëri demokratike qeveria duhet të bëjë dialog edhe me ndonjë grup që nuk i pëlqen, pasi është detyra jote sepse je zgjedhur. Nëse kjo është e parehatshme, atëherë abdiko nga pozita, largohu dhe lë dikë tjetër,” tha ai.

I pyetur për çështjen e përdorimit të grevës nga politika, ai tha: “pyetja që dëgjon më shumë këto ditë është se a ka manipulim me këtë grevë. Por kjo nuk është pyetja më aktuale. Për mua kjo është një pyetje e pafrytshme. E them këtë me shumë respekt për ndjenjat e njerëzve”.

Madje ambasadori ka sjellë shembullin e Kamboxhias, ku edhe ka shërbyer. Ai tha se në atë vend një çështje kryesore ka qenë gjykimi i drejtuesve të Kmerëve të Kuq. Ai solli në studio një libër, për historitë e tmerrshme të regjimit brutal të tyre.

Arvizu tha se për amerikanët, të përndjekurit nuk janë statistikë, duke dhënë kështu një përgjigje për qeverinë, që përgjigjet me statistika ndaj një greve urie.

Arvizu tha se qeveria mund të kontaktojë me grevistët pa letra e dokumente, por për t’i dëgjuar.

“Mendoj se qeveria mund të bëjë një punë më të mirë për të komunikuar me njerëzit që kanë këto ankesa veçanërisht,” tha ai.

I pyetur për rolin e ndërkombëtarëve në ndërmjetësimin e këtyre çështjeve, ai tha: “e di që ndonjëherë ndërkombëtarët mund të luajnë rolin e një ure që të lehtësohet komunikimi. Jo që të shërbejë si ndërmjetës, por që të lehtësojë njëfarë komunikimi”.

Dhe nisur nga problemi i komunikimit, Arvizu preku një plagë të këtij tranzicioni.

“Nga të gjitha vendet ku kam shërbyer, kam gjetur që zyrtarët e politikanët shqiptarë janë komunikuesit më këqij, të tmerrshëm,” tha ai.

“Më duket se nëse qeveria do kishte dashur të kishte një komunikim të sinqertë me ta, me kamera apo pa kamera, mund ta kishte bërë, por gjithnjë nëse do të kishte dashur,” 

28 komente në “Arvizu: Qeveria të dialogojë, ndryshe të largohet”

  1. liu says:

    Kam pare nje film amerikan per Markosin e Filipineve ( Markosi me Imelden ).

    Ambasadori amerikan ne Filipine e thirri presidentin Markos dhe i urdher qe te largohet nga detyra dhe vendi ( Filipinet jane rreth 100 milion banore ).AI e zbatoi menjehere.

    Keshtu duhet te beje edhe ne Shqiperi ambasadori i USA Aevziu, ti jape urdher saliut te largohet nga detyra dhe vendi.

    Po te doje, ai ( Arvziu ) e ben kete gje

    1. fridom says:

      E shikon z.Arvizu:-
      Ndodh qe nje “burre shteti”sic kini thene Ju per Saliun,
      Te kthehet ne burre Dreqi!!!
      Dhe sot me pelqeve shume,qe u bashkove me Ne,
      qe ta luftojme Dreqin. ndaj ju lutemi na i ndertoni
      keto ura….thank you.

  2. Zef Shtjefni says:

    Keshtu thoni ju te TemA-s, por ABCD News e ka perthkye tropojance ?
    “Grevistet duhet te lene greven e urise se boll kan shqetsue demokratin ma te madh te historis shqyptare”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

  3. media e lire says:

    TRE PERUNDIMET E TRZICIONIT ALLASHQIPTAROMONIST.

    1- U provua qe saliu eshte i pa ndreqshem.
    2- PD + PS = PKSH
    3- S’ka Shqiperi pa drejtesi.

  4. shpatar says:

    Eshte nje deklarim emocjonal.Eshte thene shume here te largohet por nuk ka ndodhur azgje.Dikush tjeter duhet te japi urdher.

    1. luke says:

      Urdheri eshte dhene mos ki merak. Sic ju dha Nanos ne 2005, megjithese PS i fitoi zgjedhjet iken dhe ia lane PD se.
      Sal trimi i dergon cdo dite korriera Edi Rames mos ti ngacmoje femijet kur te marri pushtetin

  5. AK says:

    LIU PO AI FILMI ME REZISTENCEN FRANCEZE ME GJERMANE QE JEPTE TVSH FILM KOMIK ME PJESE ZAKONISHT TRANSMETOHEJ PER VIT TE RI SI E KA TITULLIN? TE KUJTOHET? SA PER ARVIZUN I CON NJE DENG ME USD SALA DHE E QEP GOJEN AI SE ESHTE MESUAR.

  6. malsorip says:

    E PERSHENDES AMBASADORIN DHE SHBA.VERTET NE KEMI NJE MIK TE MADH.E KAM THENE DHE HERE TE TJERE.LARGONI BERISHEN DHE TE GJITH PO9LITIKANET E TJERE MAJTAS E DJATHTAS DO TA GJEJNE GJUHEN E PERBASHKET.GJUHA E BERISHES ESHTE GJUHA E HELMIT,E SHPIFJES,URREJTJES DHE E MENDJEMADHESISE PREJ DEMONI.
    EDHE NJEHER THANK YOU MISTER AMBASADOR.

  7. dantes says:

    z ambasador .duhet tju theme se ju keni te drejte per ate qe thoni por ne shqiperi nje kryeminister si puna e saliut qe ka si udherrefyes mesim e ppsh dhe shokut enver eshte se komunistet vdesin parimet nuk i shesin dhe nje nga keto parime eshte lufta e klasave . e vetmja gje qe te shpetojme ne shqiptaret por edhe ju te huajt qe jo pak here ju ka hapur po aq probleme sa edhe neve duhet qe te largohet pa i ardhe azheli . ne do ni qe ky vendt te mos shkoje me ne hymbetire ku te gjitha pronat shteterore po u shiten serbeve dhe ruseve sepse si e dini dhe ju partia ne pushtet e ku antareka qene sali berisha tesren e seciles e ka akom,a ne xhep lidhjet ideollogjike i ka pasur me sllavet berisha eshte z ambasador po aq i keq per ne po aq i keq dhe per aleatet shqipetarve sidomos per SHBA ujku qimen e nderron por zakonin se harron ju beje me dije se jo me larg se me 1997 ai ju beri ju fajtore pra SHBA per ate qe ndodhi me firmat piramidale po keshtu te perndjekurit i ka quajtur te shitur sigurimsa njesoj si babai i tije shpirteror enveri . ju zgjata me shume per tju thene ate te cilen ju besoj e keni me te qarte se une se sot me shume se kurre shqipetaret dhe shqiperia kane nevoje per nje mbeshtetje te SHBA sepse politikat dhe interesat e berishes jane drejtuar ne kahun e kundert te vullnetit te sovranit andej nga lindja prandaj duhet perkrahje per t gjithe ato shtresa dh grupe komuniteti qe kerkojne largimin e berishes si e keqja e te gjitheve prandaj inkurajimi i tyre eshte shume me rendesi per fate e demokracise me berishen nu ka as demokraci as zgjedhje te lira te cilat ai po per gatite ti manipuloje shiko ne ministrine e mbremdeshme ka vene ristanin ate qe eshte ktyemanipulusi e zgjedhjeve KQZ ne krye nje fanatike e tije e shikut . andaj duhet qe ta ndalojme kete te keqe sa nuk eshte vone andaj greva e te perndjekurve do te jete vetem fillimi qe duhet dhe do te pasohet nga shume te tjera kjo se shqipeteret tani po u shkon thika ne palce dhe po shohin se do te gdhihen nje dite sherbetore skllever te familjes se berishes andaj ti perkrahni grevistet ata qe vuajten ne galerat e kominizmit per demokraci liri e prosperitet per nje shtet te se drejtes dhe per drejtesi si vleret fandamentale per demokracine dhe shtetin e se drejtes vlera qe kombi juaj i madh i ka pasur dhe i ka perhere te shtrejta sa vete lirija dhe pavaresia e amerikaneve

  8. elinor says:

    Heh, puqisti!! Edhe ky funderrine si te tjeret asht!!

  9. debatiku says:

    Z.ARVIZU,jeni me shume se ambasador,per faktin se perfaqesoni USENne Tirane,dhe ju deri dje e cilesuar berishen =”Burre shteti”,mbas pak ditesh bete thirje “vepro tani”.e shkoni e shkoni,ecni e ecni…ku do te ndalesh….se populli lexon…Doni ju,ndaj nuk ulet sali serbi=antishqiptari te dialogoje,me nje shtrese te vuajtur…sic e cileson vendi e bota,e vaj medet te dali prap populli ne shesh .sic beri me 21 janar 2011 p[er te rezuar nga ajo karrike,ajo karrike qe dha dore shitjes,plackitjes vendit e popullit….z.Arvizu mendimi i popullit te mencur e te ngritur,eshte”DONI JU DHE SALIU VEPRON KESHTU…”por ndryshoni kurs me ate qe kerkon krimineli berishe….paraardhesit Tuaj si znj.Lino,e ka njohur mire se cmall eshte dhe ndaj ja ka treguar vendin sali serbit ne vitin 1997,merr shembull,hap dosjet se i ke lexu,por kot edhe neve flasim,…te pyes mos valle kerkoni nje 1997 te perseritet tani ne vitin 2012….se gjakpiresi gjak kerkon…vetem te numerohen sa jete shqiptari ka marre sali serbi….ai sdo ishte gjalle….popull jashte mase tolerant…pse….as neve se dijme….ju ndryshoni kurs diplomacie se jeni gabim,…merrni shembull per drejtesine,pastertine para gjithe botes qe dje tha znj Klindon…mori pergjegjesite e Libise….te vleje edhe juve….se ka mashtrime….pppulli ju uyrren me diplomacine Tuaj,pro berishes….leni mediat e etj….ka vetem nje udhe=drejtesine..ka shume ,por te vleje kjo qe ti cdo dite na genjen….per te mbyllur gojen…ajo eshte fllusk sapuni….

  10. qytetar says:

    z. Arvizu; Duhet të bindeni që, ish kundërshtarët e rregjimit komunist janë dhe do të mbeten statistikë dhe kundërshtarë për komunistet.

  11. langaraqi says:

    jo vetem ne komunikim por jane per tu varur per gjuhe te gjithe, kane dale jashte c’do limiti te se lejuares, te bardhen e bejne e bejne te zeze, jo e ke ti gabim te thone, duhen varur per gjuhe nga Ristani tek Imami, saliu gjalle e vdekur e duam gjalle, qe te shikoje si di rindertohet Shqiperia, kurajo mos e humbisni shpresen, i mbushni kutite e votimeve plot me vota kunder tije, mos abstenoni beni detyren tuaj mos mendoni vjedhjen e votes, ne fillim votoni pastaj e zgjidhim me vone me saliu ai e di mire edhe poperpiqet qe te demoralizoje votuesit e majte se te djathtet e votojne qorrazi

    Aureli!

  12. Lirim says:

    Me duket kjo eshte e para here qe Arvizu flet plotesisht hapur.

  13. martin ph says:

    ABC Nees-ne cfare gjuhe shkruhet keshtu emri i ketij televizioni?

  14. Shpetim says:

    Duhet urgjentisht te behet ligj “Kryeminister jo me shume se dy mandate”. Edhe ne Amerike, ne vendin me te madh te demokracise ne bote, Presidenti mundet te zgjidhet vetem dy here. Kjo eshte menyra per t’i hapur rrugen zhvillimit dhe prerparimit te nje shteti. Nje Kryeminister qe merr mandatin me shume se dy here behet pengese per progresin, per dialektiken qe egziston naryrshem ne zhvillimin e te gjith proceseve. Nje njeri vetem ka po ato mendime,eshte stanjacion, mbetje ne vend, pengese per ecje perpara, kurse nje tjter person qe e zevendeson munst te beje edhe gabime, por i hap udhe diskutimeve, debateve,ndryshimit, zhvidhimit.
    Saliu te largohet sa me shpejt, me hir apo pahir, per te miren e Shqiperise

  15. rexha10 says:

    ZOTI SMBASADOR,SHQIPTARET KANE NJE SHPREHJE.
    ESHTE SHUME E VESHTIRE ,QE TE PESHTYSHE ATY KU HANE…………….
    TANI JU PO E KUPTONI SE QEVERIA PLUSE QE PESHTYN ,POR DHE E LEPIN MBRAPA.NUKE MUNDET TE EKZISTOJNE DY GJERAT NJEHERSHE
    -E PARA , JU E QUAJTET BERISHEN BURRE SHTETI
    -E DYTA THONI , TE LARGOHET QEVERIJA.
    PO JU PYES JUVE SI AMBASADOR,PO BERISHA ,A BENE PJESE NE KETE QEVERI”???????? A MUNDE TE JETE AI PERSONALISHTE SHKAKTARE I TE GJITHAVE TRAZIRAVE NE ATA VENDE?”’???????????
    A NUKE ESHTE AI KUPOLA E KORRUPSIONIT NE SHQIPRI’???????
    A NUKE ESHTE AI PERGJEGJES PER VRASJET MAKABER NE SHQIPRI”””????????????
    A NUKE PO E SHETE AI SHQIPRINE SI ZOGU MBRET ,SE BASHKU ME ZOGOLLET E TJERE ??????? PERSE JU AMERIKANET JENI MESUAR ,QE NE FILLIM HAPNI NJE GROPE TE MADHE NE TE GJITHA VENDET QE DONI ,PASTAJ E LENI TE HAPUR DHE LARGOHUNI.?????
    MUNDET QE GAZETA TEMA TE MARRE PERGJIGJE E PYETJES SIME TE FUNDIT.

  16. lili says:

    eh be! ma ne fund ambasadori po flet troç!Duhet t’a falenderojme per kete!

  17. lili says:

    RRUge e mire kjo:nje referendum popullor per kufizimin e mandateve_cdo mandat _ me vetem 2 zgedhje e jo ma shume! RRuge ligjor qe do na shpetoje nga barbari edhe do shmenge konfrontimet civile!

  18. zamiri says:

    bravo ambasadori… po ne si popull cpresim… te na tregoje bota cte bejme?!
    kryeminister legen

  19. bato says:

    nuk pyt maloku nga ky ambasador o njerez ai eshte gati te vrasi te gjithe popullin shqipetar dhe nuk e leshon gomarin se po e leshoi do hyj ne burg ai dhe e gjithe familja bashke me servilet e tij,kan me hy ne burg po iku sala,e mira eshte ta rrezoshim pa i rregulluar pislluqet qe ka bere.nuk duhet me i lan kohe shume sepse sdo ket asnje fakt per ta futur salen brenda.

  20. Falenderim says:

    Falenderoj z. Ambasadoe per perpjekjet e medha qe ben.
    Dje ishte debati midis dy kandidateve per president.
    Nuk u degjua nje fjale fyese. Vetem profesionalizem. Njohes te shkelqyer te ekonomise.
    Sali berisha. Kellire. Shan e fyen si rrugac.
    Kot lodhesh me ne z. Ambasador.

  21. Ndreca says:

    Why are albanian politicians the worst communicators in the world?
    Because of him, the statement Sali Berisha.We are glad that he is not any more the statement but the horrible communicator for you Mr Arvizu.Everybody who says something which is not in the sali berisha’s interest is his anemy

  22. Kris USA. says:

    kesaj roadie fole hapur.nderprisni grantet per. qeverine Berisha qe te mos shkojne paret e taksapaguesve amerikane per te financuar nje diktature e nje bande mafioze.Sa per popullin shqiptar ,historia 100 vjecare ka treguar se nuk heq dot nga pushteti nje lepur Jo me nje huligan si Saliu.

  23. SKENDER BEU I VJETER says:

    ME SA SHOH TANI AMBASADORI AMERIKAN PO FITON EKSPERIENCEN PER POLITIKEN SHQIPTARE DHE ATA QE E DREJTOJNE ATE FIJET E BEOGRADIT DHE ATHINES QE KANE QENE KURDOHERE SI ANTISHQIPTARE DHE ANTIAMERIKANE DHE PRO RUSE.MUNDESH TE KESH QENE AMBASADOR NE SIAM POR TANI PO MESON TE BEHESH AMBASADOR NE SHQIPERI.PER HAJER ME RASTIN E 100 VJETORIT.AKTI ME I MIRE SHERBYES NE KETE 100 VJETOR DHE NJE NGRITJE E RE E FLAMURIT TE SHQIPERISE ESHTE LARGIMI DHE MBYLLJA NE CMENDI E ATIJ QE NUK BEN DOT ABDIKIM SALI SHPELLARIT.THANK YOU USA.

  24. Lili says:

    Ambasadori amerikan po mundohet ti nxjerri nga grevo e urise duke i thene berishesh perdor gjykaten.

  25. Ramiu says:

    *****************************************************************************************************************************************
    Deklarate per shtyp
    Instituti Alb-Shkenca

    Anëtarët e Institutit Alb-Shkenca, ashtu si të gjithë shqiptarët kudo që janë në botë, kanë ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet lidhur me grevën e urisë nga nje grup i ish-të persekutuarish politike gjate regjimit komunist.

    Ngjarjet e fundit të vetëdjegies së dy personave i kanë dhënë kësaj greve një aspekt tragjik, që ndërgjegja jonë si popull i qytetëruar europian nuk mund dhe nuk duhet ta pranojë.

    U bëjmë thirrje grevistëve të urisë, ish-të persekutuarve politikë, viktima të regjimit komunist e të mospërfilljes zyrtare prej se majtës dhe së djathtes, që të mos rrezikojnë jetët e tyre. Kërkesat e ish-të persekutuarve politikë janë të përligjura, por sakrifica sublime e jetës nuk mund të përligjet në një shoqëri demokratike.

    I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare dhe mbarë klasës politike të shqyrtojë me gjakftohtësi dhe përgjegjësi qytetare këtë situatë që rrezikon jetën e grevistëve si dhe njollos imazhin e Shqipërisë në botë, sidomos pas dhënies së kandidaturës së kushtëzuar për anëtarësim në Bashkimin Europian.

    I bëjmë thirrje vecanërisht klasës politike shqiptare që të mos e shfrytëzojë këtë situatë, misionin e ish-të persekutuarve politikë, e deri jetën e tyre për përfitime politike.

    Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje shoqërisë civile që të mbështesë fuqimisht misionin e ish-të persekutuarve politikë, të përpiqet maksimalisht për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme sa më të shpejtë mes palëve si dhe të këmbëngulë për zbardhjen e krimeve të komunizmit e pastrimin e elitës politike prej mbetjeve të tij.

    Nderimi e respekti i thellë për një shtresë, e cila me sakrificat e integritetin e saj mbajti të pashuar flakën e lirisë e të idesë demokratike në kohërat e terrorit, është një detyrim pa të cilin pjekuria dhe emancipimi ynë kolektiv nuk mund të arrihen.

    Instituti Alb-Shkenca kërkon që kjo situatë e dhimbshme të zgjidhet bazuar në një frymë drejtësie, humanitarizmi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë, në përputhje me parimet e mirëqeverisjes dhe dialogut të hapur e konstruktiv mes palëve.

    Instituti Alb-Shkenca

    1. savrino says:

      bravo arvizu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje