Një e katërta e organizatave jo fitimprurëse qe funksionojnë ne Shqipëri mbështeten me para nga qeveria. Ndërsa pjesa me e madhe e shoqatave janë në pritje të këtyre fondeve. Por sa aktive shfaqen këto organizata të shoqërisë civile në çështjet me interes të gjerë publik e që kanë tërhequr vëmendjen mediatike? Megjithëse prej rreth 25 ditësh një grup të përndjekurish luftojnë me jetën, pa hyre në debatin nëse kërkesat janë të drejta ose jo, zëri i këtyre OJF-ve nuk është dëgjuar veç disa organizatave, që nuk mbështeten nga fonde qeveritare.
Në Shqipëri ekzistojnë 1651 organizata jo fitimprurëse, të regjistruara pranë organeve tatimore, te shpërndara ne 12 qarqet e vendit. Përqendrimi më i madh i tyre është në kryeqytet, ku kane selinë 1046 shoqata. 235 prej këtyre OJF janë regjistruar pranë Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, një organizëm i ngritur për të financuar me fonde nga buxheti i shtetit shoqatat në interes të publikut për çështje te ndjeshme. Vizion Plus ka siguruar listën e plotë të projekteve të financuara nga Agjencia e Shoqërisë Civile. Janë 69 nisma të këtyre OJF, që kanë kushtuar 120 milion lekë të reja. Projekti më i vogël ka siguruar 500 mijë lekë financim, por shuma p.sh. në mbështetje të iniciativave për rini aktive, shkon deri në 5.1 milion leke.
Aktivitetet dhe projektet në letër prekin një gamë të gjerë tematikash dhe referuar prezantimit konkurrues për fonde, këta aktore të shoqërisë civile pretendojnë se hyjnë në sektorët më delikate ku nuk ndihet prania e strukturave shtetërore. Madje në ftesën publike të Agjencisë për të konkurruar me projekt-propozime shprehet veçanërisht interes për fenomenet: Kundër dhunës ndaj fëmijëve apo nisma lobuese që promovojnë interesat e grupeve vulnerabël të shoqërisë. Po kështu në heshtje pothuaj kanë kaluar edhe denoncime të natyrave të ndryshme, të ardhura nga faktorë të shoqërisë apo politikës, si fushata elektorale e kryeministrit në shkolla, dëbimi diskriminues i punonjësve nga puna apo dhuna e krimet makabre ndaj të miturve, ku përgjegjësia shpërndahet në organet ligjzbatuese. Duket se është e vështirë, në mos e pamundur, të vihesh përballe burimit prej nga vijnë paratë e financimit.
Tipik eshte rasti Artan Notarit ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/metamorfoza-artan-hoxha.html
Eshte aq tipik sa sic ja merrte(dhe vazhdon ta beje me vetmohim) me llape gjithe gjirizit te kesaj qeverie ne cdo tv “Notari” ,nuk mund ta beje asnje tjeter.
Me vijne zorret verdalle kur flitet per te famshmen aktuale,shoqeri civile.Kjo mode nisi me presidencen e Rexhep Mejdanit dhe u propagandua me te madhe si arritje e demokracise,nga mediat.Ne popull nuk mori dot asnjehere besimin,kjo farse retushuese e demoleshit shqiptar.
Uroj qe ndonje dite ajo te behet e dobishme dhe funksionale per shoqerine.Ky do te jete nje proces qe do te doje shume mund,profesionalizem dhe akte te prekshme per interesat e njerezve,jo si amorizuesja te sotme ndaj cdo zeri realisht oponent dhe ne sherbim te denje” ndaj thithjes se parave publike.
Ka edhe OJQ te ndershme, si ajo e zotit Fatjos Ylli, qe ja ka dhjere Berishes dhe qeverise duke i treguar prapanicen dhe refuzuar edhe qindarkat. eshte burre zamani qe e ka koken lart dhe vetem nga lirka i skraparit pranon kartmonedha vetem jeshile.
Mos harro Altin (Torre) Goxhaj.
Jane quajtur OJQ, tani e kane kthyer OJF. OJQ- O Ja Q. nonen.
SHUME E VERTETE KJO. JA REAGIMI I NJE PERSONI TE SHQUAR QE DENONCON KETO AFERA KORRUPTIVE:
http://www.77news.al/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=4905
Juristi Frashëri: AMSHC-ja ka dështuar, fondet e OJF-ve në destinacion të gabuar!
Kastriot Frashëri, jurist si dhe drejtor i Institutit të Çështjeve Kombëtare, jep alarmin përsa i përket mosefikasitetit të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, e cila është krijuar me qëllim përcaktimin e procedurave për shpërndarjen e fondeve në mbështetje të shoqërisë civile (një miliardë lekë të vjetër çdo vit), nga buxheti i shtetit. Sipas Frashërit realiteti është i dhimbshëm, pasi fondet nuk shkojnë aty ku realisht është e nevojshme, e për këtë gjë propozon një rikompozim të kësaj agjencie, e cila ka dështuar në misionin e saj. Ja sesi u shpreh juristi i njohur për “77 News”, nw lidhje me këtë problem të mprehtë social.
Sipas jush a e përmbush AMSHC-ja qëllimin për të cilën është krijuar?
Kjo agjenci nuk e përmbush qëllimin e saj, sepse nisur nga zhvillimet që kanë ndodhur deri tani, nga mënyra sesi i ka financuar projektet, kjo agjenci ka dështuar, e si rrjedhim lind domosdoshmëri riformatimi i saj sa më parë të jetë e mundur, për të dhënë shtysën e kërkuar për një performancë më të mirë të shoqërisë civile.
Ju keni qenë një nga të parët persona që keni kritikuar që në momentin e themelimit këtë agjenci. Përse mendoni se ajo ka dështuar?
Nga mënyra sesi u përzgjodhën anëtarët e bordit të kësaj agjencie, të cilët nuk përfaqësojnë shoqërinë civile reale e të vërtetë. Sepse anëtarët e saj janë pjesë e klaneve të pushteteve. Gjithashtu mungesës së integritetit të anëtarëve të bordit të përzgjedhur nga “shoqëria civile”, është një tregues tjetër, i cili përcakton performancën e këtij institucioni, sepse kjo agjenci është bërë një strehë që individë të caktuar të marrin një rrogë apo një shpërblim e të kenë mundësi që të ofrojnë favore për individë të caktuar, të cilët i kanë propozuar. Nisur nga veprimtaria e kësaj agjencie të bërë publike në faqen e saj të internetit, nuk është e vështirë të konstatosh një performancë të ulët përsa i përket projekteve të përzgjedhura nga kjo agjenci për t’u subvencionuar. Konkretisht lista e OJF-ve të mbështetura financiarisht janë të parëndësishme, të dorës së dytë, pa shumë ndikim në jetën social-shoqërore të vendit. Konkretisht nuk shohim që kjo agjenci të ketë mbështetur apo t’u ketë bërë thirrje organizatave të shoqërisë civile, të cilat kanë një ndikim më të madh tek publiku, në bërjen e politikave dhe strategjive kombëtare për çëshje të caktuara. Këtu mungojnë dhe ato organizata të cilat në funksion të qëllimit të tyre kanë si objekt të veprimtarisë minimizimin e problemeve sociale siç janë të drejtat e fëmijëve, jetimët apo mosha e tretë. Është për të ardhur keq që një miliard lekë në vit, të destinuar për shoqërinë civile nga buxheti i shtetit, të mos shkojnë në destinacionin e duhur, aty ku është nevoja.
Si mundet që kjo agjenci të jetë efikase?
Duhet të bëhet rikompozimi i saj, të ndërpritet mandati i anëtarëve (të zgjedhurve nga shoqëria civile), si dhe shteti të gjejë një mënyrë tjetër për të shpëndarë këto fonde dhe mos fshihet pas metodës së mbështetjes së projekteve me grante. Prandaj nëpërmjet legjislacionit të klasifikohen llojet e organizatave në kombëtare e lokale, të veçohen sipas natyrës dhe misionit të tyre duke i kaluar në përgjegjësi administrative, sipas ministrive përkatëse. Kjo do të thotë që një organizatë që vepron në fushën e çështjeve sociale që ka të bëjë me jetimët apo gratë duhet që financimin ta marrë nga ministria e linjës, sepse qëllimi për të cilën janë krijuar këto i shërben zbutjes sa më shumë të problemeve sociale. Si rrjedhim këto organizata do ndihen të familjarizuara me ministritë e linjës dhe do të jenë në partneritet me njëra-tjetrën. Kjo praktikë për financimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile aplikohet në të gjithë botën.
Nga: Kondi Ilia
Si puna e kopilit Altin Goxhaj qe vodhi miliona dollare nga nderkombetaret per opozite ndaj qeverise dhe lepin bythen e Saliut dhe Fahriut.
Kryetaret e ketyre OJQ qe q…n nga qeverija berisha jane anetare te ambasades PINK, jane shume te bute.
Ka disa OJF qe gjoja si qellim kane perhapjen e krishterimit ne Shqiperi. Por ne te vertete keto organizata pastrojne parate e donatoreve te tyre te huaj, sic eshte rasti i Valeve te Ungjillit, me ne krye shtetasen ENKELEJDA KUMARAKU SHELBOURNE, e cila eshte nje kriminele me masken e Krishtit… Zoti e ndihmofte!!!