Oketa: Keqardhje për një qeveri që detyron qytetarët të vetëflijohen për mosrespektim të tyre

16 Tetor 2012, 23:48Politika TEMA
Oketa: Keqardhje për një qeveri që detyron qytetarët të

Deputeti Gazmend Oketa ka ndarë shqetësimin edhe lidhur me situatën e ish të përndjekurve politikë të ngujuar në grevë urie prej 25 ditësh me radhë. Duke folur për Ora News, Oketa ka kritikuar qeverinë për neglizhencë dhe indiferencë ndaj kërkesave të tyre.

Oketa ka kundërshtuar dhe faktin e të qënurit grevë politike, duke e vlerësuar këtë një alibi te mazhorancës për t`iu shmangur përgjegjësive lidhur me këtë shtresë të përvuajtur të diktaturës komuniste. Në këtë kontekst, ai ka kërkuar gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë për këtë situatë, në mënyrë që të mos rrezikohet më tej jeta e 7 grevistëve të mbetur në grevë.

“Greva është një mjet demokratik, 25 ditë janë shumë dhe mirëkuptoj të gjitha ndjesitë e tyre, arsyet e tyre në dëshpërim të plotë, duke i kërkuar qeverisë respektimin e ligjit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Si qytetar, ndjej keqardhje që qytetarët shqiptarë për të kërkuar të drejtat e tyre janë të detyruar të ndërmarrin vendime ekstreme, siç ishte rasti i vetëdjegies së dy grevistëve, veprime të tilla që s’do doja të ndërmerreshin për çfarëdo arsyeje. Pas 25 ditësh qeveria vetëm i ka injoruar. Në gjykimin tim është një grevë për interesa ekonomike. Të qënurit politike, është një alibi e qeverisë pak e besueshme, e hedhur pas 20 ditësh greve për të justifikuar qëndrimin e saj karshi tyre, për të shmangur përgjegjësinë ndaj tyre. Do të uroja së pari që jeta e atyre grevistëve të mos rrezikohej, të gjendej një zgjidhje, jeta është gjëja më e shtrenjtë që kemi”, deklaroi Oketa.

Duke folur statusin e kushtëzuar, ai tha se është dështim i politikës shqiptare. “Kishim të gjithë kohën e mjaftueshme për përmbushjen e 12 rekomandimeve për marrjen e statusit. Rekomandimet janë prej 3 vitesh në tryezën e politikës shqiptare, edhe ato që janë plotësuar ka ndodhur për shkak të presionit ndërkombëtar. Marrja e statusit të kushtëzuar është edhe një herë tjetër, një mbështetje që BE i jep qytetarëve shqiptarë. Fakti që ky integrim vonohet çon në përfundimin që klasa politike shqiptare vazhdon të përdorë edhe çështjen e integrimit për beteja personale politike mes dy partive kryesore. Ne e kemi deklaruar që me zyrtarizimin e FRD që do jemi një forcë pozitiviste. Në asnjë moment s`do bëhemi faktor pengues për procese që sjellin përfitime për qytetarët shqiptarë. Filozofia e FRD do të jetë kjo, një forcë pozitiviste që për asnjë rast s`do bëjë pazare politike për interesa të ngushta të saj, do jemi të fokusuar në çështje madhore të vendit, siç është integrimi për të afruar sa më shumë integrimin e Shqipërisë në BE”, tha nismëtari i FRD-së.

Gazmend Oketa ripërsëriti dhe njëherë se FRD nuk do të jetë pjesë e koalicioneve as të PD e as të PS, pasi në gjykimin e tij të dyja këto forca janë një kopje e njëra-tjetrës si në format drejtuese brenda partisë, ashtu dhe në modelin e qeverisjes. Megjithatë edhe përballë armiqësisë përkundrejt lidershipit të PD, Oketa nuk ndjen pishmanllëk lidhur me kontributin e dhënë në partinë e djathtë më të madhe në vend.

“Ne do strukturojmë siç duhet FRD, të dalim me një program tonin. Ne s’kemi asnjë lloj armiqësie me anëtarësinë e PD, por me lidershipin e saj. Është një parti që funksionon vetëm në letër, një pronë private e një grupi njerëzish. Sa i takon ofertave të PS, besoj se s’ka ndonjë dallim të madh mes dy modeleve. Është Rama që në bashkëpunim me Berishën ndryshuan Kushtetutën e Shqipërisë brenda një nate, pasoja që i shohim sot dhe do ti shohim edhe në vazhdim. Është po prapë zoti Rama që nuk garantoi barazinë e votës, është PS që qeveris në gjithë territorin e Shqipërisë në pushtetin vendor dhe s’ka ofruar një model të ndryshëm qeverisës. Është një mënyrë qeverisje në miniaturë me atë të PD. FRD s’ka pse bën koalicion me këto forca, do dalim me një formë të re të të bërit politikë, larg atij fjalori banal”, u shpreh ai.

10 komente në “Oketa: Keqardhje për një qeveri që detyron qytetarët të vetëflijohen për mosrespektim të tyre”

  1. TT says:

    Zoti Oketa. Demaskoni skemen financuese te karabinase PD. Ju i dini mire mekanizmat.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/600-hyrja-per-te-liri-berisha.html

  2. protestanti says:

    KUSH JE TI.

    Sali c’ben keshtu?
    e kalove dhe kafsherine
    kafsha kafshen
    e ndihmon
    kur semuret o renkon
    elefandi sa nje mal
    luanit i thote ndal
    kur femijen ja kercenon
    prane kembeve e afron
    strucet “krijuan” xhep
    qe luanin e shqep
    kur afrohet te sulmoje
    strucin e vogel femije
    ne xhep bebin e perfshijne
    gjithe bota or sali
    ne gazeta e botoi
    si po digjet shqiptari
    identike si pishtari
    c’kuiton se te admirojne
    gjithe qe te rethojne?
    ky sundim po te semur
    edhe sikur te jesh gur
    jo pastaj si njeri
    me mendje o ndjeshmeri.
    fytyra po na i tregon
    si,sa,shpirti te renkon
    edhe ne burg nje kriminel
    e ka brenda nje bardhesi
    qe ne biruce ne qetesi
    autogjyqi e denon
    aqsa vete e pranon
    PO,i thote mendja
    vertet kam gabuar
    bene mire qe jam denuar
    kot hiqesh indiferent
    dhe ata qe i di miq
    me grevistet i bere armiq
    tjeter se rijne si pulat
    te qullura ne shi
    brenda shpirtit te tyre
    seicili vete e di
    si kerkon te na gezosh
    me saze o me gernete
    qe shoqerojne xhenderete
    keshtu duhen qojtur
    ne se na kendojne
    kur trupi i shqiptareve
    nga zjaret flakerojne
    thiri mendjes or sali
    boll u bere kafsheri
    sa per shkaqe o sebepe
    qe veten po c’fajson
    makiaveli ne liber
    te gjitheve na i tregon
    kur njeriu
    do te mashtroje
    pretekse gjen
    sa te doje
    shqiptaret me ca si ty
    kane shekuj qe jane velur
    ja u kishin me te hedhur
    ti i di budallenj
    o ashtu i desheron
    leshkoja kete e ka zakon
    bej c’te duash or sali
    me te gjitha qe do besh
    ate tregon, kush je ti.

  3. Beni NY says:

    Zoti Oketa,

    Zgjedhesit shqiptare jane duke pritur qe FRD te fitoje nje numer te caktuar deputeteshe dh te beheni factor ne krijimin e qeverise se 2013. A e dini qe 25% e administrates jane hajdute te LSI, 50% jane te paafte te PD-se dhe 25% jane mjerane e servile te ngelur.

    Zoti e ruajte Shqiperine

    1. visi says:

      jam shume dakort me Beni NY.

  4. anticensurë says:

    o i madhi,ndershmi dhe i dhimshuri oketa!
    boll më me këtë dipllomaci katnarësh!
    në një anë thua se të vjen keq për grevistët në krahun tjetër voton vedime e qevetisë!
    boll mor hipokritë të ndyrë!as ty, as faraxhiut,as brilantinës e as mafishes nuk ju interesojnë disa “rreckamanë” në grevë urije e aq më pak një popull i tërë që po e shtypni dhe po e bini vërdallë si kalin në lëm!skeni faj ju!faji është toni i tërë!ndoshta shpejt do të interesohemi ne populli, për ju!

  5. salospiri says:

    gazo vazhdoni keshtu durresi ju don

  6. mira says:

    Te vesh ne nje ballance tradhetarin dhe vrasesin saliserbi me Ramen eshte ose te jesh miop e debil ose te jeni bashkepazarxhi me mostren e Vuçidolit. Te kuptohemi Rama ka nje thes me gjynahe ketij populli.
    Shqiptaret duan te shpetojne shqiperine nga shkaterimi perfundimtar ku e ka futur kjo pjelle serbe dhe vegel e sherbime te huaja. Ti kujton se ne nuk po na ze gjumi per fatet e partise tende te pjerdhur?!Ti i jep oksigjen shpellarit me voten tende madje dhe para pak ditesh kur votove per kryetaren e KQZ.
    Ti shprehesh:”Ne skemi asnjë lloj armiqësie me anëtarësinë e PD, por me lidershipin e saj”
    Ti me kete llogjike do te drejtosh parti dhe shqiptaret? Cfare jane anetaresia e PD buratine druri qe i leviz saliserbi me marioneta? Ne fakt ata ashtu jane. Dhe ti mendon se ata jane te pafajshem qe per nje cope kocke po lejojne nje satana te shkateroje nje komb te tere andej e kendej kufirit?!
    Edhe nje logjike femije nuk do ta pranonte kete gje.
    Ju e kuptoni qe jeni te pafuqishem per te bere per vehte nje pjese te deputeteve (se ata nuk jane deputete por lapangjoze te padinjitet).
    Por ti ke nje merite, ke seder dhe nuk mund tu dalesh para durrsakeve dhe te pranosh qe nje paranojak shpellar te talle bythen me ty dhe te gjithe shqiptaret, si dhe te te perdor ty per trafiqet e veta. Dhe ti me kete veprim dhe me kete parti lan veten. Por vetem kaq.
    Trim dhe POLITIKAN eshte veshtire te jesh. Qe ta meritonit ate emer Ti dhe Topi duhet te kishit bere largim nga PD dhe nga posti i Presidentit, qe ne 22 Janar.Te jeni te sigurt qe do kishit fituar shume me shume simpati ne popull dhe elektorat ne numer, dhe nuk qo quheshit zvaranik. Kur ju shohim ne ekran apo ne media kjo fjale me vjen ne mend-zvaranik.

  7. orli says:

    Gazo!e paskeni bere gati koalicionin me salen,kur te vije koha:per hir te antaresise se pd-es!!sikurse meta:per hir te integrimit!hajde pastaj voto per politikat dhe politikanet monstra te shqiperise!!prandaj 60% e votuesve nuk dalin ne votime,nga”besimi i madh”qe kane tek ju.

  8. AK says:

    ME AKTIV E AGRESIV OKETA ME TOPIN ZERI JUAJ DUHET TE NGRIHET LART.

  9. leka says:

    Keta debilat vazhdojne te vegjetojne:Ishim me nje Rama u beme me dy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje