Shqipëria merr një fitore të madhe me Slloveninë

16 Tetor 2012, 21:31Politika TEMA
Shqipëria merr një fitore të madhe me Slloveninë

Odise Roshi feston golin

Kombëtarja merr fitore në ndeshjen e fundit në Qemal Stafa, përpara ndërtimit të stadiumit të ri

Edhe pse në një terren sërish shumë të vështirë për shkak të shiut të dendur, kombëtarja shqiptare ka mundur të marrë një fitore të madhe ndaj Sllovenisë me rezultatin 1 me 0.

Ka mjaftuar një gol i Odise Roshit në pjesën e parë për të arritur fitoren.

Roshi ka marrë një top të mirë nga e majta nga Vila. Ai ka mposhtur mbrojtësin që mbulonte dhe portierin slloven, duke e dërguar topin në rrjetë në minutën e 36-të.

Kombëtarja jonë e ka nisur ndeshjen me disa ndryshime në formacion. Kanë munguar Dallku dhe Ujkani, të cilët janë zëvendësuar për shkak të performancës së dobët në ndeshjen me Islandën.

Pjesa e dytë nuk ka pasur shumë episode të rëndësishme, megjithatë duhet thënë se kombëtarja jonë ka luajtur mirë në mesfushë. Ka qenë një ditë shumë e mirë për Odise Roshin, por nuk ka munguar as loja e mirë e Bulkut. Një vlerësim pozitiv shkon edhe për portierin e ri Berisha, që e ka mbrojtur portën në momente shumë decizive.

Katër minutat e fundit të shtesës kanë qenë një drithërimë e vërtetë, por kombëtarja ka mbrojtur mirë portën.

Për shkak se pjesëmarrja e tifozëve ka qenë e ulët, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të shpallë hyrjen falas në stadium.

Kjo është ndeshja e fundit e kombëtares në këtë stadium, e cila do i lërë vendin një stadiumi të ri sipas një vendimi që është miratuar po sot nga qeveria shqiptare.

 

SHQIPERI – SLLOVENI 1-0

Shënues: Roshi 36′

Shqipëria: E.Berisha, Cana, Mavraj, Agolli, A.Lila, E.Bulku, Kukeli, Roshi, Vila (Dallku 84′), Çani (Curri 75′), Sadiku (Salihi 46′). Trajner: De Biazi

Sllovenia: S.Handanoviç, Breçko, Shuler, Jokiç, Dediç (Kavuseviç59′), Maroh, Kirm, Radosavljeviç (Kampl 76′), Iliçiç (Sisiç 73′), Mertelj, Matazh. Trajner: S.Stojanoviç

Gjyqtarë: M.Hansson, M.Sjoblom, P.Brogevik (Suedi)

Kartonë të verdhë: Roshi,Vila, Lila /Mertelj, Iliçiç, Kirm

 

25 komente në “Shqipëria merr një fitore të madhe me Slloveninë”

  1. Dritan Kosturi says:

    Po luajne mire dhe slovenet jane bythe!
    Portjeri Berisha eshte me i mire se Ujkani.Nje ne porte dhe nje ne sulm do ishte yll fare ?
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/besart-berisha-best-of.html
    P.S. Ishalla bejme edhe nje gol perpara se te bejme gafen e rradhes ?

    1. Dritan Kosturi says:

      ME BREKE NEPER KEMBE POR, ME MIRE KESHTU SESA SI ME ISLANDEN!
      FORCA SHQIPERIA!!!!!

      1. 'kodoshi' says:

        po si nuk vuri ment ky de biasi dhe e futi prape ne loje ate legenin dallkun i cili per pak e dhjeu lojen….

        1. TT says:

          DALLKU NUK DUHET TE AFROHET ME AS NE TRIBUNAT E STADIUMIT!

        2. ar says:

          O me,u gezuat pernjihere e! Deri dje ngelet duke share cunat e duke dhene mend! Sot luajtem me keq se me Islanden dhe fituam.Jam i sigurt,asnje nga ju s’ka luajtur futboll ne ekip te organizuar.Skuadra perkrahet kur ka nevoje,qe cunat ta ndjejne mbeshtetjen. Me shume se ndjejne ata qe jane ne fushe, nuk ndjeni ju qe shihni perreth!
          Hajt shnet,poca grindavece! ?

    2. Alban Dudaj says:

      BRAVO ROSHI, ESHTE LOJTAR PERSEMBARI.
      NUK ISHTE TERRENI I TIJ SI SPRINTIER POR, PUNOI SHUME DHE FITUAM NJE DYSHE LILA&ROSHI SHUME TE FORTE E PRODUKTIVE!
      LE TE SHPRESOJME ?

    3. raimondi says:

      Urime Kombetares per fitoren !

      Por duhet thene se sulmi caloi , dhe ishte gabimi tek krosimet qe beheshin reth 10 metra para se te shkosh tek fundorja

      Krosimet behen kur shkon tek vija fundore dhe aty e kroson me te shpejte , dhe topi vjen i rezikeshem ne zone…….

      Keta tanet benin gjithe ate volum loje , dhe krosimet i kishin tip parashyte, si ne kohe te pordhes

      Nejse shyqyr qe ua futem ketyre sllaveve, tani sidoqofte e ekuilibruam njecike , humbjen me Islanden

      Dora e trajnerit nuk duket aspak , se loja jone ishte komplet e lexueshme
      me sulme te thjeshta fare dhe me finalizime te dobeta qe nuk e rezikonin porten e kundeshtarit …

      Ata ishin shume dobet…megjithse ku sulmonin kishin rjedheshmeri ne loje dhe vinin rezikeshem deri tek porta,,….

      Bogdani duhej te ishte ne sulm , se eshte me i rezikshem se te tjeret ne sulm
      Portieri si fillim ishte shume mire
      Te vije dot edhe ai Berisha sulmuesi , pastaj behemi mire fare Blindohet Shqipria

      1. Ben Chicago says:

        Berishat jane te sukseshem kudo,,,,Eshte nje e vertete e dhimbshme per filo greket shqipfoles.Urime per fitoren.

        1. Ay qy says:

          Sidomos Sal Katunari eshte i sukseshem ne traplliqe dhe pislliqe!

        2. raimondi says:

          hahahahahahahahaaha
          Ashtu eshte –Jane te afte , s’ke c’u ben …..hahahahahahaha

      2. Ben Chicago says:

        Raimond,,,Basi eshte trainer i mire,i pe ndryshimet qe kish bere!!!.

        1. raimondi says:

          Jo e ke gabim o Ben –Ai eshte trajner i dobet –Ne loznim vetem me shpirtin elojtareve tane , por pa mendim fare

          Ne benim nje loje lagjesh , por nuk dukej asnje lloj skeme apo rjdheshmerie aksioni ku duket dora e trjanerit

          Pastja ne nuk dinim gjene me thelbesore ne sulm per krosimet

          Krosimi ne sulm behet kur shkon tek vija fundore dhe aty e kroson–Ky eshte parimi i l ojes se sotem –Keta tanet e benin krosimin 10 metra para se te shkonin ne vije fundore, si krosimet para 20 vjeteve ,

          Dhe De Biazi nuk ju ka mesuar as kete gje te thjeshte, qe sulmi nga krahet shkon deri tek vija fundore dhe aty kroson …..topi qe vjen nga ky rosim eshte i reikeshem

          Ata ishin kuje fare, por megjtihate po ti shikoje ato pake sulme qe ata bene kishin shume rjedheshmeri dhe ishin me pasa skematike ,

          Po ashtu keta tanet gjuanin nga distanca shume te largeta, c’ka ishte gabim se ato gjuajtje kekrojne shume pregatitje fizike

          –Keta duhet te shkonin prane zones 16 metershe dhe aty te krijonin hapesire per gjuajtje…..Por nuk u pa ndonje skeme me pasa qe te dilnin t elire para zones

          Po ashtu keta tanet nuk bene ndonje aksion qe e jep topin pas kurizit te mbrojtjes per sulmuesin….. Topa keta qe jane shume dobiprures per gol dhe keto i bejne te gjitha ekipet

          Me nje fjale loja jone ishte loje mediokre , me tipare te para 20 vjeteve ,
          nuk kishte asnje elemnt modern qe ne shikojme sot

          Ky trajner qe ne kemi nuk di te drejtoje –Lojtaret tane me pake drejtim te kualifikuar behen shume te rezikeshem

          Dhe duhet thene qe grupi jone eshte grup i lehte, por De Biazi nuk ka tkatike dhe disipline loje aspak
          Displina e lojes te ndihmon qe edhe kur je ne forme te keqe , organizon vetem mbrojtjen per te ruajtur nje barazim–

          Kjo Slloveni eshte pretendente per tu kualifikuar , kur kjo ishte ekip i dobet fare….Pra ne kishim alamet rasti te mernim nje pike t epakten me Islanden qe eshte ekip koti fare..

          Pse kaq e veshtire ishte per De Biazin te kuptonte se Ujkani ishte shume i dobet ne porte ???

          Ne jemi vend i vogel, dhe keta trajnere t ehuaj qe vijne nga jashte nuk kane respekt per ne, ndaj eshte me mire te perdorim trajnere shqiptare

          Ky De Biazi pas ndeshjes teksa e intervistonte TVSH , iku me arrogance
          Tamam burre i felliqur , i paedukuar –Se fitoi kete ndehsje sikur ca beri
          AI humbi per turp me Islanden–dhe humbja ishte komplet per faj te tij

          AI nuk ka asnje nocion per futbollin–dhe gjate dneshjes ai nuk di te orjentoje ku te korigjohen gabimet qe shfaq ekipi

          Nejse,. nqs do merte ate Berishen e Australise , atehere ne do ishim pretendent per tu kualifikuar, se ai eshte sulmues klasi
          AI te shkateron , dhe une nuk e kuptj arsyen e ketij palaco italian perse nuke theret BERISHEN NE kOMEBTARE

          Tani ketu po pergatiet te lozi USA kunder Guatemales –, por eshte per te qehsur se keta jane au iu hahahahaha

          Po te behen 3 berisha ne Shqipni…………..Mjere ne ! ..ose Lum si ti ! .looooooooooooooooooooooooooool

  2. tourkofagos says:

    hmmmmmmm korrekerit

    1. kali kuq e ka nji huq says:

      hahahahahahahaaaaaa….

    2. thjesht says:

      Te kam thene ta mbyllesh halene …! Ta them edhe nje here akoma per gjithe ata qe se dine: ky tipi eshte i paguar nga Berisha. Mos besoni asgje nga ato qe nxjerr nga goja ….

    3. enofieraku says:

      hahaha, mos thuaj korrekrit , se meritojne lavde, arberine po ngrene lart …

  3. 1 says:

    Forca cunaaaaaaaaa Forca Shqiperia neser duam fitore tjeter kunder Bjellrusine ne Vlore me U19…FORCAAAAAAAAAAAAAAAAAAA!!

  4. Andi says:

    Mavrinjte po te kishin mundur dhe islanden do ishim ne vend te dyte tani po hajt dhe kaq bereqaves.

  5. Mark says:

    Zevendesimi i Ujkanit eshte vone por me mire vone se kurre.Dallku gjithashtu nuk na duhet. I rrezikshem ndryshimi i skemes nga De Biazi ne gjysmen e pjeses se dyte. U terhoqem komplet ne mbrojtje dhe luajtem me nje sulmues.

  6. HORRI bulevardit says:

    Shyqyr, se na bot me zemer, megjithse humbin shume raste te pastra, luajten mire por bejn edhe shume gabime, ne stopimin e topit.
    Megjithate urime, ndeshjet tani i kemi jasht, duhet vetem zemer.
    Po smorem pike kete here me kete grup, atehere na duhet te presim nja 20-vjet, kur te dali ndonje gjenerate e re.

  7. mahmuti says:

    filloi ti kruhet bytha prape ketij jevgjitit grek prej majasellit.

  8. shqiptar says:

    E PATE NDESHJEN GJERMANI SUEDI 4 ME 4 DERI NE MINUTEN E 60 GJERMANIA KRYESONTE 4 ME 0 PER 30 MINTA HENGREN 4 GOLA KOT EDHE KUSH GJERMANI SUPER EKIP PAK E CUDTISHME QE PER 30 MINUTA EDHE SIKUR EKIPI JONE COPE COPE QE KEMI TE ISHIN 4 GOLA PARA NUK HUMBISNIN PER 30 MINUTA
    KUR SHETE NDESHJE GJERMANI QE JANE 1 E EUROPES CA PRISNI NGA SHQIPTARET HAHAHAHAHA

  9. enea says:

    Kur humbi Shqiperia me Islanded dolen llafazatet online dhe thane qe e kishin shitur ndeshjen. Po sot qe fituan e kishin shitur Sllovenet???

  10. Tifozi says:

    Fati e deshi kesaj radhe qe Sllovenia te shkonte ne shtepi me nje gol duke patur parasysh ato dy goditjet e Roshit . 3 me 0 do te ishte rezultat i merituar per kuqezinjte. Sa keq qe humbem me Islanden. Me 9 pike do ishim kandidat seroioz per ne Brazil. Mos harroni se ne luajm me mire jasht,ku i dihet mbase presim bileten per ne Brazil. Suksese.

  11. Kemi skuader te forte ! cuna te rinj plot energji, dhe nje trajner qe i udhezon drejt. nuk eshte ethene te fitojme cdo ndeshje se dhe kundershtaret nuk han bar por kjo skuader nese luan me mentalitetin e besimin e duhur mund te fitoj dhe jashte shqiperise . Ekipi yne tani rrezikon porten kundershtare me shume dhe kontrollon me mire mesfushen. Roshi Cani Sadiku Vila mund te shenojne kunder cdo mbrojtje, pasi jan te afte si ne gjuajtjet me koke, dhe me goditjet jasht zone. Bravo ETRITi !
    De Biazi po formon ekip modern .( Dallku duhet falenderuar per ndihmen e deritanishme ne formacionin baze , po mendoj se duhet te rije ne stol per momentin)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje