Qeveritarë shqiptarë blejnë vila në Greqi

17 Tetor 2012, 10:00Politika TEMA

Greqia është kthyer tashmë në një panair “second hand”, ku mallrat e përdorur shiten nga e keqja me çmime nën vlerën reale. Dera është e hapur për këdo që është gati të paguajë “cash”. Hektarë të tërë të Greqisë së Veriut po përpihen nga një pirateri e paqtë e rusëve dhe jo vetëm. Vila luksoze dhe resorte pushimi. Pas miliarderëve rus në listën vijnë emrat e qeveritarëve të lartë të Bullgarisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë

Nga Stavros Tzimas*

Sikur të mos ishte për krizën, natyrisht asnjë grek, sado i çmendur, nuk do të shiste kurrë asnjë pëllëmbë tokë e pasuri të paluajtshme. Aq më pak me çmime qesharake, që nuk i afrohen kurrkund vlerës reale që kanë hapësirat turistike të gadishullit helen. E megjithatë, halli i mësoi që jo vetëm ta bëjnë një gjë të tillë, por edhe ta përtypin butë e t’i shohin anët pozitive. Të paktën sa kohë investojnë rusët, me të cilët i bashkon dashuria e madhe shekullore prej ortodoksësh fanatikë.

Por ama, pazaret e krizës nuk dinë të bëjnë kompromise. Dashur pa dashur idealet e grekëve, Greqia është kthyer tashmë në një panair “second hand”, ku mallrat e përdorur shiten nga e keqja me çmime nën vlerën reale. Dera është e hapur për këdo që është gati të paguajë “cash”. Dhe të tillë, nuk janë vetëm rusët. Ballkani është plot me zengjinë, të rinj e të vjetër.

Pas ishujve të vegjël, që kanë kohë që kanë dalë nëpër ankandet e botës, ishte radha e tokave dhe komplekseve turistikë buzë detit. Hektarë të tërë të Greqisë së Veriut po përpihen nga një pirateri e paqtë e rusëve dhe jo vetëm. Pas grosistëve të naftës dhe miliarderëve të Rusisë bikontinentale, në listën e blerësve luksozë të Greqisë, nuk mungojnë edhe emrat e qeveritarëve të lartë të Bullgarisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë.

Por, ndërsa të parët kanë nxituar ta shohin këtë punë si një investim në kohë, duke u bërë palë në zhvillimin e industrisë së turizmit, me blerjen e tokave buzë detit për ndërtime të komplekseve turistikë dhe përfshirjen në tendera të shitjes së hoteleve të mëdha ekzistuese, të dytët, më tepër sesa investimin, janë joshur nga ideja e luksit të të pasurit një shtëpi të dytë apo një vilë në kodrat e bleruara të bregdetit grek. Por ka kohë për çdo gjë…fundja, panairi është i hapur deri në një kohë të papërcaktuar….

Për këtë, grekët vetë duhet të psherëtijnë përpara se të flasin më tej. E megjithatë flasin. Fundja, dielli me shoshë nuk mbulohet dhe…pavarësisht se i lirë deri në dhimbje, ky nuk është dhe aq Panairi i Kotësive.

“Rusët po blejnë detin”, shkruante Stavros Tzimas, korrespondenti i veriut të Greqisë për të përditshmen “I Kathimerini”, një prej gazetave më të mëdha në vend (themeluar që prej vitit 1919).

Një artikull i shkurtër, që hedh dritë mbi atë se çfarë po ndodh në Greqinë veriore pas thellimit të krizës dhe valës së privatizimeve që kanë përfshirë vendin. Emra të hierarkisë së lartë ruse dhe përfaqësues të lartë të qeverive maqedonase, serbe, bullgare dhe asaj shqiptare. Gazetari i vjetër Stavros Tzimas është i drejtpërdrejtë dhe analitik, kur shkruan se “Duke përfituar nga kriza dhe privatizimet, kapitalistët rus, dhe jo vetëm, i kanë zgjatur kthetrat drejt sektorit turistik grek”. Pë ata vetë, ky është një investim i pastër në kohën e duhur. Pak a shumë një “carpe diem”. Për grekët, që i përgjigjen këtij kompromisi të detyruar nga kriza, në një farë mënyre kjo konsiderohet një “plaçkitje”. “Sipas të gjitha gjasave, shumë shpejt, vëmendja e ‘piratëve’  të krizës, mund të drejtohet për nga objektiva edhe më të mëdha…”, shkruan Tzimas.

 

******

Një ultranacionalist i bindur si Vladimir Zhirinovskij mund të ndihet më në fund i kënaqur. Profecia e shprehur nga vetë ai vetëm pak përpara kolapsit të Bashkimit sovjetik, sipas së cilës “dita në të cilën rusët do të lajnë çizmet e tyre në detet e ngrohta” ishte shumë e afërt, duket se po përmbushet. Dhe jo përmes armëve të perandorisë – që në ëndrrat e Carit shkonte nga Mesdheu në Oqeanin Indian – por përmes flukseve turistike.

Sipërmarrësi Sergej Fentorov, anëtar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Moskës dhe ish-oficer i marinës, është tashmë pjesë e kësaj elite të privilegjuar dhe ofron shtëpi për pushime luksoze në gadishullin e Kasandrës (në juglindje të Selanikut). Përballë, gadishulli i Sithonias, me pamjen e tij të mrekullueshme mbi malin Athos, fsheh mes bukurive të tij edhe një vilë përrallore në mes të katër hektarëve kodra të mbuluara nga pishat, që i përket njeriut më të fuqishëm të Rusisë, pas Putin-it, Prokurorit të Përgjithshëm Juri Çajka

Një numër gjithmonë e më i madh rusësh kanë nisur të blejnë një shtëpi të dytë në Halkidiki, në veri të Greqisë, ndërkohë që biznese të ndryshme ruse investojnë në tregun hotelerisë, turizmit dhe pronave të paluajtshme. Askush nuk di të thotë me saktësi se çfarë dhe sa kanë blerë deri më tani, por me sa duket, rusët kanë përvetësuar komplekse të mëdha hotelesh në Potidea dhe Psakoudia. Sakaq, rusët duken të gatshëm të marrin pjesë në një garën e fortë të një tenderi për një hotel shumë të madh në Gerakini. Po në të njëjtën zonë, kanë nisur prej kohësh punimet për ndërtimin e një hoteli gjigand me kapacitet 600 dhoma, në bashkëpunim me një shoqëri greke.

 

Përveç këtyre, një tjetër kompani ruse është e përfshirë në shitblerjen e një terreni prej 4200 hektarësh në Sithonia, ku pritet të ndërtohet një hotel me pesë yje. Në këtë mënyrë, kompanitë ruse që kanë nisur prej kohësh të investojnë në turizëm, pritet të kontrollojnë pothuajse të gjithë fluksin në rritje të turistëve që vijnë nga vendet e ish-bllokut sovjetik.

“Zakonisht ata ndjekin me shumë vëmendje marrëveshjet e mira për të blerë më pas me çmime më të ulëta se 30 për qind e vlerës reale”, shpjegon Gregori Tasios, president i sindikatës hoteliere  të Halkidikisë. “Investojnë më së shumti në toka, në vilat e luksit dhe në hotele. Dhe kanë blerë deri më tani disa dhjetëra hotele e komplekse turistikë”.

“Nuk mendoj se ekziston ndonjë vend tjetër me të cilin Rusia të mund të ketë një raport tregtar më të mirë se kaq”, shpjegon Terentij Mecheryakov, anëtar i qeverisë lokale të Shën Petersburgut. Pikërisht për këtë rusët investojnë në sektorin imobiliar grek, dhe jo vetëm në Halkidiki.

Investitorët rusë interesohen edhe për ishujt, si Kreta, Korfuzi dhe Patmosi. Fondet e investimit ruse kanë blerë tashmë skuadrën e futbollit të Paok Salonicco, janë të interesuar për OSE, kompaninë kombëtare të hekurudhave, si dhe për blerjen – në kuadrin e procesit të privatizimit grek – e një porti në veri të Greqisë, në veçanti atë të Selanikut. Kjo lëvizje do t’iu kursente rusëve kalimin përmes ngushticës së Dardaneleve, që kontrollohet nga Turqia (edhe pse është në statusin e ujërave ndërkombëtare).

Sidoqoftë, “Perla e Egjeut verior” nuk tërheq pranë vetes vetëm rusët, të cilët, duhet thënë se kanë bërë investime të rëndësishme dhe janë gjithmonë e më prezentë në sektorin e turizmit. Edhe vende të tjera të Ballkanit janë të interesuara për blerjen e vilave dhe hoteleve të vegjël, si edhe për turistët që vazhdojnë ta vizitojnë Greqinë turistike, pavarësisht krizës.

Presidenti aktual bullgar, Rosen Plevneliev, për shembull, ka një vilë në Ouranopoli, ish-kryeministri maqedonas, Vlado Buçkovski, ka një në Neos Marmaras. Dhe jo vetëm kaq. Në zonat përreth nuk mungojnë as vilat e qeveritarëve të lartë shqiptarë që pasojnë më tej nga ato të përfaqësuesve të qeverisë serbe.

“Duhet të ndërgjegjësohemi, që këtu, në veri të Greqisë, turizmi dhe ekonomia, në përgjithësi mbijetojnë falë Ballkanit”, – përfundon një specialist i hotelerisë vendase./JAVA

Stavros Tzimas – “I Kathimerini”, Athinë – 22 shtator 2012

24 komente në “Qeveritarë shqiptarë blejnë vila në Greqi”

  1. orli says:

    Te gjithve ua paskeni permendur emrat,ketyre te shqiperise jo!!!!

    1. HORRI bulevardit says:

      Po pra, asnji emer nga politikanet tane edhe birin e katjushes jan kan msu emrin, por emrat e ktyre tonve si dikan.
      Dua ti them artikullshkruesit, qenke nje derdimen qe sja ke haberin, qenke nje frikacak qe sja ke shokun, kur ske bythe per kto shkrime ku denoncohen emra konkret, merru me dicka tjeter, se qe blejne prona e toka neper bote keta politikanet tane e dime, ske nevoje te na e thuash ti.

    2. une says:

      po sikur te lexonim emra do te ishte shume,shume me interesante.megjithate mesuam disa emra rus.tanet ndoshta i lexojne ata nga rusia.epo mardheniet ruse shqiptare keshtu forcohen!

  2. ERA says:

    FATOS NANO ME XHO NANON KA NEJ VILE NE sINTHONIA

  3. kuksjani says:

    Kete fote qe tregoni e kam pare ne ishullin Santorini (KALDERA)aty ku ndodhet teleferiku.E brava familja Berisha!

  4. alban4eva says:

    ku eshte turkofag bytha, pse nuk ndihet?? nuk i djeg valle bitha e zeze per kete artikull??

  5. langaraqi says:

    keta kane dale nga fiqiri fare

  6. Zigur Qarri says:

    Të paktën sa kohë investojnë rusët, me të cilët i bashkon dashuria e madhe shekullore prej ortodoksësh fanatikë.Stavros Tzimas.

    Stavri,mir qe e thua ti.Edhe un ja kam thene me qindra here,por nga qe skuthave ju vjen hidhur nuk duan ta besojn.
    Thjesht,qarte dhe shkoqur,pa dredhi si nje skuth grek(skllav).
    Lidhje,vellazerim ne baze gjaku dhe helen,apo lidhje,vellazerim ne baze feje dhe oriental,aziatik,afrikanoverior?????????????????????
    O vil,ose mba koshat,o njeren,o tjetren,te dyja nuk shkojn sepse jan kultura qe perjashtojn njera tjetren.
    Banoret e sotem te Greqise kan zgjedhur te dyten,vellazerin ortodokse.
    Kjo formule e thjeshte verteton katerciperisht se greket e sotem jevgjite dhe fanatike ortodoks nuk jan pasardhesit e heleneve,por kopilat e Anadollit.

  7. l says:

    Qeveri turkofagkqisasa…

  8. Landi- Sverige says:

    Eshte normale qe ne qoftese ke te ardhura mund te blesh cdo gje. Blerje ne zona turistike e bregdetare si dhe ne zona te shtrenjta (ajka) eshte kthyer nje menyre jetese per zengjinet e rinj te vendeve ish-komuniste. Ata e nisen ne vitet 1990 ne Londer, New Jork, Paris, ne Rivieren franceze e kudo duke konkuruar sheiket e vendeve arabe.
    Greqia me ndryshimin e ligjit pak vite me pare, mbi lejimin e blerjeve nga te huaj edhe ne zona “kufitare”, krijoj mundesine qe te shtohen blerjet nga qytetar te vendeve te ndryshme. Me ligjin e vjeter termi “zone kufitare” ishte pothuajse gjith vija bregdetare si dhe nje pjese e madhe e ishujve. Sot ky term eshte minimizuar. Edhe ne Turqi lejohet blerja nga te huajt, por ketu bejne perjashtim greket, armenet dhe bullgaret!!!! Sa i perket cmimeve, nuk e di si mund ta quaj autori “second hand” blerjet ne zona turistike!! Nje shikim i shkurter mbi cmimet tregon se aty nuk mund te afrohet kushdo, por vetem persona me te ardhura teper te larta, sado qe kriza eshte futur deri ne palce ne ate vend. Ketu eshte problemi dhe lind pyetja, si ka mundesi nje qeveritar apo shtetar shqiptar (pa diskutuar per te huaj te tjere) te kete kaq te ardhura qe te bleje vila luksoze dhe te paguaj ne “cash”?! Pergjigjia eshte vetem nje, jane para te pista nga korupsioni galopant. Zgjidhja? Ne nje shtet normal, prokuroria duhet te bente thjesht detyren e saj dhe asgje me teper dhe natyrisht keta persona “pa emer” do te perfundonin atje ku e meritojne.

  9. bato says:

    biznesmenet rus do te marrin te gjithe greqine ,do te hyjne dhe ne ballkan.ne nje te ardhme do te jen njerezit me te fuqishem ne europe sepse gjejne hapesira nga injorantet.

  10. Cna gjeti says:

    Cna gjeti turkofagos, cna gjeti. Vaj greqia, vaj mileti.
    Na e moren verra epirin ruset.
    Te luftojm turkofagos. Te marim armet te shpetij greqia

  11. tani says:

    E lexova disa here atikullin por nuk gjeta ne asnje rreshte qe te fliste per Qeveritare shqiptare jam kurioz te dije emrat e tyre.Jam i bindur qe kane vila jashte shqiperise por ne GREQI JO, per kete jam i bindur sepse po te ishte e vertete nuk do te mungonin emrat.

  12. OPOZITARI says:

    Lere TurkoFUCKosin se ka qene turni trete mbreme tu bo gojre ke lulishtja

  13. mergimtari fv says:

    Pse te mos i shesin helaqet qirie Stavro trojet e pasurine e pa tundeshme (pjese atdheu te patrioteve fallco) kur nuk i kane te tyret te trasheguara me brez pas brezi ? Morea e arvaniteve , (shqiptare shekullore ) çameria e shqiptareve , Maqedonia-Thraka e turko-bullgareve pse merzitesh ? alias-patridha parate e veta i ka ne bankat perendimore , rrace e felliqur orientale te ardhur nga anadolli e afrika po beni si maloket qe zaptuan tokat e te tjereve dhe i shesin si te tyret .

  14. tourkofagos says:

    material teper i dobet,thjesht per te acaruar turkoshaket shqipfoles.
    Vec ruseve,firma te fuqishme[tecilave u jane vene kushte]nga ana e greqise,kur investojne ne nje kapital te palujtur ne territorin grek,asnje tjeter,asnje kombesi tjeter nuk ka blere pasuri te palujtur ne greqi,obsionet e tjera jane pordhe me rigon,aq me keq kur flitet per ”kojshia” tourkos i alvanos,madje as skopianos.
    Cmimet e vilave apo filetove[si i quan greku]kapin shuma marramendese,saqe do te ishte me lehte per nje bixnecmen shqipfoles te te blinte nje lagje apo fshat te ter ne Alvania[bashke me gjithe gyzelet],kshq mos shikoni enderra me si hapur,si Zike farfalla….!
    Nuk e di sesa i ”lumtur”do te ndihej nje gyzel ne nje vend ku e shikojne me urrejtie……….!!!???Nje tjeter problem do te ishte edhe ngritja e bythes 5 here ne dite,qe per vet ambjentin do te ishte e pa mundur pasi mungojne xhamite………

  15. alvanosi says:

    nuk e di ca mendimi keni ju te tjret por me duket se turkofagosi paguhet nga mero te shpoje me hosten qete qe japin mendimet e tyre te dhjera ne keto blogjet e temes

    1. franko says:

      Tourkofagosi po i ben keta te flasin si te dehur. Jane shume pak per tourkofagosin keta.

      1. tourkofagos says:

        hahahahaha,na’sai kala file mou franko…….

      2. hajriu says:

        O frankaqis , ndaç tju paguaj Mero , ndaç kisha greke , ndaç shteti grek ne nuk na kerrcet shume . Mjafton qe ju laramanet te komentoni , se keshtu ju degjeneroni vetveten , 300 dhe greket ne pergjithesi por edhe ne tallim topet dhe veme dhjame me ju . Ju du fort 300-sha . Gojor nuk me the ç’turn je kete jave. Ne pune tani se vajti ora …..goooooo….

    2. tourkofagos says:

      hahahahaha,pa keta gyzele,nuk na shijon birra,se keta na shtojne jo vetem ”erdoganin”por edhe jeten!
      ajo qe me habit eshte se; pse kemi kaq shume budallenj…….

  16. Ivani i madh says:

    u be bota lesh arafi si dihet Rusise se ku e ka fillimin e ku e ka mbarimin mos u gezoni me Greqine se pas saj i vjen radha Shqiperise edhe ajo drejt asaj po shkon me gjithe keto aritje qe ka .

  17. ujk marsi says:

    Ta pata thene ere malakas qe kalaja po merret nga brenda po nuk me degjove!
    konvertohu ne islam me deshire se do vijne turqit dhe jo vetem qe do te te bejne muslimanos po edhe do te te perdhunojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje