E rëndësishme është që të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa Serbia një ditë do të vijë në situatë kur do t’i duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, ka thënë për mediat serbe ministri i jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn.
Ministri i jashtëm i Luksemburgut ka thënë se është në interesin e dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë që të normalizojnë marrëdhëniet mes veti.
Në kuadër të kësaj, Asselborn, ka thënë se është plotësisht i pranueshëm rekomandimi i Komisionit Evropian, që Serbia të respektojë integritetin territorial të Kosovës, transmeton “Novosti”.
“Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë dhe të jetë më përmbajtësor. Bisedimet janë mënyra e vetme që do të sjell deri te normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe stabilitetit të Rajonit, kurse jam i bindur se një ditë Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Asselborn. /rtk/
ashtu si,si dje turqia deklaroi,se bagazhi i aeroplnit sirian permbushte,kushtet nderkombetare,po ashtu edhe kosova,ne rast se do 30%,te teritorit dhe te bashkohet me shqiperine po,cdo tjeter qendrim eshte perkohes,dhe duhet te prisni per kete realitet ne teren,dite per dite,seshte mbi ju,doni sdoni,eshte i vetmi realitet,me paqe,apo force qe do vendoset,tani jane dite te mira per ju,por po pate te ndryshoje,harta e rajonit,behuni gati,se do vine me force,dhe ckeni haritur do humbase me ore,kur te shikoni shtete te medha qe ju mbrojne ti dorezohen lindjes pa kushte,do jene ore edhe per juve,te jetoni te njejtin realitet.