Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan pak çaste më parë me shumicë votash rezolutën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Për të votuan 68 deputetë, nga 75 sa ishin të pranishëm, ndërkaq ishin kundër vetëm tre deputetë dhe katër abstenuan.
Debati për këtë dokument u përshkua nga polemika të ashpra ndërmjet deputetëve, në veçanti të atyre të Vetëvendosjes. Ndonëse edhe deputetë të LDK-së shfaqën rezerva ndaj nevojës për miratimin e një rezolute të tillë, votimi dëshmoi se ajo u votua edhe prej tyre. Madje, deputeti Sabri Hamiti e vuri në pikëpyetje qoftë edhe pajtimin e subjektit të tij që të jetë pjesë e grupeve sponsoruese (kryetari që ndodhet në Bukuresht me asnjë fjalë nuk na ka njoftuar se është pajtuar – e kishte fjalën për Isa Mustafën, sqarim ynë).
Ndërkaq deputetët e Vetëvendosjes ishin kundërshtar të vendosur të këtij dokumenti. Kur ajo u votua, dolën para foltore së Kuvendit me një transparent në të cilin shkruante “Rezolutë e nënshtrimit ndaj Serbisë”./KD
Qindra mijëra shqiptarë janë vrarë nga serbët deri tani, vetëm sepse kanë qenë shqiptarë: pa asnjë arsye tjetër.
Sa keq që qeveria nga Brukseli nuk gjeti intelektual në vendin tonë për t’i paguar për udhëheqje, por kriminelë mediokër, dhe i liroi ata nga burgjet e famshme të tyre.
Një fjalë e urtë thotë “Ai që i mban shkallët është më i keq se hajni.”