Ata qëndrojnë në shi e diell, ditëve dhe mbrëmjeve të ftohta të këtij tetori, në tenda të vendosura pranë një godine banimi, në zonën e re të kryeqytetit që njihet si “Komuna e Parisit”. Agim Kollçaku, njëri prej tyre, me fytyrën dhe njërën dorë të fashuar, thotë se në vendin ku sot ata po bëjnë grevë, 30 vjet më parë u arrestua si kundërshtar i regjimit një shok i tyre i burgut. Tani Agimi kërkon dëmshpërblimin që i takon si ish- i dënuar politik nga diktuatura komuniste.
“Nuk kam marrrë asnjë lek nga ajo që më takon si ish- i burgosur politik. Jam pa punë, gruan e kam pa punë, kam dy fëmijë për të rritur. Nuk kërkoj asgjë më tepër veç të drejtës sime. Dua dëmshpërblim për 15 vite burg politik”, thotë ai për programin shqip të Deutsche Welle.
15 vjet nga jeta e tij Agimi i kaloi në burgun famëkeq të Spaçit. Regjimi komunist e shpalli “armik të popullit”. Gruaja e divorcoi. Shumë shokë si ai, kundërshtarë të regjimit, nuk dolën gjallë nga burgu i tmerrshën i Spaçit. Tani ka fytyrën dhe njërën dorë të fashuar se iu hodh në trup Lirak Bejkos, një ish- të dënuari tjetër që si ai ishte në grevë, por që vendosi të flijohet njëlloj si bëri para tij Gjergj Ndreca, një grevist tjetër. Dy grevistët janë tani jashtë rrezikut për jetën. “Nuk kërkoj asgjë më tepër vetëm të zbatohet ligji”, thotë Agimi.
Ligji për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë
Ligji, zbatimin e të cilit kërkojnë ish të dënuarit politikë në grevën e tyre të gjatë të urisë, u miratua para pesë vitesh, më 2007. Ai parashikon që ish- të dënuarve politikë nga regjimi komunist do t’ u jepen paratë e dëmshpërblimit për vitet në burg, me katër këste. Pas pesë vitesh një pjesë i ka marrë te gjitha paratë e dëmshpërblimit, te tjerët pjesërisht, kurse ata që janë në grevë nuk kane marrë asgje. Ligji nuk është zbatuar për këtë pjesë, duke cenuar kështu edhe dinjitetin e tyre. Pa punë, pa të ardhura, me familje dhe fëmijë për të ushqyer, Agimi thotë se mungesa e parave i mbyll edhe dyert e administratës publike.
“Shkon në një zyrë, duan para që të qash hallin tënd. Hyn në një zyrë tjetër, duan prapë para. Është njëlloj si puna e spitalit ku po nuk pate para vdes, është korrupsion i madh”, thotë Agim Kollçaku .
Komiteti Shqiptar i Helsinkit kritikon ligjin
Në përkrahje të ish të dënuarve politikë që vazhdojnë grevën e urisë dhe kërkesës së tyrë për të biseduar me qeverinë ka dalë Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Drejtorja Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vjollca Meçaj, thotë për programin shqip të DW se rregullimet ligjore që i janë bërë ligjit këtë vit favorizojnë ata ish të dënuar politikë që e kanë kaluar moshën 65 vjeç.
“Rregullime të tilla ligjore nuk prodhojnë zgjidhje proporcionale të problemit dhe në vetvete janë cenim i vetë ligjit, që parasheh se të gjithë, dhe jo një pjesë, do të marrin të gjitha paratë në 4 këste. Rregullimi ligjor anashkalon atë që është thelbësore tek kompensimi apo dëmshpërblimin: gjendjen ekonomike reale të secilit prej ish- të dënuarve politikë. Kësti i dytë mund t’i jepet kështu një ish-të dënuari politik, që është milioner dhe lë pa mbështetje atë që është më i ri se 65 vjeç, ka fëmijë, por nuk ka punë, nuk ka shtëpi, nuk ka asnjë të ardhur”, thotë Vjollca Meçaj.
Zgjidhja e vërtetë – integrimi dhe dialogu
Në një situatë të tillë, a është dëmshpërblimi në para për vitet e burgut një zgjidhje afatgjatë, e qëndrueshme për ish të dënuarit politik?
“Jo, nuk është. Zgjidhja e vërtetë është integrimi i tyre në tregun e punës dhe në shoqëri. Për shkak të dënimit të marrë nga një regjimi komunist, ata mbetën pas me arsimimin e tyre, humbën aftësitë për punë, pësuan dëmtime të rënda të shëndetit, të gjitha këto i kanë mbajtur larg tregut të punës”, thotë Meçaj.
Agim Kollçaku është i vendosur të mos largohet nga greva e urisë. “Më mirë të vdes, sesa të vazhdoj të jetoj kështu. Jam gati tani, të flijohem”, thotë ai. Por fati i grevës nuk dihet se si shkon pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Tiranës për ta shpërndarë atë si të paligjshme. Gjykata mori këtë vendim pas padisë penale që ngriti policia bazuar në aktet e vetëdjegies me benzinë të dy greviste, akte të konsideruara vepra penale. Ish- të burgosurit politikë kanë paralajmëruar se në rast të shpërndarjes me forcë do të vazhdojnë grevën në një vend tjetër. Por përballë vënies në rrezik të jetës së tyre ka një alternativë tjetër.
“Situata do të lehtësohej nëse përfaqësues të qeverisë do të shkojnë të bisedojnë me grevistët. Nuk përjashtohet edhe amendimi i ligjit të ri për dëmshpërblimin e ish- të burgosurve politikë, për ta bërë atë një ligj që të jetë më afër nevojave reale që ka ky grup njërëzish”, thotë Vjollca Meçaj.
mos u dorezoni po i vjene fundi qenit ,do ta terheqim zvare me gjithe kelyshet e tij,kurajo dhe vetem kurajo ,cdo dite qendrimi juaj eshte vdekje per sale kriminelin.
Me gjestin tuaj vetflijues dhe heroik e keni bere saliun te duket kaq i vogen se syte e shqiptareve dhe te mbare botes! HALLALL!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/f-r-i-k-e.html
O Z. Sala Shporu! Te lumte goja more burre,por kjo veshtire se do te ndodhe ndonje here. Kjo do te ndodhe nese ate e merr vdekja, por kam besimin se edhe vdekja ka frike nga kynjeri, se edhe ky eshte perfaqesues i Vdekjes! Po nuk levizi populli (ne fakt nuk duhet quajtur popull), por turma, qe flet mbas dritareve te shtepise dhe nuk guxojne (guxojme) te dalin ne perkrahje te tyre. Po ku jane te ish te perndjekurit e tjere, ku eshte Spartak Ngjela, ku eshte Fatos Lubonja,ku eshte Ahmet Golemi, ku jane te tjeret qe une nuk ua di emrat. Po shkerdhehen nga Saliu dhe servilet e tij si Frrok Qupi, Henri Qiri, Blendi Fevziu, dhe bythelepiresit dhe bythecpuarit e tjere. Per shqiptaret dhe Shqiperine eshte fikur drita e shpreses dhe ajo jeshile. Pritet te vdese bajlozi Sali Berisha qe te clirohet Shqiperia dhe njerezit.
me mire vrisni kafshen se te vete flijoheni
Kronike makaber e nje greve vdekjeje
“LETRAT ME VERE” TE MANDELAVE SHQIPTARE DHE MILIONAT E PERSEKTORIT AGIM SHEHU
– Pse Berisha shperbleu me 140 milione leke ish gjeneralin e policise se Berishes Agim Shehu !?
– Nga Alban Dega, Nju Jork
“Letrat me vlere” zero per Mandelat shqiptare
Nepermjet telalleve te tij, kryeministri fuqiplote si Luigji i 14-te, si Enveri dhe Stalini dikur, Sali Berisha, pasi sulmoi dhe akuzoi ish- te persektuurit politike dhe greven e tyre te urise dhe te vdekjes si politike, nuk nguroi te permend edhe shperblimet qe gjoja qeveria e tij u ka dhene ish – te persekutuarve politike.
Sic del nga deklaratat e ushtareve te tij ne qeveri dhe media qeveria e tij u ka dhene milione dollare ish – te persekutuarve politike. Shumica e ketyre shperblimeve, sic deshmojne me fakte te gjalla e konkrete viktimat e tij kane qene ne formen e ” Letrave me vlere”, qe shqiptaret i njohim si letra me vere, pra me vlere zero ose nen zero.
Po ashtu kryeministri shqiptar nuk harroi si gjithnje ne raste te tilla te sulmoje dhe akuzoje opoziten jo vetem si nxitese te kesaj greve, por edhe se kur ishte ne pushtet nuk ishte dhene asnje shperblim per ta, por kishte shperblyer bllokmenet,qe ish- sherbetori i tyre “besnik deri ne vdekje” Berisha ua kishte lepire prapanicen si asnje koleg i tij me bluza te bardha .
Po cfare nxitjeje mund te jape nje freskozite, “nje opozite nul” sic e qujti me plot te drejte nje nga grevistet e urise !
Cfare nxitjeje mund te jape nje opozite qe nuk eshte e zoja te ruaje votat e elektoratit te vet…
Cfare nxitjeje mund te jape nje lider opozite qe ia vjedhin nen tavoline bashkine e fituar , nje lider “Kurban” i vetvetes dhe paaftesise se tij politike!
Gjysma e se keqes! E keqja e madhe eshte se Sali Berisha eshte shembulli me tipik e me i qarte i bujarise se tij me persekutore e terroriste te mirefillte, sic e kane quajtur me fakte e fotogradfi te gjalla sherbetorin dhe ushtarin besnik te tij ish- Zevendes- Ministrin e Brendshem, ish- drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit Agim Shehu.
Bujari me persekutore .. barbari me ish- te persekutuar
Nga Ish- instruktor i qeneve te kufirit per kapjen e diversanteve dhe spiuneve “te rrethimit imperalisto revizionit” ne kohen e partise se pare te Salise, Agim Shehu i katapiltua ne krye te Policise se Sali berishes. Nga instruktor qeni ne Malesine e Gjakoves, sic njihet Tropoja ai u gradua ne gjeneral lejtnant i Sali Berishes.
Pse !? Sepse qeni eshte kafsha me besnike e njeriut!
E kur qeni eshte kafsha me besnike e njeriut…. sa here me besnik eshte instruktori i tij per te zotin e tij Berishen ne kete rast!!!
Aq besnik sa ia kaloi edhe te zotit ose Zotit te tij Berisha ne zellin e tij shatazarak kunder liderve te opozites ne diten e zeze te terrorit te uniformave te murrme berishiane kunder tyre me 28 maj 1996. Jo vetem, kunder tyre, por deri edhe kunder gazetareve te huaj qe u pergjaken ne rruget e Tiranes, cka shenoi fillimin e fundit te sundimit despotik te Berishes dhe regjimit te tij autokratik.
Eshte kjo aresyeja madhore qe e beri Sali Berishen qe nepermjet kukullave te tij ne gjykaten e kreqytetit te Shqiperise ta shperblente kete … superbesnik te tij me 140 milione leke pas tete vjetesh ” burg te rende” ne Spac, Burrel, Bence…
Larg qofte!
Persekutimi i stermunguar i nje persekutori
Krejt e kunderta! Agim Shehu nuk beri as nje minute burg ne Shqiperi ne saje te zemergjerise se Fatos Nanos dhe regjimit te tij shkulan, sic i themi ne tropojanet.
Ne saje te deshmive te imponuara apo te mire paguara te ish- ministrit te Brendshem te Nanos se gjoja i kishte dhene leje per te ikur !?
Atehere ku eshte persekutimi i tij !?
Le te pergjigjet Sali Berisha dhe gjyqtaret e tij te sterkorruptar !? Por edhe Fatos Nano dhe ish- ministrat e tij gati po aq te korriptuar!
Le te pergjigjet kryegjykatesi i Tiranes qe i dha shperblimin pa asnje motiv e baze ligjore…. Krejt e kunderta!
Sidoqofte as Sala as Nano as kryegjykatesi i Tiranes nuk paguan asnje cent nga xhepat e tyre….
Harxhet i paguan dhe po i paguajne perdite me mund e me djerse, me gjak e vetmohim shqiptaret fakira ne lista buke e grevat e vdekjes !
Agim Shehu iku pa iu futur nje ferre ne kembe. Jetoi si azilant me pagese dhe te gjitha kushtet ideale ne lagerat e Gjermanise per tete vjet!
Atehere per cfare persekutimi u shperblye Agim Shehu me shume se Mandelat shqiptar Pjeter Arbnori, Kurt Kola e dhjetra dhjetra te tjere !?
Le ta gjejne ministrat, deputetet, tellallet , ushtaret e sherbetoret e Sali Berishes, vete Sali Berisha qe nje ish- persekutuar ne Shqiperi eshte shperblyer me nje shume te tille !?
Bllokmenet e Enverit dhe bllokqenet e Sales
Sa per dijeni te lexuesit te gjitha shperblimet per ish- bllokmenet e Enverit denuar per kafe nga ish – ushtari e ish- sherbetori i tyre Sali Berisha … nuk arrijne as gjymen e shperblimit te vetem nje bllokqeni te Sali Berishes!?
Agim Shehu jo vetem nuk u persekutua asnjehere ne jeten e tij.
Krejt e kunderta!
Agim Shehu eshte nje nga persekutoret me te njohur jo vetem ne Shqiperi, por edhe mbare Boten. Gazetat me te medha te Botes, rrjetet televizive me me fame, agjencite me prestigjioze te lajmeve transmetuan fotot e tij e pamjet e filmuara live duke rrahur shtazerisht deri edhe gazeteret e huaj ne protestat paqesore te 28 majit 1996, kunder kusarise se madhe te votave ne zgjedhjet e dy diteve me pare .
Ishin ato protesta qe shenuan fillimin e fundit te sundimit despotik te Sali Berishes.
Shenuan fillimin e katrahures me te rende kombetare ne historine mijeravjecare te shqiptareve: mbi 10 000 viktima brenda tre- kater muajsh mars- korrik 1007.
Shenuan shkermoqjen si nje kocan misiri te shtetit prej kartoni te Kadafit shqiptar!
Shenuan njollen me te zeze e me tragjike te shqiptareve ne historine e tyre shumeshekullore.
Vetem ne saje te protektoratit Evropian, vetem ne saje te nderhyrjes se forcave shumekombeshe te sigurise Shqiperia e Sali Berishes shpetoi nga rrenimi dhe shuarja si shtet.
Fundi i nje autokrati dhe riciklimi i nje despoti
E regjizorit kryesor te saj nuk iu fut asnje gjemb ne kembe ne saje te zemergjersise se Fatos Nanos, te cilin Berisha e syrgjynosi per pese vjet ne sketerren famekeqe te Bences, ne kulmin e lulezimit te tij politik e intelektual!
Shembulli me i keq i impunitetit qe ricikloi ne politike e ne krye te saj nje politikan qe duhej te shkonte ne Hage per krime kunder popullit te tij e kunder njerezimit!
E pikerisht ne saje te kesaj zmergjerie e impunteti shembullor per zi shqiptaret jane ne gjendjen qe ish- te persekutuarit politike te ish- diktatures ne Aushvicet. Mathauzenet e Dasaut shqiptare te Spacit, Burrelit, Qafes se Barit, Bences, Savres e Hajmelit … te shkojne deri ne greve vdekjeje, deri ne vetdjegjeje me benzine per nje jete me te mire, me te lire , per nje jete qe ia vlen te jtosh si njeri e jo si kafshe e neperkembur!
E pikerisht per shkak te tij shperblehen deri edhe per interesa bankare te munguar njerez qe nuk kane bere asnje minute ndalim e jo me arrestim, ndeshkim e torturim shtyazarak si persekutori Agim Shehu me 140 milione leke!
Po Mandelat antikomuniste shqiptare!?
Shperblehen me shkopinj gome e me plumba shpifjesh, me kercenime per vdekje e harrim per se gjalli ne tragjedine e tyre nga komunisti fanatik, nga envero- stalinisti Sali Berisha dhe lukunia e tij e kusareve dhe vrastareve!
Dje ishte Enveri e … Agim Shehu, ky persekutor qe u ndersente qente e kufirit per te mos i lejuar te shkonin drejt lirise…
Dje plumba e qene kufitaresh e sot nuk i lene as te vdesin si njerez
Sot i Zoti i tij Berisha u ndersen qene me uniforme e media pafytyre njerezore per ti llangosur e baltosur edhe me shume ne vuajtjet dhe tragjedine e tyre pa fund!
Dje me plumba prej verteti e qen kufiri te ndersyer nga instruktore barbare si Agim Shehu !
Sot me plumba shpifjesh dhe ushtare shatazarake si Flamur Noka !
Dje nuk i lejoi te jetojne si njerez diktatura e Enverit dhe partise !
Sot, nuk po i le as te vdesin si njerez demokratura e Salise!As pranon te bisedoje me ta per hallet e tyre deri ne vetdjegje me benzine!
Vetem plumba per armikun, predikonte Enverin!
Asnje kompromis me armikun predikon Sali Berisha!
As dje , as sot e as mot! …. Asnjehere perderisa ky komunist fanatik envero- stalinist me emrin Sali Berisha dhe gjeneralet e tij te vdekjes te drejtoje politiken shqiptare!
Ashtu si Ducja, Sali Berisha ka gjithnje te drejte..
“Letra me vlere” zero per Mandelat antikomuniste shqiptare, miliona per persekutore ala Agim Shehu !
Deklarohuni se femijet dhe pinjollet e tij do lajne gjithe gjynahet e ketij krimineli dhe agjenti te serbise dhe per kete do keni dhe fjalen e pjeses me te madhe te popullit.
Te jeni te sigurte se kjo e ben te çmendet akoma me shume se c’eshte!