Zbulohen e-mailet, ja si përjashtohen mediat antiqeveritare nga njoftimet zyrtare

20 Tetor 2012, 10:12Politika TEMA

Drejtori i ALUIZNI-it, Ardian Kollozi, sillet si militant me shtypin, duke selektuar disa gazeta për të publikuar njoftimet zyrtare.

Gazeta “Shekulli”, edhe ky organ mediatik i përjashtuar nga këto njoftime, ka zbardhur e-mailet e Përgjegjëses së Sektorit të Legalizimit dhe Urbanizimit në Drejtorinë Qendrore të ALUIZNI-it, që urdhëron seleksionimin e mediave proqeveritare në botimin e njoftimeve zyrtare.

“Përshëndetje,

Ju njoftojmë se sot do ju dërgojmë listën emërore me 2000 leje legalizimi për tu publikuar nesër. Po punojmë që t’ua dërgojmë sa më shpejt.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!

Me respekt,

Ark. Irela Premti”.

Më tej Premti dërgon e-mailin ku thekson:

“Përshëndetje!

Bashkëngjitur gjeni:

1.   Njoftimin për shtyp të Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, Z.Ardian Kollozi

2.   Listën emërore të ndërtuesve informal me leje legalizimi

Theksojmë se ky informacion është i vlefshëm vetëm për gazetat e mëposhtme (të radhitura sipas rendit alfabetik):

1.   Gazeta KOHA JONE

2.   Gazeta MAPO

3.   Gazeta PANORAMA

4.   Gazeta RD

5.   Gazeta REPUBLIKA

6.   Gazeta STANDART

7.   Gazeta TELEGRAF

8.   Gazeta 55

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Me respekt,

Ark. Irela Premti”

13 komente në “Zbulohen e-mailet, ja si përjashtohen mediat antiqeveritare nga njoftimet zyrtare”

  1. piaha flamur says:

    Zbulim të math paski bërë! Mua ligji 7501 më ka marrë 8 ha. tok buke me tapi dhe ja ka dhuruar dikujt. E çudiçmja është se edhe në shtëpit që kam në Orikum me hipotek nuk më japin 300 m. katrorë territor që më takojnë me gjithë se dokumentat bankare i kam paguar. Pse do pyesni?.PËRGJIGJA DO JETË: SEPSE NUK MORA PJESË NË BËMAT ANTI KOMBTARE TË PUSHTETIT ANTI KOMBTAR BERISHA – NANO: Lajmë i ri për mua do ishte sikur të lajmërohesh se ” Një gjeni shqiptar, po organizon çlirimin e atdheut nga komunisti stalinist Sërbi Sali Berisha.” Kollozi është komunistë militant me disiplinë proletare, veçse e ka zët të punojë për popullin.

    1. D. Osmani says:

      Kolltukun dhe paret e shtetit kujtojne se ua ka lene baba. Mire maloket po edhe ti mor “vlonjat”.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

      1. Vlonjati 12 says:

        Ky s’eshte vlonjat, po nje karagjos vlore, qe eshte marre me kumar. Ç’mund te presesh nga nje njeri pa personalitet, qe merrej me kaposhat ( gjelat e detit ) e qe vinte baste se kush ishte me i forti. Nga keta plehra ka rreth vetes kryeplehu Berisha.

    2. Albano says:

      Mir tha Shalsi reklamat shperndahen ke gazetat e PD pre 8 vjetesh jan bere miliona. Ja dhe prova ku na doli. Bokan dhe kercenime qe mos i con ke gazetat e tjera se mos bier njoftimi ne duart e socjalistave. Mendoni se cfar ndodh me nje socialist qe do te legalizizoj shpin e vet asiher ne bot.

      Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
      dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
      Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
      që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

      Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
      dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
      kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar,
      nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

      Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
      kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
      Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
      koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

      Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
      fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
      Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
      mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
      dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
      kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

  2. Dean says:

    Irela Premti a mos asht gja maloke???,apo jam une gabim.Jo,jo,maloke asht.

    1. Gjin Bue Shpata says:

      Dean e kuptoj frustimin tend, por me vjen keq i dashur por ne shqipot “hundeshkabe” gjithmone kemi menduar per murin rrethues “avlline” tone, ne nuk njohim nder e shoqeri, Veri vs Jug vetem te mbushim thaset tane dime, une jam nga Gjirokastra dhe sulltanit tone i sherbejne me shume nga Jugu SE MALOKET qe pretendon ti, ata ai i perdor si xhandare me hunje.
      Por ata qe e mbajne ne ate karrige jane nga Jugu aq edhe nga Veriu.

  3. hawk999 says:

    S’ka faj Irela “shkrete” dhe ca te tjere qe i perdornin qe kur isha une Zv/Drejtor,sado qe beja sa qe e mundur per t’i penguar.Fajin e ka paaftesia qe do te thote:- nqs keto do ishin vertet dosje te punuara gjate kohes se Kollozit,atehere ku ta gjente ta perhapte “suksesin” ne te gjitha mediat,por jane dosje te punuara me pare.Pyeteni c’u be me VKM-ne qe ishte pergatitur qe ne mars te ketij viti??Pse s’eshte botuar ne “fle-torren” zyrtare?C’u me me HOTEL D’ORO dhe CITY PARK?Po me afersisht 800 perfshirje ne databaze te objekteve jashte afatit ne kundershtim me nenin 17-18-33 te ligjit 9482,dt 03.04.2006?Po me nje prone ne Vlore ku nje pjese e saj ka hyre brenda spitalit(prone publike->s’lejohet privatizimi)?Shikoni dhe kujt i takon?? p.s- ehhh sa here i kam pare duke qare vertet ca hallexhinj qe donin t’i hiqnin nga puna nqs nuk zbatonin urdhrat e kundraligjshem!!Kam letren dhe sms qe tamam per kete problem e vura ne dijeni dhe Berishen,por s’e rrrrrrrrruajti fare! Cfare Kollozi,aty eshte akoma “dora e Shabes”.Megjithate Ju te Temes mos u merakosni shume per Shekullin,se “Kokrra e K” luan me dy porta.

  4. discret says:

    Ju Dean keni deficite te medha, si blogues shfaqni veten si diskriminues dhe perjashtues i te tjereve ,me paaftesi bashkejetuese komunitare ne diversitet,ke ngelur shume prapa,i paragjykon njerezit gjeografikisht,jo per ate qe jane si individ,injoranca jote duket e vulosur nga arroganca juaj ndaj cdo gjeje jashte teje ,nuk kompensohet vet-vleresimi juaj i ulet me ofendimin e te tjereve shpresoj te sherohesh

  5. gjergji says:

    Nqs e merr pushtetin PS-ja , këto reklama do tu kalojnë gazetave të lidhura me të ; dhe kështu me radhë pambarim, njëherë tanët, njëherë të tjerët. Trishtim i madh në Shqipëri ! Asnjëherë sipas meritokracisë në 100 vjet shtet !

  6. Avniu says:

    Si e quani kryetarin e PD Vlore militant? Mos e kini nga hashashi?

  7. beni says:

    Pse nuk e denonconi kete shkelje ligjore ne prokurori dhe te mos beni ter ter, lejani prokurorise ne dere,merrni dhe nje avukar dhe cojeni padine deri ne fund.se eshte nje nen i kodit panal qe e denon kete gje.

  8. hawk999 says:

    S’ka shkelje ligji dhe si rezultat veper penale per sa kohe keta s’kerkojne sipas kushtetutes dhe ligjit mbi te drejten e informimin te vitit 1999,qe te vihen ne poses te dokumentave zyrtare.Duhet te jene keta qe t’i lene Kollozit “doppio 6” ne dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje