Gazeta e njohur italiane dhe reporteri i Amnesty Interantional Riccardo Noury shkruajnë në numrin e sotëm të gazetës “Corriere della sera” për grevën e urisë së ish-të përndjekurve poltikë. Ata vënë gishtin mbi kryeministrin Sali Berisha dhe thonë se ai me qëndrimin e tij kokëfortë për të mos dialoguar me protestuesit dhe me etiketimin e grevës si politike, po i hedh benzinë zjarrit. Ja teksi i plotë i artikullit.
Nga Riccardo Noury
Një grup prej 24 ish-të përndjekurish politikë të regjimit komunist që qeverisi Shqipërinë nga 1944 deri më 1990 ka nisur një grevë urie tash tre javë, në shenjë proteste për vonesat që qeveria e Tiranës po u bën pagesës së viteve të burgut, parashikuar nga një ligj i vitit 2007.
Sipas Shoqatës së të përndjekurve dhe të përsekutuarëve politikë, nga viti 2007 është paguar vetëm një e teta e dëmshpërblimit të parashikuar. Shumë ish-të burgosur janë të vjetër, të sëmurë dhe jetojnë në kushte të një varfërije ekstreme.
Më 8 tetor ish-të përndjekurit Gjergj Ndreca(në foto) dhe Llazi Koço janë vetëdjegur dhe morën plagë të rënda. Më 10 tetor u vetëdogj Lirak Bejko. Të tjerë ish-të përndjekur kanë zhvilluar manifestime proteste përpara parlamentit.
Më 12 tetor, ndihmuar prej ndërmjetësimit të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë dhe Delegacionit të Bashkimit Europian, u zhvillua një takim mes një përfaqësie të grevistëve të ish-të përndjekurëve dhe presidentit shqiptar Bujar Nishani. Në të njëjtën kohë kryministri Sali Berisha vazhdon të hedhë benzinë në zjarr duke thenë se protesta e ish të përndjekurëve ka një motivim politik..
Amnesty International u ka kërkuar autoriteteve shqiptare që të rinisin takimet dhe të garantojnë pagesën e shpejtë për të dëmshpërblyer ish- të përndjekurit politikë
Gjatë 46 vjetëve të regjimit komunist opozitarët e regjimit u persekutuan për shkak të ideve të tyre politike, u arrestuan, u internuan dhe atyre iu sekuestruan të gjitha pasuritë dhe kapitalet. Dhjetëra mijëra vetë u burgosën dhe shumë të tjerë u internuan dhe u detyruan të punonin në punë të detyruar në kushte të mjerueshme, me mungesë të ushqimit e të kushteve elementare të jetës e të kujdesit shëndetësor
Sipas Shoqatës së ish të përndjekurëve politikë, 5577 burra dhe 450 gra u dënuan me vdekje ose vdiqën nga torturat..
Ligji i vitit 2007 parashikon që çdo ish-i përndjekur të shpërblehet me 2000lekë(rreth 14.30 euro) për çdo ditë burgu.
Edhe Ambasadori Ettore Sequi, shefi i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë ka kërkuar të nisë dialogu. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe tri organizata jo qeveritare shqiptare, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Qendra Shqiptare për të drejtat e njeriut dhe Qendra shqiptare për rehabilitimin e traumave të torturës..
Përveç disa dëmshpërblimeve të pjesshme dhënë sipas ligjit të vitit 2007, ish-të përndjekurit politikë, amnistuar njëzetë vjetë më parë, nuk kanë marrë asnjë kompensim tjetër nga qeveria. Disa të burgosur, që u janë nështruar torturave, nuk kanë marrë as rehabilitimin psikologjik prej autoriteteve. Në qoftë se nuk do të ishin asistuar nga disa shoqata lokale, po të ishte për qeverinë, ata do të ishin harruar.
Përgatiti: Ilir Yzeiri
Sali Berisha kerkon te krijoje trazira si ato te vitit 1997 per te djegur dokumentacionin e korrupsionit te ketyre 8 viteve. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/10/gjoke-uldedaj-me-ndihmen-e-jozefina.html
“Corriere della Sera” -po thote hapur se:
Sali Berisha eshte nje Stalin…dhe,
ashtu si Ai,edhe Saliu e ka mbushur kete vend
plote me viktima.por,ashtu si Stalini qe e
nderpreu aktivitetin kriminal vetem kur vdiq,
Te njejtin fat,do te kete edhe Shqiperia,per ta
pare driten e Lirise…dhe Marsi po afrone
ku asnje shqipetar te mos i shkoje ne Morte!!!
Ne nje sondazh ne maj 2012, pyetjes se a do e djege prape Shqiperine Berisha, votimet e 1433 te anketuarve ishin si me poshte:
Nuk e di 38 vota = 2%
Jo 141 vota = 9%
Po (do e djege) 1254 vota = 89%
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/do-e-djege-prape-shqiperine.html
Edhe keta te “Corriere della Sera” qenkan bashkur me
Socialistet dhe Ramen. Maskarenj, nuk me besohet. Ehh, kujt t’i besosh
me pare?
Qenkan politizuar dhe keta.
Para se te shkruash e te japesh mendime lexo se kush eshte gazeta Corriere della Sera.Je aq miop sa leshon gomardheqe si Agi yte Sali.Qe te mos qorrollepses tu besosh atyreve qe shikon ne cadren e grevistve. Correre della Sera nuk eshte gazete si ato te PD qe lexon ti cdo dite.
Ah ti qenke komplet koqe kanari,”Corriere dell Sera” eshte e perditshmja me rendesishme ne Itali,dhe as qe i intereson te beje lufte politike,por thjesht tregon ngjarje dhe faktet ashtu si ato ndodhin ne te vertete.Dhe e verteta eshte shume e dhimbsur per kete vend te shkerdhyer nga babai jot shpirteror Sali Serbi,i mbeshtetur nga injorante me tre klase shkolle si puna jote.
A E MORET VESH SE CFARE NDODHI SOT NE GJERMANI KANE HY NE GREVE URIE NJA 20 CIFUTE DHE KERKOJNE DEMSHPERBLIM NGA LUFTA E DYTE PO NUK KANE KORDINATORE GREVE DHE KANE KERKU NDIHME NGA PARTIA SOCIALISTE DHE KANE KERKU 2 NJE QE TE LYHET ME BENZINE E TJETRI TE KETE CAKMAKUN VESHTIRE DO TA KETE MERKEL
O TONI PO TRAP NGEL MORE I SHKRET ?
Plaku Saliu este isemure psiqik
Berisha eshte i betuar se do ta çoje Shqiperine edhe nje here ne kuoten zero dhe pastaj do ta dorezoje. Kokefortesia e Tij ka vetem nje rruge dhe nje pergjigje: Do ta djege edhe nje here Shqiperine si ne ’97.
Po pse si kujtoni ju kapitalista, ta merrni pushtetin pa gjak, jo biri im, ne me gjak e morem dhe me gjak do ta mbrojme, apo mos kujtoni ju se e la ai renegati Ramiz pushtetin pa gjak dhe do ta lejme edhe ne?
Ne qofte se une do te kisha lene pasardhes Saliun, ju sdo te kishit asnje shanc te merrnit pushtetin ne 90, por ene se deija se Saliu ishte i afte edhe per te mbrojtur komunizmin e diktatures se proletariatit, kujtova se ai ishte i afte vetem per te me mbajtur mua uturakun.
Por tani saliu nuk me zhgenjeu aspak, ai po ben ato qe une ja mesova me veprat e mija dhe ju do te merrni vetem kamzhikun.
Ne pushtetin nuk e leshojme, e beme njehere ate gabim, per se dyti biri im sali, sdo te me zhgenjeje.
Provoje ti TONY dhe ti Fani te hyni ne nje greve si ata, po nuk jua nxori SRB-i te gjitha hajdutlliqet dhe spiunlliqet qe keni bere. Jo vetem kaq po do ju shtoje edhe gjera qe ju si keni menduar. Ose te provoje Xhozi,…. dhe e shikoni se cfare i nxjerr ai, asaj…
Kjo video ka vendosur per greven dhe per te burgosurit politik http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
ANALIZE : Ne e falenderojme gazeten e madhe Italiane Corriere della Sera per artikullin e saje !!!
Si gjithmone media e politika Italiane merret me riparimin e difekteve te atyre qe jane ne pushtet e kur meremetimet nuk funksionojne te braktisin e kalojne ne kampin kundershtare !
Kete gje mundohet te beje dhe Corriere della Sera e cila e para lajmeron krim Berishen : Paguaj cfare ke per te paguar dhe mbulle kete histori !!! Ndryshe nga sirtaret tane do dalin te tjere artikuj !!!
Gjithsesi kjo levizje e Corriere della Seras e cila eshte nje nder colonat ku mbeshtetet politika Italiane eshte nje sinjal i qarte se ne jemi ne rruge te drejte si ne permbajtje ashtu edhe ne formen e paraqitjes se te drejtave tona !!!