Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka qenë sot në Komunën Dajt, ku në kufijtë e Tiranës, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë për shitje disa prona të rëndësishme të ushtrisë. Deputeti Balla tha se këto shitje po bëhen pa asnjë lloj konsultimi me qeverisjen vendore.
Vetëm në Komunën e Dajtit Arben Imami po shet 85 mijë metra katrorë, u shpreh deputeti Balla.
“Le ti marrim me radhë të gjitha repartet ushtarake që Arben Imami po shet këtu në Dajt, në një nga zonat më të rëndësishme që rrethojnë kryeqytetin e Shqipërisë. Kemi ish-Oficinën, Qesarakë- Tiranë, 15 mijë metra katrorë; Batalionin e Ndërlidhjes, përsëri në Qesarakë, 32, 930 metra katrorë; ish-Batalionin e Këmbësorisë në Shupal, 1365 metra katrorë; Reparti 8890 , te Rrapi i Treshit, 34,126 metra katrorë; ish-Shtabi i Repartit 1511, Qesarakë, 13.387 metra katrorë. Pra në total, vetëm këtu në Dajt Arben Imami po shet 85 mijë metra katrorë”, tha Balla.
Sipas Ballës kjo shitje masive e pronave të ushtrisë edhe në Dajt është bërë pa marrë parasysh nevojat e komunitetit apo pa u konsultuar me pushtetin vendor.
“Kur thashë pak më sipër se nuk ka marrë parasysh kërkesat e komunitetit, i referohem dokumentacionit të përgatitur prej Komunës Dajt dhe drejtuar Kryeministrit të kësaj qeverie, Sali Berishës, ku i kërkon që një prej këtyre reparteve prona të ushtrisë këtu në Dajt, të mos shiten, të mos privatizohen, por të shkojnë për nevojat e komunitetit të kësaj zone për të ndërtuar një shkollë. Por kërkesa e këtij komuniteti për të ndërtuar një shkollë nuk është marrë parasysh as nga Saliu dhe as nga Arben Imami”, u shpreh Balla
Në mbyllje, deputeti i Partisë Socialiste ka theksuar edhe një herë se kjo mënyrë shitjeje me nxitim dhe pa konsultuar asnjë prej të interesuarve, hedh dyshime për afera korruptive të pushtetit me pronat e ushtrisë:
“Sali Berisha dhe Arben Imami po shesin së bashku 85 mijë metra katrorë troje këtu në Dajt, duke mos marrë parasysh interesat dhe nevojat e komunitetit lokal, por kanë në mendjen e tyre dhe në praktikën e tyre zyrtare përmes të gjithë dokumentacionin që kanë përgatitur, veçse interesat e njerëzve të lidhur me pushtetin e tyre. Interesat e oborrit të Saliut dhe interesat e Arben Imamit që është kthyer në shërbëtorin e oborrit, duke shitur pasuritë e ushtrisë së këtij vendi.


a do te mbaje pergjeqesi ky imami kur te vini ju ne pushtet,,po lere cfar po shet,,se tani i ka ne dore vete te gjitha ligjet,,kete program dua une te degjoj nga partia socialiste dhe nga kryetari saj edi rama,,qe te gjithe keta politikanet e sotme do shkojne mbrapa hekrave nje dite…boll shiti kete dhe bleu ate..ne burg e ka vendin nqs jeni parti me bole ju te ps…
Nje fjale popullore thote”sheh rrushi rrushin dhe piqet” Kur ministrat dhe politikanet e paskrupullt grabisin me marifete te ndryshme pronat e popullit,pse te mos marre pjese edhe “artisti”yne i njohur Imami ne kete katraure.Te gjitheve u ka ardhur oreksi,shitet prona, pershembull me 10 milion,nga te cilat Imami merr gjysmen. Keshtu kane bere te gjithe politikanet e pangopur.Luli i Vockel i Berishes,mori kredi nga bankat nderkombetare per ndertimin e Rruges se Kombit,gjysmen e shumes prej 250 milione eurosh i futi ne xhepat e tij dhe te bosit Berisha.Keshtu ka ndodhur me kredite e marra edhe per qellime te tjera.E njejta gje ndodh edhe me tokat e Imamit.Gjysmen e fiton ushtria ,gjysmen tjeter, Imami.Ashtu jane shitur edhe stoqet e armeve te grumbulluara me djersen e popullit gjate 50 vjeteve te socializmit.
Po shume i forte na doli ky Imam Bajalldia,spaska frike fare,po nuk e di i shkreti se ne funde njeri do veje brenda,BE do te pakteten ndonje minister brenda….
Pret Rama i shkrete te vije ne pushtet te shese ndonje gje, lodhet kot. Mbase ne 2017 po la Sala gje edhe mund te mbetet dicka edhe per PiS-istat.
Ishalla me vdes babai qe ti shese pantullonat e tij,thoshte djali i tij qe kishte ngelur pa buke.Po ky artisti i Enver Hoxhes po shete pronat per tu borxhezu per vete.LERE O HAJDUTE QE TE HANE PAK BUKE EDHE POPULLI.Shko shite te plakut tende,e jo te popullit.Ky nuk eshte qe ti thuash’ NE EMER TE POPULLIT’, ME VARJE pa gjugje.
Ore kuksjan une e bera artist mbasi firmosi tek shoku sulo gradeci se do ti sherbeje partise dhe mua, hapjani dosjen njehere dhe aty do te gjeni arbenin se xfare angazhimesh ka marre.
Ju po e shisni Shqiperine bashke me antishqiptarin e Viçidolit, ore te pafytyre qe beni sikur ju ha meraku per trojet e shitur. Po te ishit ndopak burra te ndershem ju, nuk do te kishte kaluar ne heshtje Gerdeci, vrasjet e 21 janarit, vrasja e deputetit tuaj Xhindi, etj. Pse nuk e ngrini ne proteste “popullin opoziatr”, apo keni frike se i iken pushteti nga duart kriminelit te Viçidolit dhe ju mbeten si mekatare te vetem perballe forcave te reja politike qe mund te fuqizohen? Jo, ju nuk do t’i lini ato parti te ngrejne koke, prandaj e manipuluat kushtetuten bashke me bishen e Viçidolit, se pastaj do jepni llogari bashke me te per ngjerjet e vitit 1997. Ju do beni sikur do grindeni me shpellarin e Viçidolit ne zgjedhjet e a
Shite Sali serbi te serbet,shite Ilire me kryemsdhin,shite Ritvani me DEKEN(firme e bodes)shite ky maskara kriminel,Cfare do behet?JU LUTEM EFEDI une dua vetem 2 metra toke jo me shume.DUA TE RREGULLOJ NJE VARRE PER VETE,se kam frike mos vdes ne dheun e huaj.SA E KENI METREN E TOKES,une jep 4000 ero per nje varre qe te varrosem ne Shqipri.ME THUA TI;Shko te sharra!N’dakorte efendi por edhe aty ju s’te lini rehat.Sote te varrosin,pas 40 ditesh,te nxjerrin e vene tjetrin.JU LUTEM MOS SHITNI VARRET qe t’ja jepni Serbit FASLLIQ.Ai qe ishte nuk shiti asnje pellembe toke,ju qe po shisni gjithe shqiperin,NE VERRE TE SEMES DO SHKONI,ju qe shisni e ato qe blene.NUK E DI SE KJO DUNJA SE E AS KUJTE,vetem ai qe e ka fermuar,atij i detyrohemi.