Policia, dhunë brutale mbi Vetëvendosjen. Riorganizohet protesta drejt qeverisë

22 Tetor 2012, 16:33Rajoni TEMA

Albin Kurti perballe policeve

(E PERDITESUAR)-  Policia e Kosovës, para pak çastesh ka ndërhyrë, duke arrestuar shumë nga protestuesit, të cilët kanë qenë të ulur në sheshin “Nëna Terezë”.

Aktualisht protestë në sheshin “Nëna Terezë” nuk ka, por shihen forca të shumta të policisë.

Rruga në vendin ku kanë qëndruar për orë të tëra protestuesit është e mbuluar me ngjyrë të bardh, gurë, shishe plastike me ujë dhe gjësende të tjera.

Ndërkaq, siç raporton Radio Evropa e Lirë, rreth 100 protestues janë rikthyer dhe po protestojnë aktualisht te hoteli “Swiss Diamond”, në sheshin “Nëna Terezë”, vetëm disa metra larg ndërtesës së qeverisë së Kosovës.

Përballë protestuesve gjenden njësitet speciale të Policisë së Kosovës, të cilat kanë formuar bllokadë për të penguar depërtimin e mëtejmë të protestuesve.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje njofton se rreth orës 15:20 Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ndërhyri dhunshëm mbi protestuesit paqësorë, të cilit po rrinin të ulur.

“Intervenimi filloi duke hedhur gaz lotsjellës më pas duke shkelur me çizme mbi trupat e protestuesve të ulur paqësisht, dhe vazhdoi duke i ndjekur aktivistët në drejtim të hotelit ‘Grand’”, theksohet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Gjatë kësaj ndërhyrje, siç theksohet më tej në njoftim, u arrestuan rreth 20 aktivistë të tjerë dhe u lënduan të paktën gjashtë, njëra prej tyre grua, e cila është në reanimacion. /Zëri/

VV fton qytetarët t’i bashkohen në protestë

Vetëvendosje, përmes disa fletushkave që është duke i shprendarë në rrugët e Prishtinës, është duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës.

Protestuesit e Policia e Kosovës po mbrojnë me kryeneçësi pozicionet e veta. Të parët duan të parakalojnë nëpër sheshin Nënë Tereza deri te objektet e Qeverisë, për të kundërshtuar kështu dialogun me Serbinë, kurse policia për t’i ndalë në mes të këtij sheshi, disa qindra metra larg Qeverisë e Kuvendit.

Në shenjë pakënaqësie për takimin që ka zhvilluar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, në Bruksel, dhe kundër bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë, një numër protestuesish nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Aktivistë të kësaj lëvizjeje, duke përfshirë edhe deputetë të saj, kanë pësuar lëndime, derisa njësitet speciale të Policisë së Kosovës po tentonin ta shpërndanin turmën, e cila në orët e hershme kishte mësyrë ndërtesën e Qeverisë për të penguar punën normale të ekzekutivit.

Autoritetet e rendit kanë përdorur edhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën, prej nga raportohet se janë hedhur edhe gjësende të forta në drejtim të ndërtesës së Qeverisë.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se “edhe përkundër asaj që të gjitha protestat duhet paraprakisht të lajmërohen në Policinë e Kosovë, në bazë të Ligjit mbi tubimet publike, edhe sot aktivistët e Vetëvendosjes një protestë të tillë nuk e kanë lajmëruar në Policinë e Kosovës”.

“Ata kanë mësyrë ndërtesën Qeverisë së Republikës e Kosovës. Me të arritur atje, ata kanë filluar të hedhin gjësende të ndryshme, mjete të forta dhe ngjyrë në drejtim të policisë. Policia është detyruar të intervenojë, duke përdorur edhe gazin lotsjellës për shpërndarjen e turmës”, tha Kelani.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të subjektit politik, Vetëvendosje, Visar Ymeri, tregoi për Radion Evropa e Lirë se qëllimi i kësaj proteste ishte që t’u tregohet të gjithëve se ka pakënaqësi me këtë takim, siç e quajti ai, “kriminal”, ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq.

“Me këtë protestë kemi dashur të bllokojmë hyrjen e Qeverisë, për kryeministrin Hashim Thaçi, në mënyrë që të mos lejojmë të hyjë në ndërtesën e Qeverisë dhe t’i tregojmë se kjo nuk është një ditë normale pune, por është një ditë pas një takimi jashtëzakonisht të dëmshëm dhe të rrezikshëm për Kosovën”, theksoi Ymeri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë 18 pjesëtarë të policisë të lënduar, kurse numri i të arrestuarve ka arritur në 33.

Sa i takon numrit të të arrestuarve, Ymeri tha se ende nuk dihet saktë se sa persona janë arrestuar po sipas tij, numri është shumë i madh.

“Nuk e di numrin e të arrestuarave, ka shumë të arrestuar, kemi pasur intervenime policore, kanë qenë jashtëzakonisht brutalë, kanë përdorur të gjitha mjetet që i kanë në dispozicion, prej gazit lotsjellës, por edhe kanë goditur aktivistë dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, disa prej të cilëve janë të lënduar”, tha Ymeri.

Vetëvendosje bëri, po ashtu, të ditur se deputeti Liburn Aliu është në mesin e të lënduarve më rëndë.

“Liburnin e kanë e rrahur te hoteli ish-Iliria, ndërkohë që tash nuk është i arrestuar, por është në spital”, bëri të ditur Ymeri.

Njësitet e Policisë janë shpërndarë në sheshin Nëna Terezë, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit e mbetur. Protesta është duke vazhduar ende, derisa policia ka kërkuar që protestuesit ta lirojnë rrugën.


Në prani të protestuesve, ka mbajtur një fjalim edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili kryesisht ka folur kundër bisedimeve me Serbinë.

“Synimet politike të kësaj qeverie dhe çizmja policore në sheshin “Nëna Terezë” janë dy anët e të njëjtës medalje. Ne nuk jemi të lirë të lëvizim as në sheshin “Nëna Terezë” në qendër të Prishtinës. Ndërkohë, që qytetarët shqiptar në veri të Kosovës nuk mund të ecin lirshëm, nga strukturat ilegale atje, të cilat tash po legalizohen dhe legjitimohen më këtë dialogun politik për veriun”.

“Ju e dini qëllimi i Daçiçit, i thënë publikisht, është ndarja e Kosovës, qëndrimi i Thaçit, thënë publikisht është plani i Ahtisarit, gatishmëria për dialog është gatishmëri për kompromis. Dhe tash kompromisi do të jetë në formën e një republike serbe në veri, dhe jo mbase vetëm në veri, ngjashëm sikur në Bosnjë”, tha Kurti

37 komente në “Policia, dhunë brutale mbi Vetëvendosjen. Riorganizohet protesta drejt qeverisë”

  1. getozoari says:

    Plehrat e Thacit dhe plehrat e Berishes dine ti pergjigjen ne vetem nje menyre nje populli qe proteston!!!!1
    Ne burg maskarenjte qe po e shakterrojn kete komb!!!

    1. Dardan Sykja says:

      Berisha ne Shqipni dhe Thaci ne Kosove po e minojne CESHTJEN MBARKOMBETARE SHQIPTARE
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/ss-victory.html

      1. GENTI says:

        Bravo Abin Kurti: Ketij i them lider un, dhe jo si
        Rama qe i ftoi njerzit me 21 janar dhe iku.
        Lideri i vertete del krah per krah me shoket e tij sic ka
        bere Albin Kurti.

          1. raimondi says:

            Po mire qe nderhyn policia , por nuk duhet te ushtroje dhune bruatle,
            dhe sidomos ndaj politkaneve nuk ushtrohet dhune aspak.

            Policia duhet te sillet si nje polici europiane, kur regulli demorkatik nuk preket

            Aty jane te gjithe njerezit tane, si policia edhe protestuesit , ndaj nuk ka arsye te ushtroje policia dhune brutale

            Si nuk e kuton polica se protestuesit jane njerezit e tyre –Polica vertet ka marre urdher te shperndaje protesten, Ok, shperndaje , por perdore dhunen me kufizim ,Jo te godasesh per te demtuar njerezit e tu….

  2. Ramy says:

    Ka dallim midis Thacic dhe Dacic ?

  3. suzana(Kosove) says:

    Kosova eshte shtet qe po funksionon, protesta duhej te ishte lajmeruar me pare, duhej te kishte marre lejen nga Qeveria, ashtu sic ndodhe ne te gjitha vendet demokratike, nese dilni jashte Ligjit, kjo ju ndodhe, dhe mos na i nxirrni fytyrat e skuqura, se aspak nuk me vjen keq.
    Sikur zoti Thaqi me deshire takohet me serbet, eshte i detyruar dhe asgje tjeter, Albin Kurti i ka shume ne qejf Protestat, popullin nuk e ka pas.
    Te tentohet me dhune te futen ne Parlament apo ne ndertesen e Qeverise, i vie “era” grushteshtet apo diktature e nje pakice komunistesh me flamur kuq-zi.

    1. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI TE LARGOJE KAFSHEN BERISHIANE. says:

      suzana Kosove, vepron mire kur mbeshtete dhunen sepse kjo tregon qe nuk e duani njeri-tjeterin, pra vazhdoni keshtu per te kenaqe Serbine.

    2. Slayer (Peshkopi) says:

      Ik moj Suzane se na cave trapin, ne radh te pare na cave trapin me pervetsimin emer-shtet, dhe se dyti moj lumjane e pispillosur demokracia arihet me rivalitet qe do te thote duhet te kete nje mendim ndryshe qe te mundesohet me e mira…

      Tani vesh nji pale bikiny sexi dhe dil me shoqet per te gjetur shoket e mi…

      1. suzana(Kosove) says:

        Nuk ta qane ty asnjeri trapin, ke mundesi te mos lexosh komentin tim, e di shume mire c,eshte demokracia, eshte pushteti i zgjedhur me vota te lira nga shumica e popullit, ne kete rast eshte PDK-ja e Zotit Thaqi, askush nuk e ndale Kurtin te flase kunder Thaqit, por ne asnje menyre nuk eshte demokraci te tentosh me dhune te futesh ne ndertesat e shtetit. Une krenohem me Policine e Kosoves, per dallim nga policia e Shqiperise, ka autoritet, Kurti edhe te ishte vet Ise Boletini, nuk guxon te sillet ne kete menyre, por per fat te keq, eshte inkurajuar shume nga anti-shqiptaret e anti kombetaret e Shqiperise dhe kujton se eshte dikushi. Nje gje nuk e kuptoj, nese populli i Kosoves e injoron kete rrugac, pse ju te Shqiperise i jepini zemer, cfare fshihet ketu?

  4. ALpini says:

    Vetevendosja financohet nga qarqe antishqiptare.
    Populli kosovar duhet qe ti vere dajakun ketyre plehravet qe te mbuluara me patriotizem kerkojne panderprere qe ti bejne vetem keq Kosoves.
    Njerz me mendimet e Albin Kurtiot duhen vrare pa hezitim,duhen vrare me deshiren qe ka i semuri te sherohet.

    1. Guri says:

      Po cfare qarqe jane ato qe thua se po na hiqni trurin,pa na thuaj ndonje variant te shohim a duket i besueshem?

      1. Shqiptari nga Kosova says:

        “Guri” do fakte? Po te sjell nje sa per fillim. Gjat kohes se luftes A. Kurti beri nje interviste te “zjarrte” ne burgun e Pozharevcit,kohe kur Millosheviqi ndalonte shkollat,gazetat ,televizionet. Pat larguar nga puna te gjithe punetoret.Deportonte nje popull te tere. Digjte me zjarr e hekur gjitheçka nderkohe Kurtit i lejohet kjo interviste dhe kjo emetohej nga te gjitha mediat ?!!! Kjo e para. E dyta eshte rasti kur nje patrulle policore ,ne nje ndalese rutine zbuloi qe Kurti ishte i fshehur ne nje makine pas nje vizite ne nje vend te dyshimt. Pastaj çjane ato lidhje me vajzen e Sokoloviqit?!!! Pra aferê pas afere dhe Kurti nuk guxoi kurre te pronocohej sinqerisht, dhe keto protesta “kunder” qeverise per dialogun me Serbine tregojne qe Kurtin nuk e ha meraku pse dialogohet po pse Kosova (me shume dhimbje) po behet partner i barabart ne marreveshjet nderkombetare. Pra levizjet e Kurtit “quditerisht”jane ne sinkrone me qarqet antishqiptare!!! Qeveria e Thaqit mund te akuzohet e te kritikohet ne shume drejtime si papunsia e larte,korrupsioni,shendetesia e arsimi ne pike te hallit,por jo per nisma politike me Serbine kur dihet prononcimi i Thaqit qe nuk ka ndarje te Kosoves(kur “Levizja per Bashkim “doli hapur per ndarjen) dhe likuidimin e pushtetit paralel ne veri te Mitrovices dhe integrimin e saj me Kosoven. Pra me nje fjale Kurti eshte element qe ka marre porosine neper burgjet e Serbise qe ne momente vendimtare per Kosoven te beje harakiri. Por kjo nuk po i shkon pasiqe ne opinion ky tip tashme eshte i diskredituar. Me dhimbsen ca djem te rinje qe vertet jane idealist por qe kane rene ne kurthin qe ka ngritur A.Kurti.

    2. Enver Hoxha says:

      Ashtu eshte biri im e paske hengur edhe ti corben e prishur qe shperndava une me shoket e partise.
      Armiku duhet asgjesuar me plum ne bithe, mbahuni dhe vazhdoni rrugen qe gatova ne, asgjesojini armiqte mos kini meshire, me trima si ju partija do te shkoje perpara ne udhe te reja te pashkelura akoma edhe nga mesuesi yne Stalin.

    3. patrioti says:

      po qe ti je nje plere i djallezuar dhe te duket sikur di cdo gje..keto fjale qe the ti jan thene nga hashim thaci si e si ti uli vlerat albin kurtit..20 vjec ka protesuat perpara policise se shkieve kurti ku ishte ti zotrote atehere..apo duhej te ishte vrare albini qe te mendonte kafsha jote qe ai eshte patriot..dukesh far e lig.

  5. ALpini says:

    Harrova te pershendes policine e Kosoves qe po behet shembell edhe per policine e Shqiperise se si duhet te menaxhojne keto lloj protestash.

    1. gladiatore says:

      o dashnorja i berishes nuk tu mbyll njehere sqejpi!!! Dukesh qe nje nje kurve e atij!! ta paska ndare ne dysh po shko me vrap tek psikologu o i shkreti ti!!!
      Sa per zotin Alpin Kurti nuk ke pse te flasesh apo edhe ai eshte komunist!! Jua paska ngulur xhaxhi Enver aq shume sa nuk ju pelqeka ta keni me jashte

  6. alban says:

    O alpin po na can trapin me keto budalleqet qe shkruan , ne te semes vafsh ti dhe i thaci ah se harrova merrni ne te semes dhe berishen

  7. Qitesi says:

    Kur ka alpine s’ke ce do serbin njesoj si ai ta ben shtepin.Gjuhe me kriminale se kjo e ketij plehre kurre nuk kam lexuar ne asnje komente.Neveri respekt per levijen e patriotit Albi Kurti,pse mor mjeran nuk kupton nje gje fare te thjesht,PSE vjen dipllomati serb ketu ne Tirane dhe takon vellan e thacit stalin ram berisha PSE nuk behet e hapur transparente kjo azhend bisedimesh.Kur serbia hapur nuk njeh kosoven etjkrime ndaj saje historikisht.Turp per ty antishqiptare.

  8. Enver Hoxha says:

    Alpin bir, mos u tund nga istikami, keta jane armiqte e partise, vazhdo si te ka mesuar partija, me plumb ne bithe.

  9. voica says:

    Te pakten nje mesim del dhe nga kjo.
    Shqiptaret e Kosoves per nga shkalla e pergjejgshmerise shoqerore dhe ndjenjen e protestes na lene nja 50vjet pas ne.

  10. Dobermanet e Sales jan te lutur te komentojne tek RD…Njësia Speciale e Policisë se Kosovës nderhyri dhunshëm mbi protestuesit paqësorë.Bisedimet me Serbinë jan nenshtrim i radhes per Kosoven.Serbi paguan alpinat te komentojn e te shtypin popullin SHqiptar me çdo form.kaq debila jan keta alipina qe ndjekin kauz antishqiptare apo jan Serb….

  11. Kuq e zi says:

    Alpini pse keta policet e tu te dashur nuk shkojn ne mitrovic te serbet mi arrestu kur bajn protesta, sepse keta klysh te thaqit bahen trima veq kunder popullit civil shqiptar
    Dhe ti mor alpin qeni Mus ha mut kur nuk din o tradhtare pis.

    Rroft albini rroft vv
    Rroft kreshniku rroft ak
    Poshte tradhtaret

  12. Flamuri says:

    Me vije keq per kete qe ndodhi ne Prishtine dhe ate ne vlugun e kremtimit te 100 vjetorit te pavarsise se Shqiperise etnike.
    V.V. Duhet te perckatohet per kuvend ku zgjidhen çeshtjet ne baze te votes apo ne rruge siq po bene shpesh. Nuk ka te dyja.
    Sot ishin 159 veta ne demostrat por sjellja e tyre na i kujton okupimin e institucioneve te shtetit si ne vitet e 90 kur Serbia mori tere pushtetin ne duar dhe la popullin pa buke pa drita dhe pa shkolle.
    Shum eshte investuar ne lirin e kesaj pjese te shqiperise qe nje grup i cili nuk ka ama asgje me interesin shtetit dhe kombit te shkatrroj shtetin e ri te Kosoves.Pas kesaj qendron nje dreq i madhe antishqipetar. Duhet pyetur cka intereson V.V. pos te pushtoj qeverin dhe kuvendin e Kosoves dhe te ua jep atyre qe duan ta fusin Kosoven ne zgjedh.Kjo me se ashiqare tradhti kombetare.Tash Z. Jakup Krasniqi duhet te pyte vetin kush jane rrugaqet. Ti vije turp per mbrapavijen e krimit.

  13. Hedehe says:

    Albin Kudra kunder pushtetit te vete me 150 bashibuzuk.
    Pa leje dhe pa paralajmerim ne demostrata. V.V. Jane ne kuvend dhe atje duhet ta thon fjalen.
    Ose ne kuvend ose ne rruge te dyja nuk ka.
    Policija ishte shume e duruar dhe profesioanle.
    Asnjeri nga keta nuk e ngrehu gishtin e pushkes kunder serbise dhe tash dalin rruges me rrexuar pushtetin qe e fitoj lirin te cilen shqipetaret e Kosoves e kane paguar me gjake per me shume se nje shekull.
    Nje dreq i madhe eshte pas kesaj maskarade, kurse z. Jakup Krasniqi tash duhet te tuprohet kur i quente ministrat rrugaq.
    Rugaqet e tij sot i pa gjithen bota dhe i knaqen armiqet.

  14. l says:

    …se zoti vet e tha me goje
    qe kombet shuhen permbi dhe
    por shqiperia do t jetoje
    per te per te luftojme ne

  15. ALpini says:

    Po turfulloni dhe jarge po nxirrni o qelbesirat e kombit shqiptar.
    e lexova se cfare kisha katranosur dhe me pelqeu jasht mase kur pashe se bllok bashkuar ju ka hyre zekthi e spo gjeni rehat.
    Sinqerisht u them se kur e shkrova nuk e mendova se do pezmatoheshit kaq shume.

    1. SS says:

      U kujtoj lexuesve shqiptare te vertete se ky shqipfolesi qe shkruan nen emrin ALpini, perkrahte marreveshjen e detit ose me mire dhurimin e detit shqiptar shtetit fashist grek! Po ashtu ky anti-shqiptar shqipfoles eshte kunder Kosoves dhe kosovareve, se keshtu deshiron Faslliçi dhe banda e serbeve qe kane pushtuar sferat e ekonomise shqiptare. Ndaj mos u habitni shume kur i lexoni keto kerrmaqet anti-shqiptare, ky palaço as shqiptar NUK eshte!
      Per temen… Thaçiç do ta paguaje nje dite kete dhune kunder Vetevendosjes – e vetmja force me te vertete patriotike ne Kosove! Nese populli kosovar do t’i jepte Alin Kurtit mbi 50% te votave, Serbia Veriun e Kosoves do ta shihte me dylbi, bile me teleskop!

  16. Horri i Bulevardit says:

    Bravo Albin Kurti ne balle si gjithmone, duhet te marrin shembull keta tanet ne opozite, jo te rrine ne bisht por te dalin ne balle si A. Kurti.
    Jepjani voten AKZ ne Shqiperi dhe VV me Albin Kurtin ne Kosove dhe do te shifni se ceshtja shqiptare do ti tmerroje sllavet e ballkanit.

  17. Limoni says:

    Më shumë se 60% e popullit shqiptar në Kosovë është pa punë. Edhe ata që janë të punësuar nuk punojnë me nder për punëdhënësin, sepse ju duhet shpërblim shtues nga dikush tjetër. Kjo do të thotë se mjeku merr rrogë, por pa e paguar me para në dorë e le pacientin të vdes në oborr të spitalit. Polici, gjykatësi, roja e burgut, kufitari, doganieri, kryetari i komunës, ministri dhe të gjithë një nga një e bëjnë të njëjtën: pa pagesë shtuese nuk bëjnë asgjë.

    Kjo është sëmundja shpirtërore e Kosovës në këtë moment. I vetmi shpëtim për Kosovën është një udhëheqës i cili nuk përdor forcë, por e bën të kundërtën. Ai tregon qartë se nuk ka asnjë armik. Ai do me zemër. Ai nuk e urren askënd. Ai buzëqesh. Ai nuk gjuan me gurë.

    Shqiptarët po demonstrojnë kundër të këqijave të qeverisë, por kanë harruar që sa vite të demonstrojnë për të mirën e popullit.

    Nënë Tereza ka thënë me vend: “Unë nuk marr pjesë në demonstrime kundër luftës, por vetëm nëse organizohet një demonstrim për paqe”. Dallim të madh kanë këto dy veprime nga njëra tjetra.

    Prandaj ju them anëtarëve të Vetëvendosjes se nuk është mirë të mbahen dy kapela në të njëjtën kokë. Ju jeni parti e regjistruar politike. Silleni ashtu sikur që sillet partia politike. Luftoni në kuvend, përndryshe nëse jeni me popullin, refuzoni qumështin e lopëve të Serbisë që e pini çdo mëngjes. Refuzoni prodhimet e huaja në treg. Mos i thyeni vitrinat e dyqaneve, por thjeshtë mos e blini prodhimin. E gjuan vetë shitësi pastaj atë në bërllok. Mos e përdorni telefonin e Serbisë. Mos e përdorni naftin e Serbisë. Mos e përdorni rrymën e Serbisë. Mos e blini bukën e Serbisë. Nuk do të vdisni nga uria.

    E shihni ju pastaj se si dorëzohet e gjithë Evropa e le më Serbia ose qeveria jonë në shërbimin e tyre, ose të përfaqësuesve të tyre. Qeveria jonë janë njerëz si ju. Nuk dinë se çka po bëjnë.

  18. rickey says:

    PER SUZANA KOSOVE oj ti cike per te lajmru proteste nuk duhet te lajmerosh QEVERINE oj qure, po policine heheeee

    1. suzana(Kosove) says:

      O Quran (ricki), Policia i takon ministrise se brendeshme, Ministri i brendshem eshte anetar i Qeverise…ik ore,

      1. SS says:

        Suzana Ivanoviç, je gje e minoritetit serb moj пичка?
        Sa para merr per te mbrojtur serbet dhe qeverine pro-serbe te Kosoves?

        1. suzana(Kosove) says:

          SS, kur do ti cash koken gruas me sopate?
          Une nuk jam serbe, nuk mund te jem, gjithe vellezerit e mij jane ata qe kane vrare serb, jo Albin Kuti, as ti o fare e keqe e shqiptareve, ku dini ju cili eshte i mire ne Kosove, si mund ta dini ju me shume se populli i Kosoves, rregulloni ju punet tuaja se na keni bere te turperohemi nga Shqiperia, Kosova ka 4 vjet pavaresi dhe ka autoritet me te madh ne Bote se Shqiperia, edhe ate cope Shqiperi e bene kosovaret, kurre ju, nuk flas nga inati, nga FAKTET
          (lexo Wikipedia, lufterat Ballkanike, po pate mundesi perktheje nga kroatishtja).

  19. B says:

    Albin Kurti lum Kosova qe e ka dhe mjere ne shqiptaret e Shqiperise qe jemi ne dore te try ly lyse..Edi Rama

  20. rickey says:

    PER SUZANEN oj QURAVIC policia i takon MPB edhe qeverise, por JUVE keni shkruar me lart se VV duhet te kishte mare leje nga QEVERIA per te protestuar cfar HIPOKRIZIE . Edhe qeveria nuk asht e PDK-se por e popullit edhe per ate duhet te kete zgjedhje demokratike kush fiton edhe hyn ne qeveri ( PDK-ja ka fitu me vota te vjedhura sic tha vet Jakup Krasniqi) edhe populli paguan taksa keti shteti. Shteti te rreh me leket e tua, e kupton tash pse ke drejte te PROTESTOSH policia qeveria ministrite jane te POPULLIT se hashimit nuk ja lan baba plak e kupton oj QUREEEEEEEEEEEEEEEEEE.
    Cfar analfabeti NC NC NC NC NC

  21. deshmitari says:

    Te lumte o albin kurti.Por vetem nuk mundesh me ba azgje perderisa fatmir limaj dhe jakup krasniqi nuk bahen deshmitar kunder hashim thaqit dhe kadri veselit,nelidhje me vrasjen e BEHAJDIN ALLAQIT njerin nga ish udheheqesit dhe themeluesit e UCK-se nga ana e ketyre dy zagarve te serbise.Se tash po shihet qarte se kush ka qene hashimi dhe veseli se si itradhetuan shqiptaret e kosoves lindore,malsin ne perendim,dheshqiptaret ne juge pra ne maqedoni,e sa per ata te mitrovices moti e kane krye ket pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje