Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Ismet Ibishi, ka theksuar se po bëhen përpjekje për një kontroll edhe nga ajri me patrulla të përbashkëta, në ato zona ku mjetet e tjera nuk mund të patrullojnë, për një luftë akoma më efikase ndaj krimit të organizuar e kontrabandës në kufirin Shqipëri- Kosovë. Ky pohim i numrit dy të Ministrisë së Brendshme të Kosovës është bërë në një takim që ky i fundit ka zhvilluar me drejtorin e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Hysni Burgaj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Zv.ministri i Brendshëm i Kosovës, Ibishi, javën që sapo lamë pas zhvilloi një vizitë dyditore në Tiranë, ku shoqërohej dhe nga drejtues dhe ekspertë të strukturave të ndryshme të Policisë së Kosovës.
Gjatë takimit të zhvilluar me drejtorin e Policisë shqiptare, Burgaj, bashkëbiseduesit evidentuan bashkëpunimin shumë të mirë që ekziston mes Policisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, si dhe theksuan nevojën e intensifikimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, duke konfirmuar vullnetin maksimal për të bashkëpunuar në të gjitha drejtimet.
“Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencës ndërmjet dy policive ka qenë në nivele shumë të larta dhe e veçoj këtë si bashkëpunimin më të mirë në rajon, si dhe shpreh dëshirën dhe vullnetin maksimal për të konsoliduar dhe më tej këtë bashkëpunim në të gjitha fushat”, u shpreh Burgaj. Gjatë bisedës, Burgaj, duke e vlerësuar si një arritje madhore për vendin procesin e liberalizimit të vizave dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, evidentoi faktin se një kontribut të çmuar në këtë drejtim kanë dhënë dhe përpjekjet mjaft të mëdha të Policisë së Shtetit dhe treguesit e arritur prej saj.
Në përfundim të takimit, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe zv.ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, duke rikonfirmuar dhe një herë gatishmërinë për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, theksuan faktin se nuk duhet të ketë kufij në luftën kundër krimit.
Krahas tri pikave kufitare Kosovë- Serbi, edhe Vërmica në kufirin Kosovë- Shqipëri, hyn në mesin e vendkalimeve kufitare ku bëhet më së shumti kontrabandë. Ndërkohë kufiri Shqipëri – Kosovë është shndërruar në një nyjë të kontrabandës së mallrave e trafiqeve, kryesisht përmes kufirit të gjelbër, por edhe të pikëkalimeve kufitare. Në kufirin e gjelbër, si për pikëkalimit kufitar ekzistojnë dy rrugë këmbësorie që shërbejnë për kontrabandë, ku njëra shërben për kontrabandën e gjësë së gjallë (viçave hormonalë), ndërsa tjetra shërben për mallra të ndryshëm, duke përfshirë edhe ato të akcizës së cigareve, kafes, pijeve alkoolike, etj.
Ndërkohë që kontrabandë realizohet edhe në fshatin Pogaj përmes kufirit të gjelbër, kryesisht ditëve të hëna dhe të premte, si dhe përmes Liqenit të Fierzës në Morinë, në Shishtavec, Qafë-Prushi e Qafë-Morinë.
Trafiqet dhe kontrabandën e mallrave në kufirin Shqipëri- Kosovë e kanë pranuar edhe drejtuesit më të lartë të Doganave të Shqipërisë e të atyre të Kosovës, madje njëri prej tyre, pikërisht ish-drejtori i Shërbimit Doganor të UNMIK-ut, Paul Acda, pati deklaruar se vetëm një mur si ai kinez mund të parandalonte kalimet ilegale të mallrave në kufirin Shqipëri – Kosovë. “Kontrabandistët janë si uji. Gjejnë nga një vrimë për të depërtuar dhe e vetmja mënyrë për të ndaluar kontrabandën përmes kufirit tokësor Kosovë – Shqipëri është të ndërtohet një mur, ashtu siç bënë kinezët”, deklaronte ish-drejtori i Doganave të UNMIK-ut, Paul Acda.
Me e mira e se mires do te ishte heqja fare e kufirit shqiptaro-shqiptar, per çka edhe eshte derdhe gjake me vite, e jo te ndertohen mure te reja mes shqiptarësh sepse edhe ashtu jemi ndare, perçare, vrare e masakruar me vite, tani me shume se kurre kemi nevoje per bashkim, e jo per mure ndarese. Selam prej Kosove!
Gjaku eshte derdhur per kos. Daredane dhe per asgje tjeter.
Ku po i shef ti ata shqiptar andej kufirit?????!!!!!!
Ata me kohe kan hubur identitetin e te qenurit shqiptar.
Jo vetem femerat por edhe dhite i kan te perqitura me cjaper grek.
Selam beju atyre tuve ne kosove se ketu ta shajn nenene per kete selam
IK TANI PALLOSH maloku i Kosoves
Ok pra hajt Alejkum Selam por mos komento me se qenke vertet i trash mor burre.
Problemi me kufijtë gjeografik të shqiptarëve mund të jetë vështirë të zgjidhet, por sa mirë do të ishte po të ekzistonte një gjuhë e përbashkët shqipe, e jo katërqind dialekte të ndryshme sikur tani. Nuk i kupton njeriu se çka shkruajnë disa as nga njëra anë e as nga tjetra. Më e keqja është se nuk po e di njeriu a të hidhërohet apo të gëzohet me atë që po e lexon.
ti qenke me serb i trash o Dyshus se shqiptare nuk je ti, je nje pordh ne ajrin e Shqiperise.
MIRE ANDEJ NGA KOSOVA DO TI VINI MURE JU TE UMNIKUT ,PO KETEJ NGA ESHTE DETI CFARE DO VENDOSNI JU ,NJE URE.
Murin kines ta ndertojne ne kufi me Serbine, ndersa aty midis Kosoves e Shqiperise hiqe fare doganen dhe te kalojne mallrat lireshem , keshtu qe nuk do kete me kontrabande
Heqeni kufirin fare dhe nuk do kete fare kontrabande.Loni,di mdonje gjuhe ti qe nuk ka dialekte???Dialektet e pasurojne gjuhen,ooo Loooniii!
Një gjë kisha dashur që ta kuptosh ti Taulant, dhe të gjithë shqiptarët tjerë në botë:
Më mirë është që të mësojmë një gjuhë të pastër shqipe dhe pesë gjuhë tjera të huaja, sesa gjashtë dialekte të gjuhës shqipe.
Loni,qe ta dish ti une jam gjuhetar.Dialektet jane si burimet qe mbushin lumin.Nqs nuk merr vesh,mos fol kot.Une mund te te shpjegoja dhe ndikimin e dialakteve qofte ne leksik,morfologji apo sintakse.Por po i bie shkurt fare:dialektet ndihmojne gjuhen letrare kombetare(GJLK)dhe ti nuk ke nevoje te mesosh 6 dialekte te shqipes per tu mare vesh me shqiptare(meqe ra fjala jane vetem 2 dialekte:gege dhe tosk,te tjerat jane nendialekte:i Mbishkodres,i Gjakoves,Myzeqese etj).Nese ata jane te pashkolluar dhe nuk dine ti shprehin qarte mendimet e tyre nuk eshte faji i dialekteve.
Ne punuam dhe luftuam tere jeten per te mos pasur kufi as mur ndermjet shqiptareve dhe Shqiperise Natyrore e lere me te lejojme ngritjen e ndonje “Muri Kinez”.. Ai “kufi” duhet te jete pa pika doganore dhe pa asnje lloj mbikeqyrje civile as ushtarake sepse shqiptaret jane nje komb dhe i pandare.
Drenica e Kuqe