Për Serbinë Rezoluta e Kosovës është provokim

19 Tetor 2012, 10:27Rajoni TEMA

Iniciativa e Partisë Demokratike të kryeministrit Hashim Thaçi, që Kuvendi i Kosovës të nxjerrë rezolutë për normalizimin e raporteve fqinjësore ndërmjet Kosovës e Serbisë, është vlerësuar si provokim nga ana e kësaj të fundit.

Deputeti i Kuvendit të Serbisë nga partia e presidentit Tomislav Nikoliç, Milovan Drecun, i cili edhe udhëheq Drejtorinë për Kosovën në këtë Parlament, në një intervistë për mediat kosovare, të dhënë në Beograd, ka deklaruar se miratimi i rezolutës së Kuvendit të Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dy shtete përbën provokim për Serbinë, duke qenë se Serbia në asnjë variant nuk e sheh Kosovën si palë në nivel të shtetit.

Në intervistë Drecun ka folur edhe për strategjinë e shtetit serb për dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit. Ai thotë se bisedimet ndërmjet dy vendeve duhet të fillojnë me një takim të përfaqësuesve të nivelit të lartë, duke mos e përjashtuar këtu takimin në mes të kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç dhe kryeministrit Hashim Thaçi.

Drecun thotë se strategjia e Serbisë nuk e parasheh ndarjen e Kosovës, por përsërit qëndrimin e presidentit Nikoliç se në rast se Serbisë i kërkohet që përfundimisht të heqë dorë nga Kosova për t’u anëtarësuar në BE, Drecun thekson se Serbia do ta lërë BE-në dhe do ta mbrojë Kosovën./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje