Thaçi takon Daçiç, bien dakord për vazhdimin e dialogut

19 Tetor 2012, 17:48Rajoni TEMA

Zyra për informim e kryediplomates së BE, Baroneshës Ashton, ka dërguar një njoftim për media, pas takimit që është mbajtur në mes të dy kryeministrave, atij të Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Ashton.

“Jam takuar sot në Bruksel me kryeministrin Ivica Daçiç dhe me kryeministrin Hashim Thaçi, me qëllim të vazhdimit të dialogut të lehtësuar nga BE. Takimi i sotëm është në vazhdën e takimeve të mia të fundit në Nju Jork me presidentin Nikoliç dhe me kryeministrin Thaçi”.

“Pasi jam takuar me ta ndaras, kryesova një takim të përbashkët në zyrën time, i cili u mbajt në një atmosferë të mirë dhe konstruktive. U pajtuam për vazhdim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy palëve dhe të dy u pajtuan që të punojnë së bashku. Do të takohemi sërish së shpejti”.

“Besoj fuqimisht se dialogu është në interes të të dyja palëve. Objektivi i tij është përmirësimi i jetëve të njerëzve dhe të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve, dhe, duke e bërë këtë, Serbia dhe Kosova i afrohen më shumë Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e zyrës së Baroneshës, Catherine Ashton./ZERI

2 komente në “Thaçi takon Daçiç, bien dakord për vazhdimin e dialogut”

  1. Latif Dreqi says:

    boo per nder sa i ngjan Dacici Miloshit ne kete foto..Fiks si Millosheveci, vec floket e bardhe i mungojne..

  2. ajdin says:

    Takohet Thaci me pasardhesin e Milloshit,nuk takone Sali Serbi grevistat.Cfare kontrasti!E SHIKONI CFARE KRIMINELI KEMI NE kry.minister?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje