Tension në Prishtinë, Vetëvendosje përplaset me policinë: Nuk duam pazare me Serbinë

22 Tetor 2012, 09:35Rajoni TEMA

Ndërsa protesta e Vetëvendosjes po vazhdon para objekteve të qeverisë e të Kuvendit kundër bisedimeve, njoftohet se lideri i kësaj Lëvizjeje, Albin Kurti dhe deputetët Liburn Aliu e Albana Fetpshi, janë liruar. Ata u arrestuan gjatë përleshjes së policisë me protestuesit.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përleshur që më mëngjes me Policinë e Kosovës, ndërsa këta kanë tentuar të futen në ndërtesën e qeverisë. Njësia speciale e Policisë së Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për t’i zmbrapsur protestuesit, ndërsa  ka arrestuar disa nga ta.

Në orën tetë të mëngjesit, një grup prej rreth njëqind protestuesish u përballën me policinë, e cila duket ishte e informuar për protestën, në shenjë kundërshtimi të bisedimeve me Serbinë.

Protestuesit fillimisht hodhën domate e qumësht në drejtim të policisë, ndërkohë përdorën edhe mjete të forta – gurë e copa të tjera, që janë me bollëk në sheshin në ndërtim “Ibrahim Rugova”, në drejtim të objekteve të qeverisë e të Kuvendit. Policia, që ishte e pajisur me mjetet që zakonisht përdoren në rastet e pengimit të protestave, pasi u kërkuan që të largoheshin nga rrethojat e objekteve dhe refuzimit të urdhrit, përdorën gazin lotsjellës dhe u vunë në ndjekje të tyre deri afër Ministrisë së Kulturës.

Ndërkohë protestuesit shpalosën një baner në të cilën shkruante “Jo pazare me Serbinë”. Protestuesit po brohorasin “sheshi është i qytetarëve jo i policisë”.

6 komente në “Tension në Prishtinë, Vetëvendosje përplaset me policinë: Nuk duam pazare me Serbinë”

  1. Ben Chicago says:

    te njejten gje do beje A.K. ne tirane per viziten e mikut serb te saliut

  2. tralala says:

    Athua, ne shqiptarët kurrë nuk dimë të gjejmë masën?Prej një skajshmërie në tjetrën. Athua, pse nuk mundemi t’i thrrasim mendjes, së ftohtë gjithsesi, dhe të gjejmë një modus vivendi me vetëvetën për të çarë përpara ?

  3. Geg Toskani says:

    VV sot èshtè pèrfaqèsuesja e interesave tè shqipètarève dhe ajo nuk ngrihet pèr sè koti nè protesta. Ka pèrfaqèsues nè Europè qè mendojnè tè zgjidhin problemin me Serbinè nè kurriz tè shqipètarève, duke ushtruar presion mbi Qeverinè e Kosovès (Thaçin) mbi bazèn e tè ashtuquajturèn raporti i Dick M…apo me disiplinimin e zotit J.Krasniqi…
    Shqipètarèt nuk pranojnè tè gjenden tè tradhètuar nga njè veprim i mundshèm i Qev. tè Kosovès, ndaj nuk kanè pse rrinè duarlidhur duke pritur. Tè gjithè nè kèmbè e vigjilentè. VV i duhet mbèshtetje nga tè gjithè shqipètarèt. Nè kèmbè pèr protesta por pa vllavrasje.

  4. suzana(Kosove) says:

    VV, ne sherbim te shkaut, populli ne Kosove e di kete, ne zgjedhjet e ardheshme, asnje deputet ne Parlament, me tragjikja kur keqperdor Flamurin kombetar per tradheti ndaj popullit te tyre.

    1. pejani says:

      Albini e ka humb rrugen ne oborr
      Me bukura kur kerkon bashkim e dhjene muhabetin fare.

  5. AK says:

    Bravo VV. Turp per qeverine Thaci qe nuk ka bythe te ushtroje dhune ne veri te Mitrovices ku dhunohet haptazi ligji dhe sovraniteti i Republikes se Kosoves dhe ngre kerbacin ne mes te Prishtines kunder vajzave dhe djemve te Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje