Gjyqtarët pranojnë korrupsionin në drejtësi, gati transferimi i 320 prej tyre

23 Tetor 2012, 17:25Politika TEMA
Gjyqtarët pranojnë korrupsionin në drejtësi, gati

Rreth 320 gjyqtarë të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit në mbarë vendin pritet të lëvizin. Rotacioni paralajmërohet nga Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, në kuadër të reformës, uljes së korrupsionin dhe rritjes së besueshmërisë te publiku.

“Ne jemi në momentin e implementimit të një nga reformave më të rëndësishme të sistemit gjyqësor, rishpërndarjen e numrit të gjyqtarëve. Do të jenë 320 gjyqtarë të cilët do të rishpërndahen nga KLD, sipas një studimi që është kryer nga EURALIUS, së bashku me ministrinë e Drejtësisë dhe do të kemi një fizionomi të re të të gjithë gjykatave në vend,” tha Eduard Halimi, ministër i Drejtësisë, raporton “AS”.

Korrupsioni në gjyqësor pranohet nga vetë gjyqtarët, të cilët në një sondazh të mbështetur nga Ambasada Britanike, kanë pohuar se në vendimmarrjen e tyre kanë pasur ndërhyrje nga Presidenca, deputetët dhe zyrtarë qendrorë e vendorë. Togat e zeza madje kanë konfirmuar se janë joshur për të mbështetur njërën nga palët nëpër procese gjyqësore dhe se në pjesën më të madhe të rasteve janë avokatët shkaktaret e vonesave në gjykim.

“Aktualisht Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka filluar përdorimin e sistemit të pikëzimit në promovimet në gjyqësor. Sigurisht kjo është vetëm një pjesë e vogël e reformave që nevojiten në sistemin gjyqësor. Por besoj kjo iniciativë duhet mirëpritur si më objektive dhe transparente se sistemi i kaluar. Është një hap në drejtimin e duhur. Gjithashtu mirëpres faktin që përmbajtja e ligjit të ri për Gjykatën e Lartë është rënë dakord nga palët. Shpresoj që ky ligj i rëndësishëm të miratohet në parlament dhe të hyjë në fuqi sa më shpejt që të jetë e mundur. Por nuk ka vlerë që të huajt të bëjnë rekomandime që ata që punojnë brenda sistemit i shikojnë si të pavlera apo të parealizueshme. Sondazhi provoi se gjyqësori është koshient për sfidat me të cilat përballet profesioni ligjor. Ai ndan shqetësimin e publikut për korrupsionin dhe vonesat. Ai gjithashtu shqetësohet për procedurat e paqarta që bllokojnë zbatimin e drejtësisë. Ai kërkon një profesion ligjor të disiplinuar dhe të parashikueshëm. Vetë gjyqtarët mbështesin një sistem më transparent dhe meritokratik dhe duan që promovimet të bazohen në performancë dhe kualifikime dhe jo vetëm vjetërsi në punë,” tha Nicholas Cannon, ambasadori britanik.

18 komente në “Gjyqtarët pranojnë korrupsionin në drejtësi, gati transferimi i 320 prej tyre”

  1. Sinani says:

    Eh do beje para Eduardi tani qe do i luaje zotin! IIamgjinoni 320 gjyqtare….Yhyyyyyy! Nga 100 mije euro? Pak? E leme me kaq, bejne 32 milione. Sigurisht disa do t’ja japi ustait te madh!

    1. Vlora says:

      dhe ne fund cfar do te fitohet!!!!!?????

      do te nderojne vetem xhepat.

      reforma behet duke i hequr te gjithe pa patur nevoje qe ti kapesh,,,,pasi te gjithe pa perjashtim jane te koruptuar.

      KJO LEVIZJE BEHET TAMAM, VETEM PER TE MBUSHUR PD ME LEKE PARA FUSHTAE.

      te gjithe ministrat berisha i ka hedhur ne aksion,me halim, me imam me bode eme radhe.

      1. fule says:

        mendo cfare pavarsie ka gjyqsori , kur keta i leviz tartabiqi Halimi. Rrogetaret e qeverise do japin drejtesi pastaj

  2. Spartak Ngjala says:

    HALIM:
    Cili nga ju nuk eshte i korruptuar?!!
    Do qarkullojne?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-4.html

  3. Tirona says:

    Qe te krijohet besimi ne popull qe drejtesia po reformohet,i pari qe duhet te trasferohet eshte ministri i drejtesise , pastaj rradhen e kane ata gjyqtare te koruptuar, nese nuk behet kjo nuk ka reforme ne drejtesi .Ose na lejn te dyshojme se do trasnferojne ato pak gjyqtare te ndershem qe nuk jane korruptuar.

  4. ardian says:

    te pa korruptuar jane vetem TOMA dhe SASHENKA ….

  5. Treviso says:

    Per mendimin tim nuk jep rezultat transferimi i gjygjtareve.
    Mos funksionimi i mire i drejtesise vjen nga qeveria mafjoze. Me zhdukjen e qeverise mafjoze do ta shikoni çfar drejtesie do kete, po me ato gjygjtare. Kur kryeministri dhe ministrat thyejne ligjet dhe i bejne presion drejtesise kur vjen puna per tu gjykuar dhe nuk pranojne te gjykohen çfar do presesh? Kur ministria e mbrojties nuk pranon kontroll per korrupsionin qe ka bere dhe vazhdon te beje çfardo presim?Kur ministri i drejtesise eshte i korruptuar çfar do presim nga drejtesia?

  6. spiro says:

    problemi eshte se keta jane si pashallar.bejne pazare nga me te cuditeshme .mjafton lek dhe cdo gje mund te kthehet si ta duash.gjykata e apelit vlore kane edhe manaxher qe ve kuoten per gjyq .kini parasysh qe ka edhe gjyqtar qe jane edhe ne kld.arin deri aty qe gjyqet qe me shume sakrific i fiton ne apel mjafton 30000mije euro dhe pallati brenda 3 muaj mbaron si kohen e dulles me aksion,pastaj gjendet nje eksperte private dhe thote qe nuk e cenon ajri dhe driten edhe pse ballkoni nga ballkoni jane vecse 3 metra.keta jane kryekeput pushter.tamam pushta po e them edhe njeher pushta.

  7. Ivani i madh says:

    pse kritikon keta gjyqtare qe jane njelloj mostera si ty .DHe ti o karabush e fillove hetimin parlamentar per 21 janarin dhe e le pergjysme si keta gjyqtaret e tu dhe keshtu i thone tall hunda buzen o kukull e telekomanduar e Berishes.

  8. Enver Hoxha says:

    Po skane faj gjyqtaret e Shqiperise ore shqipetare, ata gjithmone kane qene rrogtare, si ne kohen e zogollit, jepnin denime cfare u thoshte politka e satrapit, ne kohen time nderhyja vetem tek ata qe me shanin partine dhe mua dhe ndonjerin qe i dukeshin patatet tona me te keqija se ato te jashtmet, por per hajdutet dhe perdhunuesit edhe keta qe rrafin grate ose i vrasin me sopata, (Le qe kujt ja mbante bitha atehere te perdhunpnte apo te priste koka e te vriste me sopata, i kasha bere te gjith pula qe benin vetem veze), per keta i kisha lene dore te lire gjykatesve, biles kur e shifja se mund te dilnin, ja futsha pastaj edhe per politike.
    Keshtu qe edhe keta gjyqtare jane rrogtare te politikes, thote saliu beni kete dhe keta rrogtare e bejne, ai qe se ben, i jep urdhe saliu Alpinit, ma nxirr pak biografine e ketij dhe Alpini sa hap e mbyll syte ja con biografine e gjyqtarit rebel dhe masa e pare pushim nga puna, masa e dyte pushim nga puna gruas, masa e trete perjashtim nga shkolla kalamanet dhe masa e peste, ha ndonje plumb qorr ku krimineli iken ne drejtim te paditur, deri ne zgjedhje kur e therret detyra.

  9. kelmendasi says:

    Nuk keni botue qe ne sondazh gjygjtaret e shkalles te pare jane deklarue se presidenca ka nderhy ne gjygjsor.Pra Topi dhe Spahija ne sondazh jane akuzue nga vete gjygjtaret se kane nderhy ne procese,Botojini tamam lajmet

  10. spiro says:

    kam pare me syt e mi nje avokat qe i shante gjyqtaret ne mes te salles.i thoshte urdhoni dhe cipin per pazarin qe keni bere me flamur kadene .dhe ti shikoje rinin si minj dhe skish kurajo asnjeri nga gjyqtare qe te theriste policin.madje ai i thoshte po kini bythe jam ketu dhe beni kallezim penal,ju them te drejte nuk kame pare asnje avokat trim si ai.kishte nje karakter te nje buri trim.ata rinin si legena dhe nuk hapnin goje fare.kur u mbyll gjyqi u afruan disa avokat te tjere dhe e pegezonin dhe i thoshnin na ke mare hakun tone .

  11. Stef Staku says:

    ANALIZE : Nuk e di se sa eshte numri i pergjithshem i gjyqtarve po kjo shifer besoj se do jete diku afer 50 % e gjyqtarve !!! Po perpara duhet te jene vene dhe kriteret duhet te kete dhe transparence se jo pastaj ky eshte jo kazma por Gerdeci ne Gjyqsor !!!
    Po kjo nuk behet per afera financiare te krim Berishes por per gjera akoma me te renda !!!
    Po gjate levisjeve do vihen ne poste kyqe gjithe militantet e PD !!!
    Ne betejen e vjedhjes se votes po perfshihen dhe 50 % e gjyqtareve ???
    Me kujtohet nje histori e Berluskes !!!
    Rreth 6 muaj pasi kishte ardhur ne Preseidencen e SHBA z. Obama deklRoi :
    – Duhet te pastrojme bankat nga titujt toksike ! – Gje qe ai e beri me se miri, dhe praktikisht SHBA e kaloi krizen ekonomike.
    Pak me vone ishte Berluska qe tha :
    – Tani duhet te shkojme e te pastrojme bankat tona nga titujt toksike ! – Dhe vertete shkoi ti pastroje bankat por pak me vone doli se gjate pastrimit Berluska i kishte vjedhur te gjitha !!! Dhe Italia eshte zhytur me keq ne krize !
    Keshtu edhe krim Berisha ne emer te reformave qe kerkon Europa ben zanatin e tij, vjedh ben presione, kercenon, vret, ja le fajin te tjereve !!!
    Gjithsesi ne duhet te veme ne dukje se keto veprime qe demtojne rende demokracine behen nen buzeqeshjen dhe keshillave te Mikut Tim Etore Sekui, OSBE dhepaliaciove te tjere

  12. LORA says:

    Zhvendosja paralele e gjyqtareve u quajtkerka reforme?????????
    Keta nuk e dine fare kuptimin e fjales reforme dhe informacioni i mesiperm mund te pertypet vetem nga injorantet.I gjithe sistemi i “drejtesise” eshte i malinjizuar dhe si i tille eshte shkaku i pare i shkaterrimit te shtetit.Por ne sistemin politik te kaosit 22 vjecar ai i “drejtesise e ka legalizuar shtetin gangster “MERR E IK E MOS KIJ FRIKE”.
    E gjithe mender klasa politike e ka yshtur kete “drejtesi” si sistemin imunitar me te mire per kusarite e krimet e saj.Pra jemi perballe nje korrace konsensuale,saqe fjala reforme e dale prej saj eshte nje karshillek turperues per taksapaguesit e rregullt.

  13. Zeni says:

    Nuk e di perse ben fjale ky mendjendrituri Halimi,i vendosur nga Berisha si minister drejtesie.Nuk e di ne se ai e di kuptimin e fjales transferim.Tranferim,mendoj une, do te thote nderrimi i vendit te punes,pa ndryshuar profesionin.Domethene se gjyqtari kalon nga njera gjykate ne nje tjeter dhe vazhdon zanatin e tij duke vjedhur me shume se me pare.Problemi mbetet pa u prekur.Populli thote,”ujku qimen e nderron,por vesin jo”.Ai qe eshte mesuar te zhvate parate do ta vazhdoje zanatin e tij ne nje vend tjeter.Atyre qe mendon zoti Halimi te transferoje eshte mire qe t’u hiqet e drejta e profesionit.Vetem atehere mund te vendoset drejtesia ne drejtesi,duke i bere ata shembull per te tjeret.Por kjo nuk mjafton.Pervec heqjes se te drejtes se profesionit atyre duhet t.u merren edhe te gjitha pronat qe kane vene me rryshfete,duke u dhene te drejten atyre qe nuk ju takonte,vetem se kishin me shume para per te paguar gjyqtaret e pacipe,dhe pa moral.Vetem ne kete menyre do te vendoset drejtesia ne drejtesi.Pastaj transferimi i 32o gjyqtareve nuk tregon asgje.Me punen e tyre te ndyre ,keta gjyqtare kane vene aq shume pasuri sa qe kane siguruar jo vetem jetesen e tyre perrallore,por edhe te femijeve dhe nipave dhe sternipave te tyre.Kjo eshte vetem nje perpjekje per te mbuluar korrupsionin,qe ka hyre deri ne palce.Duhen pushuar qe te gjithe gjyqtaret dhe pushtetaret qe kane vene pasuri me korrupsion ,duke filluar nga kryeministri,kryetarja e parlamentit,ministrat ,drejtoret e tjere.Domethene duhet ndryshuar gjithe sistenmi qeverises qe eshte vendosur ne Shqiperi. Duhet ndryshuar gjithe sistemi zgjedhor.Kandidati per deputet apo minister duhet te tregoje biografine dhe pasurine e tij dhe te familjes dhe te afermeve te tij nje per nje sa para ka,ku i ka marre dhe sa prona ka ne Shqiperi dhe jashte vendit dhe te mos votohet sipas proporcialit famekeq,ku votuesi nuk e di se per ke voton.Vetem atehere do te vihet drejtesia ne Shqiperi,kur te crrenjoset sistemi i kalbur,qe ka mberthyer shoqerine shqiptare,Nuk e di ne se gazeta TEMA ka ndonje rubrike ku te botoje mendimet e vlefshme te lexuesve dhe nese nuk e ka le ta krijoje ne menyre qe te gjithe te interesuarit te lexojne reagimin e lexuesve ndaj ceshtjeve te ndryshme,qe shtron gazeta,

  14. realisti says:

    ky lloj qarkullimi behet per te shpetuar korupsionin ne kokat politike te dy partive binjake.
    Medemek ja e regulluam edhe korupsionin ne drejtesi.
    JO,korupsioni e ka folene ne kupolen politike te PS dhe te PD,po s’u zbarth kjo fole per intrigat e saj korupsioni perseri do egzistoje.

  15. beni says:

    Po mir ai gjyqtar qe eshte i korruptuar ne tirane nuk do te jete i korruptuar ne nje qytet tjeter.Kjo nuk eshte zgjidhje ,eshte vetem per te te bere nje dore para ustallaret e politikes,me keto metoda nuk ecet perpara gjyqtari ska lidhje me transferime ,sepse gjykimi i tij nuk eshte nga njohjet por nga paraja,dhe politika atij politika dhe paraja do te nderhyjne kuda qe ai te shkoje.

  16. shqiptar says:

    o Halim po ata jane te gjithe hajdute more.ku te bejne gjyq ata pa te marre parate.te gjithe jane ortake me avokatet.po nuk gjete avukatin per parate nuk e fiton dot gjyqin ndryshe nuk mbyllet kurre ,vetem shtyhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje