Shtojnë presionin

23 Tetor 2012, 12:33Rajoni TEMA

Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, do ta vizitojë Kosovën ditën e enjte, kurse homologia e tij amerikane, Hillary Clinton, do të qëndrojë në Kosovë më 30 dhe 31 tetor. Asaj ka gjasë t’i bashkohet edhe Baronesha Catherine Ashton. Ata do t’i inkurajojnë shqiptarët dhe serbët për arritjen e një marrëveshjeje historike përmes bisedimeve të nivelit të lartë politik.

Shefat e diplomacisë së tri superfuqive, SHBA-së, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar do ta vizitojnë Prishtinë dhe Beogradin gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, në përpjekje për t’i shtyrë palët drejt arritjes së një marrëveshjeje historike.

Burime të Gazetës Express thonë se ditën e enjte, më 25 tetor, në Prishtinë do të vijë Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, derisa më 30 dhe 31 tetor në kryeqytetin kosovar do të qëndrojë Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Asaj, sipas të gjitha gjasave, do t’i bashkohet edhe Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Europian, Catherine Ashton./EXPRESS

1 komente në “Shtojnë presionin”

  1. Agim Bodinaku says:

    NE I FTOJME SERBET NE SHQIPERI E PERULEMI PARA TYRE GJER NE TOKE ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/ss-victory.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje