Të Familjes dhe të Berishës!

24 Tetor 2012, 20:26Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Po u hidhja një sy dhjetëra fotografive të mbrëmjes gala të Liri Berishës, një javë më parë në Sheraton. Përveç biznesmenëve dhe zonjave të tyre të sforcuara për tu dukur aristokrate, binte në sy një selektim ministrash dhe deputetësh të pranishëm në sallë. Nëse selektimi i biznesmenëve kishte si kriter të dukshëm hallin më të madh që nënkuptonte pagesën më të madhe, përzgjedhja e ministrave dhe deputetëve duket se nuk ishte në linjën politike të PD-së, por në linjën e besnikëve të Familjes në pushtet.

Dihet që Berisha qeveris me një grup të vogël ministrash dhe zyrtarësh partiakë, të cilët i përdor për operacionet e tij politike. Kur mbledh katër deri pesë vetë në zyrë, aty janë Bode, Olldashi, Patozi, dhe Topalli. Kur thërret një nga një ministra apo deputetë, që përdoren si kobure, janë Halimi, Strazimiri, Paloka ose dhe Kadilli, kur duhet ndonjë banalitet. Kur i duhet të mos lejojë asnjë të hyjë e dalë në PD dhe të flasë në emër të PD-së, thërret Flamurin dhe e përfaqëson ai PD-në, në atë mënyrë që askujt të mos i shkojë mendja që është diçka në atë parti.

Por në mbrëmjen gala të Liri Berishës kjo listë mungonte si me thikë. Njerëzit e Berishës, ata që ai përdor për të justifikuar vendimmarrjen e tij, apo për të përcjellë në publik mesazhet e tij shpesh haluçinante, duket se hyjnë tek shërbëtorët e pushtetit dhe jo të përzgjedhurit e Familjes. Në punën e tyre të përditshme, ngarkuar me stresin për të qenë sa më në rregull me Berishën, ata shpesh ndodh të lënë pa kryer ndonjë punë të Familjes, të mos bëjnë ndonjë punë të djalit apo vajzës, të mendojnë se zonja Berisha është parimore dhe nuk ka nevojë për ndonjë nder, duke ia lënë vetë Berishës t’ua thotë nevojat e Familjes. Ky i fundit natyrisht nuk e bën kurrë këtë. Ai i ka të ndarë njerëzit me të cilët kërkon të duket parimor dhe të tjerët që duhet të bëjnë punët e Familjes.

Darka gala e Liri Berishës ishte një demonstrim i qartë i dy linjave në pushtet. Qartazi ministrat që i bëjnë punë Familjes dhe janë konfidentë me të janë Arben Imami, Majlinda bregu, Myqyrem Tafaj dhe Aldo Bumçi. Kontrolli i Familjes mbi universitetet private, pasuritë e ushtrisë, turizmin dhe lejet në bregdet dhe fondet e BE, duket se është më i fortë se sa duket në publik.

Po ashtu nga grupi parlamentar në sallë ishin deputete të promovuara personalisht nga Liria, si Mesila Doda dhe Rajmonda Bulku dhe jo deputetët që në të vërtetë kanë marrë kosto publike nga keqpërdorimet e Berishës siç është Paloka, Strazimiri, Kadilli etj.

Edhe në grupin e botuesve duket se ishte në qendër vetëm TV Klani, i cili ka shërbyer si për Familjen, ashtu dhe për Berishën. Edhe Fahri Balliu, që kish mundur të hynte, ishte në një tavolinë të paguar nga një mashtrues italian, që rri me dhjetë bodigardë e blen 150 mijë euro piktura që t’i hyjë në zemër Familjes.

Ky protokoll ka vetëm një shpjegim, atë se cila pjesë e pushtetit është konfidencale me Familjen dhe cila është shërbëtore e Familjes. Pjesa që duket sikur është në pushtet, pra ata ministrat e fortë si Bode, Olldashi, apo zyrtarë të lartë të PD-së si Patozi e Noka, nuk hyjnë tek njerëzit që respektohen nga Familja. Duket se statusi i tyre është thjesht t’i shërbejnë pushtetit të Familjes, por jo të jenë të preferuarit e tij.

Berisha, i cili shkoi si mysafir në atë mbrëmje bashkë me fëmijët e tij, e reflektonte mungesën e shërbëtorëve të tij rrotull vetes dhe shëtiste tavolinë më tavolinë pa mundur të gjente një mjedis ku mund të ndihej si në zyrë të vet. Klientela e Familjes së vet në pushtet, ata që firmosin letra e shkresa me një SMS të djalit, me një tundje kokës së vajzës apo me një respekt të madh të gruas së tij nëse i merr në telefon, ishin aty rrotull. Ndryshe nga Familja, që ka një lloj përçmimi për ata që i shërbejnë Berishës, Berisha ka një lloj respekti për ata që i shërbejnë Familjes, por problemi i tij është se me ata nuk bisedon dot lirshëm. Ai ka nevojë të duket se nuk di gjë çfarë nderesh i bëjnë ata Familjes së tij. Ai ka nevojë për dikë t’i tregojë ç’bën Edi Rama, çfarë i ka thënë Erjon Velisë, si është zgjedhur Olta Xhaçka, kush i ka fik celularët në mbledhje, ça ka thënë Ben Malaj pas mbledhjes, kujt ia ka thënë, dhe dhjetëra thashetheme për kundërshtarët e vet, por nuk ka dëshirë të jetë në praninë e njerëzve që dinë sa tokë ka marrë i biri, sa lek ka marrë e bija, sa dhurata po merr gruaja, çfarë nderesh u janë bërë atyre nga ministrat e tij, etj. Kjo është pjesa e pushtetit të Familjes, ku ai nuk ndjehet rehat t’i ketë rrotull si “dëshmitarë të djallit”.

Në mbrëmjen gala të gruas së tij, kjo shihej qartë. Atij i mungonin shërbëtorët, ndërsa gruaja e tij i kishte të gjithë përreth. Ishte nata e saj!

27 komente në “Të Familjes dhe të Berishës!”

  1. assault says:

    Mero, grate prishin pune sidomos kur jane budallaqe. Me ne siklet se tani nuk e ke vene kurre doktorin…

    1. Vlora says:

      ns jsne bere grate e mbremjes gala,,,, si kim kardashia.

      1. Uarda says:

        Kimit i vine anas ato. Kardashianit po, i afrohen…

    2. Slayer blood line says:

      Nje GALA Shqipetare e perfytyroj:
      Pace me hudhra, sekser barkamedhenj dhembe pa lare, muzik jevgjish,dhe rrudhat e stresit ne ball te krimineleve biznesmene……..
      Roba te ngushta sa qe duken gati gati azmatik nga mungesa e rugeve te frymarjes, dhe te mbuluar ashtu ne djers e pordhe kundrejt njeri-tjetrit ngrefen si gjela per tu duk modern para grus se Don Berishes!
      …dhe sa te ndroje sistemi keto do i bashkohen Ps-se ne pozite athere e partive te tjera te ndyra gjithashtu!!!!!!

    3. reformer says:

      Mero je gjithmone e me i madh. I vetmi gazetar qe ja vlen akoma te lexohet. Superior! Fuck the mafia in power!

  2. assault says:

    Mero, e ke vene ne siklet Doktorin. I ke gjetur thembren e Akilit, by the way- Akili thoshte: “grate prishin pune”, sikur ta dinte doktori edhe ndonje tjeter duhet ti kishin mbajtur grate e tyre larg puneve te politikes.

  3. hysni dajaku says:

    si te kam o shoku Enver!!
    perseri e solle koken ti agjenti mutit,pse nuk vehte te llafosesh me Sali Berishen po vjen eme can bythen mua
    po Bali Berisha eshte i shkalluar o shoku Enver,ai te vret fare
    po pse une nuk te vras!
    ti te ha mutin tani,te vrisje nje here koha po!
    me gjen mua te vdekur ti mut,ndaj ze e tallesh
    e po ti na gjete te gjell e na lerove nenen, une shaka po bej tani qe ke vdekur,,te thash Saliu eshte bere si qen i terbuar nuk pyet ku te kafshon eshte bere me keq nga ti
    ore spiun!! mua me krahason ti me ate koqe kandari
    po he se njelloj jeni
    jo nuk jemi njelloj
    pyesim Yllim !
    he pyete!
    o Ylli,Hysniu jam!
    he ca muti do !se ti thua qe nuk te marr me telefon edhe dit me dit me bezdis
    e po he se shqiptar hesapi jemi, mos e bej si kushedi,po zihem me shokun Enver!une i them qe Saliu eshte bere njelloj si Ai
    po nuk pranon!
    kan ndryshim apo jan njelloj.
    ndryshimi qendron ketu, o Hysni!
    po ti ankoheshe shokut Enver per ndonje minister,shoku Enver, ja qinte nenen ministrit
    ndersa po ti ankohesh Saliut per ndonje minister,Saliu ja qi nen atij qe ankohet
    perjashto rastin tend
    rasti im eshte rast me yll se nuk ankua njeri
    nuk eshte rast me yll eshte rast me mberthecka
    e mire,po nuk u ankua njeri!ishte kurth
    e mire hera e par qe me pelqen shpjegimi jot se gjithmon ja fut kot
    ti ja fut pordhes per vehte me keq nga une o Hysni,e hoqe ate shqiponjen nga flamuri apo jo!!
    jo or jo as shoku Enver nuk me perkrahu ne iden time
    po hiqe or hiqe me mire nje hajdut me thes ne krah se ajo shqionja qe edhe Aleksander Volti ta kish pikturuar kur shpiku elektricitetin,nuk do e kishte bere sikur e ka zene korenti
    jo jo hoqa dor nga ajo ide,nuk di nga ti japesh drejtim e cfare te ndryshosh me pare ne kete shejtan vend,po kam nje ide me te mire,do ndryshoj Himnin e flamurit,
    si do e besh o Hyse!!
    ja degjoje versionin

    rreth flamurit te perbashkuar
    me nje deshire me qellim
    te gjith atje duke u betuar
    ‘vec te vjedhim pa pushim

    nga vjedhja vec ai lorgohet
    qe eshte lindur tradhetor
    kush eshte hajdut nuk friksohet
    po e vejdh me bllok ne dore

    ne dore armet do i mbajme
    vith si ne mallin tend
    pushtetin kurr se leshojme
    opozita ketu ska vend

    se zoti vet e tha me goje
    qe kombe shuhen permbi dhe
    po shqiperia se can bythen
    se dit per dit e vjedhim ne

    aleance e funderinave
    se rrezon dot qeverrine
    jemi bashk gjith hajdutet
    edhe gjakun do tu pime

    do shtosh nje varg per mua o Hysni
    pa he
    nga femrat vec ai largohet
    qe eshte lindur tradhetor
    kush eshte kurvar nuk dorzohet
    po s’kapi gje,i bje me dore

    posi o posi,pastaj del Fatosi edhe thot shto nje strofe per mua
    nga pija vec ai lergohet
    qe eshte lindur frikacak
    pijetari nuk dorzohet
    pi me shishe me bardhak

    e ta bejme himnin poem pastaj
    po pse mos ti shtosh o hysni,ne jemi tre pjeset kryesore te shoqerise shqiptare qe bejme ligjin sot,Hajdutet,Kurvaret,dhe kriminelet,pijanecet si pune eFatosit nuk llogarten

    ore mall ishit ju kurvaret me par,u qam kot nga ty ,ti je per tu ngritur permendore,po tani kan shkalluar fare keta shoket e tu te idealit,ne nje dore mbajn trapin e ne doren tjeter mbajn hanxharin,keta mire qe te shkerdhejne po edhe te vrasin!!
    nga te ruhemi me pare ne shqiptaret e shkrete,nga kriminelet,nga qeverria,nga kusaret me dhe pa pushtet, apo te merremi edhe me ju kurvaret!!,ske faj ti jeni mbledhur te gjith ju burrat pa gra tek ajo minisrria jote,cfare do presesh tjeter nga ju
    cfare projekti tjeter keni ne dore aty,
    po bejme nje impiant te madh ku do mbledhim gjith pordhet e Kryeministrit Sali ,ministrave e zyrtareve duke u instaluar nga nje linje te vockel per mbledhien e gazit posht karrikeve dhe me kete do ndertojme nje termocentral me gas qe te ti japi drite gjith shqiperise dhe te eksportoje ne behar,kur pordhet jan me shumice!!
    mire qe ju ka vajtur mendja te beni nje pune me mend.ik tani se per kaq te desha
    e mire po do biesh ne dore perseri,bej te fala shokut Enver!
    te fala pac edh ti bej te fala shokut Sali!
    pa merak
    shoku Enver!kam iden te ndryshojme nenin e pare te kushetutes,
    pse cfare ke me te,
    do ndryshuar sepse neni i pare i kushteutes sone thote,”budallait hapi rruge” ne mire qe i hapim rruge po i bejme edhe kryeministra,,
    une them te ndryshoje motoja e shoqerise o Hysni,ne kohen time ishte”puna eshte nder e lavdi”ndersa tani eshte bere “puna eshte bezdi,vjedhja eshte flori”
    mire e ke ti shoku enver se ather ne kohe tende kur zihej ndonje duke vjedhur thonin “mire ja ben maskarait se deshi te vidhte”..kurse sot kur denohet ndonje per vjedhje thone”gjuhnah e kapen duke vjedhur,e hengri kot”se te tere vjedhin
    nxire ate mut raki te fillojme festimet
    mire po do bejme nje marrveshje qe nuk do zihemi ne fund te festes
    hajde ketu mos me caj bythen tani se nuk do prishim traditen ne pse je kthyer ti ne komunist progresist,nuk ben vaki te festojme ne si shqipatr te ham e te pime e mos ta dhjesim muhabetin e te bejme sherr ne fund!!
    po te perpiqemi o shoku Enver se po nuk u bem ne shembull nga kush do mesojne shqiptaret!!
    hajde tani leri pordhet,shqiptareve kur u thua mos u zini ja kerrcasin njeri tjetrit me hu nga koka,kur u thua ngrihuni e e beni zallamahi as ta pjerdhin fare,
    mire e ke ne fillojme fushaten e zgjedhjeve si Amerikan,ne fillim bejme gare kush do ket kengen me te bukur te fushates edhe kush do ket slloganin me te goditur edhe ne fund te zgjedhjeve,ulerijme”me vodhi votat o mi shkerdhefsha nenen”
    nuk gjendet muhabeti me ne po hajde pime
    e po ti ke pijen me sherr o vella,pastaj ne kete moshe qe jemi nuk na ka lezet as sherri
    pse s”na ka lezet o Hysni
    po ku di une! jane ca ,ke qef ti shikosh kur zihen,ne te dy mezallah edhe kur zihemi te bejm per te qeshur
    mire mire te kepus nje une ty ti beje dhembet shosh edhe qesh ti pastaj!!
    nuk na ka lezet edhe pik lere ate muhabet
    me dukesh nje tip spiuni edhe qylaxhiu tiHysni mua
    per koken tende nuk jam
    sa ke spiunuar ne kohen time me thuaj,se nuk ja them njeriu
    asnje per koken tende,desha te spiunoja nje here Myneverin guzhinierin e kooperatives po nuk e bera
    pse nuk te dha te haje qyl,se dukesh qe je qylaxhi,se nuk e nxjerr rakin po nuk ta kerkova une
    kam pasur qef qylin po nuk me ka ecur o shoku Enver!
    po Myneverin pse doje ta spiunoje!
    shkova tek mensa e kooperatives heret edhe thash do kthehem te shikoj ca po gatuan Myneveri per dreke,nuk vajta nga dera se ishte mbyllyr edhe thash po i hedh nje sy nga xhami
    kur shikoj une Myneveri ishte persiper Portokalles qe ishte ndihmes kuxhuniere mbi thaset e fasuleve,
    bo bo!! thash me vehte,tjeter gjell paska ne dore Myneveri,nuk dija cte beja,gjeta nje kuti konserve bosh qe i quanim kapacka edhe e hodha brenda nga dritarja,ata u ngriten te pataksur nga zhurma dhe nga frika se dikush i kapi mat!!,une u largova me shpejtesi
    mezi po prisja sa te hapej mensa,erdhi koha e drekes dhe shkova tek sporteli,isha vetem une,,ca do hash o Hysni pyeti Myneveri
    cfare te duash ti o “Kapacke konserve”iu pergjigja une
    mos mutin”i shpetoi Myneverit,ti ishe qepar,Portokallia u be dhe!
    une isha ,une!ndaj ma bej dreken te mire,
    pa merak,me tha edhe me shkeli syrin,vetem une e ti ate muhabet!
    une ,ti edhe Portokallia,ja prita une!
    makarona me mish me tha!!
    mish me makarona ja prita une!
    Portokallia e mbushi pjaten me mish edhe i hodhi ca makarona persisper per mos tu kuptuar,une hengra gjith kenaqesi duke menduar se kisha gjetur parajsen
    u bera gati te paguaj po Myneveri me shkeli syrin,
    keshtu vazhdoi historia dosa dite une shkoja tek sporteli edhe i thoja “kapacke koneserve”edhe ia dreken falas edhe te zgjedhur
    deri sa nje dite une vajata me parrullen e zakonshem,”Kapaceke konserve”,po nga ana tjeter erdhi poergjigja e Myneverit,j”jo kapacke po edhe kusicke thuaj “s”ka me qyl
    se nuk vehte ne burg une duke dal dificit
    e po une do spiunoj i thash edhe do e hash me keq
    tani nuk te beson njeri me tha ndaj paguaj se do te spiunoj une ty qe kerkon te hash qyl
    ngela si i dhjer,e pash qe nuk kisha rruge te mesme,perseri se zija dot se Myneveri i kishte marr masat,dritarja ishte gjithmon e mbyllyr dhe me perde,thash ta ngrija en mbledhien e organizates,po hoqa dor,se kisha frike mos e haja vet per shpifje,e keshtu mbaroi aventura ime e te ngernit qyl
    spaske patur fat o Hysni
    tani mendoj se kam qene me fat,se ather kur filloje e haje shume te hynte tahmaja edhe aq me te madhe e haje ate kopacen tende kur te zinte
    posi o posi se une u qendroaj nga mbas ju me kopace ja fusnit njeri tjetrit juve edhe mi hidhni te gjitha mua,thuaj ligji Hysni ,ligji!!
    e mire o mire ti shoku Enver si mendon kush eshte me rendesishme,28 apo 29-ta
    te dyja njesoj jan o Hysni,pamvaresia eshte clirim dhe clirimi eshte pamvaresi
    sa modest qe je per koken tende
    keshtu kam qene gjithmon une Hysni,asnjeher nuk jam mburrur!!
    here e par qe nuk po te ben dem pija!!

    1. Enver Hoxha says:

      Ta kam degjuar emrin ore Hysni Dajaku dhe te lexova, edhe te kuptova, por ste kethej dot pergjigje tani se jam ne nje mbledhje te rendesishme me shoket e luftes dhe me shokun Stalin, na ka mbledhur Satanai, nuku te flas dot me teper se tema eshte sekret, por do te pergjigjem neser, kur te jeme i lire.
      E di qe me kritikon per saline, por neser degjohemi, hajt te fala andej nga toka.

    2. Uarda says:

      Per Hysni Dajaku.
      Shkrimet e tua jane te mrekullueshme dhe plot humor.
      Vetem nje te mete kane. Ti nuk vendos germat e medha ne fillim te rrjeshtit si dhe shenjat e pikesimit. Kjo e ben te veshtire lexomin.
      Mos perto e veri.

  4. dumdum says:

    Z. Baze, shpresoj që një ditë jo shumë larg do të botosh biografinë e paautorizuar e pa dorashka të Sali Berishës që brezat që vijnë ta dinë se në duart e kujt ka qenë Shqipëria këto 20 vjet.

  5. saliheqenefi says:

    zoti baze per mendimin tim do te jete nje kryeveper e jotja percaktimi analitik i cili do te evidentoje se kush nga qeverisjet e dy partive i ka sjellur me dem kombit shqiptar,ne kohen e dulles ishte nje shprehje; ujku,ujku, por cakalli bente kerdine

  6. bedri çoku says:

    kete plak te shperfytyruar shpellash po e neveris me shume se policin me te urryer te spaçit apo qafe-barit; me mire te degjosh lehjet e nje qeni se hungerimat e malokut te viçidolit

  7. CORAPJA says:

    Berisha e ka hallall te jet Cobani i Deleve te Europes !

  8. Ke haruar “mikun me te madh” janullatosin!
    Ay eshte shemtira me e tmershme ne kete 100 vjetor ne Shqiperi
    Ishte ftuar tamam DJALLI per te “pershendetur” lumturimin e Nenes se Parajses!
    TURP me te madh nuk mund ti behet Kujtimit te NENE TEREZES!

  9. ILIRET says:

    Po kur thua gra aristokrate, per ca mendje fyryfycka, komplet budallacka. Burrat e tyre i shpenzojne leke me dashnoret, zakonisht studente qe kane nevoje per leke. Edhe keto fodulle, mbajne ndonje te dashur, per tu dukur moderne. Zakonisht shoferin ose ndonje vartes te burrit.
    Budallacka dhe injorantja me e madhe e dini kush eshte? Monika Meta. Ne nje emision te dieles ne top channel, kjo ishte ne skuadren e dibres. Pyetjeve me elementare nuk dinte tu pergjigjej. Komplet lope, komplet e trashe.( ku gjendet Rruga e Dibres ne Tirane?). Aristokrate kjo? Po aristokratet harxhojne mijra euro per edukim. Kjo e ka mendjen te veshe nje fustan qe kushton 6 mije euro, por qe si shkonte hic. Kur i pyeste shoqet keto i thoshin, te shkon shume, dhe qeshnin. Po sa e kam blere? Nja 80 euro. Nuk e deshte veten idjotja. Aristokrate. Me leket e tua e ka blere fustanin. Nga ato qe vjedh Likja…

    1. realita says:

      Detyra e gazetareve kjo eshte qe zhbirojne gjihhshka dhe te demaskojne gjithshka.
      Z. Baze i quan keta aristokrate , kurse mua me duken qe keta jane qesharaket e shqiperise.
      Me pelqen demaskimi qe i ben ky gazetar , njerzeve te ketij pushteti , por nuk me pelqen
      aspak kur hesht per partine socialiste , qe kryesohet nga mashtruesi , frikacaku ,
      Edvin Rama i cili eshte kthyer ne nje MARIONETE E SALI BERISHES.

      PER KETE ARSYE NUK JENI I PRANUESHEM PER MUA .
      ME KEQEARDHJE PO JU THEM, QE PARTIA E ZEMRES TUAJ , ESHTE UDHEHEQUR
      DHE UDHEHIQET NGA NJEREZ ME REPUTACION SHUME TE KEQ NE SHQIPERI.
      DONI TA PRANONI JU APO JO KJO PAK RENDESI .
      ESHTE POPULLI AI QE I PRANON .

  10. gjilanasi says:

    Po po njerëzit vdesin për një KORE buke, e kjo SLLOBODANKA organizon GALA mbrëmje… faji është i yni pasi vërtet jemi popull për t’u ,,analizuar”po kush do e duronte more nji REGJIM të tillë… vajë halli për ne ku jemi katandisur. z.MERO JENI I MREKULLUESHËM të lumtë ajo dor or burr,se vetëm TI je opozita e vërtet në këtë vend.

  11. Like Flori Kryemadhi says:

    Te lumte dora o Mero Baze! Ta lexojne lepirsat e bythes se Sali Serbit dhe ta marrin vesh qe ne populli i dim se kush jane dhe sa vlejne. Mos na hiqen si atdhetare apo njerez qe kane merita. Lepine bythrat e FAMILJES SERBI kjo eshte pune dhe merita e vetme qe kane ne kete bote. Siguriste qe per kete pune te veshtire qe bejne u jepet leja per te vjedhur ne sektorin ku punojne. Ne bythe e kane te gjithe. Sali Serbi edhe ne se vret njeri prap me hall te madh do ike nga kjo dynja, se Zenit dhe Gites te tij nuk do ja falin te gjithe shqiptaret!

  12. Fllad says:

    Po ç’ja fusni kot mo, qe Sloba paska vene kuçedren e shpellave ne siklet??!!
    Pse ku i çon ato pare ajo tek te perndjekurit politike apo tek pensionet?
    Jeni ftohur ne bithe!
    Satanai ne gjithe ate mbremje gala nuk e ndjente veten asgjekundi si ne shtepine e tij-shume e bukur kjo nga Mero.Buratinet-vemje jane ndare si guret e shahut qe i kane detyrat dhe levizjet plotesisht te percaktuara.

    Mero pse e kursen ate arkitekten e kuvendit? Atje mund te rrije shume rehat malokuserb.

  13. kuksjani says:

    Kush me thote;GALA ,cfare do thote shqip?une me nje cape gazete qe e gjeta ne rruge,lexova se GALA eshte fjale Greke,qe grekerit qumeshtit i thone Gala.Eshte e vertet?Ne cofte se eshte e vertet,pse nuk i thoni;MBREMJE E QUMESHTIT.shqip

  14. Fllad says:

    kuksjani, pyet mulin se eshte bere katunar mondan pi kuksi dhe e di mire se ça do me thene ajo fjale.

  15. SB pedofil politik says:

    O Mero po askush nuk i do servilet. Historia na meson qe as Mbreti nuk do servilet. Prandaj nuk eshte ndonje cudi qe Familja dhe Sali Pedofli i perdorin keta Palokrat dhe Halimrat dhe ne te njejten kohe i neverisin qe keta e ulin veten aq shume sa thone cdo perversitet qe u kerkohet. Nuk ka njeri qe nuk i neverit njerzit pa personalitet.

  16. ardi says:

    Mero, keto lloj shkrimesh nuk tingellojne mire kur jane me shumice, se behen boze…..duken shume personale….biles jane…si pune inati qe do me nxjerr me Salen….po te kishte gazetare te mirefillte tirona do kishte marre fund sal e meta e rama etj etj….po ne kemi media leshi, bjeri, gjuji shaje, shpifi , tallu etj etj qe kur bohet cdo dite edhe atij te akuzuarit i bohet si buke me gjalpe….
    …media e gazetare te percare, me tifozlliqe partish e interesash materiale e morale….varja se po harxhoj kohen…

  17. asso says:

    realitet, realitet dhe vetem realitet.kete e din dhe beson vetem ai qe e ka heq ne supe!!!!!!!!!

  18. lori says:

    o tironc duhet me shume pun e pak gun me dal ne krye. megjithate po na pelqejne ndryshimet edhe pse ka vend per te tjera. e reja mban era fitore!

  19. Bedri Çoku says:

    Ai qe shkruan mendimet e tij me emrin tim nuk eshte as i zgjuar, as trim… Eshte njeri qe mburret me b… e dajes…Turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje