Qeveria e Kosovës ka formuar të mërkurën një komision disiplinor për drejtorin e Agjencisë, Granit Berisha, për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, i cili është pezulluar disa ditë më parë. Por masa të ngjashme nuk po merr edhe ndaj zyrtarëve të lartë politikë.
Berisha ishte pezulluar ditë më parë nga ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila. Vendimi ishte marrë pasi ministrja kishte vlerësuar se ky drejtor po tregonte performancë të dobët. Drejtori në pezullim fillimisht kishte rezistuar që të linte zyrën, por ministrja e kishte kërcënuar se do t’i sillte policinë.
E në qeveri është një zëvendëskryeministër që vazhdon të mbajë funksionin, pavarësisht se dokumentet që ka publikuar gazeta e gjejnë në konflikt interesi atë. Është Bexhet Pacolli, që në politikë ka hyrë si një biznesmen.
Ndonëse ishte zëvendëskryeministër, me një shkresë Pacolli i është drejtuar Michael Widmann-it, të cilit i ka shprehur interesin për blerje të “Hotel Shangri-la”, të ndodhur në Am Schubertring, Vjenë. Në emër të ndërmarrjes që e kishte bërë miliarder, “Mabetex Group”, ofertën për hotelin e kishte bërë dyzet ditë pasi ishte vënë në funksionin e numrit dy të qeverisë.
Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur hetimet për këtë rast.
Ndërkaq, për një rast tjetër lëndën e ka dërguar në Prokurorinë e EULEX-it. Pacolli ka qenë duke u hetuar nga kjo Agjenci për konflikt interesi, pasi “Koha Ditore” pati raportuar se si ai vitin e kaluar ka nënshkruar disa memorandume bashkëpunimi në Nigeri, në emër të bizneseve evropiane, nëpërmjet të cilave ishin dhënë zotime për investime në disa sektorë të këtij vendi afrikan.
The New York Times
Thursday, October 25, 2012 — 4:51 PM EDT
—–
Family of Prime Minister Holds a Hidden Fortune in China
Many relatives of Wen Jiabao, China’s prime minister, including his son, daughter, younger brother and brother-in-law, have become extraordinarily wealthy during his leadership, an investigation by The New York Times shows. A review of corporate and regulatory records indicates that the prime minister’s relatives, some of whom have a knack for aggressive deal-making, including his wife, have controlled assets worth at least $2.7 billion.
In many cases, the names of the relatives have been hidden behind layers of partnerships and investment vehicles involving friends, work colleagues and business partners. Untangling their financial holdings provides an unusually detailed look at how politically connected people have profited from being at the intersection of government and business as state influence and private wealth converge in China’s fast-growing economy.
Read More:
http://www.nytimes.com/2012/10/26/business/global/family-of-wen-jiabao-holds-a-hidden-fortune-in-china.html?emc=na