Daçiç: Serbia rrezikon ta humbë Kosovën

24 Tetor 2012, 10:26Rajoni TEMA

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se Serbia do ta humbasë Kosovën, nëse nuk e ndalë rënien e pozicionit të saj në procesin negociator.

Ai ka tërhequr vërejtje kundër izolimit të Serbisë.

Kundër Thaçit kam luftuar, dhe po të mos ishte bashkësia ndërkombëtare, sigurisht që edhe do të fitoja. Nga viti në vit, duke humbur kohën, Serbia ngadalë po e humb Kosovën. Mund të sillemi si Greqia dhe të themi se Konstandinopoli është kryeqytet grek, por ajo nuk është , ndërsa ata flasin për këtë tash e 100 vjet”, ka thënë Daçiç për televizionin shtetëror serb.

Komentet e tij vijnë disa ditë pas takimit të parë në mes tij dhe kryeministrit kosovar të zhvilluar në Bruksel.

Ai ka thënë se tani platforma për bisedime mbi Kosovën duhet të jetë fleksibile dhe t’i përgjigjet rrethanave në të cilën gjendet Serbia.

Daçiç ka theksuar se Serbia duhet të gjejë zgjidhje për Kosovë, sepse sipas tij, Kosova është problem në të gjitha segmentet.

Ai ka pranuar se në bisedimet e ardhshme, statusi nuk do të jetë temë qendrore.

Nuk jam i sigurt se tema e statusit do të jetë temë qendrore, por, relaksimi i raporteve dhe përparimi i dukshëm në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës”, është shprehur kryeministri serb./REL

10 komente në “Daçiç: Serbia rrezikon ta humbë Kosovën”

  1. Ben Chicago says:

    po shkojne kot dhe perpjekjet e saliut per padronin serb

  2. kuq e zi says:

    po te mos ishte bashkesia nderkombtare ju skishit per ta patur kurre kosoven keshtu qe sot skishe arsye te luftoje thaçin apo shqiptare te tjere sa per kostandinopojen kryeqytet grek ne 1000 vjet bizanti ska pasur edhe nje princ te vetem grek sepse ato ishin latine gjuha greke ishte gjuha e kishes dhe me 1821 keto qe sot quhen grek e bene gjuhen e tyre besoj se ne beograd teorite e carit i marrin akoma per te verteta…

    1. Reflection says:

      ..E per me shume, (sa per dijeni te Daçiçit) Kostandinopoja u ndertua po nga nje shqipetare e per me shume dardan, i cili, daçiç, gjeje si e ka emrin; Kostandin..:P Pthuuu, vafshi ne djalle, se si thote Ilir Shaqiri ne kengen e tij; “Une jam ketu kur s’kish njeri as kish kufi.. “, edhe greket, s’kane egzistuar, e per shqipetaret qe e mendojme se shprehemi vetem me nacionalizem; JO s’ka patur,leri keta te soteshmit, po as greke te lashte, sepse, ata qe “ishin” greke te lashte ne te vertete shkruanin shqip(nese keni dyshime, hidhni nje sy Iliades sè Homerit), pra, thjeshte na kane shk*rdhyer historine!!!!

  3. Shkupi says:

    Kosova per Serbine eshte shtet fqinj,ndoshta Dacici e ka fjalen per Vojvodinen dhe Sanxhakun.

  4. Lediana says:

    Nuk mund te humbasesh ate qe se ke pasur kurr!!

  5. Taulant/Tirane says:

    Furca dhe ky,ben sikur nuk e di qe e kane humbur me kohe.

  6. sokol says:

    ka mundesi qe ky dadic vici eshte nen ndikimin e droges dhe po flet percart

  7. Shqyptar says:

    E sakte ‘Lediana’, por ky popull zullumqarë, jeton dhe vdes me mite e mitologji, me enderren per daljen n’detin Jon e Adriatik, por me ate enderr do te vdesin, e une mos vdeksha, pa e perjetu shkaterrimin dhe zhdukjen e tyre, inshaAllah, Amin, kurse atyre qe flasin shqip, por qe thelle frymojne shkinisht, “ngushellime”! Selam prej Prishtine!

  8. Shqiptari nga Kosova says:

    Mor çetnik,qe e ke humbur Kosoven kjo tashme eshte e ditur,po ç’ti besh SRB-t qe po ua lehteson ndikimin ne ekonomi (se paku) . Mero baze para dy ditesh tha se mbi 200 biznese serbe zhvillohen ne Shqiperi dhe ate ne pjeset me vitale te ekinomise. Kesaj si tja bejme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje