Blerësit kryesore të rreth 180 mijë barela naftë që vidhen çdo ditë në Nigeri janë të vendosur në Ballkan dhe në Singapor, raporton BBC.
Sipas saj, Patrick Dele Cole, një politikan nga zona e pasur me naftë në deltën e Nigerit, thotë se 90 përqind e naftës së vjedhur dërgohet jashtë vendit në mënyrë ilegale.
Ai ka nisur një fushatë ‘ndaloni vjedhjen’ për t’i dhënë fund kësaj praktike.
Nigeria është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, por shumica e banorëve të saj janë në varfëri.
Fushata e nisur synon që këto anije të monitorohen me satelit për të treguar se ku shkojnë.
“Unë mendoj se duhet të dërgojmë një mesazh tek këta që po bëhen ekstremisht të pasur se dita kur do jepni llogari po vjen,” tha Dele Cole.
Korrespondenti i BBC thotë se i gjithë sektori i naftës në Nigeri është i mbërthyer nga korrupsioni.
Shumë politikanë janë të përfshirë dhe një pjesë e fitimeve shkon për të financuar fushatat dhe për të blerë votat.
Se c’behet ne Nigeri pak na hyn ne pune se, shyqyr Zotit, ne i kemi politikanet te ndershem! Nuk bejne nga keto lloj pislleqesh. Mezor i kursejne eurot duke ia heqe bukes se femijve per t’u blere grave nje fustan kot, aty tek 7 mije euroshi!! Joo, nuk mund t’u biem ne qafe se na zen haku i tyre!
Po aty u beka nami ! Ju lumte atyre qe bejne tregeti ne Nigeri , se atje qenka deti kos fare