Surroi: Qeverisja e Thaçit, regjim

23 Tetor 2012, 21:23Rajoni TEMA

Kryetari i bordit të Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi, ka thënë se qeveria duhet ta ketë më urgjente legjitimitetin e saj, sesa bisedimet me Serbinë. Ai tha se Kosova po hyn e papërgatitur në procesin negociator. Për degradimin e jetës politike, Surroi, gishtin e fajësisë e ka drejtuar kah kryeministri Hashim Thaçi, qeverisjen e të cilit e ka quajtur regjim.

Surroi ka thënë se Kosova po futet në këtë proces e papërgatitur dhe duke u fshehur nga opinioni publik, edhe pse ka thënë se nuk e sheh si gabim më vete takimin e Thaçit me Daçiçin.

“Gjithashtu nuk ka garanci se në bisedime nuk do të flitet për çështje të brendshme dhe se një gjë e tillë ka ndodhur edhe në bisedimet të ashtuquajtura teknike”, ka thënë Surroi në emisionin Rubikon të KTV-së.

Procesin e negociatave me Serbinë, Surroi ka parashikuar se shteti serb do të mundohet ta zgjasë sa më shumë të munden, për të përfituar në rrugën e saj drejt BE-së.

Pjesëmarrësi i disa proceseve negociatore, Surroi, ka bërë qeverinë Thaçi fajtore për atë që e ka quajtur degradim të jetës politike, ndërsa e ka quajtur qeverisjen e tij edhe regjim.

Ai nuk ka arsyetuar as ndërtimin e autostradës dhe ka thënë se mungesa e transparencës në proceset e tilla, bëjnë që të lindin dyshimet për korrupsion.

Surroi ka folur edhe për protestat e partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, që kundërshtojnë bisedimet me Serbinë.

Ai ka hezituar të kërkojë dorëheqjen e presidentes Jahjaga, më shumë duke kërkuar mbajtjen e pozicionit të saj që ishte i destinuar fillimisht e që ishte tranzitor.

Surroi ka folur edhe për Shërbimin Inteligjent të Kosovës, ndërsa e ka quajtur si strukturë që ka funksionuar për interesa të kryeministrit Hashim Thaçi, dhe që ka pasur forma të kontrollit, edhe në kohën sa PDK-ja ishte në opozitë.

4 komente në “Surroi: Qeverisja e Thaçit, regjim”

  1. Donika says:

    Shume keq qe populli i Kosoves nuk te zgjedh ty per president, vuaj o popull deri te pjekesh politikisht.

    1. Teuta says:

      Moj “Donika” a edhe ti po i ndihmon atij Surroit tënd me i kthy regjimet antishqiptare të Rankoviqit, Titos e Millosheviqit? Sa e tmerrshme është të mendosh si “Donika”!…

      Teuta

  2. Shqiptari nga Kosova says:

    Ah moj Donika. Ky Surroi eshte nje palo politikan. Pastaj ky eshte nje titist i perbetum edhe pse nuk e shpreh. Ne kohen e Satrapit ky dhe familja e tij kan pas jetuar si mbreter.
    Ky mundohet me zor me ba te urtin. Jo dhe jo. Koha e tij ka perenduar(politike),por bisnesi i lulezon!

  3. Drenica e Kuqe says:

    Kete soj pushtetaresh te Titos si Surroi me Murroin nuk duhet lene te behen me as presidente nevojtoresh publike e lere me t’i prijne popullit shqiptar. Nuk di qysh po ju jep hapesire Tirana shqiptare ktyre mostrave “shqiptare” te Titos… MEDET!!

    Drenica e Kuqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje