Nën ethet e Sandy-t (FOTO)

29 Tetor 2012, 11:56Lifestyle TEMA
Nën ethet e Sandy-t (FOTO)

Një numër shtetesh në SHBA kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, në pritje të uraganit Sandy, që do t’i godasë sot. Uragani parashikohet që të jetë një nga më të rëndit dhe pasojat e tij do të jenë shkatërrimtare.

New York-u është një prej shteteve që rrezikon më shumë, ndërsa banorët tashmë janë evakuuar.

Autoritetet shtetërore kanë marrë një sërë masash, në pritje të uraganit, ndërkohë që dhjetëra fluturime janë anuluar. Parashikuesit e motit thonë se Sandy rrezikon jetën e njerëzve, ndërsa do të shkaktojë përmbytje të shumta.

Rrugët e New York-ut janë zbrazur nga frika dhe evakuimet, duke krijuar përshtypjen e pritjes së një apokalipsi të vërtetë.

 

2 komente në “Nën ethet e Sandy-t (FOTO)”

  1. amerikani says:

    pa filluar akoma, keta po e bejne situaten per jete a vdekje.

    amerikan hesapi

    1. Mandi says:

      O palle, po kur duhet te reagojne sipas teje, apo kur te kene marre fund. injorant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje