Zhilla shpëton Doktorin me argumente kundër Vlorës

30 Tetor 2012, 22:20Antena TEMA
Zhilla shpëton Doktorin me argumente kundër Vlorës

Zhilla, që kryeson gjithë Dhomat e Tregtisë së Shqipërisë, ka qenë në hall për të dhënë dhe ai kontributin për 100 vjetorin e pavarësisë. E kishte vërejtur se Doktori kishte një javë në siklet nga karshillëku që donte t’i bënte Vlorës. E kuptoi që ishte në atë pozitën që thotë populli “qejfi ia ka, po b… s’ia mba”. Atëherë vendosi të futet në lojë. I kërkoi takim Doktorit për një argument të fortë përse 100 vjetori duhet të bëhet në Tiranë dhe jo në Vlorë. Sapo u informua për tematikën, Doktori e thirri urgjent në zyrë.

-Shiko, duhet që të mos ta politizojmë këtë festën, tha Zhilla, se është e rrezikshme. Ma lër mua në dorë se gjej unë arsye të forta.

-Çfarë arsyesh, tha Doktori gjithë kuriozitet.

-Shiko, festa është solemne dhe nuk mund ta lëmë në Vlorë, i tha Zhilla. Ma lër mua kateringun e festës, merrem unë me bufenë dhe këto pijet dhe ia mbush unë mendjen dhe atyre të Vlorës që duhet bërë në Tiranë.

-Ja e zëmë se ta lashë, i tha Doktori, cila janë argumentet?

-Shiko, i tha Zhilla. Nëse janë minimumi 500 të ftuar. Unë kam tentuar të bëj ndonjë drekë në Vlorë, aty nuk ka sallë më të madhe se për treqind vetë. Kështu që nuk ke në radhë të parë ku t’i presësh.

-Po tjetër, tha Doktori, se iu duk interesante.

-Tjetër është kuzhina. Unë kam blerë një banak ngrohës dhe një banak ftohës dhe i kam të dy në gjendje pune, po ato nuk mund t’i transportoj deri në Vlorë. I kërkova njërit me qira një banak në Vlorë, por e mbante shtrenjtë. Me sa di unë banak si imi nuk kanë ata. Ne nuk mund t’i servirim gjërat e ngrohta të ftohura dhe të ftohtat të shkrira. Kështu që nuk ka kushte reale. Përfytyro sikur të prishet ndonjë ushqim dhe t’i zërë barku njerëzit. Aty dhe tualetet nuk janë në rregull. Salla më e madhe që di unë, dy tualete ka. Në fakt na duhet një sallë me disa tualete, pasi do ketë të huaj që mund të kenë shqetësime dhe na turpërojnë, s’kanë ku futen.

-Interesant, tha Doktori. Ja, nuk më kishte shkuar në mendje.

-Pastaj kemi dhe një problem tjetër, tha Zhilla. Vetë sasia e ushqimit. Nëse bëhet darka në Vlorë, njerëzit janë të lodhur nga rruga, të rraskapitur dhe sa të fillojë ceremonia, mund tu lëshohen të gjithë ushqimeve dhe nuk e kanë mendjen tek fjalimi. Kështu që dhe ushqimi mund të konsumohet shpejt dhe do të duket sikur unë kam mbajtur dorën me kursim. Përkundrazi, po e bëmë në Tiranë, njerëzit janë më të ngopur, vijnë të ngrënë nga shtëpia, janë më të relaksuar dhe ndoshta nuk i hanë gjithë ushqimet dhe mbeten dhe për ndonjë aktivitet tjetër. Jo se unë nuk blej ushqim të ri, por në këtë krizë ne duhet të japim shembull kursimi.

-Të ka shku mendja mirë, i tha Doktori. Do ta përdor këtë problem. Jo, ke shumë të drejtë, kemi të ftuar të rëndësishëm, nuk i lëmë të hanë ushqim rrugëve. Ke të drejtë shumë, kupton apo jo.

-Edhe diçka tjetër kisha me Presidentin. Duhet të flasësh me të, të mos hajë ushqim në Vlorë, nga dreka e atij kryetarit të Bashkisë. Ose ta detyrojë atë ta bëj unë drekën, ose t’u thotë nuk kam punë me drekën tuaj. Kam frikë se ata bëjnë mish të pjekur në drekë dhe pije të forta dhe nuk i dihet mund të flasin dhe me kunja për ju dhe Bujari nuk i kupton mirë. Ndaj është e rrezikshme. Po pranuan ushqimin tim, s’ka problem se nuk është i rëndë dhe nuk pinë dot raki.

-Mos ki merak, flas unë me të, i tha Doktori. Ishte ide interesante. Kam mbledhje komiteti pastaj dhe do ta përdor si argument. Nuk më kishte shku mendja. Të falminders shumë. Flas unë me këta të festës dhe merru ti me ushqimin. S’ka problem. Të ka shku mendja mirë. Jo, është argument i fort ky. Nuk e degradojmë pavarësinë ne të hamë dreka e darka në Vlorë. Ke të drejtë shumë.

9 komente në “Zhilla shpëton Doktorin me argumente kundër Vlorës”

  1. Daut Skela, Vlore says:

    O Mero: Te kam rixha pyte nji her ket Zhillen sa e mba qillon e pishkut.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/albanian-halloween-signature.html

    1. Agim Shehi says:

      Zeni ka zene dashnore, se plaken qe ka ne shtepi ja pallojne rojet e gardes. Saiken Zeni, del nga shtepia, zocka plake e Zenit del ne dritare dhe jep sinjalin. Palloshi i gardes, me breket gati zberthyer hyn dhe ja ben ate pune ne kembe, shpejt e shpejt, por me impulse te forta, te gjata, dhe therese. Oh, thote, zocka plake, as burri i pare, as Zenka i Salkes, por asnje mashkull ne Suedi nuk te ben ate qe ta bejne shqiptaret, te nxjerrin syte vendit. E Zeni, eshte mesuar vetem me ledhatime, me perkedhelje, ndonje puthje te lehte, por nuk ka loqe te palloje, i shkreti.

      1. Ali Ajlushani says:

        Uuuuuuuuuuuuuuuu! Agim Shehiiiii
        Thashethem i forte ky.
        Apo ke ndonje informacion te sakte?

        1. saleh pashë berisha says:

          Po të kujtohet vjehrra e “plakës” së Xenit,ëëëëëëë?
          Hë,ia bëje edhe ti si këta gardistët? Apo,aty-aty…

    2. zefi says:

      Pse e vrasin kaq shume mendjen keta LLUPOQENET e Berishes,per punen e te NGRENIT???
      Gjika ua tha shkurt e qarte:
      MERRNI 2 DITE BUKE ME VEHTE!!!
      Jane mesuar tere jeten me kete rregull ish ushtarak,ndaj nuk ka pse habiten!!!

  2. shezo says:

    Zhilla eshte nje semundje e bute, nje vemje qe eshte zvaritur ne cdo pushtet. Fillimet e sukseseshme i ka si magazinjer i peshkut ne Durres, dhe qe atehere me peshk e ka ngritur karrieren e tij, deri ne drejtor te ATSH-se.

    1. Taqo Zoto says:

      dmth e paska honger ngjalen ?

  3. Qukapi says:

    Kush eshte Zhilla? Cecen e dime qe esht Erla Mhillka

  4. luani says:

    Ky Zhilla me peshk ngopte Zerin e Popullit dikur jo qe tani ja ka marre doren gjithshkaje se eshte trim e tregoi veten kur erdhi ne “mbrojtje” te RTSH-se…me keta ngjyhet shteti.
    Turp gazetes dhe atij qe shkruan po e po qe merret me jeten personale te njerzeve pa folur se kush eshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje