Lirimi i banesave, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e qiramarrësve. Avokati: Do i drejtohemi Strasburgut

31 Tetor 2012, 17:39Sociale TEMA
Lirimi i banesave, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e

(E PERDITESUAR)- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Qiramarrësve, duke lënë në fuqi aktin normativ të qeverise të gushtit të këtij viti, i cili kërkon lirimin e këtyre banesave në datën 1 nëntor.

Por ndërsa ende nuk dihen se cilat janë argumentet e këtij vendimi nga Gjykata Kushtetuese, pasi ai pritet të botohet në faqen zyrtare të këtij institucioni, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Shoqatës së Qiramarrësve.

Avokati mbrojtës, Dorian Matlia, deklaroi se në kushtet e urgjencës i kanë dërguar kërkesë brenda të mërkurës Gjykatës së Strasburgut, për të marrë në shqyrtim çështjen në fjalë, pasi dhjetëra banorë rrezikojnë që të dëbohen.

“Iu drejtuam me urgjencë Gjykatës së Strasburgut sepse situata është shumë alarmante. Pas 1 nëntorit do kemi dëbimin e mbi 3 mijë familjeve nga shtëpitë dhe në këto raste edhe Strasburgu do kohë që të vendosë nëse do bëhet një pezullim. Prisnim një pezullim nga Gjykata Kushtetuese që dje, por nuk erdhi. Është e rrallë që të bëhet një pezullim me faks për rastet urgjente”, deklaroi Matlia.

Një nga pretendimet e qiramarrësve në Strasburg është edhe shkelja e sigurisë juridike. “Kryesorja është se akti nuk garanton se personat që përfitojnë kredi do t’i marrin ato. Ky akt s’garanton asgjë, pasi ata nuk kanë pagë të mjaftueshme dhe pastaj kredia nuk jepet 100 për qind për banesën, por pjesërisht”, saktësoi Matlia.

Ndërkohë, ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi në këtë mënyrë sipas tij nuk do të ketë probleme procedurale.

“Falenderime për Gjykatën Kushtetuese, për shpejtësinë që e shqyrtoi këtë çështje, sepse duke qenë brenda datës 1 nëntor na jep mundësi që akti normativ të zbatohet pa pasur komplikime procedurale”, deklaroi Olldashi./TCH

37 komente në “Lirimi i banesave, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e qiramarrësve. Avokati: Do i drejtohemi Strasburgut”

  1. ezopi says:

    kjo eshte koha kur jemi te detyruar te jetojme GJ KUSHTETUESE merr nje vendim si do qeveria e berishes , nuk ka drejtesi nuk ka ligj nuk ka shprese gjithshka ne duart nje bastardi kudo qe te shkosh do te shikosh vetem fytyren e urryer te berishs ,perderisa te jetojme me frike per derisa frika jeton dhe nu ka vdekur tek shqiptaret nuk ka shprese kur shqiptaret te dalin te flakin te teheqin zvarre nje pisllek si berisha aher do te kete nje dite te re , kur njerezit do te trajtohen si njerez dhe kur do te jemi te lire te barabarte PERPARA LIGJIT ky do jet fillimi i nje demokracie dhe fundi i nje diktature po shqiptaret nuk jane nga ai lloj geni qe kane qene dikur paraardhesit e tyre saliu ju ka bere nje veksine qe i nryshoje gjenet i beri me budalljt e botes me te bindurit e saj me te urtet me skllever i ka klonuar me hirushen .

    1. raimondi says:

      Po shume keq gjykata _-Ku do vene njerezit qe nxirren nga shtepia ?

      Kjo nuk eshte njerezore , -C’jane keta gjyqtare kaq kriminale ?

      Duhet te ngjallni Enverin, se nuk behet ndryshe —

      Na ju dhjefsha mu ne demokraci qe i hedh njerezit ne ruge –I le miletin pa pune, pa shpi, pa azgje fare….

      Mjere njeriu i thjeshte !

      1. Zgjohuni says:

        Rajmond demokracia fillon tek e drejta per pronen dhe e drejta fjales se lire te dyja keto pa shkelur brutalisht mbi te drejten e te tjereve.Pronaret ti gezojne dhe ti trashegojne pronat e tyre,por tu kthejne banuesve te tyre pronat qe kane privatizuar nga pasuria kombetare,sepse nje dore ne bakalva e nje dore ne kadaif nuk i shkon per shtat kesaj pacavureje te djallit me fytyre njeru Sali Ram Berishes.
        Qeveria sikurse nxori ligjin per lirimin e shtepive te ish pronareve,ashtu te nxjere pa vonese dhe ligjin per kthimin e banesave te privatizuara nga keto ish pronare.Vetem ne kete menyre rregullohet paste dhe pa shterngime allishverishet korruptive dhe zgjodhet problemi i tejzgjatur mbi shtepite e zena te ish pronareve deri me tani.
        Duan apo nuk duan djajte e poltikave te riciklimit ne vite te botes se krim-korrupsionit,pasuria kombatare do ti kthehet pronarit te ligjshem,pra Popullit.

        1. rrupaqe says:

          je shume i sakte pronen ta gezojn ata qe jan pronare te vertet.

    2. Alfons Doda says:

      Keto jane katraurat e doktor gerdalles!
      Gezuar Halloween!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/albanian-halloween-signature.html

  2. dantes says:

    pse paskemi ne gjykate kushtetuese? ne kemi vetem berishe ai per ne eshte shteti qeveria presidenti drejtesia hajnia kurveria babezia marria

  3. keli says:

    Ezop Prona tek i zoti Ezop tek i zoti .Pse cfare eshte gabin na e thuaj bre burre a cdreqi je ti

    1. Horri i Bulevardit says:

      Prona tek i zoti kjo eshte mese e drejte, ashtu sic eshte e drejte qe rreth 15,000 njerez qe preken nga ky ligj, tu jepet shtepi me kushtet qe u dhane banesat ne vitin 91-92, pra me ate cmim.
      Prona duhet te shkoje tek i zoti, por shteti duhet qe shtetasit e tij ti rregulloje, se prandaj e marrin voten, per te rregulluar dhe jo per te shkaterruar.
      Do te vine zgjedhjet dhe le te thote nipi i Dashnor Mamaqit, sSokol Jolldashi se me jepni voten se une do ju nxjerr nga shteipija se dua tja jap pronareve dhe a e shef ti a merr vote apo jo.
      Pronarit i takon prona e tij, por qirramarresit qe jane shtetas shqiptare u takon te kene nje strehe, se keta ish pronare, kane privatizuar banesat shteterore me cmimin qe ja u dha shteti ne vitet 91-92.
      E sigurte qe kjo gjykate kushtetuese, mbas rikostruktimit te saj sipas modelit te Berishes, shume shpejt do ta quaje te vlefshme marrevshjen e faljes se detit Greqise.
      Sot Shqiperia mund te quhet nje partiake, ku shume shpejt edhe prokuroria do te futet nen tutelen e Berishes, faleminderit popull shqiptar qe na futet perseri ne nje diktature, ta gezojme dhe ta mbyllim gojen se jemi plehra.

    2. vlora 1 says:

      Po Keli prona te i zoti.Le t`i marrin pronat e tyre por me pare te japin shtepite qe kane privatizuar me 100.000 leke per keta banore qe kane paguar gjithe jeten qerane e shtepise ku rrine si gjithe ne te tjeret…sepse nuk mund te flaken ne rruge mijera familje Keli.
      Pastaj nqs themi prona te i zoti ky ligj duhet zbatuar me themel per te tere edhe per tokat bujqesore edhe per ullishtet edhe per Karaburunin edhe per dreqin me te birin (Sali + Shkelzen)

  4. Kolonja says:

    Vendimi i kushtetueses eshte i drejte. Prona duhet te shkoi te i zoti
    Veprimi i qeverise per ti larguar ne menyte te menjehesreshme eshte i gabuar. Cberi qeveria(PER MUA NUK KA RENDESI NGJYRA)per 2o vjet qe ky problem te ishte zgjidhur pa kosto sociale? Zgjidhje me optimale do te ishte dhenia e apartamenteve me qera.Shuma e qerase te caktohej ne menyre qe apartamenti te likujdohej per 30 vjet aq sa mendohet tani qe tu jepet kredi .PO qeveria e ben kete per fushate elektorale
    e te fitoi votat e ish pronareve e te ish persekutuareve,dike flakur
    menjehere ne rruge disa te tier.Nuk eshte faji i kushtetueses.Prona te i zoti eshte saksionuar edhe ne kushtetut.e ajo ka mbrojtur ne kete rast kushtetuten. Pergjegjesia per mos zgjidhjen e ketij problemi ne kohe i bie qeverise.

  5. beso........ says:

    teper vone per te ja kthyer shtepiat te zoterve , teper vone si ne gjith rastet e ngjashme.ma ne fund dicka mbase po regullohet. po perse edhe pas 20 vjeteve jane ne shtepia te huaja dhe bejne edhe gjyq.Ne Shqiperi si ne fshat dhe ne qytet jane qenw te percaktuara pronat e sinoret.Shikoni psh ne Gjirokaster si thone ..keto jane shtepiat e ketij mbiemer e keto jane te ketij . Po keto qe kane plus 20 vjet ku i kane shtepiat qe u ka lene babaj….

  6. Goni says:

    Ezop jame dakort me ty qe ne nuk kemi gjykate kushtetuese dhe e kemi plotesisht te varur nga qeveria, por ne rastin konkret nuk e kuptova se ku eshte vendimi antikushtetues sepse realisht nuk e di qe keta qiraxhinjte ne pronat e te tjereve paskan hyre aty sipas kushtetutes. Une di qe ketyre qiraxhinjeve ju dha kohe qe te rinin e pronat e te tjereve me qera { deri sa te blenin shtepite e tyre} ne vitin 93 ndoshta nuk jame i sigurte {dhe kjo qera ka qene dhe eshte teper simbolike} ne 94 deri ne 98 ka qene 20 mije leke te vjetra kur qeraxhinjte e tjere rrinin ne shtepi neper Tirane me 150 mije deri ne 200 mije ne ate kohe. Tani them se perseri jane simbolike sepse perpara disa ditesh nje nga keta qiraxhinj me tha se donte shtepine time ne tirane te re 1 dhome e kuzhine per 150 mije leke, nderkohe qe une e kame te dhene me 250 mije leke. Kjo ishte per te te thene se ata kane akoma qirara simbolike.Atehere ku eshte padrejtesia ketu? Nuk kishin kohe ata qe per 22 vjete te blinin shtepite e tyre dhe qe para 15 vjeteve nuk ishin shume shtrenjte dhe keshtu do ta kishin zgjidhur problemin e tyre dhe te pronareve ne te njejten kohe. Por atyre ju pelqeu qeraja per te mos thene qe disa dhe i dhane me qera shtepite e pronareve te tjere bene para dhe moren siguri nga kryekrimineli se do rinin aty deri sa ti tekej kryekriminelit sepse ai bene ligjin aty dhe jo populli kushtetuta parlamenti apo ndonje organ tjeter. Ne kete pike jame me ty tek qendrimi i qeverise. Por me sa duket greva e ish te burgosurve nga te cilet jane dhe ishe pronare ja futen kembet ne nje kepuce kryekriminelit per te zbatuar nje vendim qeverie te marre ndoshta 20 vjete me pare. Ne keto kohera qe ai e ka humbur elektoratin popull por jo kriminel hadut sahanlepires etj nuk don te humbase dhe elektoratin qe kish teper te sigurte pronaret dhe ish te burgosurit politike.

  7. Fredi says:

    Ke te drejte o Keli, ke te drejte! Edhe une ashtu mendoj, por duke zbatuat Kushtetuten jo Kanunin e Sales. Para tre muajsh u nxorr nje Akt Normative nga Shpella e Shqiperise ku kerkohet te lirohen banesat dhe banoreve ju jepej kredi per te blere nje kasolle. Akoma jane qindra kerkesa qe nuk aprovohen nga Banka se me te ardhurat e tyre shume familje nuk mund te japin garanci per shlyerjen e kredise. Edhe ato qe e kane siguruar nuk thone se nuk duan te dalin. por ajo qe kerkojne eshte vetem pak kohe, se nuk do blejne zarzavate. Kete kerkojne ata te shkretë! Kjo eshte shkelje e te drejtes se çdo qytetari per te jetuar ne banesen e tij.
    Une nuk jetoje me atje, jetoje diku ku ka shtet dhe gjera te tilla jane jashte llogjikes se te menduarit. Para disa kohesh u zhvillua nje greve qe perfundoi keq….. Uroje qe ate ta vazhdojne keta pjestare te shoqerise qe ajo ” Gjykate” po i hedh ne rruge, po I vret …..Pyetja ime eshte – Perse keta njerez duhet te paguajne 60-70 milion lekë per banesen ku do jetojne, ndersa pjesa tjeter e popullsise pagoi vetem 200$, perfshi ketu edhe ish- pronaret?

    1. beso........ says:

      …………ku i kane shtepiat e fisit te vet ….ku jua ka lene babaj ….

  8. Ivani i madh says:

    PO sju shtyp koka gjarpit Berisha gjykatat dhe drejtesia ne Shqiperi do jete sipas urdhrave te tij se ketu vetem pederaste dhe bythlepirsit kane mbetur se burat i ka mare lumi.

  9. revolucionari says:

    dilini zonjes klinton ne aeroport dhe ne cdo cep rruge ku do te kaloje me pankarta ku te jet shkruar ne anglisht,kshu eshte kur populli digjet dhe kurva krihet!

  10. Fatmir Lamaj i burgosur politik says:

    Video e papar me perpara nga populli shqipetare,e cila tregon kush eshte ne te vertet Amerika http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  11. shqiptar says:

    MIRE E KINI O MORRAMANE QE KUJTONI BABANE TUAJ enver hoxhen.po te kete te ngrihet nga varri dhe tju shpjere ne ZBOR se ju ka marre malli dhe pastaj tju strehoje 2 vellezer te martuar na apartamente 1plus1

  12. Kliton says:

    po per pronaret qe smund te gezojne pronen e tyre qe prej 60 vitesh si i behet? cfare vendimi duhet te jepte gjykata kushtetuese?

  13. Pronari says:

    Po ne qe na ra plani ne kohen e xhaxhit pa asnje kompensim, e me pas na vendosen ne nje shtepi qe me vone i del nje prorar e me pas na duhet te dalim ne rruge ??!!! Pra le te na kthehet toka jone ku jane ndertuar tere ato pallate per strehimin e qindra njerezve, pastaj ne kthejme kete shtepi ku jemi tani.

  14. ALpini says:

    ne nje emision televiziv ishte e ftuar Argita Berisha dhe drejtuesi qe spo me kujtohet se kush ishte po e pyeste per pasurite e saja.
    kjo pergjigja e saj me mbeti ne mend dhe sot krejt pa pritur mu kujtua dhe po mundohem ta shkruaj sipas origjinalit…Argita pergjigjet:-pasuria qe me ka bere pronar per here te pare ishte ligji per privatizimin e banesavet ku une mqs ne dhjetor te 1992 isha mbi 18 vjeç behesha pjestar ne menyre te barabarte me te gjithe ne familje.pra fitoArgita u be pronare e 1/3 te baneses se saj sapo kishte mbushur 18 vjeç,…deri ketu shume mire se keshtu ligja veproj me çdo shtetas dhe vertete ishte nje gje me se e drejte..problemin e kam ketu a ka llogjike qe nje 18 vjecar te behet bashkpronar pa dhene asnje kontribut nga ligja dhe nje familje qe ka paguar per kaq kohe qerane shtetit duhet te braktiset ne kete menyre.
    pashe Sokol Olldashin qe dukej shume i kenaqur nga vendimi i Kushtetueses.kesaj gjykate per kete hall i jane drejtuar dy here keta familje dhe kjo gjykate ne menyren me skandaloze del me dy qendrime krejt te kunderta.
    megjithate komentin e kam thjesht vetem ke rasti qe nje 18 vjecar behet pronar dhe nje qe ka kontribut 50 vjecar del me gisht ne goje………u bej thirrje qeramarresvet qe te jene te vendosur ne kerkesen per te drejten e vet dhe me nje avokate si Luljeta Petani zor se do nxjerrin gje .

  15. adriatik says:

    Gjyshin tim e vrane ne burg si tregtar. Dajen po ashtu. Te tjeret i internuan. Nuk ishin marre asnjehere me politike po ishin tregtare.

    Shtepite ne Sarande dhe Durres u zaptuan nga qiraxhinjte.

    Asnje inat me ata. Keshtu ishte sistemi.

    Po tani ne 2012, ne vete jemi te pastrehe. Shume nga te afermit e mi jane te varfer nderkohe qe shtepite nuk i marrim dot se i ka akoma qiraxhiu.

    Lironi shtepite e pronareve!!!!

    1. Horri i Bulevardit says:

      Ti Adriatik ashtu sic e tregove pak a shume historine e familjes tende, keshume te drejte edhe te revoltohesh, se e drejta eshte qe ju takon me ligj dhe kete se luan as topi.
      Edhe une si njeri ketu me siper, familja ime ka qene pronare e nje trualli prej 200 vjetesh ne Tiron e blere me flori, por qe ne komunizem u mor dhe pa asnje shperblim, ose me sakte vetem nje hyrje 2+1 dhe me kaq u mor per tu ndertuar kater pallate 5-kateshe, ku njeri pallat ka 20-hyrje shumezoi per 5 na dalin 100 hyrje, ose me sakte 99 hyrje se njeren na e dhane ne pronareve qe atehere ishim rreth 17-vete.
      Por tani skemi cfare te bejme se qeveria e sotme thote se jeni demshperblyer, nje hyrje dy dhoma e guzhine per 17-vete, imagjinoje vete tani.
      Por perseri eshte qeverija jo vetem demokratike, por edhe socialiste qe ka qene ne pushtet, qe e kane bere kete problem lemsh dhe ju futi ju pronaret ne nje konflikt te ri, me kete vendim te gjykates kushtetuese.
      Te gjithe kane paguar qira tek shteti, se ne fakt shteti ishte pronar, kjo eshte realisht dhe mos te dalim tani se une jam pronar dhe dua ti nxjerr, si nxjerr dot as ti e as qeverija, se te them une se po te blidhen ato 3-mije familje ne bulevard e rrezojne Sali Berishen me gjithe gjykate dhe atij Jolldashit ja humbin edhe kockat.
      Por problrmi qendron qe te behet nje zgjidhje e mire per te dyja palet, te strehuarit ne keto shtepi, tu jepet shtepi me ato cmime qe edhe ju si ish pronare privatizuat shtepite e shtetit dhe ju te merrni shtepite qe kishit, por une ne fakt po te kisha fuqi, do te beja qe ish pronaret qe privatizuan shtepite e shtetit me cmimin e 92 ti merrja shtepine se ato kane qene te shtetit, dhe ju te merrnit shtepite qe kishit, por ma merr mendja se asnje nga ju sdo te doje te lere shtepite qe moret nga shteti, e para se jeni me shume se ne ate kohe dhe ato shtepi te konfiskuara, tani jane si kasolle dhe sju merr te gjitheve, e dyta ka patur shume raste ku nga disa vellezer ish pronare, njeri qe i sherbeu partise ne pushtet, mori para ne dore dhe ajo shtepi qe pretendohet nga ish pronaret, eshte blere nga shteti dhe i takon shtetit, ti qe ske marre gje, shko dhe vritu me ate te familjes tende, qe ja u hodhi juve te gjitheve dhe i futi parate ne xhep, duke ja u futur juve sa krahu.
      Jolldashi ka marre persiper nje barre qe seshte ne gjendje ta mbaje dhe kur mendon se i nipi i Dashnor Mamaqit don tju jape ju te drejta, kjo eshte per te vene duart ne koke.
      Shtepija i takon pronareve, por qe te hidhen ne rruge rreth 15.000 njerez, kete sta pranon njeri se ata 15000 veta sic thashe, jo Jolldashin e cojne ne te semes ose e cojne tek gjyshi i tij komunist, por edhe Berishen me gjithe gjykate e hedhin ne ere.
      Zgjidhje ka, por duhet vullnet per tu zgjidhur dhe duhen njerez te pergjegjshem qe duhet te japin zgjidhje, jo partiake dhe ish sigurimsa.

    2. ALpini says:

      adriatik,
      qe je trajtuar ashtu nuk eshte faji i qeraxhinjevet.je shprehur shume keq kur shkruan se shtepite ti zaptuan qeraxhinjte,je komplet gabim dhe ndodh qe persekucioni disa njerez i ben ordiner,disa i ben shpirtzinj se thone kur vuajtem ne nuk dua tja di per njeri,por disa ngelin fisnike ndoshta me shume se sa ishin para se te persekutoheshin.
      adriatik,banesat tuaja ne fillim u sekuestruan,pastaj u shtetezuan dhe ai shtet i ktheu ne banesa sociale ku KOMUNALJA ka strehuar popullin njelloj si mund te strehoj sot bashkia e Tiranes ,Durresit etj etj.
      adriatik nuk e di pinjoll i kujt familje je,ndoshta PAPAJ se edhe ata kane prona ne Durres e Sarande,por dua te them se ne kohen kur gjyshi yt ishte gjalle dhe gezonte pronat per keta tregtare tregonin se;-kur shkonte ndonje lypsar per te lypur dhe u fuste ne dyqanin e tij me doren shtrire e i thosh-zotni me fal noj gje,merrte pergjigjen nga gjyshi yt;-nuk jam i zoti mallit………keshtu me te tere tregtaret e asaj kohe qe njifeshin edhe nga lypesit dhe qe sa here merrnin pergjigjen -nuk jam i zoti mallit,-lypesi nen ze por shpirt i kthehej-ishalla vjen i zoti i madhit shpejt,ishalla vjen i zoti i madhit shpejt.dhe erdhi me 28 nendor 1944 dhe e kishte emrin XHoxhi Olldashi dhe Dashnor Mamaqi te dy gjysherit e Sokol Olldashit qe rrasen gjyshin dhe dajen ne burg,ju xhveshen nga cdo gje dhe me kollaj se cdo gje ju hoqen moralin por nuk ju nxorren ne mes te rrugevet dhe sot asnje nga ju nuk permend me emer se kush i ra deres tuaj me cizme por harroni keto dhe i gezoheni aktit.nje pjese e madhe e pinjollevet te ketyre tregtarevet edhe pat mohuar lidhjen me keta tregtare ne kohen e diktatures dhe besoj se edhe ke varri si keni shkuar ndonjehere ..megjithate

      1. Adriatik says:

        Alpin – nuk jam nga familja Papaj megjithese i njoh shume mire. Per moralin e tyre nuk kam cte them. i njej Durresi si njerez intelektuale dhe te civiliziar.Ndoshta dhe bashke njihemi.

        Nuk me pelqen qe e ilustron kete problem me histori shpifjesh komunistesh. Une nuk e di nqs ndonje i varfer ka hyre ne dyqan te gjyshit dhe ka kerkuar lemoshe para 80 vitesh. Nuk e di ca pergjigje ka marre. Sidoqofte, nuk mund te justifikoje vrasjen e nje individi, femijeve, torturat dhe internimin e familjes. Nuk shprehem keq kur them “zaptuan pronen”. Lexo me vemendje. Ky ishte sistemi. Ata jane te pafajshem.

        Nqs doni apartamentet qe ish pronaret privatizuan une e dorezoj timin. Problemi eshte se morra apartament mbasi shteti me prishi shtepine ku banoja ne qender. Ndertoi aty 150 apartamente dhe me dha mua 1.

        Eshte shume komplekse kjo pune. Dhe ata fukarenj qe jetojne ne shtepiat e pronarit nuk mund te hidhen ne rruge. Po ka qe kane qene dhe komuniste te forte, dhe sigurimsa. Dhe sot duan akoma te mbajn dicka qe sju takon?

        1. ALpini says:

          sa per dijeni ti adriatik une ALpini nuk shpik dhe sajoj asgje e sidomos komuniste.historine e lypsarevet qe thonin -ishalla vjen i zoti mallit eshte me se e vertete dhe e kam degjuar shpesh nga durresaket e vjeter.keshtu kam degjuar se tregtaret shkonin per dreke ne shtepi dhe nuk i mbyllnin dyert e qyqanit por mjaftonte vetem te vendosje nje karrike mbrapsh ke dera dhe ky ishte kodi qe aty brenda nuk ke njeri dhe nuk ke pse futesh.gjithashtu kam degjuar se kane qen stanaret ,banoret e Stanit qe mbushnin kinemane e qytetit dhe duartrokisnin kur jipej vendimi per denimin e ‘trathtarevet”te vendit.gjithashtu kam degjuar se ka qen gjyshi i Sokol Olldashit,Jorgji napo Xhoxhi qe njihej qe ka nxjerre me force dhe pa asnje vendim Kalem RRufen me familje.
          Adriatik sipas shoqates pronesi e drejtesi 85%e familjevet qe strehoen ne keto banesa nuk kane lidhje me pushtetin diktatorial twe komunistevet,vetem nje pakice kane mbetur nga ata qe u strehuan ne fund 1944 e fillim 1945.
          une jam qe prona ti kthehet pronarevet deri ne gramin e fundit,jam qe asnje nga keto familje qeramarrese mos te dale pa marre shtepine ashtu si e ke privatizuar ti dhe shume pronare.
          sot ju pronaret po dilni kunder qeramaresvet se eshte kollaj dhe asnje fjale nuk thoni me emer se kush qe i pari qe u strehua ne banesen e gjyshit tend,.
          adriatik shumica e trashgimtarevet te ish pronarevet po bien fertele dhe jane idhnu deri ne vdekje me njeri tjetrin per ndarjen e kesaj pasurie.
          adriatik mqs je nga Durresi a e din se pse u hodh nga kati i 7 nje qe quhej Fatmir Nishani?

  16. mali says:

    “Pronari”qe ka shkruar ne kete blog, ka plotesisht te drejte. A i ka menduar qeveria dhe raste te tilla kur qeraxhinjte qe jetojne ne shtepi ish pronaresh, kane pasur pronen e tyre dhe ku sot jane ngritur pallate e jetojne me qindra familje. Perse qeveria nuk i nxjerr ata nga banesat dhe tua kthej pronareve te tokes???? Perse qeveria atyre qe zbriten nga malet e zabtuan tokat e tiranasve ne Bathore apo konviktet e studenteve ia legalizoi shtepite e ndertuara pa leje e vjedhur tokat e pronareve te lighshem, nderkohe pronaret e tokave i la me gisht ne goje!!!! Perse qeveria nuk strehon kete kategori njerezish ne shtepit e ishpronareve qe i fituan gjate periudhes se privatizimit te viteve 1992-93 ???? Kjo eshte nje padrejtesi qe e ka emrin SALIVUCIDOLI HAJDUTI,KRIMINELI, VRASTARI. Hakmarrja e mallkimi popullor do te bien mbi Salivucidolin dhe familjen e tij!!!!!

  17. -NE KETE VEND NU KA SHPRESE.LIGJIN E MBYT ANTILIGJI.MALLKUAR QOFSHIN KETA QAFIRE POLITIKANE ,KJO DREJTESI E MENDEROSUR.
    -I UROJ TA GEZOJNE ISH PRONARET PRONEN ,NUK KEMI GJE ME TA. KEMI ME QEVERINE E MENDEROSUR QE DO T’NA SHOHE NE LUFTE ME NJERI TJETRIN DHE NUK KA AFTESI TE RUAJE POPULLIN E VET.UROJ QE KJO MOS TE NDODHE SE TE DY PALET JANE TE PAFAJSHEM ALLAHU MARRTE HAK.

  18. Ela says:

    Me ne fund drejtesia u vu ne vend!
    Per ju qe akuzoni Kushtetuesen: deri dje kur ju dha te drejte qiramarresve ishte OK apo jo?
    Qiramarresit kishin 20 vjet per te menduar ku do te shkonin dhe te siguronin nje banese per tua lene pasaardhesve te tyre!
    Ne qe nuk trasheguam dhe privatizuam gje punojme dhe paguajme çdo muaj kredi.
    Pra sakrifikojme si brez per tu lene nje baze femijeve tane!
    Ka nga keta kingat qe rrine per qejf ne shtepite e pronareve dhe kane blere shtepi ne bregdet.
    Edhe per ata qe pretendojne se pronaret kane privatizuar shtepite me shuma qesharake: Ju lumte se kane marre fitimin e munguar te 2o vjeteve “demokraci” per te mos folur per 50 vjet qe jetuan bodrumeve!
    Dhe e fundit Strasbusgu e njeh me mire se kushdo te drejten themelore te njeriut qe eshte e drejta mbi pronen.
    Pra me vjen keq por jini te pashprese prandaj merrni kredite dhe punoni ku te mundni sepse ky eshte sistemi i inisiatives se lire!

    1. Horri i Bulevardit says:

      Shume mire e ke, po i ke dhe nje borxh qiraxhinjve, ti ose familja jote e privatizut banesen me cmimet e atehershme ta gezoni se ju takonte, ti tani meqe keta skane te drejte ta privatizojne ate banese, se eshte prona jote, ktheja mbrapsh parate qe kane paguar per mbi 60-vjet si qira, atehere ke gjithe te drejten te thuash se eshte prona ime, ti pronen kerkoja shtetit shteti ta mori, prona e shtetit sot eshte e gjitha ne bythe te familjes Berisha, edhe ne bythe te nipit te Dashnor Mamaqit, shko merrja se ke te drejte, te shohim a do te jape te drejte gjykata kushtetuese qe e mori ne dore Sali Berisha.

      1. Ela says:

        Ti me duket se lexon dy rreshtat e para vlla!!!
        Pronareve ua kane perdorur pronen per 50+22 vjet!
        Fitimi i munguar per ta ehste nje shtepi modeste!
        Tani mos i bini fyllit kot se “U KRY”

      2. Ela says:

        Jo do tua kerkoj socialisteve se ata i kam”qejf!
        Le qe Ju qeranmarresit mos u merzisni se do tua japin nga nje shtepi socot se kane ndertues me bollek mes tyre dhe ju si shkembim jepuani voten!

      3. Gerdi says:

        Po ca borxhi i kam mor cun po perdorin shtepine time dhe paguajne 1200 leke ne muaj. Ty po ta zinin shtepine tende dhe te japin qera sa duan ato si do te dukej..E kupton ca demi na eshte bere ka 70 vjet qe po presim. Une pronen e dua nga shteti se ai ma ka marre po ky shtet duhet ti kishte kthyer ne 91 dhe jo ne 2012

  19. linda says:

    Ne me sa duket nuk shohim kurre pertej hundes sone, e cdo problem e shohim nga kendveshtrimi se sa na demton personalisht por jo sa i drejte eshte. E gjykojme ne varesi te ngjyrimeve politike qe u perkasim po jo se ashtu duhet te jete.
    Po pse qerramarresit u dashkan mbeshtetur nga qeveria e pronaret e ligjshem JO??? A mund te ma shpjegoje njeri se per sa kohe akoma duhet te penalizohen pronaret ???? a nuk mjafton qe per 60 vjet u shpronesuan, u ropen , u denuan dhe vuajten te gjitha pasojat e mundeshme te epokes se kuqe duke u diskriminuar ne cdo aspekt si ISH PRONARE ( a thua se te ishe pronar ishte nje turp i madh) . Edhe 22 vjet te tjera perseri diskriminim pasi ende jane shume te paket ata qe e kane marre pronen (per te mos thene fare) E tani nuk e kuptoj ku qendron gjithe kjo keqardhje per qerramarresit??? Nuk pashe asnje qe te ndjeje sadopak dhimbsuri per ata pronare qe po heqin picirin prej 80 vjetesh!!!!
    Per 22 vjet qeramarresit kishin mundesine te mendonin se cdo te benin me strehimin e tyre dhe ate qera qe nuk u a paguan pronareve le ta kursenin e ta benin shtepi. PERSE gjithe kjo urrejtje , e nuk shof asnje qe te kenaqet nga fakti qe me ne fund nje vendim i drejte per PRONARET … nje pike ne oqeanin e dhimbjeve te tyre…..
    Uroj qe asnje nga ju qe keni shkruar me siper te mos ndodheni ndonjehere ne anen tjeter te medaljes!

    1. Horri i Bulevardit says:

      Edhe juve zonje apo zonjusha Linda do te jap nje pergjigje,se besoj se shoh pak me larg se hunda ime.
      E kam sqaruar ne komentin me siper qe edhe une jam ne nje fare menyre i shpronesuar, jo nga kjo qeveri, por nga qeveria e Ramiz Alise.
      Por qe te jap nje pergjigje me koncize:
      Gjyshi ose babai juaj u shpronesua nga shteti, spo e perseris se e ka thene mire Alpini pak me siper, por keta qirraxhinj, kur u strehuan ne pronen tuaj, shteti i mori cdo muaj qirane dhe kjo pagese vazhdoi deri ne diten kur qeveria mbas vitit 90-te, deklaroi se shqiptaret do te privatizojne banesat e tyre me nje cmim qe i pergjigjet te ardhurave qe fitonin, se ne fakt cdo familje e ka paguar me qira ate banese.
      Dhe shqiptaret i rpivatizuan te gjitha banesat ca me borxhe e ca me pare ne dore dhe keto para ja paguan shtetit. Ndersa qiraxhinjte qe banonin ne shtepi te ish pronareve me dhjetra vjet dhe qe kishin paguar qira si gjithe te tjeret qe e privatizuan banesat e tyre, nuk mund ta privatizonin, se shtepija do ti kthehet ish pronarit, dakort, ata se privatizuan, por ti si pronare e ligjshme, ne ke te ndenjura, ktheji te gjitha parate e qirase, ktheja mos me thuaj se ma mori shteti komunist, se me shtetin komunist jo ti, por gjyshi dhe babai jot, skishin bythe te mateshin, jo se kam qene une trim se edhe une skisha bythe te kapesha me ate shtet, por qe mos te shohim deri tek maja e hundes sone, te gjehet nje zgjidhje, qe ata te kene nje strehe, se edhe ai shtet qe te mori banesen ose shtepine, ty nuk te la ne rruge, por te strehoi ne nje banese si gjithe te tjeret dhe nuk te tha, me paguaj me para ne dore, ose do te le ne rruge, te pakte sot te jemi me te hapur dhe me te njrezishem se atehere se ne qofte se ti dhe sera jote do te filloni me keto kushte, une te them me bindje se guxoni dhe nxirrini jashte ato qindra familje dhe do te shikoni se do te mallkoni jo shpine, por edhe gjykaten kushtetuese me gjithe Jolldash qe ju fryu dhe ju mashtroi se do ju kthejm pronen, e them kete se e di qe kur vjen fundi dhe robi ska cte humbase me atehere llogjika nuk vlen me dhe qe njerezit mos te behen te dhuneshem por edhe kur te takoheni rastesisht ne rruge me ndonje ish qiraxhi, te pakten te kesh nje pershendetje qytetare, ndoshta dhe nje kafe miqesore dhe jo nje peshtyme ne surrat apo me keq ndonje grusht apo edhe me keq sic po shohim se po ndodhin ne kete Shqiperine tone, ku njrezit jane bere si te droguar dhe llogjika i ka shkuar diku ne humnere.

  20. Elda says:

    E nderuar Linda. Si pronare e mundshme qe mund te jesh, e kuptoj logjiken tende. Une jam banore ne keto shtepi ish-pronaresh. Ti thua ne nje moment qe qerane e 20 viteve ta kishim mbledhur e te blenim shtepi. Po te bej nje llogari te thjeshte matematikore: 200 leke (te reja) qera mujore ta shuimezojme me 12 muaj te nje viti kemi: 200 x 12 = 2400 leke (te reja).
    Pastaj kemi 22 vite t’i shumezojme me 2400 leke ne vit japin: 22 x 2400 leke = 52.800 leke (te reja ose 528 mije leke te vjetra). A nuk me thoni e nderuar ku mund te blehej kjo shtepi para shume viteve apo ne keto vite kur kemi cmime shume te larta te shtepive sot? A ma gjen ti, qofte edhe nje garzoniere me kete çmim te lutem???????????????????????. Te supozojme qe do kishim kursyer edhe ndonje lek nga te ardhurat mujore per keto 22 viteve. Mos harro qe behet flaje per shifra milioneshe ne leke per te blere shtepi dhe jo shifra me qindeshe apo me mijëshe. Pastaj neve kemi paguar ashtu si edhe juve per 50 vjet qera shteterore. Ndersa per 22 vite, me beso kam harxhuar mjaftueshem leke per te mbajtur ne kembe ato shtepi te vjetra e te amortizuara ne maksimum. Vetem mirembajtja e çative ne stinen me shi, kishte nje kosto te madhe per cdo vit. Por edhe sikur t’i kisha mbledhur keto leke mirembajtjeje nuk do e kisha blere shtepine.
    Nderkohe ju i blete per 50.000 leke te vjetra, neve duhet t’i blejme per 30.000 Euro minimumi dhe keto per 30 vjet shlyerje kredie?????????? Ku e sheh drejtesine ti ketu?
    Ne historine e ketyre viteve kam njohur vetem nje ish pronar fisnik: Ai eshte i nderuari Profesor Fatmir Frasheri. Pasi mori pronat e tij (vila tek rruga Elbasanit), banoreve qe jetonin atje, ju dha 2 apartamentet e kohes se Enverit (qe ai i kishte paguar dhe i takonin tek e fundit). Por njerez te tille, fatkeqesisht ka shume pak.
    Perfundimisht duhet kuptuar qe Qeveria ne vedn qe te zgjidhte nje çeshtje si duhet dhe te mbaje pergjegjesite qe i takon, ne kete rast, po shmang totalisht vehten, dhe po fut ne konflikt dy pale te interesuar. Nuk dihet si do perfundoje. Uroj per nje zgjidhje te mire per te dy palet.

  21. Horri i Bulevardit says:

    E di kush eshte zgjidhja Elda?

    Qe qeverija sa per te lare gojen i thote pronareve qe une ja u dhash shtepite e juaja, tani me jepni voten ne zgjdhje.
    Qe pronaret sdo te kene fuqi ti gezojne keto shtepi te tyre, se banoret ne qofte se nuk fitojne me gjyqet e Saliut, kane edhe metoda tashme jo demokratike, qe ti ndalojne ish pronaret, qe u rimashtruan per te disaten here nga vete Berisha.
    Sbesoj se do te kete qofte edhe nje ish pronar, qe per nje shtepi, te futet neper belara te gjakmarjes, sepse kjo zgjidhje qe beri shteti, Une ta lashe kopilin ne dere ti vrafsh vehten, eshte zgjidhja me makabre, qe qeverija mund ti beje shtetasve te saj.
    Ne vend qe qeverija te jete garant, per te ndaluar konfliktet, qeveria po hap edhe konflikte qe si shqiptare qe jemi, do te kete viktimat e saj dhe viktimat nuk jane ata trimat qe bejne te fortin dhe fshihen mbas partise, por jane te pafajshmit, qe duan nje zgjidhje te drejte, qe te jetojne dhe ti gezojne pronat e tyre ne qetesi.
    Por kjo lart si e kishte emrin Ela qe dashka me sjell bela, kujton se une jam kunder ish pronareve, jo qe sjam kunder, por po te kete nje zgjidhje te drejte per te gjithe, jam edhe une nje nga ata qe mund te fiotjne ish pronen me farefisin tim qe na u mor nga qeverija e Ramiz Alise dhe ndertuan 4- pallate me 5-kate.
    Prandaj ti zonje qe kerkon belane me duart e tua Ela dhe ju zonja Linda, ketu nuk flitet per te drejten qe kane ish pronaret, ata kane te drejte, por flitet qe konfliktet, mos tju kaplojne dhe tju ngujojne juve vete, te pakten e njihni realitetin shqiptar qe seshte shume miqesor ne kete drejtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje