Kushtetuesja kërkon rigjykim për të akuzuarin për vrasjen e Eva Vishajt

2 Nëntor 2012, 12:25Kronika TEMA

Albenc Agon, i akuzuar për vrasjen e Eva Vishajt, nënës së këngëtares Elsa Lila, është kthyer për rigjykim nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas Kushtetueses, gjatë gjykimit në shkallë më të ulëta të gjyqësorit, Agos i është shkelur e drejta për një proces të rregullt ligjor.

Në vendimin e shpallur dje nga Kushtetuesja, Ago do të rigjykohet në Gjykatën e Apelit Tiranë, pasi sipas saj vendimi i Apelit Tiranë, që i dha 20 vjet burg Agos, dhe vendimi i Gjykatës së Lartë që nuk pranoi rekursin e këtij vendimi, ishin antikushtetuese.

“Gjykata vlerëson se procesi i zhvilluar në Gjykatën e Apelit Tiranë ka cenuar të drejtën e kërkuesit për një proces të rregullt ligjor dhe si i tillë ky vendim duhet të shfuqizohet,”  thuhet në vendimin e Kushtetueses, të cituar nga Panorama.

Eva Vishaj u gjet e pajetë, e qëlluar me plumb në kokë, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan pranë kilometrit 29, më 23 maj 1997.

Prokuroria akuzoi Albenc Agon për ngjarjen, i cili u dënua në mungesë me 20 vite burg, dhe tre vjet më vonë u ekstradua nga Italia.

Agon i ka bërë rekurs këtij vendimi, por nuk është pranuar nga Kolegji Penal.

Ai i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar parregullsi dhe e ka rikthyer çështjen për rigjykim.

9 komente në “Kushtetuesja kërkon rigjykim për të akuzuarin për vrasjen e Eva Vishajt”

  1. Vlora says:

    ky mizerje edhe 20 vjet i ka pak,pasi vrau nje njeri te pafajshem.

    ky kafshe duhet te denohet me burgim te perjetshem,pasi nuk kishte asnje arsye per ti mare jeten nenes se pafajshme, te dy vajzave.

    te gjithe qe e kane njojtur EVEN, kan pasur nje dashuri per te pasi ishte shum dashamirese me te gjithe.

    nje femer shume e bukur,dhe qe si binte ne qafe njeriu,gjynah ta fusje ne dhe.

    “te pakten” kur nuk eshte politika ne mes,,,,,,,drejtesia te zbatoje ligjin.

    EVA kalbet ne dhe pa faj,,,ky kafshe duhet te kalbet ne burg me shum faj.

    1. raimondi says:

      Ky ne foto duket qe eshte kriminel fshati

      Nano kishte shume te tille, qe i perdorte per qellime te erreta

      Kjo gjykata kushtetuese po del shume e felliqur

      I qenkan shkelur te drejtat ketij kriminelti koperativist ..!!!???

      Kjo eshte e neveriteshme.

      Ky qen duhet denuar me burgim te perjeteshem , keta thoten ka pas shkelje gjyqi i ketij pisi

  2. Mentari says:

    Te hetohet gjykata e apelimit per korrupsion.Ato qelbesira gjykates te Apelimit po mbrojne kriminelet dhe denojne viktimat.te hetohet gjykata e Apelit per ryshfet dhe pike.

  3. durrsaku says:

    ky krimineli dhe ne padova bente grabitje . deri sa e zbuluan dhe e masakruan ne dajak disa serb . u vidhte leket vajzave te rrukes i perdhunonte dhe i rrihte , deri sa e zbuluan kete moster dhe e masakruan i lan 1 te car te madhe ne fytyr ….

  4. skaliera says:

    Me cte drejt mund te thuash qe i eshte shkekur e drejta per nje proces te rregullt ligjor, kjo eshte skandaloze, Po ky ndyresire qe i hoqi te drejten per te jetuar nje njeriu kushdo qofte ai. Futini nje hu ne b… dhe cojeni atje ku ka vendin plehra.

  5. nino says:

    kete lloje plehre duhet ta djegesh me benzine por pak nga pake jo njeheresh ti dali shpirti me zore ,kete denim meriton .

  6. KJo ceshtja eshte gjykuar nga Altin Xhorxha nje gjyqtare relatore e ndimuar nga krye mafiozi i drejtesis shqiptare Seit Xhorxhaj 25 vjet gjyqtar ne gjykaten e apelit Tirane,ku te dy babe dhe bij jetojn ne nje vile 4 kateshe ne Sauk me nje pishin me delfina 3-4 miliona euro.I nxori parate e emerimit qe dha per emerimin e sa j ne gjykaten kushtetuese si dhe emerimin e burrit te saj Arben Idrizi keshilltari i pare i Bujar Nishanit. Grupi mafioz ne vitin 1997 humbi dosjen origjinale dhe tani prishen nje ceshtje te tre gjykatave duke e kthyer ne gjykaten e apelit per nje grusht para. Nuk e di kjo gjyqtare A eshte femer apo mashkull nderkohe en Shqiperi cdo muaj po vritet nga 1 femer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje