Gjatë këtij viti 14 çifte nën moshën e lejuar kanë shkuar në gjykatë për të kërkuar leje martese.
“Kam ngelur shtatëzënë”… ky është motivi që minorenët japin para togave të zeza, pasi legjislacioni u jep këtyre të fundit të drejtën e vendimarrjes dhe ato vendosin nëse do të martohen apo jo.
“Nëse gjykata jep leje për martesë nën 18 vjeç për arsye shtatzanie, atëherë duhet marrë parasysh se vajza minorene do të ketë nevojë për ndihmë për ta rritur fëmijën dhe për të kaluar depresionin që kalon çdo grua që sjell në jetë një fëmijë. Në rastin e vajzës minorene, ky depresion mund të jetë me probleme e simptoma më të vështira për tu përballuar. Rreziku që ata të ndahen shumë shpejt ekziston, pasi ata janë duke përjetuar një fazë shumë të vrullshme hormonale dhe si e tillë, vendimet e marra shpejt edhe mund të kthehen mbrapsht me shpejtësi”, pohon psikologia Lediona Hasbella për gazetën “Shekulli”
Sipas saj, janë kryesisht vajzat që bëjnë kërkesë për martesë pranë gjykatave, pasi ato janë dhe kategoria që preken.
“Unë do t’i referohem satistikave, sipas të cilave vajzat janë ato që bëjnë më tepër kërkesa në gjykatë për martesë dhe në moshë shumë të vogël, dhe problemi i shtatzanisë në këtë moshë dëmton drejtpërdrejt vajzën, pasi është fëmijë që do të sjellë në jetë një fëmijë”, rrëfen Hasbella.
nqs behet fjale per shqiperine pse keni vendosur nje indiane ne foto?
mos e ka pas fjalen per indianet e shqiprise(qi jetojn tek brengu i lumit)
Gjykata duhet te zbatoj ligjin dhe jo “deshirat” e gjithsecilit. Askush nuk ka te drejte te japi nje vendim te jashteligjshem dhe ne kete rast asnje shtetas shqiptar, ashtu si edhe ne vendet e tjera europiane, nuk mund te martohet pa mbushur moshen 18 vjec. Ne raste te tilla minorenia eshte e detyruar te presi moshen e lejueshme dhe mbi te gjitha eshte gjykata qe do te vendosi per femijen si dhe per pergjegjesite juridike te partnerit te saj. Sigurisht jeta private e gjithsecilit duhet respektuar, por ne te njejten kohe duhen respektuar gjithashtu edhe detyrimet e gjithsecilit ndaj ligjeve qe vet shoqeria i ka pranuar. Ndryshe do te kthehemi nje grup nomadesh ku vepron ligji i xhungles qe fatkeqesisht po kthehen ne nje “normalitet” ne nje pjese te madhe te shoqerise se sotme shqiptare.