Bejkon nuk e vizitoi dot familja sepse janë shumë të varfër, FRD: Do mbulojmë shpenzimet e ceremonisë mortore

3 Nëntor 2012, 10:11Sociale TEMA

Familja e Lirak Bejkos nuk ka mundur as ta vizitojë atë në Itali për shkak se jetojnë në skamje. Kështu ai i ka mbyllur sytë pa pasur pranë njerëzit e zemër.

Gruaja e Lirakut nuk kishte para për udhëtimin, raporton Shqiptarja.com.

Bejko jetonte në një dhomë me qera në një nga shtëpitë e vjetra të Tiranës. Familja përbëhej prej pesë anëtarësh. Liraku la pas tre fëmijë, më e madhja 12 vjeç.

Mendohet se arkivoli i tij do të vijë të dielën në Tiranë.

Ndërkohë, në një prononcim të djeshëm në TV A1-Report, Aleksandër Biberaj deklaroi se FRD-ja do të mbulojë të gjitha shpenzimet e ceremonisë mortore të Lirak Bejkos, grevistit të përndjekur politik që ndërroi jetë pasi u vetëdogj. Biberaj paralajmëroi qeverinë që të mos bëjë ndonjë shprehje hipokrite keqardhjeje, sepse ishte ajo dhe kreu i saj Berisha shkaktarët e drejtëpërdrejtë të vetëflijimit të Bejkos. Me etiketimet “kriminelë” e “terroristë” që u bëri grevistëve të përndjekur politikë, Berisha të kujton Enver Hoxhën, tha Biberaj.

Dy javë më parë, kryetari i FRD-së Bamir Topi, në një intervistë me Alfred Pezën në Vizion Plus, dha garancinë e plotë se, në qoftë se FRD-ja do të jetë pjesë e qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve të 2013-ës, do t’i vërë kusht të panegociueshëm asaj, që brenda 3 vjetëve të mbyllet krejtësisht dëmshpërblimi i të burgosurve politikë, si dhe i trashëgimtarëve të tyre e i të pushkatuarve politikë.

6 komente në “Bejkon nuk e vizitoi dot familja sepse janë shumë të varfër, FRD: Do mbulojmë shpenzimet e ceremonisë mortore”

  1. Emini says:

    Fustani i Mones kushtoi 7000 euro.

  2. Pronat says:

    He se ka leke Bamka. Ka mor gjithe ato toka kur ishte president. Miljarda. Plus dhe noi lek me Nik Spahiun kur i jepshin amnisti noi vrasesi

  3. SKENDER BEU I VJETER says:

    EDHE JU LEGENA JENI DHE KINI GISHT NE KRIM,SEPSE KERKONI TE PERFITONI KAPITAL POLITIK ME PARE.PSE NUK JA DHATE FAMILJES ME PARE TE VINTE TE VIZITONTE LIRAKUN,POR PAS VDEKJES ,BEHENI TE MIRET.TURP PER POLITIKANET TANE PA BYTHE SEPSE E KANE TE SHITUR.

  4. Fatja i Mjedisit says:

    Keta te FRD -se jane turp i vertete. Katastrofe per nga menyra se si i qasen realitetit.
    Kush merret me median aty tek keta palloshat apo secili per hesap te vet dhe njeri ja fut gozhdes e tjetri patkoit.

    Tani thjesht nje opinion : kjo parti eshte groposur qe ne castin qe u mendua qe te hunte ne fushen e betejes sepse ajo eshte pjese kontribuore e kesaj gjendje qe eshet Shqiperia. Shikoni departamentet e tyre dhe nuk ka nevoje per me shume.

    Mos u genjeni nga gjoja perkrahja qe i jep Ambasada amerikane Topit. Ja jep formalisht kete mbeshtetje per aq kohe qe sekretet qe di ai njeri per nga funksioni do jene me rrezik te dalin per publik. Ndaj i rri afer qe ta mbaje nen kontroll. Por ajo nuk ka per tja fal kurre faktin qe Topi nxorri per publik faktin qe dikush ne administraten e larte te shtetit ka qene bashkepunetor i sherbimeve te huaja te fshehta.
    Pse e them kete?
    Po sepse keshtu ai intimizon te gjithe ata qe bejne gam gam neper ambasada ( kryesisht ate amerikane ).

    Parti sharlatanesh.

  5. FEDE says:

    UNE I BESOJ DY FORCAVE PATRIOTIKE EKSTREME:TE BASHKOHEN PER TE PASTRUAR VENDIN,E PER TA BASHKU SI NJE ZVICER!SOOOS GJITHE PLEHRAVE TE TRAZICIONIT SOOOS!
    NUK DUHET MENDU VEC RREZIMI,POR ME SHUME ZV..,.beni opozite te vertet,theniet e AMERIKES beni realitet!
    te isha si ju aty:do i jepja ndihme qe ne fillim,me moral e fjale,me cuarje ne sherim ne amerike …me familjen prane….ca vone jeni..por mundesi te beni prape keni!
    VINI ZEMREN NE VEPRIM,MOS TE JTE VEC MUSKUL MIKU IM!
    BENI OPOZITE KOMBETARE ,SE NDRYSHE MBARUAM FARE!
    MBESHTETNI RININE E BREZ TE DJEGUR QUENI VETEN TANI!
    QEVERI TEKNIKE URGJENT,NE ZGJEDHJE TE SHKOJ SHQIPERIA VERTET!
    SHPALLNI VLOREN KRYEQYTET NE NENDOR 28!
    BETIMIN BENI ATY,TE MBESHTETNI VEC RINI!
    MERNI BEKIMIN NE KETE TRIBUN,MISIONIN HYJNOR TA CONI NE FUND!
    SHPRESUAM SHUME KUR ISHIT NJESHA,POR ZHGENJIMI DHE PRITJA JUAJ QE SHUME E RENDA..
    JU BEJME THIRRJE PERSERI,SE NGA FIKU KENI RENE TANI..O PATRIOT E OPOZITE VERTYET,O NGA SKENA POLIOTIKE IKNI VET!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje