Kryetari i PS, Edi Rama, ka nisur një tur në disa nga zonat më pjellore në Shqipëri. Me qindra fshatarë ankohen përpara kamerave se nuk prodhojnë dhe nuk shesin dot atë pak prodhim
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në vijim të kontakteve të tij të vazhdueshme me fermerët, blegtorë, por edhe sipërmarrës që kanë aktivitet në fushën e agrobiznesit, ka qenë në mëngjes në një fabrikë, e cila merret me përpunimin e produkteve të agrikulturës, kryesisht speca, fruta dhe perime. Por situata si për atë që përballet me “tokën”, ashtu edhe për atë që merret me agrobiznes është tejet e vështirë. Pronari i fabrikës tregon një histori të vështirë kur thotë se e gjithë lënda e tij e parë vjen nga jashtë: “Speci është deficitar. Gjithmonë marrin nga Kosova ose nga Maqedonia. Për shembull specin djegës, 150 tonë e kam marrë të gjithin nga Maqedonia. S’ka këtu. Këtu të duash të mbledhësh 50 tonë spec djegës, nuk i mbledh sot. Duhet të jesh hero legjendar”.
Takimet e kryesocialistit Rama kanë vijuar në fushat djerrë të Arbanës, Vishnjës e Vaqarit, të lëna në mëshirë të fatit. Fshatarët janë shfaqur të lodhur nga pritja dhe të rrënuar nga mospasja. “Shih e shkruaj. Nafta ka shkuar aty ku dihet, s’është nevojë të bësh komente. Dritat po ashtu, pensioni po dihet. Sa pension marr unë, 132 mijë lekë, 50 vjet punë. Fasule jo, miell misri jo, katundari këtë ka”, thotë njëri prej fshatarëve, ndërsa një tjetër në krah të tij e plotëson: “Këtu s’është vënë dorë fare. Ka 20 vjet që bujqësinë se njeh njeri, sikur s’ekziston fare”.
Diskutimet vazhdojnë me të njëjtin intensitet, sikundër edhe shqetësimet e tyre të përditshme.
“Këtu ka pas çdo gjë: grurë, misër, perime. I kemi pas çuar edhe në Gjermani domatet. Bujk 50 vjet dhe s’kemi domate turshi, çfarë kërkon më!!!”, shfryn i pakënaqur njëri prej fshatarëve. Një tjetër bashkëfshatar i tij shprehet: “Ka shkuar dynymi tokës 50 mijë lekë, ne punojmë. Çfarë punojmë ne?! Jam blegtor për vete, se kam blegtori. Unë po i mbaj me forca, me borxhe po i mbaj. Borxh po i marr që të mbaj blegtorinë”.
Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga fermerëve, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama është shprehur: “Kudo është e njëjta dramë. Nafta në stratosferë, plehrat kimike në stratosferë, farërat në stratosferë, plus të pakontrolluara fare që s’dihet se çfarë janë. Dhe s’ka ujë për të vaditur dhe s’ka kanale për të kulluar. Jemi vendi i dytë në Europë për burime ujore, një pasuri e jashtëzakonshme dhe jemi i vetmi vend në Europë sot që nuk ujit dot tokën e vet dhe që s’ka ujë të pijshëm për njerëzit e vet në shumë pjesë të vendit. Kjo është një gjë e paimagjinueshme. Ne nuk mund të pretendojmë që të krijojmë kushte për një Rilindje të Fshatit pa bërë premtime të bujshme, por duke marrë një angazhim të qartë; do sistemojmë ujitjen dhe kullimin patjetër, s’ka rrugë tjetër. Do ulim naftën në nivele të pranueshme për bujqësinë e për peshkimin dhe me patjetër do stimulojmë nxitjen e prodhimit duke ulur kostot e prodhimit dhe do krijojmë kushte që prodhimi të dalë në treg. Përndryshe, edhe ata që prodhojnë i keni parë rrinë në anë të rrugëve për të mbijetuar. Turp i madh!”
Fshataret jane punesuar ne qytete,nga partit politike!
vete e kane fajn qe sbjene zetor dhe autokombanja por mercedeza po naften per benzin sa e pagujne,,,,tirana behet e pasur vetem tu vene taksen mbi suv dhe fuoristrada dhe makina luksi qe skane as garazhd.
frutat po i hane zogjte katunari si mbledh me i sjell ne qytet…cdo gje mbrasht.duhet me u zjuar nga ky gjume letargjik me telekomanden e klanit ne dore….ska sukses pa pune …
Mirepo drejtori i Drejtorise te Bujqesise ne Fier, doli dhe i kundershtoi fshataret qe ankohen.
Nuk eshte e vertete-tha ai. Ne e kemi ndihmuar dhe subvencionur shume bujqesine. Per ata qe kane mbjelle peme frutore, ullinj e vreshta. Kemi ndihmuar me fonde 180 fermere ne te gjithe qarkun e Fierit.
Ja keshtu tha. Shume fermere jane subvencionuar, e? Qarku i Fierit ka 210 fshatra. Pra shteti na paska ber namin. As nje familje per fshat. Dhe kjo familje, e dini kush ishte? E kryetarit te PD, ose te LSI te fshatit. Bile edhe ketyre, gjysmen e te hollave jua marin, gjate plotesimit te dokumentave, bamiresit e Drejtorise te Bujqesise.
Bujqesi mesjetare e nje shteti skllavopronar…