Kadare: Në spitalet shtetërore mungon ekzaminimi i kancerit, kurohen edhe njerëz të shëndetshëm

2 Nëntor 2012, 10:55Sociale TEMA

Mjeku onkolog, Shahin Kadare, në një intervistë për Shekullin pohon se në spitalet shtetërore mungon ekzaminimi i kancerit dhe se në këto vende kurohen edhe njerëzit e shëndetshëm.

“Ekzaminimi nuk bëhet me përjashtim të disa kontigjentëve të vogla, ndërsa mjekim përdoret tek të gjithë pacientët. Ka pasur raste që disa pacientë kuroheshin pa pasur nevojë për t’u kuruar. Një mjekim që nuk të jep efekt, të bën dëm. Asnjë gjë e huaj që i futet organizmit, nuk është indiferente për organizmin, do të ketë një impakt mbi fiziologjinë normale. Në këtë rast duke u përdorur në masë tek pacientët që jep efekt dhe tek ata që nuk jep efekt, nuk merren parasysh efektet negative për shëndetin e gjithsecilit pacient. Nëse do të bëhej ekzaminimi, do të përjashtoheshin shumë gra, rreth (700 gra) nga ky mjekim i panevojshëm, i pa dobishëm”, deklaron mjeku.

Sipas Shahinit përballë situatës ku shifra e grave të diagnostikuara me kancer është në nivel alarmant lind domosdoshmëria për mjekë të specializuar, aparatura, plane të mirëhartuara dhe buxhete të posaçme për kapjen e hershme të kancerit.

“Deri tani janë thënë shumë gjëra, por të gjitha kanë ngelur vetëm në letra”, shprehet Shahini.

17 komente në “Kadare: Në spitalet shtetërore mungon ekzaminimi i kancerit, kurohen edhe njerëz të shëndetshëm”

  1. Mjeku Tjeter says:

    Mungon vetem nje fjali:
    “Dergojini per ekzaminim tek laboratori im privat”.

    I duhet mbyllur goja njerezve qe flasin ne kushtet e konfliktit te interesit.

    Eshte edhe faji i medias.

    1. Po gjat takimit me gazetaret Profesor Shahini pikerisht kete problem ngriti: Shume analiza qe duhet te behen ne spitalet shtetrore pa pagese, sot realizohen vetem ne strukturat private dhe kjo con qe pacient qe nuk mundan te paguajn tek privati, i nenshtrohen kot mjekimeve.
      Gjithashtu ngriti problemin e renies ne pergjithesi te nivelit te strukturave shtetrore sa qe dhe per nje ndrydhje kembe, vet ministri i shendetsis shkon dhe shtrohet ne klinika private dhe jo ato shtetrore se nuk ka besim.

      1. Mjeku Tjeter says:

        Problemi eshte “Konflikti i Interesit”.
        Nuk mund te flasesh ne kushtet e konfliktit te interesit.
        Nuk di a e kupton.

        Problemi i dyte eshte dekualifikimi i Kadare.
        Nje njeri qe nuk ushtron profesionin per nje periudhe mbi 5 vjecare duhet t’i nenshtrohet procesit te rikualifikimit.
        Profesori ka gjezdisur nja 10 vjet neper Suedi e Europe pa ushtruar profesionin.

        Ai e di shume mire se nje mjek ne Europe nese nuk mbledh 50 kredite CME ne vit dhe nese ne 5 vjet nuk ka 250 CME duhet t’i nenshtrohet nje provimi qe te vazhdoje te ushtroje profesionin.

        Nuk iu ka me peshe fjala ketyre dhe ky nuk eshte faji yne.
        Mjekesine keta “profesore” qe jane gjithnje prapa bythes se pushtetareve e shkaterruan.
        Ne nuk na pyet njeri por te pakten nuk i leme te na bejne per budallenj…

        1. Landi- Sverige says:

          Keni plotesisht te drejte. Ai eshte i pa-cipe.

        2. albanexi says:

          Termi “konflikt interesi” (te cilin ju a kuptoj drejt)perdoret vetem ne mesjeten shqiptare.Ne nje vend serioz nuk mund te kete “konflikt interesi” ne momentin qe nuk flitet me per “Strukture Shteterore” apo “Private”,por per Sistem Kombetar Shendetesor ku “Shteti” dhe “Privati” kane te njejtat kosto baze duke bere diferencimin ne nivelin e profesionisteve perkates.
          Fakti eshte qe si ne cdo gje nuk kemi kellqe te pranojme qe Sistemi Shendetesor eshte nje ndermarrje e kushtueshme dhe Profesioniset duhen Paguar,por shpiken konkurenca idiote mes “Shtetit” dhe “Privatit” apo me keq akoma mes “Privateve” ne nje loje masakre,ku ne fund eshte e sigurt qe “E HA” gjithmone Pacienti dhe ne menyre te paevitueshme Stukturat(Private e Publike) shkojne drejt falimentit ose degradimit.
          Ndihem shume pesimist ne lidhje me kete teme.

        3. Ju lutem me sqaroni pak per ato qe thoni.
          -Ju qe e quani veten “MJEKU TJETER” a e shihni veten ne konflikt interesi duke mbrojtur strukturat shtetrore, per te cilat ka verejtje Profesor Shahini?
          -Ju duhet te sqaroni pikpamien Tuaj sipas se ciles pasja e konfliktit te interesit duhet te kufizoj mundesin e thenies se te vertetes nga nje individ.Ju mbroni pikpamien se, po pate konflikt interersi dhe po pate te drejte, nuk duhet te shprehesh?
          -Ju jeni per ate qe strukturat shtertore ne Shqiperi jane ne gjendje te mire dhe po e kryejn punen e tyre brenda gjith normave te pranuara shkencore te mjekimit?
          -Ju lutem me thoni cili mjek ne profesionin e Profesor Shahinit ka me shume CME ne Shqiperi dhe sa jan keto CME per te pakten 10 mjeket e pare ne klasifikim?

          1. Mjeku Tjeter says:

            Gazetari tjeter:
            – Une punoj ne nje strukture private dhe nuk kam konflikt interesi si Prof Kadare i cili punon edhe ne shtet edhe ne privat.
            – Asnje njeri nuk duhet te flase ne kushtet e konfliktit te interesit pasi nuk eshte i besueshem. Nese nuk e kuptoni me vjen keq.
            – Nese strukturat shteterore nuk garantojne cilesine e punes fajin kryesor e kane drejtuesit, nder ta edhe Prof Kadare me lidhje te forta me pushtetaret. Nga kush e kerkoni fajin ju? Nga vartesit apo nga studentet e Fakultetit te Mjekesise?

            Pyetja e fundit eshte kot dhe pa pergjigje.

            Nese jeni gazetar informohuni, investigoni dhe do te gjeni dokumenta te cilet konfirmojne gjendjen e Fakultetit te Mjekesise si nje institucion i cili nuk mund te prodhoje me mjeke te standartit te kerkuar europian. Thene shkurt eshte ne mbyllje e siper.
            Fajin kryesor e ka Profesorati i Fakultetit, nder ta edhe profesori me rekord CME-sh.

  2. Po ne sikur ia kaluam edhe Gjermanise per ekonomi. Pse, nuk paska leke shteti per aparatura? Hajde Demokraci hajde. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/11/hidhet-nga-kati-i-katert-i-nje-pallati.html

  3. miri suedi says:

    rr. bab dud kar bunara kati 2 majtas, sherim te kendshem.

  4. alban4eva says:

    mos ia fusni kot, ju kamunista, jane te gjitha rrena, ne kena spitalet ma tmira ne Europe. jena te dytet pas gjermanise.. baca jone e ka ba Shqypnine bahce me lule, jaharabi allahul alek selam qe allahu ia ndricofte shipirtin ketij damokrati te lavdishem..
    jena superfuci arrash, pjeshkesh kumbullash dhe mollesh.. se fundi edhe superfuci ullinjsh..
    keshtu qe mos dexhoni kamunistat, se ata duen me ju kthy mbrapa, kurse Salehu yne po na con atje ku e kena vendin, ne Pakistan..
    rrofte shpetimtari dhe ylli i damokracise Saleh Berishovici sa malet e Serbise…

  5. aaaa says:

    malet jane te ballkanit??..kanceri nuk ishte me shumic, ne kohen e komunistave,tani kurohen edhe njerëz të shëndetshëm me shumic, me o pa ,Demokracin” …o eva..Doktoret duan te jetojn si Doktore …e pa lek betimi” nuk ngjit.

  6. nxenes-e says:

    Sikur te behet nje depistim ne popull ,kam frike,por shume frike se 50% epopullit dote dale skarco nga kjo semundje .Uroj te mos jete evertete!!!

  7. Mjeku says:

    Keshtu ndodh kur spitalet i drejtojne injorantet.

    Perse nuk u vu drejtor vizionar si Petrit Vargu ne QSUT ? Por u vu nje i panjohur qe te vetmen merite kishte miqesine me Spartak Brahon ?

  8. ani says:

    Duhet ta dini o njerez qe dhe klinika private e ketij profesorit, nuk eshte aq e “kulluar “ne trajtimin e analizave sa e paraqet profesori jooooooooooooooo . E them me siguri te plote kete se profesori e di sh mire qe mezi pret rastet e konferencave jashte shtetit ( qe gjithe shpenzimet ia paguan shteti) dhe u thote pacienteve se gjoja po shkon jashte per te ekzaminuar me mire rastet e tyre dhe u merr shuma te konsiderueshme gjoja per rrugen dhe akomodimin e tij. Por kjo nuk eshte e gjitha. Ka plot gjera te tj ne lidhje me biopsite qe me mire te mos i permendim se mjere populli thuaj.

  9. Sum Gruda says:

    Nje pacient shkon ne Dentiste dhe kishte dhimje te forta ne nje dhamballe. Dhe pret qe ta zhgulin dhambadhen dhe Dentisti i thote mire.
    Pasienti rrine ne karrike dhe dentisti i nxhule dhamin e shendoshe.

  10. Skeliera says:

    Po mir nuk e marrim vesh kete pune, del injoranti i vucidolit dhethote qe mjekesia jone ne standartet europjane, si ta kuptojme kete, apo eshte nga ato brockullat e zakonshme te tij. Po si nuk i bie ndonje semundje e tille dhe te shkoje per lesh,bashke me zagot e tjere.

  11. Dashamir says:

    Me falni mua zoterinj, une e njoh nga larg prof Shahinin. Ka 2 vjet qe ka dale ne pension (mesa kam degjuar), e di qe ka edhe laborator privat, ama di qe eshte qen i punes, me i afti nder shoke. Te tjeret me duken vec ziliqare qe fusin brryla, qe ulin punen e te tjereve per te ngritur te tyren!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje