Dhuna dhe represioni i qeverisë mbi biznesin e vogël nuk ka të ndalur. Administrata tatimore e urdhëruar nga krerët më të lartë të ekzekutivit shqiptar është turrur mbi bizneset e vogla duke i goditur rëndë me gjoba që shpesh kapin vlera disa herë më të mëdha se xhirot e tyre. Partia Socialiste ka vijuar denoncimin lidhur me këtë sulm arbitrar të administratës tatimore që synon jo vetëm të godasë biznesin e vogël, por edhe t’i bëjë atij presion që të mos denoncojë këtë sjellje antiligjore.
Kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti nga Njësia Nr.5 në kryeqytet është shprehur: “Jemi sot këtu në Njësinë Nr.5 për të denoncuar dhunën ndaj bizneseve të vogla, me gjobat arbitrare që u po vendosen gjithnjë e më shumë këtyre bizneseve. Sikur mos mjaftojë rënia ekonomike dhe taksat e larta që janë vendosur mbi biznesin e vogël, gjatë gjithë kësaj jave ka pasur një valë intensive gjobash të vendosura në të gjithë Njësinë Nr.5. Bizneset e vogla jo vetëm po gjobiten, por edhe po u bëhet presion për të mos denoncuar këto gjoba arbitrare. Shpesh herë vlera e këtyre gjobave po e tejkalon edhe xhiron e disa ditëve të këtyre bizneseve. Familjeve shqiptare, që janë vetëpunësuar në biznesin e vogël gjithmonë e më shumë po u merret fryma nga këto gjoba”.
Më tej në fjalën e saj Gjylameti i është referuar programit të PS-së për një Rilindje Shqiptare, si e vetmja zgjidhje që do t’i japë biznesit të vogël rëndësinë dhe mbështetjen e duhur, për rimëkëmbjen e tij. “Partia Socialiste do të heqë taksën e biznesit të vogël dhe do të bëjë që çdo familje që merret me biznesin e vogël të jetë partner strategjik për rimëkëmbjen e Shqipërisë. Me ne familja shqiptare do të rilindë”, ka përfunduar Blerina Gjylameti.
E pergezoj Blerinen per kurajon. E kam patur kolege ne Fakultet dhe e vleresoj per integritetin moral dhe profesional.