Refail Shehu, 45 vjeçari që vendosi t’i japë fund jetës së tij duke u vetëvrarë, prej disa kohësh kishte kërkuar që të transferohej drejt një pune tjetër. Por për ironi të fatit transferimi i ka ardhur inspektorit të krimeve të Komisariatit nr.3 mëngjesin që ka vrarë veten.
“Ai ka qenë tip i ndjeshëm. Kohët e fundit kishte filluar të përjetonte keq sidomos problemet që kishte në punë. Prej dy vitesh kërkonte transferimin për një vend tjetër pune dhe transferimi erdhi mëngjesin e ditës që ai vrau veten”, pohon e mbesa.
Shehu ishte baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.
Trupi i tij është gjetur pajetë nga vajza e tij 14 vjeçare, Marsi, e cila nuk ka arritur ta kuptojë dhe ka lajmëruar komshinjtë.
“Erdhi vajza e tij, e cila e frikësuar, pa e ditur se çfarë kishte ndodhur, na tha që “babi ka diçka tek koka dhe nuk përgjigjet”. Shkuam lart me shpejtësi dhe pamë që ai kishte vrarë veten. Mund të kishim imagjinuar shumë gjëra, por vetëm këtë gjë jo. Ai ishte njeri shumë i mirë, i qetë, sa nuk na e ka marrë mend”, shprehet Nurije Minxhozi, një prej komshinjve.
Pista e parë e hetimeve është përqendruar tek depresioni, por ende po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.
Jetojme ne kohen me te erret te historise se Shqiperise qe pas shpalljes se Pavarsise. Ne Shqiperi, vetem paraja ka vlere. Ngushellime familjes. http://gazetavotra.blogspot.it/2012/11/nje-thirrje-per-bashkim-drejtuar-gjithe.html
Genjejne.Genjejne ashiqare. Ky nuk eshte vrare ne shtepi, por ne zyren e tij ne Komisariatin e Policise Nr.3. Ka 2 dite qe ka ndodhur, dhe ngjarjen e kane fshehur vetem e vetem qe mos te dilte ne media, pasi te nesermen do te vinte Klinton.
Nuk ma merr mendja se ka njeri ne Shqiperi qe Policine e Shtetit e shohin si institucion. Te gjithe e perceptojne si bande.
Personi qe shkruan gabohet teresisht se une i kam komshi ne pallat me kete familje dhe kemi shume hyrje e dalje me to. kur ka ndollur ngjarja jam nder te parat qe jam njoftu. gjaku ne rrobat dhr vrima e plumbit bashke me gezhojen qe eshte gjetur ne dhome vertetojne se vetvrasja eshte bere ne banese diten e marte. prandaj mos shpifni kur nuk dini gje.
po pse mor te uruar, pse nuk mendoni njehere per femijet qe do lini pas para se ta shkrepni
Të të rrojnë fëmijët Refail,të qoftë dheu i lehtë.
T’u preftë shpirti në paqe miku im.
Rrapi. Fier
Ka qene njeri korrekt dhe shembullor.Ti rrojne femijet
Ngushellime familjes se Refailit,por ne kete vend nuk te pyet kush per hallet dhe problemet qe ke.