Po na faturohet edhe jashtëqitja!

6 Nëntor 2012, 21:11Sociale TEMA

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Sahit Dollapi gjatë fjalës hapëse në “Konferencën vjetore të 12-të të Sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizime” deklaroi se rëndësia e këtij takimi ka të bëjë me sensibilizimin për rëndësinë që duhet të ketë uji për njerëzimin.

Tha Dollapi: “Ne nuk jemi magjistar dhe nuk mund t’i japim ujit ngjyrat kuq e zi, por jemi përpjekur të nxisim dashurinë. Delegatët do të trajtojnë temën me rëndësi jetike si të ruajmë burimet ujore për pirje, reduktimin e humbjes së ujit etj”.

Nuk kuptohet mirë nëse është ndonjë kunj me Aleancën KuqeZi, aq më pak kuptohet çfarë do të thotë “të nxitësh dashurinë” në sektorin e ujit. Ndoshta duhet konsultuar fjalimi i plotë i drejtorit të UK.

Në Respublica ka ardhur një letër e nënshkruar Nazmi Qamili, Tiranë që ka të bëjë pikërisht me temën e ujit dhe që ngre pyetjen: “Po na faturohet edhe jashtëqitja?”. Shkruhet në letër: “Lexova me vëmendje një shkrim me titull “Tarifa e Pastrimit futet tek fatura e ujit”. Do të doja të shfaqja edhe unë disa mendime. Edhe mua fatura e ujit për Janarin më ka ardhur mjaft e kripur: plot 1600 lekë megjithëse në shtëpi jemi vetëm dy persona. Si konsumator kam shfrytëzuar 8 m3 ujë të pijshëm aq më është faturuar. Por… ç’kuptim ka zëri “largim i ujit të përdorur” me shumën 6.4 m3 x 11 lekë, e barabartë kjo me 85% të sasisë së përgjithshme të ujit të konsumuar, tashmë të paguar një herë?!? Kësaj i bie si të thuash “t’ia rishesim vetes ujin e përdorur me çmimin e dytë, por paratë t’i marrë Ujësjellësi”. Bukur besa! Sa për “largimin e ujit të përdorur, ai rrjedh vetiu, pa asnjë ndërhyrje në kanalet e ndërtuara dekada më parë dhe nuk kemi parë dhe nuk po shohim ndonjë investim të veçantë në këtë drejtim. E nëse nuk ka investime apo kosto shtesë për shtetin, atëherë përse, pra, po na faturohet edhe jashtëqitja me TVSH?? Nuk ka dyshim që për këto marifete është në dijeni të plotë qeveria, por bën sikur nuk shesh e sikur nuk dëgjon. Madje na tërhiqet vëmendja që fatura është TITULL EKZEKUTIV. Dhe ec e fol po deshe. A bëhet luftë me qeverinë? Profecia e atij Usta Destanit që i thoshte djalit “Eh, sa ka zanati”. Ka lëshuar rrënjë të thella tashmë dhe po ngrihet lart e më lart. Po deri ku kështu?? Ku do arrijë?…”

http://respublica.al/artikuj/2012/11/06/drejtori-i-ujesjellesit-flet-per-nxitje-dashurie-dhe-nje-leter-ne-respublica-po

24 komente në “Po na faturohet edhe jashtëqitja!”

  1. SULO GERBI says:

    U BEFSHI MUT E JU HENGSHIN PULAT ISHALLA! SHTET ME POTURET NE FUND TE KEMBEVE!!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-monstra-i-vicidolit.html

    1. raimondi says:

      Mire thote, dhisni me karar , mos i q.. temen, dhisni sa here ju do btyha dhe pastaj ankoheni se e ka fajin Sala –loooooooooool

      1. Mandi says:

        O raimond, ti mut je e mutin mban ne goje e vetem per te komenton.

        O sa kom qesh…

    2. Nordi says:

      Ky maloku vodhi sa u lodh tek KESH-i, dhe tani po mbathet mire ketu tek ujsjellsi.
      Ky e ka katandisur Tiranen si qytet i shkretetires se Saharas. Shikoni Kombinatin, Unazen e re, Kasharin, Misto Mamen, Tiranen e re, etj., qe nuk kane piken e ujit. Ndersa ky kafsha mbeti me bllok faturash ne dore.
      Kategoria e ketij njeriu jane taksidaret e Sali shpellarit. Keta nuk e kane mendjen ti ofrojne popullit sherbimin, por te vjedhin dhe mbushin xhepat e tyre.
      Sgqiperia noton ne uje, ndersa populli ka ngritur depozitat maj pallateve si antena televizori.
      Mallkuar qofshi mor fare e keqe.

  2. ujrat e ZEZA says:

    REZIK saliu;, me duket se do paguajme ne baze, se sa here do dhjesim, e pike e zeze?

    1. PARAK says:

      Beheuni serioze kur komentoni dhe mos i bini ne qafe kot së koti Zotit Sahit Dollapi, te cilin nuk e njoh fare, por per sa e kam pare tek “Fiksi” me eshte dukur simpatik dhe i pergjegjshem. Dhe mos harroni se nuk ka “dollap” te zgjidhi problemet e ujit dhe kanalizimeve me ate dhe buxhet dhe infrastrukture te drejtorise se Z.Dollapi.

      Nderkaq, gjitha bota e civilizuar paguan më shume per ujrat e zeza se ato te bardha. Domethene se nese ka konsumuar psh. 300 m3 uje te pishem dhe paguan ta zeme me 50 leke per m3, ne fature do kesh gjithashtu nje pagese per 300m3 per ujrat e zeza, por me pagese dyfish ose trefish me shume per m3.

      Por ka nje arsye te forte pse bota e ben kete. Kjo behet sepse jane ndertuar dhe veve ne funksionim, impiante shume te shtrenjta qe bejne pastrimin, bioligjik, mekanik dhe kimik te ujrave te zeza, perpara se ato te derdhen apo shkarkohen ne lumenj, liqene apo dete, per te mos bere ndotjen e ujrave dhe te mjedisit.

      Sigurisht, nuk eshte e tille situata ne Shqiperi, perkatesisht ne Tirane, ku nuk dime te kete impiante te tilla pastrimi dhe ujrat e zeza shkarkohen te papastruara ne rrjedhat e ujrave dhe perfundojne te tilla ne lumenj a dete.

      Prandaj, nese Z. Dollapi, po kopjon mekanikisht boten, thjesht po gabon apo abuzon nese kerkon me shume para per m3 per ujrat e zeza sesa per ujin e pishem dhe kjo duhet te jete objekt rishikimi dhe ankese.

      Nderkaq, kushdo qe mendon se nuk ka pse te paguaje per shkarkimin e ujrave te zeza, pa dyshim qe eshte teresisht gabim. Ato nuk rrjedhin vetvetiu atje ku duhet dhe ashtu sic duhet. Duan nje rrjet te tere kanalizimesh qe duhet te ndertohen dhe mirembahen. Se çfare pasojash ka pakujdesia per te bere kete detyre, mjafton te kujtoni rubrikat te lajmet apo te “Fiksi” dhe banoret e terrrizuar nga rrethimi i ujrave te zeza, kur ato plasin ne siperfaqe.

      1. crist says:

        E pelqen kush do argomentin qe beni ne baze teorike ,Po une qe jetoi per vitesh jashte,e njoh problemin e ujit ,do argomentoja ndryshe .z. Dollapi ka vite qe punon si drejtor , kur u emerua (i rekumandur ) te gjitha punimet shkencore i konsideroi te pa realizushme ,dhe zbaton nje (palo project)qe Tirana me prurjet hidrike qe ka edhe (10vjet )nuk mund te kete 24 ore uje .

  3. shqiptari says:

    Alias (SULO GERBI) Te dhente Zoti 100 vjete ne jete dhe gezime se me kenoqe.Te ruajt Zoti.

    1. Krajlica... says:

      Shumë mirë zotri Nazmi Qamili, dhe nje gazetar me pervoje si Ju, nuk duhet te heshtë perpara një qeverisje kaq të ndryrë të shqiptareve.
      …Urime, nga USA.

  4. alban4eva says:

    kjo eshte “mrekullia ekonomike” e Albanistanit te Saleh sulltan pedofil Berishes..
    dhe mos mendoni se ka mbaruar me kaq, prit e shifni kur te fillojme te paguajme edhe ajrin qe thithim, dhe pastaj kete do na e shesi Saleh kafsha si “arritje”.. Saleh kurva…

  5. EuroMaloku says:

    Ju duhet te paguani me shume se 85% se ju nga frika e SaLIUT dhisni me shume se sa hani…!

  6. Bububu says:

    Ky eshte byrazeri Demi Dollapit me kallash ne 14/9/1998! Bububu te dhjevsha mu ne shtet e administrate o Sali!

  7. Pa te shikojme says:

    Pa te shukojme cfare mendojne
    Ben qime,kar,go
    Ramy
    Remi
    Alopidhi
    Hamdi
    Menkari
    Salpalari.
    Do tja kete hedhur kocken maloku per ta lepire dhe menjehere keta qen lehin ham ham ham

  8. Sinani says:

    Pershendetje miq,
    Zoti Nazmi ka te drejte kur pyet se perse taksa e pastrimit futet tek fatura e ujit. Une mendoj se ndoshta nga qe UKT eshte ndermarrje e Bashkise dhe taksat jane bashkiake, ato bashkohen.
    Ndersa sa per ate qe perse paguajme per ujrat e perdorura, duke lene menjane humorin, eshte e nevojshme. Ne shtepite tona kemi tubacionet e furnizimit me uje dhe tubacionet e shkarkimit te ujrave, te bardha dhe te zeza. A e merrni me mend se cfare mund te ndodhi ne nje shtepi nese bllokohen kanalet e shkarkimit te ujrave te bardha dhe te zeza? Prandaj ne paguajme per konsumin e ujit qe marrim per te lare dhe pire, por edhe per ujin qe largojme nga shtepite tona.
    Sa per ate fatura eshte nje titull egzekutiv edhe une jam shume ne dyshim. Titulli egzekutiv e leshon qeveria jo privati sic eshte CEZ dhe UKT tashti! Po te me mbushte mendja mua dhe te leshoj nje dklerate qe e quaj titull egzekutiv qe mos te paguaj faturat e CEZ dhe UKT cfare do behet pastaj?
    Megjithate shoqatat e konsumatoreve duhet te jene me te zhdervjellta dhe te jene me afer njerezve jo vetem per ti sqaruar, por edhe per ti mbrojtur. PSH pse duhet te paguaj une kamat vonese kur me nderpritet furnizimi me drita apo me uje? Sidomos furnizmimi me uje. Te gjitheve na vjen uji tre here ne dite nga nje ore. Pra tre ore ne dite, ose 90 ore ne muaj, ose rreth kater dite ne muaj! A eshte e drejte kjo?

    1. dumdum says:

      Shumë dakort. Në parim duhet të paguajmë të gjithë për ujin, dritat, ujërat e zeza sepse duhet të ndërtohen infrastrukturat dhe të mirëmbahen. Pastaj duhet edhe të kërkojmë llogari se ku shkojnë ato para që paguhen.
      Ujërat e zeza faturohen që ç’ke me të.
      Ato nuk rjedhin vetvetiu z. Qamili.

      Ca shqiptarë (shumë?) pranojnë të jetojnë sa më rehat por nuk duan të paguajnë fare për ambientet e përbashkëta.

  9. leon says:

    ORE PSE KAQ TE MENDESHEM KETO MALOKET E SALIUT ..QE I KA VENE TE GJITHE SI I KA PER SHTAT PER ALLISHVERISHE…

  10. saliheqenefi says:

    duroni edhe ca sa ti vije rotacioni seit dollapit ish sekretar rinie i kukesit mik i mehmet elezit,buke e vjeter vllezer,

  11. Ed says:

    O mero. Sinani ka te drejte. Nese vendosim te jetojme ne komunitet ka edhe rregulla. Mos ju bashko politikes si majtas dhe djathatas ne kete pike qe shkon ne bathore dhe kenete te durresit dhe thote mos paguani se do vijme ne ne pushtet dhe do ju a falim. Vertet uji i ndotur kalon ne tubacione qe jane ndertuar vite,me pare,por mos harro se edhe bllokohen ndonjehere dhe kane nevoje per mirembajtje. Shoh shume komentues pasionante qe humbasin objektivitetin nga urrejtja per Saliun dhe qeverine. Por,cfare ndodh ne nje pallat kur banoret nuk pagujne per shkallen apo mirembajtjen e jashtme? Normal qe prishet. Keshtu eshte dhe shteti. Nese nuk paguajme skemi cfare te sherbimi te marrim.

  12. Enver Hoxha says:

    Po i shiti te gjitha saliu i ka mbetur vetem te nxjerre leka edhe nga menderja jone tani, mos beni shume, nje here ne jave se po e bete perdite, do ta paguani.

  13. sheqerja says:

    Ky sahit Dollapi eshte tamam kafshe,kafshe Tropoje ,baxhznak i Ridvan Bobes edhe ky kafshe kafshe nga devolli.Faturat e krpura i ka per te shlyer kredine qe mori per te blere HEC Lanabregasin ,fature prej 15 milione dollaresh ,Shikoni o popull ne dore te kujt jeni

  14. e verteta says:

    Pyetje 1.000.000$.
    KUSH DUHET TA PAGUAJE ENERGJINE PER TE NGRITUR UJIN ME POMPE DERI NE SHTEPI???
    Ne asnje vend te botes nuk kam degjuar per keto cudira si ne vendin tone.
    KUR DO TE HIQE REZERVUARET NGA TARRACAT; SE PO TALLET BOTA DUKE NA PARE NE GOOGLE.

  15. liri a vdekje says:

    akoma neper drejtori ky kokrra e injorantit qe dhe 8 vjecaren e ka fallco ma ha mendja ik mor kokerr muti e mos na bej humor kinez ke msu me i lidh 2 fjale

  16. shqiptar says:

    I bej me dije Nazmiut dhe SAHIPIT se 8 m.kub UJE jane 8000 litra uje pjestuar me 30 dite i bije te harxhojne 2 persona cdo dite nga 266.litra te barabarte me 52 BIDONA 5 litra.MOS BESO PO DESHE!!!!!!!!!!!!!!!

  17. Ilir, Freiburg says:

    Sa per korrektese zoti Qamili, edhe ne Gjermani ka dy tarifa: faturohet furnizimi me uje te paster, si dhe largimi i ujerave te zeza (biles jo 85% por 100% sepse edhe uji qe perdoret per gatim ne shurre do te perfundoje). Dhe sigurisht qe per largimin e ujrave te zeza ka nevoje per kanalizime dhe impiante pastrimi dhe riciklimi te cilat duhen ndertuar, zgjeruar dhe mirembajtur. Uji eshte nje mall, dhe si i tille ka koston e vet e cila sa per krahasim ketu tek ne koston afro 6 Euro/m³ (furnizim+largim), ndaj edhe ne duhet te ndergjegjesohemi qe ta kursejme dhe trarjojme me respekt kete dhurate te natyres, sikurse edhe energjine elektrike. Pra si konkluzion, fajin nuk e shikoj aspak tek ujesjellesi i Tiranes, por te politika e qeverise se Sali Palles qe pensionet i ka lene ne nivele te mjerueshme, packa se po shet gjithcka cfare ndertuan keta njerez gjate jetes se tyre dhe fitimet po i kalojne familjes (por edhe familjeve te te ashtuquajtures opozite) dhe gjithashtu pengon permes politikes se vet investimet afatgjata ne vend qe do te sillnin ne rritjen e nivelit te jeteses per popullin e thjeshte (10% e popullsise e perbere nga politqenet, zagaret e tyre dhe ata qe ua tundin para edhe pas nuk e kane asnje problem te paguajne keto fatura).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje