Kush rreh gruan, tashmë do të paguajë edhe para

7 Nëntor 2012, 11:42Sociale TEMA
Kush rreh gruan, tashmë do të paguajë edhe para

Gratë që rrihen nga burrat do të kompensohen nga vetë këta të fundit. Konventa Kundër Dhunës, e cila kaloi në Komisionin e Çështjeve Sociale, parashikon që përveç procesit penal, ndaj dhunuesve të hapet edhe proces civil për të dëmshpërblyer viktimat e dhunës së tyre. Në rastet kur dhunuesi rezulton se nuk ka të ardhura, ato do t’i mbulojë shteti, raporton “AS”.

“Në radhë të parë kompensimi do t’i kërkohet atij që e ka kryer veprën penale dhe në rastet ku nuk arrihet kjo gjë, atëherë shteti merr përsipër kompensimin e viktimave,” deklaroi deputetja Filloreta Kodra.

Gjatë prezantimit të projektligjit për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, ministri Ksera u shpreh se pushteti vendor duhet të planifikojë një buxhet të veçantë për të mbuluar shumë shërbime për viktimat e dhunës në familje. Kjo çështje pati reagime nga ana komisionerëve të opozitës, të cilët thanë se realizimin e kësaj pike në praktikë e shohin me skepticizëm, pasi pushteti vendor i ka fondet të kufizuara.

“Jam pak skeptikë për rolin e pushtetit vendor për faktin se ata kanë jo vetëm pak fonde ose aspak për shërbimet speciale, pak ose aspak kapacitete për të trajtuar problemin shërbimet sociale në përgjithësi,” deklaroi deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni.

Ndërsa ministri Spiro Ksera u shpreh: “Ju kërkoj të na ndihmoni në këtë fushatë sensibilizimi për të arritur që buxhetimi social të bëhet, minimal si fillim, por të arrihet të realizohet”.

Konventa pritet t’i dërgohet brenda dy ditësh për votim parlamentit. Deri tani ajo është nënshkruar nga 24 shtete, por është ratifikuar vetëm nga Turqia. Nëse kalon në seancë plenare, Shqipëria do të renditet si vendi i dytë i Këshillit të Evropës, që e ratifikon atë.

5 komente në “Kush rreh gruan, tashmë do të paguajë edhe para”

  1. Altin says:

    Shoqja Fillo deputete??!! Pse, cili e la mandatin nga LSI-ja? Mos eshte gje zevendesja e dyte e Kseres?

  2. geno says:

    Po Spiro Kseren qe e rrhe gruaja, a duhet te paguaj leke gruaja e tij per ajakun qe ha i shkreti Spirillon?

  3. i says:

    Il Piccolo di Trieste (Trieste. Uraniumi)”, countdown është shkaktuar. Duhet të fillojë brenda 48 ose më 72 orëve, transporti i uraniumit nga baret ruajtjen e Avogadro Saluggia në krahinën e Vercelli, të destinuara për portin e ri të Triestes. Ditën e saktë dhe koha janë mbajtur rreptësisht sekret nga frika e veprimeve nga ambientalistët. Frika është që dikush, duke ditur kohën, mund të merrni të bllokuar edhe autostradën.
    Dje në mëngjes, në prefekturën në Trieste u mblodh në përpara afatit, Konferenca e shërbimit e cila u ndoq nga përfaqësuesit e Rajonit dhe bashkive të interesuar në tranzitin e bare uraniumit, si dhe në polici. Pra, ajo është dorëzuar planin e pritshme provinciale emergjence. Tre dosjet: e referuar në territorin e provincës së Triestes, Gorizia dhe pastaj të tjera për të Udine. Sepse rruga e konvojit të automjeteve një duzinë me TIR qendrës me payload bërthamore.
    Mbërrijnë në Pier shtatë në bordin e “Bird Deti” ngarkesave daneze që do të lundrojnë në portin e Charleston në Shtetet e Bashkuara. Vetëm në krahinën e Triestes do të përdoret për sigurinë njëqind policë dhe karabinierët, jep urdhër që shefi Joseph Padulano është gati të nënshkruajë. Gjatë transit përgjatë A4 dhe montim i parë, atëherë, do të bllokohet progresive tranzitin e të gjitha urave dikush e hyrjes dhe mbikalimeve.
    Në planin emergjent, shumë të artikuluar, është përshkruar dhe karburantit për të kryer, është një tashmë në pritje të anijes do të hyjnë kur Frigomar bankën e të akuzuarve. Në fakt, “Bird Deti” vjen nga porti i Koper, ku, disa orë para se të fazës në Trieshtë, do të hypi 91 elemente Lloji karburantit nga reaktori Mark II Triga në Vjenë dhe një plutoniumi-beryllium burim neutron.
    Por më e rëndësishme është kapitulli mbi mjetet e transportit dhe masat e sigurisë. Lloje të ndryshme të aksidenteve hipotetike për të dy fazën së transportit rrugor dhe për detin. Skenari i parë është ai i një përplasjeje “midis mjeteve të transportit që mbante në enë dhe me cisternë të lëngshme të djegshme që rezulton në zhvillimin e zjarrit. Në këtë rast (sipas ekspertëve shumë gjasa) pasojat radiologjike për mjedisin dhe popullsisë do të jetë e rëndësishme. Sepse “kontributin e madh në dozën për shkak të inhalimi”, siç lexojmë në plan. Është dhënë, në këtë rast, për të rregulluar një sipërfaqe prej rreth krahasim me vendin e aksidentit. “Vlerësimi tregon se tashmë në 400 metra – kështu që ajo thotë – është për të siguruar përputhjen me nivelet maksimale të radioaktivitetit në ushqim, në rastin e bërthamore dhe radiologjike emergjencave.” Kjo është arsyeja pse çdo grupi do të vijnë për më shumë se një kilometër. Por janë hypothesized edhe skenare tjera, të tilla si dëmtim i spirancë dhe zhvendosjes konsekuent të enë (vozë). Së fundi, ajo gjithashtu ndeshet me mundësinë e blloqeve demonstrative. Thuhet se topi është kryer me një makinë të veçantë dhe enë ka kaluar pa dëme një test rënie nga një lartësi prej nëntë metra dhe një kohëzgjatje termike provë e ekspozimit 30 minuta për një zjarr që krejtësisht të vij dhe Temperatura të paktën 800 gradë.

  4. SADIU says:

    Po grate qe rahin burrat cfare denimi marin.

  5. england says:

    Cfare jane keto idjotesira o minister prej greqie?
    Me se matet rrahja kg,cm,km apo me vat?do kete ndonje kriter?po kur perdoren shkelmat?po kur gjuhet me grushta?rrahesi si do e paguaj viktimen e tij?ne euro dollare apo sterlina?Po ne thyerje nofullash?po ne fraktura te ndryshme sa do jete shuma qe burri do paguaje kundrejt gruas?Po ne rastet qe gruaja rrezohet ne banjo dhe deklaron se e rrahu burri?Shko mor i paafte hapni vende pune popullit,qe njerzit te kene ku te punojne,te kene te ardhura,per te mos u ndjere fukarej,te kthehen ne shtepite e tyre me lodra per femijet e tyre,me fytyra te qeshura,ti dhurojne bashkeshorteve puthje e pse jo dhe lule,e kunderta eshte vrastare o minister debil,skamja te con te klubi lagjes te dendesh me raki(jo rrushi,ndoshta alkol frenash)te ben te pashprese,kam bindjen se edhe ty do te ndodhte e njejta gje more qerrata grek,po te ishe i papune!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje