Lirak Bejko përcillet në banesën e fundit

7 Nëntor 2012, 18:45Sociale TEMA
Lirak Bejko përcillet në banesën e fundit

Pas homazheve që bënë qindra miq, shokë, të afërm dhe familjarë, Lirak Bejko, u përcoll për në banesën e fundit.

Lotët dhe dhimbja i ka shoqëruar gjatë 2 orëve që u kryen homazhet në ambientet e Institutit të Integrimit të të Përndjekurve politikë. Shokët e tij të bashkëvuajtjes gjatë dhe pas ngushëllimeve kërkuan vazhdimin e protestave.

Trupi i Lirak Bejkos u shoqërua nga miqtë dhe të afërmit e tij për në varrezat e Sharrës.

Nën sfondin e Himnit të Flamurit shokët e tij të burgut në kohën e diktaturës dhe pjesëmarrësit e grevës së urisë e shoqëruan arkëmortin me trupin e të ndjerit drejt banesës së fundit duke konsideruar aktin e tij si të një heroi të demokracisë./ TCH

 

18 komente në “Lirak Bejko përcillet në banesën e fundit”

  1. cimi says:

    U preft i qete,ngushllime familjes.

    1. qofsha edhe une nje mbajtes i amanetit tend says:

      Vellezer. nga jeni e ku sjeni,
      tregohuni pak me human.
      Sa shkruani larte e poshte per katilin Berisha,
      hidhuni edhe ketu,dhe shprehni nje
      ngushellim per Lirakun qe nuk eshte me.
      Per ate Lirak qe drejtesine e cmoje me shume
      se jeten e tij.
      Eshte e vertete se Trimat nuk Qahen,Ata lartesohen.
      Nena,Gruaja dhe dy vajzat e tua,
      Te njome do ta mbajne Dheun o Liri.
      Ato vetem Lote do kene
      se buzeqeshjen ja u ngriu Saliu.
      Qofsha edhe une nje mbajtes i amanetit tend…
      Sa me lehte rendofte Dheu mbi Ty…

  2. Luan Burim i burgosur politik. says:

    Vazhdoni lavederoni Ameriken, se ajo do ju rregulloj, akoma nuk e keni marre vesh se amerika ka 22 vjet legalishte ne shqiperi dhe nuk e ka thene nje fjale te mere per ju.http://www.proletari.com/ne-kerkim-te-se-vertetes-2/html

  3. Horri i Bulevardit says:

    U prefsh ne paqe Lirak, i pac me jete femijet dhe mos te kene vuajtjen tende.

  4. Gjok Martini, says:

    Kam veshtrue dhe se kam pare katolikun e madhe, demokratin e terbuem Simon Mirakaj , ai vetem do invadonte ish “Bashkimin Sovietik” .
    Keshtu njifen shoket e keqije ne dite te ngushta!

  5. ALpini says:

    Jam shprehur edhe me pare qe per te ndjerin LIRAK BEJKO me ka ardhur shume keq.Ketij te shkreti ja lane dopjo gjashten ne dore bashkvuajtesit e tij.

    1. Enver Hoxha says:

      Allpin, kur pashe qe edhe ti i miri i salliut po ngushellon Lirakun e shkrete, atehere thashe me vete, se kam edhe une te drejte ta ngushelloj familjen e tij, Ti rrojne femijet dhe i qofte dheu i lehte.
      Une te pakten e denova me burg Lirakun, nuk e vrava, por kur ngushellon edhe vrasesi, atehere me takon edhe mua ta ngushelloj.

      1. ALpini says:

        shoku enver e shof qe te eshte trashur gjuha dhe me zor e thua ALpin.
        sa per keto qe thua,ti i more mendjen perpara.i kishe burgjet si kampe verore,gjysma dilnin te çmendur si ky e pjesa tjater hileqare si skender tufa dhe pastaj dopjo 6 ne dore.

        1. Enver Hoxha says:

          Po ne burg i coja ore Allpin, si coja me pushime si i con saliu, hajde dilni tani dhe kini kujdes kur te beni vrasjen tjeter, se smundem tju rruj dot,merreni teseren e partise dhe suksese, i thone sekseret e saliut, ne emer te saliut, te amnistuarve.

          1. ALpini says:

            shoku Enver,pse te eshte trashur gjuha dhe L e thua LL?apo te kane vene gjesendi ne goje se helbete sot e ke dit feste.
            sot kemi festen e formimit te Partise komuniste,jemi me 8 nentor.
            te ardhi njeri ke gropa ku qelbesh,ata qe i merr edhe Agim Bakjo per gallate .
            nje nga ata te ngujuarit e greves tha se i beje elektroshok,kushedi sa seanca i ke bere ketij te shkretit.
            dhe nje gje shoku enver,une si Alpin nuk kam ndonje borxh me marre ke sistemi tend se po te kisha gje si keta te burgosurit e sqaronte Iliri ose Sokoli ndoshta nipat tuaj do ishte akoma me mire.

  6. adi says:

    Na jepni ndonjë video, po mundet, të shohim varrimin madhështor.

    1. VERONIKA says:

      andiiiiii,thuaj mamit te tregoj vidiot e saja ,,ato po janè *madhèshtore*

    2. fytyre e pacipe says:

      Adi a dreqi vete, paske qene shume plehre,,,,,,,,,,,katil,,,,,,,,,,,poshtersisre.
      Edhe per kriminelet me me damke eshte poshtersi te vjellesh kaq helm diten e varrimit.

  7. VERONIKA says:

    Keni te drejte zt.QOFSHA DHE UNE NJE MBAJTES I AMANETIT TEND!!!
    dy rreshta qe i lexova ne nje blog…

    KUJTIM HEROIT LIRAK BEJKO!

    SHQIPETAR KUDO NE BOTE
    NJE QIRI NDIZE SOT
    VDIQ HEROI I VETEFLIJU
    NE TOKE AME I SAKATU
    GJITHE JETA NE FERR I SHKOI
    DHE PA PRANGA TIRANINE PROVOI!!

    I LEHTE DHEU LIRAK BEJKO,DHE DREJTESI U BEFTE PER TY DHE FAMILJEN TUAJ!

  8. Zgjohuni says:

    Ngushullimet e mija gruas,femijeve dhe bashkevuajtesve te LIRAKUT,ketij PISHTARI te LIRISE E DEMOKRACISE SHQIPTARE te shume sakrifikuar ne vite,Zoti e prehte ne parajse.Amen.

  9. tomorri says:

    Ngushellimet tona per familjaret dhe te jeni krenare per Heroin Bejko ,i pa harruar kujtimi i tije iu letesofte shpirti ne paqe ne rrugen e parajses

  10. FEDE says:

    Ajkes se vendit tim!
    NE HESHTJE DHIMBJEN PERTYP POPULLI IM,ME TE USHEQEHET CDO DITE.SI RRINI TE PERCARE,SI RRINI INDIFERENT,KUSH KERKONI TJU UDHEHEQ?!TRIMAT E POPULLIT E BEN PUNEN E VET,ME ARME RANE PER LIRI,JANE AKOMA ZHDUKUR APO NE BURG TE ZI,U VETFLIJUN NE FLAKE,JU PRESIN TI SHPETONI SA KAQ!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje