Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, në një komunikim me mediat tha se fajtore për ngecjen e statusit është qeveria. Ai përmendi edhe qëndrimin e qeverisë holandeze, që ka si kërkesa për statusin luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira.
“Dje Sali Berisha në traditën e tij të baltosjes së kundërshtarit dhe mos marrjes së përgjegjësive, helmatisi opinionin publik duke shpallur opozitën si arsyen se përse Shqipëria nuk po avancon në procesin e kandidimit në Bashkimin Europian.
Në fakt, sikurse është bërë e ditur edhe publikisht nga qëndrimet e partnerëve ndërkombëtare që mbështesin Shqipërinë në procesin e demokratizimit dhe transformimit, arsyeja për bllokimin e statusit është vetë qeveria e Sali Berishës.
Qëndrimi i qeverisë holandeze konfirmon për të gjithë qytetarët shqiptarë shqetësimet që ka ngritur vijimësisht opozita për arsyet reale të bllokimit të statusit të vendit kandidat, të cilat nuk lidhen me opozitën por me korrupsionin, çimentimin e pandëshkueshmërisë, krimin e organizuar që tanimë është kthyer në një kërcënim për shoqërinë, sundimin e së drejtës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në përputhje me standardet ndërkombëtare,” tha Bushati.
Deputeti socialist përsëriti se nuk ka marrëveshje politike për Qarkun e Fierit. Ai tha se ka 13 vendime gjykatash të formës së prerë për këtë çështje.
“Oferta e Sali Berishës për zgjidhjen e situatës në Qarkun e Fierit është në fakt prova më e qartë se kush e ka sabotuar dhe bllokuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe në rastin konkret marrjen e statusit të vendit kandidat. Le të shkelim ligj e Kushtetutë, le të hedhim në kosh të plehrave 13 vendime gjykate të formës së prerë, thotë kryeministri! Vetëm një njeri si Sali Berisha që e konsideron veten mbi ligjin mund të shpikë një skemë të tillë që jo vetëm nuk adreson shqetësimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë për situatën e shtetit të së drejtës në Shqipëri, por u jep atyre provën e radhës se ligjet në këtë vend nuk vlejnë as sa copa e letrës mbi të cilën janë shkruar.
Qëndrimi i Partisë Socialiste për këtë çështje është i qartë. Nuk mund të ketë marrëveshje politike mbi vendimet e formës së prerë të gjykatave. Nuk mund të ketë marrëveshje politike me Sali Berishën që të ngrihet mbi vullnetin e 300 000 zgjedhësve të Qarkut të Fierit,” tha Bushati.
“Partia Socialiste ka kontribuar dhe do të vazhdojë të kontribuojë për përparimin europian të Shqipërisë, sikurse është konfirmuar edhe nga Progres Raporti i Komisionit Europian. Por, nëse aplikimi i Shqipërisë për statusin e vendit kandidat ka ngecur, e vërteta gjendet tek qëndrimi i qeverisë holandeze e cila thekson një shqetësim të shprehur nga vetë Komisioni Europian: hendekun e madh që ekziston mes ligjit të shkruar në letër e të miratuar në Kuvend dhe zbatimit të tij në praktikë”.
Filluan ti bejn sulmet njeri tjetrit, politikane LEGENA!
Shkil ligjet, vrit, vidh, sundo..kto ben saliu.. dhe asgje seshte premtuese me kete palaco..ne populli duam gjera elementare,..ne sjemi drtita e uje akoma..cmimet jane cmendur
Dhimiter, shih kush e pason Nanon. Rajmonda Stefa, Ardian Myslimi, e kompani metnuribat e komunizmit (pa sens ofendues), ka njezete vjet qe kjo kategori injorantesh te rekrutuar nga Fatosi bashkohen edhe me djallin kunder Edit, i kam degjuar vete sesi bashke me PD iste e LSIste shajne Edin me fjale te pista, kjo se pari nga mungesa e edukates se tyre personale dhe se dyti si shprehje e urrejtjes qe inferiori ka gjithe jeten ndaj njeriut superior.
HA HA OR DITEZI DERRKUCI GENJE PER TOKE E JO PER HAVA
O POLITIKANE TE DHJERE , MHFT U TALLET ME KETE POPULL
PO LENI NAM DUKE BERE TEATRA ME NJERI TJETRIN .
.MORE MASHTRUES TE QELBUR QE CDO DITE VETEM GENJENI
E KDNI CORODITUR KETE POPULL ME MARREZITE E JUAJA
TURP TE KENI QE TALLENI ME KETE POPULL NAIV
E KALONI KOHEN ME PINGPONG POLITIK DHE NUK QISNI GJE NE DRITE.
O POPULL MOS I BESONI KETA JANE TE GJITHE NDYRESIRA .
KETA NUK JANE POLITIKANE. KETA JANE VETEM MASHTRUESA
KETA JYND XHUME MIRE ME NJERI TJETRIN
KETO LUAJNE ROLIN QE ZIHEN PER SY TE POPULLIT.
ME KETE OPOZITE QE BASHKEPUNON ME BERISHEN
100%BERISHA FITON NE QERSHOR 2013
saliu ka fituar betejen me te dobtit qe besojne se jane te gjithe njelloj por jo, shumica e di qe saliu eshte nje ordiner e vec e majta premton mirqenie
Ku ishit me pare qe nuk e ngritet zerin per Fierin?Ku ishte zoti Ruci,i pari i deputeteve ne kete qark qe u kujtua kaq vone ?Ndjej keqardhje per mefshtesine e lidershipit socialist.E dua qarkun e fierit si socialist por e dua dhe integrimin o ditmir,si i behet qe te zgjidhet a ka kohe?
oooo çna lodhni me llafe??ne jemi ktu,unè jetoj nè FR,ti rri ne Tr mor zotèri ,ka thuajse njè vit qè ai larua i PD,merr rrogen ,firmos vendime,i bleu kèshilltarèt,i bleuuuuuu…pikè.Nuk ka asgjè pèr verifikim,prandaj ai thotè…poooo jam dakort,bej mocion,votoni pèrsèri,pra shkkkkk…prapè–tani i thonè mocion…ti thua gjykatè–po ik mor rob ka njè vit qè ka dy kryetarè qarku–qesharake..Ruci me shoke kanè njè vit qè nuk duken nè FR,tani do qarkun–po kush ja lè qarkun mè atij,qarkun mè tè madh– ktu do eksperimentohet votimi elektronik——o zot çfarè do na shohin sytè….ik mos mè pèrmend mè vendim gjykate,se mè erren sytè…dhe ti bèn mirè mos ti mèshos ksaj historie,se do dalè ndonjè vendim i ri,do na cudis fare
Reformèn zgjedhore -e bèri siç deshi selia rozè—eeeee mos tè merrte ata me diplomè tè blerè–ti zgjidhte njerzit..
Zgjedhje nuk do kete,do hedhin ca lekè qè do rrisin borxhin nè kurriz tè kalamajve tanè,do ndodhi ndonjè aksident,i atyre qè do dalin pèr gjueti,dhe do jemi opozitarè-vèllezèr.Ti o cun mbaj koference se ne terezi e ke.
absurde si ka mundesi qe keta politikanet tane per interesat e ngushta private apo partiake te ndeshkojne nje popull,dhe dalin ne tv apo gazeta dhe derdellisin gjithe diten se fajin e ka ky apo ai,lerini fjalet dhe votoni ligjet o funderrina