PS: ERE të japë dorëheqjen

10 Nëntor 2012, 17:54Politika TEMA

Opozita kërkon dorëheqjen e Entit Rregullator të Energjisë, pasi e konsideron këtë ent si një nga fajtorët kryesorë të situatës së rëndë të krijuar në sistemin elektroenergjitik shqiptar. Deputeti Arben Ahmetaj gjatë një konference për shtyp ka avancuar në denoncimin e piramidës së re të krijuar në dëm të interesave të qytetarëve shqiptarë, duke kërkuar drejtpërdrejt dorëheqjen e ERE.

Sipas tij ky ent është përgjegjësi i drejtpërdrejtë së bashku me qeverinë për gjendjen alarmante, për kolapsin e sistemit elektroenergjitik shqiptar. Për Ahmetajn kjo piramidë e re është e ngjashme me ato të vitit ’96-’97 dhe rrezikon seriozisht shëndetshmërinë e sistemit financiar, por mbi të gjitha shëndetshmërinë e ekonomisë së familjeve shqiptare.

“Enti Rregullator i Energjisë me qëllim nuk e ka zbatuar detyrën e tij. Me qëllim ka favorizuar kompaninë CEZ. Me qëllim ka mbyllur sytë përpara moszbatimit të detyrimeve ligjore të këtyre kompanive dhe konkretisht të kompanisë CEZ. Ne si opozitë sot kërkojmë dorëheqjen, shkarkimin e Entit Rregullator të Energjisë”, ka deklaruar deputeti socialist, cili ka renditur edhe një herë të gjitha shkeljet ligjore të ERE.

Sipas Ahmetajt, sot rezulton që në sistem kompanitë midis njëra- tjetrës apo ndaj të tretëve apo konsumatorët ndaj kompanive të kenë një borxh prej 1.2 miliardë dollarë. Aktualisht humbjet totale rezultojnë të jenë shumë herë më të larta se nga viti 2008-2009, që është momenti i privatizimit të kompanisë së shpërndarjes, OSSH-së. Ndërkohë investimet në rrjetin e shpërndarjes sipas raporteve të vetë Entit Rregullator të Energjisë, janë sa 20% e planeve të zhvillimit apo planeve të investimit.

Deputetin socialist ka theksuar se ERE në vend që të kryente detyrat e ngarkuara me ligj, ka shërbyer si një departament ndihmës i CEZ Shpërndarje, por sigurisht që nuk është përgjegjësi i vetëm për këtë.

“Enti Rregullator i Energjisë ka vepruar sigurisht në emër të qeverisë shqiptare. Është qeveria e cila e ka detyruar Entin Rregullator të jetë përmbaruesi, të jetë departamenti ndihmës, favorizues i CEZ Shpërndarje”, ka nënvizuar Ahmetaj.

Kërkesa e opozitës për dorëheqjen e Entit Rregullator të Energjisë vjen pas një serie të gjatë denoncimesh në të cilat përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë treguar me fakte, shifra dhe dokumente të vetë ERE-s përgjegjësinë që ka ky institucion që bashku me qeverinë Shqiptare për rrënimin e sistemit elektroenergjitik për interesa të caktuara korruptive.

9 komente në “PS: ERE të japë dorëheqjen”

  1. artiles says:

    Po llogari e pergjegjesi do mbaje njeri per gjithe keto humbje qe deklaroni ju?
    Vetem me doreheqhe do te zgjidhet kjo pune?! Kur njerezit e thjeshte denohen me burg per vjedhje, shperdorime e demtime ne shuma qesharake, kjo e ketyre nuk quhet as vjedhje, as shperdorim, as demtim?!

    1. Daut Skela, Vlore says:

      Ku ka votuar ky enti qe nuk i hyn gjemb ne kembe???
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/600-hyrja-per-te-liri-berisha.html

  2. tiger says:

    Lereni ERE-n,shikoni detin.Mos na dilni me parasysh ju te PS!!!

    1. ka mundesi says:

      PER TIGRIN…prej letre!
      Pse cpo pret ti tiger? Apo ti rri e ze pusine, si kafshe tinzare qe je, dhe pret te vije preja prane dhe ta godasesh.
      Keta po te thone qe greket po perdorin detin shqiptar,dhe ti thua qe mos te dalin para syve keta te PS. Mos valle e di se PS eshte ne qeveri,dhe mundohesh vetem ti godasesh?
      Hidhi njehere syte andej nga ana tjeter.Apo ke frike se te del prane ai bandilli,dhe ti e godet pa dashje, sepse te duket si gallof?

  3. burri says:

    Opaaaaaaaaaa DIKTATORI BERISHE e siguroi mandatin e 3-te ne Qershor 2013 do thote dhe ne USA keshtu u be por palet pranuan!!! MERO Qendise nje EDITORIAL kur te gjesh kohen se eshte per te vene kujen!!! Ty te dalin parashikimet vella!!!

    http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=27237

    OSBE për zgjedhjet amerikane: Të administruara profesionalisht

    Zgjedhjet e përgjithshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zhvilluar në një atmosferë shumë konkuruese dhe janë administruar në një mënyrë profesionale, gjithësesi duhet të ndërmerren hapa për të zgjidhur probleme specifike. Deklarata vjen nga misioni i vëzhguesve të OSBE-së. Sipas raportit të botuar edhe fushatat elektorale të kandidatëve kanë fituar besimin e publikut. Por gjithësesi mbeten ende disa problematika që kanë të bëjnë me të drejtën e votimit, listat e zgjedhësve dhe transparencën për financimin e fushatave elektorale. Probleme janë shënuar edhe në rinumërimin e votave dhe aksesit në këtë proces të vëzhguesve ndërkombëtarë. Korniza ligjore për zgjedhjet e përgjithshme është e decentralizuar dhe komplekse si dhe implementimi dhe detajet e këtij procesi janë rregulluar nga ligjet e vendit. Për sa i përket kësaj amendamentete për ligjin elektoral në disa nga shtetet janë finalizuar vetëm disa javë para ditës së votimit duke lënë shumë mangësira se cila nga këto rregullime duhet të aplikohen. Edhe pse ka pasur iniciativa nga një numër i caktuar shtetesh, nevojiten ende përpjekje të mëtejshme për të përmirësuar listat e votuesve. Çështja e rregullave për identifikimin e votuesve është politikisht e polarizuar, ndërsa nevojitet ende punë për të siguruar integritetin e votës. Rreth 50 milion votues nuk e kanë hedhur votën e tyre pasi nuk ishin të regjistruar. Ndërkohë që mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar më së miri fushatat elektorale, platformat e kandidatëve si dhe në fund numërimin e votave, mediat lokale amerikane në shumë raste kanë qenë të njëanshme. Gjithashtu raporti i OSBE-së ka prekur dhe temën e financave duke vënë në dukje se nuk ka një kufi për shpenzimet gjë që ka bërë që këto zgjedhje të ishin më të shtrenjtat në historinë amerikane. Gjithashtu një numër shtetesh nuk kanë garantuar hyrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë në qendrat e votimit në kundërshtim me marrëveshjen e 56 vendeve anëtare në OSBE përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  4. Silva says:

    Tani qe plasi qelbi i mbledhur prej shtate vitesh ne elektrik dhe tani qe po vjen fushata elektorale u kujtua PS-ja me kete Ahmetajn dhe me ca spurdhjake te tjere si ai qe te denoncojne grabitjen sistematike qe u behet qytetareve me cmimin e energjise dhe me abuzimet e cez-it.Edhe tani po flasin jo se u dhimbsen votuesit e tyre te cilet te shkretet mbulohen me batanije ne dimer qe te mos harxhojne korent se i krip Saliu me cmimin qe u ka vene ne nje kohe qe malokeria harxhon sipas qejfit.Jane tamam si hienat,duan vetem te vazhdojne te marrin vota nga ish votuesit e tyre qe i lane te katandisen ne pike te fundit duke bere sehir.Ku ishin gjithe keto vite Edi Rama dhe ky zari i tij kur rritej cmimi cdo vit me nga 10-15%vetem per votuesit e tyre,apo ishin te zene here duke bere pazare idiote me Saliun e here duke protestuar per kutite e zgjedhjeve.Ne se vertet e kane kuptuar se kane bere gabim me heshtjen e tyre dhe kane nderruar mendje te mos bejne gam-gam neper konferenca shtypi por ti bejne thirrje elektoratit te tyre te diskriminuar qe te mos i paguajne faturat derisa qeveria e Saliut ta ndaloje kete maskarade me cmimin e energjise.

    1. ka mundesi says:

      Moj Silva!
      Po mire,qe je kontrabedal,kete e dine te gjithe.Por qe qenke edhe qorre edhe shurdhe,per kete me vjen vertet mire,por edhe keq njekohesisht. Me vjen mire sepse qenke nga ato qe edhe kur vuan ne shpirt,duron aq shume sa mblidhesh brenda vehtes,dhe fajin e kerkon atje ku ne fakt gjen ngushellimin por jo sherimin.Me keq,sepse nga emri dukesh qytetare,por nga te menduarit qenke vertet e trashe.

  5. tironsi says:

    Te gjitha jane te verteta keto qe thua por, ti i denoncon se do qe te marresh pushtetin te cilin e kishe per tete vjet e njesoj si keta plerat e tanishem ke bere ,nuk ke lene gje pa vjedhur ti bashke me shoket e tu,ne nga anet tona kesaj i themi <>po mjere ky popull se ku ka ngel por, mire ti behet se vete ju durojne,ju doni te gjithe sa jeni nja 5 kamikaze qe te ju zhdukin fare nga faqja e dheut more plerat e te gjitha paleve,ndersa ti ore arben flet se me duket te jane mbaruar leket qe ke vjedh kur ishe ne pushtet,po domosdo kur te rrish gjithe kohen duke luajt bixhoz edhe mbarohen ato te shkreta,,,mire ja beni ketij popull frikacak.

  6. Shkodrani says:

    Ne fakt nuk e kam zakon qe ti bej koment komenteve te te tjereve por ,ty ore KA MUNDESI qe me dukesh qytetar si puna e kesaj Silves qe i ben koment dua te te them se,,Ne shqipetaret pse kemi ndenjur duke gjete ngushellime sa tek njeri tek tjetri po na e shk………… para e prapa te gjithe krahet e politikes,Copetohen ne parti te vogla sa here ju lind nevoja(((nuk kane me per te vjedh))) <> dhe fillojne e perbetohen se ne ishim pjesa e mire e PD apo e PS,KETA JANE TE GJITHE NJE MUT ME E NDA PER GJYSEM,po mire more zotri,,a nuk ishte ky ARBEN AHMETAJ qe ishte 8 vjet ne pushtet e nuk la gje pa vjedhur???bashke me shoket e tij.
    Por cdo popull meriton qeverine qe ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje