Mungesa e transportit bën që nxënësit në qarkun Vlorë të braktisin shkollën për arsye ekonomike

11 Nëntor 2012, 16:10Sociale TEMA



Kushtet mizerabël për zhvillimin e mësimit, cilësia e dobët e mësimdhënies, emërimet politike në arsim, por edhe mungesa e transportit janë probleme madhore për nxënësit e tre fshatrave që mësojnë në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Hor- Vranisht.

Deputetja socialiste Valentina Leskaj, njëherësh Kryetare e Komisionit të Arsimit, dhe deputeti Fatmir Toçi kanë qenë së bashku në këtë shkollë, ku kanë parë nga afër kushtet e papranueshme për zhvillimin e procesit mësimor. Duke folur për mediat Leskaj tha se, “me kushtet në të cilat bëhet mësimi, me cilësinë e stafit pedagogjik ku ka mësues që janë të ciklit të ulët dhe japin mësim në ciklin e lartë, situata bëhet e patolerueshme. Ndërkohë që ka mësues që kanë mbaruar universitetin, kanë kualitete të larta dhe rrinë papunë dhe kjo është besoj për arsye politike.”

Leskaj u përqendrua edhe në problematikën e transportit e cila shton braktisjen e shkollës për arsye ekonomike: “Ka problem të mëdha lidhur me transportin e nxënësve për shkak se është ulur kuota e transportit dhe është bërë e pamundur për t’u përballuar edhe nga furgonat. Përshembull këtu ku jemi, në këtë shkollë ata nxënës që vijnë nga Bolena e kanë filluar shkollën një muaj me vonesë. Fëmijët e Kudhësit nuk po shkojnë dot në shkollë. Është një shkollë e përbashkët në qendrën e komunës. Po kështu fëmijët e Pilurit kanë probleme dhë vështirësi të mëdhaja përsa i përket transportit.”

Përveç problemeve të mëdha me kushtet e padenja mësimore në këtë shkollë Leskaj ka vënë theksin edhe tek mashtrimi i madh i kryeministrit për internet në çdo shkollë apo në çdo klasë: “Kryeministri ka deklaruar se kemi kaluar nga internet në çdo shkollë në internetin në çdo klasë. Ju keni qenë në ambjentet brenda, ashtu si dhe unë, dhe i keni parë se në çfarë kushtesh mësojnë fëmijët. Në radhë të parë kanë nevojë për disa kushte minimale, nuk po flas për klasat kolektive, nuk po flas për mungesat e laboratorëve, por flas që këtu mungojnë disa kushte minimale higjenosanitare. Kjo është një gjende shumë shqetësuese, dramatike dhe ne nuk mund të pretendojmë cilësi arsimi në këto kushte.”
Deputetët socialistë akuzojnë qeverinë duke e bërë përgjegjëse për standartet minimale të munguara në këtë shkollë:“Padyshim që përgjegjësi i kësaj sistuate është qeveria. Sepse çdo qeveri mban përgjegjësi për arsimin që ju ofron qytetarëve, aq më tepër që kemi një qeveri e cila e ka konsideruar prioritet të prioriteve arismin dhe juve e shikoni sesa mund të bëhet fjalë për prioritet të prioriteteve. Ajo që është e pafalshme është se është ulur buxheti i arismit. Sot ne jemi konkretisht në terren dhe shohim në çfarë kushesh e bëjnë mësimin nxënësit e këtyre tre fshatrave.”

15 komente në “Mungesa e transportit bën që nxënësit në qarkun Vlorë të braktisin shkollën për arsye ekonomike”

  1. alban4eva says:

    Shqiperia e Salehut po ndryshon, ju kamunista mos ia futni kot.. ato pamjet aty duhet te jene te ndonje vendi europian, ne Shqypni nuk ka shkolla ne gjendje te tille..
    Sahleja jone i ka ba shkollat te gjitha me internet.. rrofte Sahleja, poshte Europa..

  2. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Braktisja e shkolles.
    Vetflijimet dhe vetdjegja
    Vetvrasjet dhe hakmarrjet
    Mosfunksionimi i ligjeve dhe i shtetit.
    Vetgjygjesia dhe poshtrimi
    Papunesia dhe varferia
    Perdhunimet dhe vrasjet kriminale.
    Mashtrimet dhe vjedhjet.
    Shitja e Pasurive kombetare.
    Mungesa e energjis elektrike dhe ujit te pishem.
    Mungesa e sigurise se jetes.
    Kjo eshte Shqiperi-zeza ne kete 100 vjetor te Pavarsise
    Keto jan arsyet kryesore qe Qeveria Berisha te japi Dorheqjen dhe Opozita te turperohet per pa-aftesin e saj.
    Duhen urgjentisht zgjedhje te reja dhe nuk i duhet len me kohe Sali Berishes me pregadit mashtrimet dhe genjeshtrat.
    Shqiperia eshte afer ores ZERO.
    Kushdo qe nuk e kupton ose eshte i droguar ose eshte i semur psiqik.

  3. Udheheqesi says:

    Per gjendjen e arsimit ne pergjithesi,por ajo e fashatit ne vencanti,
    eshte bere shume shqetesuese.Pavarsishte nga fjalet mashtruese te kryeministrit i cili flet vetem per fitore,per kompjutorizimin e shkollave edhe keto ne fshatra, ne qofte se ka jane fprmale.Per gjendjen e mjeruar te shkollave jane dhene sa e sa kronika televizive.Nuk behet fjale per rruget “e asfaltuara sipas sms qe merr BERISHA” po me e keqe eshte ngrohja,mungesa e urave per te kaluar lumenj e prrenj. Sa per kuadrin mesimor e ka marr lumi me kohe ,kur per te vendos kriteri politik
    ne radhe te pare.ME sa kemi degjuar,ka shume mesues me diplloma fallco,nje pjese e te cileve dhe jane larguar,po ketu sigurisht vepron dhe kriteri politik. Sa per edukim ,dihen edhe rastet e perdorimit te thikave ,pa droga eshte tani gje normale.Belaja e madhe eshte se si do binden priderit per te votuar per PD-NE.Detyre kjo e lene si per qytetin dhe fshatin.Pergjegjesi do ken edhe mesuesit ne raste se ndodh
    qe ne ate zone te mos fitoj PD-ja.Madje kete vit ky eshte dhe detyra kryesore e shkollave,pastaj vjen procesi mesimor qe realizohet pa mundim. Futi nje pese dhe jemi ne rregull.

  4. Labi says:

    Ore, po per buxhetin e akorduar nga Prefektura ne Vlore para tre vjetesh per rikonstruktimin e kesaj shkolle, qe e bllokoi kryetarja e komununes qe ishte socialiste? Apo s’ka problem per Leskaj e Toçin?

    1. elio says:

      Sikur fondet nuk akordohen nga Prefektura por nga Ministria or tej…
      Pastaj kryekomunaret mezi presin ndonje investim, kjo i paska bllokuar, or tej….

  5. Shqip says:

    Nuk mjaftuan që e mbyllën shkollën në Kallarat me pretekstin e numrit të ulët të nxënësve, por tashmë dhe fondin për pagesën e autobuzit që çonte nxënësit në shkollën e Horës e “hoqën” ose më mirë të themi që e vodhën.Në fund të viteve 80 ishte arritur që anlfabetizmi të ishte një dukuri e largët, sot po përballemi me këtë dukuri në çdo skaj të vendit.

  6. duro says:

    vlora nje perle e Shqiperise por e mbajne shume te papaster kohet e fundit sikur po e pastrojne per arsye te festes qe po vjen por kjo nuk do te thote se do vazhdoje pastertia ..shikojeni se sa mbeturina ka brenda pallateve do ngeleni me sy hapur!!popull i pa ndreqshem

    1. elio says:

      Ti po merr persiper denigrimin e popullit te nje qyteti te tere Duroooo,
      Se cfare po ben saliu po e shohim te gjithe…por kjo nuk eshte faji i vlonjateve…

  7. TOTILA says:

    Kur erdhi ne pushtet PARTIA DEMOKRATIKE BERI ALEANCE ME PARTINE E QIME KUQIT GENC PORDHES dhe pruri drejtora drejtorie 2 nga LEGENAT ME TE MEDHENJ : i pari nje PSIKOPAT I KALIBRIT DHE NJE HAJDUT SI KOZMA LEKA ,nje palaco qe me ne fund u fut DHE NE BURG .KOZMAI kur bente ndonje maskarallek futej ne banjen e DREJTORISE ARSIMORE NGA FRIKA dhe deren e mbyllte ………………SEKRETARJA E TIJ dhe e hapte qe dilte KOZMAI kur ikte “AGRESORI” . LEGENI TJETER ishte nje skuth nga PILURI nje langaraq i PABESE NJE THUTHUQ I PA AFTE QE KISHTE VENE SHOFERIN E TIJ PER TE MBLEDHUR EUROT . NJE FUNDERINE ,PRA EMRI I TIJ ishte ARISTIDH CIPA e pruri GENC KUQUA me vrap nga GREQIA ( NE GREQI punonte ne shtrim rrugesh me asfalt ) dhe e emeroi DREJTOR DREJTORIE NE VLORE . Po cfare prisni ju qe te ndertoj dhe meremetoj shkolla partia e SHPELLAREVE dhe E ZAGAREVE .

    1. fatmiri says:

      Me vjen keq qe kjo shkolle qenka ne gjendje te tille. Po Bardhosh Mici çfare ben per kete shkolle ku ka qene dhe vete qe nga lindja e tij dhe punonte ne drejtorine arsimore te qytetit te Vlores si pd-ist? Nuk theme se nuk e meritonte se ishte njeri inteligjent dhe i pregatitur, bile dikur ne sistemin e kaluar ka qene dhe drejtor i shkolles mesme ne Brataj, por si ndryshoi karakteri i tij; apo mos i kundershto te keqes me force. Shkolla e Hores Vranisht eshte nga shkollat me te vjetra ne krahine, jo ndertesa se ajo eshte kthyer ne bisnes tani e kane bere nje ndertese tjeter atje ku ishin bexgat, ose ku shitesi dyqanit te mevonshem, Shaqo Hasani, kishte çisternot e vajgurit. Sa breza kuadrosh te mesem e te larte ka nxjerre ajo shkolle qe nga Kuçi e Kallarati, Bolena, Vranishti, Terbaçi e Mesapliku! Ajo shkolle ka emra te gedhendur ne historine e saj, megjithate nuk eshte vendi ketu ne komente te nje shkrimi, por çfare ben dhe drejtori Muhamet Tartari, nuk e di eshte apo nuk eshte me drejtor, se mund te kene prure ndonje “bisnesmen” si te “portokallia” e top channel. Saliu po pret shirita shkollas dhe ka shkuar dhe nje here ne Vranisht, bile te shtepia qe ka qene dhe Ismail Qemali me 1908, te Pasho Ramadani. Bardhoshi duhet ti dergonte nje email Saliut per gjendjen. Po le te presin te dale dhe ky dimer, mbase socialistet do ta rregullojne!

    2. Ilir says:

      Po Ty o zhuls muti tqisha motren pse nuk del me emer kur Shan mer qen. Tshkerdhefsha tan robt pse i Shan njerzit pa shkak o qen. O Totila o tqifsha ç’te për mban praki

  8. Labi says:

    Fatmir more Fatmir, perderisa ke permende emra, duhet te shkruaje edhe emrin tend te vertete… perderisa e njeh mire ate zone… çeshtja eshte se atje nuk do mbetet me njeri more mik, se as PS e as PD nuk kane investuar qofte per te bere rrugen, qe eshte skandal! po shpresa nuk eshte te partite po te njerezit qe vuajne aty… Sa per fondet, kush ka dyshim te shkoje ne prefekture te shohe dokumentin e para 3 viteve dhe te kuptoje pse u restauruan shkollat qe do mbylleshin ne zone, nderkohe qe shkolla e mesme nuk u restaurua megjithe kerkesat e shumta te drejtusve te saj…

  9. Arsimtari says:

    Ka nje abuzim te madh te deklaratat e ketyre zoterinjve qe u kujtuan para zgjedhjeve per shkollen qe ka 24 vjet aty… doni te shihni suksesin e nxenesve? shkoni shihni rezultatet e tyre te matures dhe provimeve te tjera qe jane bere ne Vlore e jo ne Vranisht…shkoni shikojeni perqindjen dhe pastaj flisni. sa per fondet, kerkojani ministrise dhe jo mesuesve

  10. shushica says:

    PS e perdori edhe si komune per vite te tera ate shkolle e 1 qindarke nuk hodhi per rikonstruksionin…1 qindarke per ndonje dere apo dritare… ah sa kane abuzuar keta politikanuce me ata njerez te vuajtur atje dhe vazhdojne ta bejne…

  11. Labi says:

    Olio djali, ngaterron nocione krahinore more mik… por ngaterron edhe kompetencat…i ka pushteti vendor fondet e shkollave e jo ministria direkt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje