Pedagogët kundër Dhori Kules për marrjen e titullit Honoris Causa: S’mund t’i japim tituj njëri- tjetrit

9 Nëntor 2012, 11:25Sociale TEMA

Propozimi për titull “Honoris Causa” për rektorin e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ka hasur në kundërshtimin  e pedagogëve dhe drejtuesve të Universitetit të Tiranës.

Ky propozim për titull nderi për Kulen ka ardhur nga Fakulteti i Ekonomisë në universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, por kjo është parë si jo e arsyeshme nga kolegët.

“Në situatë normale do të kisha qenë e lumtur që rektori i universitetit tim nderohej. Por shumë denoncime për abuzime në këtë universitet dolën në media vetëm pak muaj më parë dhe nuk pati asnjë lloj përpjekje për sqarim përballë profesoratit të brengosur. As shteti nuk kreu ndonjë veprim, analizë apo kontroll për të hedhur dritë mbi atë çfarë ka ndodhur dhe po ndodh në Universitetin e Tiranës. Ndërkohë që kjo është detyra e parë e shtetit ndaj universitetit publik”, ka deklaruar Mimoza Hafizi, pedagoge në Fakultetin e Shkencave Natyrore.

Ndërsa dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra shprehet se: “Arsyet përse po jepet ky titull nuk më takojnë mua t’i them, por Senatit të Vlorës, që ka bërë propozimin. Gjithsesi ky titull u jepet figurave që kanë dhënë kontribute të mëdha për universitetet apo figurave të huaj. Ne jemi në shërbim të arsimit në vend dhe jo për dhënien e titujve njëri-tjetrit”, ka theksuar Dibra për GSH.

Dhori Kule është anëtar i Këshillit të Profesorëve në Universitetin e Vlorës.

11 komente në “Pedagogët kundër Dhori Kules për marrjen e titullit Honoris Causa: S’mund t’i japim tituj njëri- tjetrit”

  1. Ardian Klosi says:

    Ky eshte nje bq qe shkaterroi arsimin te Shqiperi, ndaj meriton titullin:
    “TURPIS CAUSA”, njelloj si strategu Berisha:
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/dhe-krye-demokrati-yne-mbeti-me-dy.html

    1. xhoni says:

      Si nuk keni TURP,qe e keni bere kete “HONOSIS CAUSA”,me te vlefshem se “PRESHI”,qe i dhane lushnjaret Tritan Shehut!!!
      Haaaa!!!
      Atij i them TITULL ME VLERE UNE ,qe e mori vesh gjithe bota!!!
      PRESHI,o PRESHI!!!
      Ky duhet te jete titulli me i larte per keta LAMASHET E Berishes!!!

  2. Beni says:

    Ne Albanistan dhe qyfyret nuk kane te sosur! Keto jane barcaleta qe nuk te bejne as te qeshesh. Bravo Dhori, por me bravo do te te them kur ta marresh kete titull nga nje universitet nderkombetar!

  3. El Profesor-o says:

    Po sikur t’i jepnin një “Honoris C…” Klodetës, si do të ragonte? Do lëpihej nga kënaqësia, besoj…

  4. Kisha e Shentriadhes dhe Xhamia Mbret says:

    Si komunist stalinist edhe e meriton,si intelektual mendoj se jo!Neser Universiteti i Beratit mesiguri do bëjë të njëjtën gjë.Edhe ai Kristal,edhe ai….Honoris Causa është për Dhori Kulen nga kalaja famëmadhe e Beratit,si diplomat dhënë djalit të Bosit në Shqipëri!Ndryshonte t’ja jepte Kembrixhi,a ndonjë tjetër…Besoj se Dhori Kule nuk do e pranojë dhe do pres kontrollin e Shtetit të sqarohen akuzat!…

  5. Altini says:

    O njerez a jeni ne rregull Dhori Kules ate titull??????!!!!!
    Kjo qe po lexojme, eshte turpi i radhes ne kete vend

  6. Bimbashi says:

    Uf paska dhene dhe Klod qorrja mendim. Ik rregullo gjerat e tua mos fut hundet ne punet e te tjereve sic e ke zakon.

  7. VERONIKA says:

    Po sa zhurèm qè bèni dhe ju…po jepjani mor titullin DHORIT,jepjani ,ktu jemi te gjithè me tituj—keni bèrè nga 6 mastera pa vajtur asnjè ditè nè shkollè,kemi mèsues anglishteje,qe vetèm anglisht nuk dinè,ne FR kemi shefin e kuadrit qè polic i thjeshtè,emigrant nè greqi erdhi direkt me parashytè u bè shef nè DR.Arsimore—po ne sa tè kemi LSI-nè nuk ka zot tè na kèrkojè diplomèn
    Jepjani titullin:HERO I TE DIPLOMUAREVE PA VAJTUR ASNJE DITE NE SHKOLLE!
    HERO I 5 MIJE EURSHIT PER PUNIMIN E TEZAVE TE MBROJTJES TE DIPLOMES-hahah kte e kam marre vesh rastèsisht,mè kèrkuan ndihmè dhe i them;pse jo,leme 3 mbasdite ne javè dhe e punojmè—po nqs vij dhe unè mè tha nuk tè jap mè 5 mij euro—hahaahaha nuk e kisha menduar ndonjèher ktè.
    Jepjani titullin ,i kemi tè gjithè me tituj,kemi akoma e.hoxhèn hero tè popullit—popullit tè shkkkkkkkk….qè èshtè qeverisur gjithmonè nga analfabetèt.

  8. Ura e Vajgurit says:

    Veronikë,bravo!Kam bërë tek shekulli i Kocos,vjersha dashurie për ty,por nuk mi pranoje si i mbyllja me dëshirën të largoheshe nga krahët e Sali stalinistit(komunist i kar-rjerrist)Ti nuk largoheshe!Ketu tek Tema e Meros je tjeter!Do rishkruaj vjersha dashurie për ty,sepse je rinuar vërtet!Dhori i plakur…nuk besoj se do marr nderin(onoris-nder)e turpit!Eshtë komunist denbabaden dhe pyet në Berat,Corrovode,Fier e Lushnje c’te thonë!”Te dua,Veronikë,të dua,të puth ato faqet,si ftua!Në s’do në dhomën me dritë,bejmë dashuri në katua!…Une lartë,ti,nën mua!Të hëngsha faqet,si ftua!”

  9. Arjan Vlonjati says:

    Zonja Hafizi. Mos u cudisni. Universiteti i Vlores eshte ne nje krize te thelle morale. Drejtohet ne menyren me te keqe nga militante dhe servile te pushtetit. Per rrjedhoje servile edhe te Kules. Ndaj mos u merrni me keta te paafte. Lerini te rrokullisen dhe te shporren kur tu vije dita. Ska alternative tjeter per ta.

  10. LORA says:

    Dhori Kule eshte nje gdhe,ne pikpamje te aftesive te mirfillta shkencore.Ai ka gjetur gdhenjte e universitetit te Vlores(mund te gjente edhe te te tjerve, po ja qe ia ka pasur enda Vloren meqe i paska shkrepur te beje edhe qasje me historine)per ta bere me titull nderi.I ka mbetur fiksim qe i mungon ky titull.Mund t’ja jepte edhe UET-ja e Naim Cilit,,,,,,por ajo historia e tyre me Behgjet Pacollin,ende qelbet ere.
    Po te ishte per kualitetin universitar te para 1990-es,ju betohem qe as emrin nuk do ja kishit degjuar Kules.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje