“Ne jemi pa bukë këtë 100-vjetor, qeveria apelon për festë”

8 Nëntor 2012, 11:05Sociale TEMA
“Ne jemi pa bukë këtë 100-vjetor, qeveria apelon për

Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta nuk ka çelur fondin për pagesën e invalidëve në bashkitë e Korçës, Pogradecit, Ersekës dhe Maliqit, duke i lënë këta të fundit në mëshirë të fatit.

Siç raporton “GSH”, aktualisht ata nuk kanë marrë pagesën e tetorit dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe në muajt nëntor dhe dhjetor.

Të verbërit, tetraplegjikët, paraplegjikët, krahas pamundësisë për të paguar shpenzimet minimale, po përballen edhe me pamundësinë për të siguruar bukën e gojës, pasi në Degën e Thesarit në Korçë, derdhja nga ana e ministrisë përkatëse është zero.

“Situata është kaotike për personat me aftësi të kufizuar. Ne jemi pa bukë në 100 vjetorin e Pavarësisë, ndërsa qeveria apelon për festë. Jam dakort që të festojmë, por si? Ne nuk mund të kryejmë asnjë pagesë aktualisht, nuk mund të blejmë edhe bukën e gojës”, ka deklaruar kreu i Shoqatës së të Verbërve në Pogradec, Bajram Zyfi.

Ata i bëjnë apel qeverisë që të merren masa të menjëhershme për zgjidhjen e çështjes së tyre, përndryshe do të protestojnë në Strasburg.

Numri i invalidëve në këto bashki kalon shifrën e 4383 personave dhe po e njëjta situatë paraqitet edhe me ndihmat ekonomike.

Krerët e këtyre bashkive kanë pohuar se po përjetojnë krizën financiare të radhës, dhe ndonëse janë interesuar në rrugë zyrtare, nuk kanë marrë përgjigje për zgjidhjen e problemit.

11 komente në ““Ne jemi pa bukë këtë 100-vjetor, qeveria apelon për festë””

  1. E nveri says:

    Te zente fytin ishalla,u rrite pa buk dhe kurr nuk mendon per ata qe nuk kan buk,por dhe i vret,

  2. geno says:

    Saliu eshte “poeti” i atij vargut qe recitonte ne parlament per socialistet: Hani derra/ pini derra. Per Saliun duhet recituar vargu: Ha qen/pi qen

  3. mergimtari fv says:

    Rrjedhoje llogjike , keshtu eshte kur harbuti Berisha behet oxhak .

  4. haram says:

    te zente gripi i pulave o qelbi i shqiperise

  5. martin says:

    shpellari ka nxjerre offside pirunin dhe thiken.
    me siguri shkerdheni dhe argita hajne pak me me finece.ky duket qe ka kanibalizmin ne gjak se pasi ka henger mijera koka shqiptaresh.pulen e ka sa per duhan.o zot ku na e gjete ket qelbesire dhe shpellar anadollak.

  6. Enver Hoxha says:

    Beu fshatit, po ha mengjezin.

  7. realisti says:

    Shqiperia eshte vend i bukur pa politikanet .

  8. Shqiptar says:

    I nderuar zBajram Zyfi,moes e mer mundimin te shkosh te ankohesh ne Strazburk apo Bruksel a diku tjeter ne keto Organizma ,mbasi personat qe perfaqesojne keto organizma jane te ftuarit e nderit ne pritjet qe organizojne Ambasadat tona ne keto vende dhe ne vendet e tjera ,me rastin e 100Vjetorit te Pamvaresise,ku do te hane e mbullciten per nder te Qeverise Shqiptare qe organizon keto festa me parate tuaja e te gjithe popullit Shqiptar.Nuk do tja dije Qeverija se ne cfar halli jeni ju apo Populli.

  9. enofieraku says:

    Barbar , tipik shpellar, niveli i kultures zero, eshte trup te komentosh per ket ndyrsire !!!

  10. zum zum says:

    ju vetm per te share dhe vrare njer tjetrin jeni ,popull qe nuk u ngop kure me buke ,por ndryshim nuk kerkon ,popuull qe fle ghume ne kembe ………,prisni zghedhjet dhe do u jap berisha nje thes me miell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje