Rama: Po rikthehet frikshëm analfabetizmi

8 Nëntor 2012, 10:40Sociale TEMA

Kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë një takimi që ka zhvilluar me banorë të komunës Zallbastar, është shprehur se në vend po rikthehet frikshëm analfabetizmi. Sipas tij, shifra e analfabetizmit ka shkuar në 15%, e cila është shumë e lartë për një vend të Europës.

Analfabetizmi shtohet vit pas viti, sot shifrat thonë që ka shkuar 15%. 15% analfabetizëm në mes të Europës është një tmerr. Dhe nga ana tjetër jemi përballë faktit që rrënimi vazhdon. Ndërkohë që flasim për Bashkimin Europian, çfarë do jenë nesër të gjithë këta fëmijë që rriten në këto situata si qytetarë të Bashkimit Europian dhe me çfarë dijesh do ta përballojnë Bashkimin Europian. Ne nuk duam që nesër fëmijët e sotëm të zonave rurale të Shqipërisë të jenë çirakë në BE-në, por duam që të jenë qytetarë me dije të mjaftueshme për ta përballuar sfidën e hapjes” deklaroi Rama.

Fëmijët e Komunës Zallbastar ndërkohë i shpjeguan Ramës vështirësitë e tyre për të shkuar në shkollë.

Na duhen dy-tre orë për të shkuar, se njëri nga ne e ka më larg shtëpinë. Duke kaluar lumin dhe lagemi. Kur ngrihet lumi s’shkojmë fare. Lagemi dhe kthehemi në shtëpi. Makina s’kemi. Këtej kalojnë vetëm njerëzit, makinat s’kalojnë, s’vijnë shpesh makinat. S’mund ta kalojnë lumin, është shumë lum i madh,” -rrëfyen fëmijët.

Një tjetër problem që u prek prej kreut të selisë rozë ishte edhe mungesa e transportit të fëmijëve në shkolla.

Transporti sot është një problem shumë i madh. Fakti që nga një anë fëmijët për shkak se familjet janë të varfra dhe për shkak se transporti nuk ju garantohet, nuk shkojnë në shkollë, dhe nga ana tjetër mësuesit nuk vijnë të japin mësim, sepse nuk ju garantohet transporti, është rrëqethës dhe është momenti parë që duhet zgjidhur. Duhet garantuar në të gjithë territorin transporti për fëmijët dhe për mësuesit”-tha Rama.

11 komente në “Rama: Po rikthehet frikshëm analfabetizmi”

  1. tefta says:

    UNE KOMPREJ PADIIIIIIIIIIIJES ZOTNI HETUS

    1. flogert says:

      Ne fshatra behet baterdia edhe me e madhe. Dhenesi i dijes neperkembet, militanti ngrihet ne piedestal, klientelizmi kafshon dijen e injoranca cenon e sakaton Dijen. Cdo gje duket se ka vdekur e Rilindja eshte e domosdoshme. Kjo eshte situata ne fshatra dhe jo vetem. Ky eshte arsimi qe femijet e ketij vendi marrin

  2. andi says:

    ky edvini do ti haje te gjitha dhite e fshatrave, si enveri dhine e vetme te nene zyhrase

  3. gjemali says:

    ku e shef analfabetizmin oj tiiii qi ska met shqype pa internet ne shpi,qashtu fol ti se ke inat,pranej,,,

    1. nori says:

      .un e kam prekur vet kete situate ne fshatrat e rrethit Elbasan,por dhe ne qytet.Ku mesues e drejtues (drejtor) kan vetem emrin dhe marrin rrogen ne fund te muajit dhe nuk dine se ku bien shkollat fillore qe jane ne vartesi te tyre,nuk e dine realisht nese kto institucione arsimore ekzistojne apo jo.Ky eshte arsimi ne shqiperi

  4. AK says:

    ANALFABETIZMI DHE ZIJA E BUKES…

  5. Mentari says:

    Si nuk ka turp qe shpif dit perdit? kur dihet se 92% te studenteve qe mbarojne 9 vjecaren vazhdojne gjimnazet apo shkollat e tjera te mesme profesionale. ore por keto shkerdhata per thashetheme e shpifje duhen varur me litar zhuge dhe jo litar linji apo najloni.keto tipa siky e shaktrrrojne shqiperine,keto mjellin panik tek populli i varferdhe apolitik.

    1. gerti says:

      po o mentar po, anej nga lagja jote korruptive cdo gje ecen ne rregull..mos ke gruan me 8 vjecare zysh ti miku im? se dukesh qe je nje i semure

  6. Agimi says:

    Zoti Rama ,

    Ju uroj suksese dhe shendet ..a mundeni qe te premtoni fuqishem perpara zgjedhjet transport per femijet dhe mesuesit? Do te ishte nje nga investment frytedhenese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje