Një fëmijë që humbi jetën teksa po operohej në spitalin francez (Shërbimi ORL pranë QSUT) ka tronditur opinionin publik, siç në fakt mund të tronditin histori të trishtuara që flasin për humbje jetësh. Kur humb jetën një fëmijë lajmi është edhe më tronditës.
Problemi në këtë rast po bëhet çdo ditë e më i qartë. Në spitalet tona, edhe në sallat e operacioneve mungojnë disa ilaçe, nga ato që zakonisht përdoren rrallë e që edhe për këtë arsye janë më të shtrenjta.
E kam provuar vetë në kurriz, sa herë që ime më shtrohet në spital për shkak të sëmundjes kronike të veshkave, por ky ama nuk mund të jetë një justifikim.
Kjo mund edhe të kuptohet (por kurrsesi të pranohet) në rast se ndodh në sallën e kirurgjisë të ndonjë spitali dytësor, por është e pakuptueshme, e pafalshme dhe e pajustifikuar për spitalin më të madh në vend!
5 orë e gjysëm fëmija ishte ende gjallë me doktorët që nuk dinin ç’të bënin më shumë, ama edhe 5 orë të plota nuk mjaftuan për të siguruar këtë ilaç! Një tragjedi që rrezik nuk do të shërojë kurrë më nga pikëllimi familjarët (po e po!) dhe me siguri edhe mjekun irlandez, i cili prej disa vitesh operonte shqiptarët me sukses (dje u pa duke shpërthyer në lot nga kjo histori, për të cilën drejtësia do duhet të vendosë nëse ai ka ndonjë faj qoftë dhe indirekt, apo nëse doktori vetë është gjithashtu një viktimë e sistemit tonë shëndetësor dhe e keqmenaxhimit të spitaleve tona).
Por, shqetësimi tjetër që do doja të shprehja në këtë artikull ka të bëjë edhe me një fakt që lidhet edhe këtë herë me etikën e gazetarëve, apo më saktë me etikën e munguar të redaktorëve apo kryeredaktorëve. E pas kësaj t’u bëj një apel prindërve të fëmijës si dhe t’u them atyre se jam bashkë në dhimbjen që ndjejnë.
Dua, më saktë, të shtroj një pyetje, përgjigjen e së cilës edhe unë si gazetar dhe aktivist për të drejtat e njeriut në disa raste e kam të paqartë.
A mund të publikojmë ne fotot e një fëmije që ka vdekur?
Të nesërmen e vdekjes së fëmijës, që të gjitha gazetat (me përjashtim të Gazetës Shqiptare), e pas tyre edhe të gjitha kronikat e televizioneve (me përjashtim të Vizion Plus), botuan apo transmetuan foton e pambuluar të fëmijës e madje tentuan edhe të orientonin opinionin publik drejt një përfundimi, që në fakt, do duhet të bëhet nga organet e drejtësisë dhe jo nga emocionet e kuptueshme të momentit.
Ka vetëm dy raste kur një gazetar mund t’ia lejojë vetes publikimin e fotografive që portretizojnë fëmijët. Rasti i parë ndodh kur kujdestarët apo kujdestari i fëmijës apo fëmijëve e lejon një gjë të tillë. Sidomos për shkak të shpërthimit të medias online ku rregullat dhe etika janë shumë më të çorientuara dhe në një hapësirë shumë më të madhe gri mes “bëhet” apo “nuk bëhet”, është tashmë qartazi e nevojshme t’i mbrojmë fëmijët në mënyrë më efikase, ndaj edhe shumë herë ajo që është etike sanksionohet edhe nga ligjet.
Në këtë rast kemi të bëjmë me një korpus të plotë ligjor që është në fuqi edhe brenda territorit të Shqipërisë e që quhet “Konventa ndërkombëtare për të drejtat e fëmijës” (që ne, meqë ra fjala, e kemi ratifikuar me nxitim në Kuvend pa e përkthyer më parë në shqip). Por edhe kur prindërit apo kujdestarët japin Ok, duhet të jetë vetë fëmija që pasi t’i shpjegohet me gjuhë të kuptueshme, të pranojë që fotoja e tij të botohet. Kjo e rrit më shumë fëmijën, i jep atij mundësinë të aplikojë të drejtën e vet për të marrë pjesë në vendimmarrje që kanë të bëjnë me atë personalisht.
Rasti i dytë që lidhet direkt me profilin e fëmijës nga i cili mori shkas ky shkrim, ka të bëjë me mundësinë, ndonjëherë edhe nevojën për të botuar foton e një fëmije të vdekur për shkak të shndërrimit të tij ose të saj në ikonë apo imazh të një kauze të drejtë.
Problemi që unë kam me botimin e fotos së fëmijës që humbi jetën në spital ka të bëjë me faktin se fotoja e tij ka shoqëruar kronika e faqe të tëra gazetash që kanë qenë në kufirin mes një lajmi të kronikës së zezë dhe të një specialeje. Por nuk kanë shoqëruar ato foto asnjë kauzë, hë për hë, të artikuluar mirë.
Unë kërkoj ndjesë me përulësi familjes së fëmijës në rast se këto rreshta nuk arrijnë dot të ngushëllojnë dhimbjen e tyre.
Por u sugjeroj që, e para të kontaktojnë sa më parë një avokat të mirë, ndoshta edhe një studio që punon pro bono (pra falas) e që ka të tilla në Shqipëri, për fat të mirë. I inkurajoj ta vazhdojnë përpara luftën për drejtësi sepse që në këto momente është krejt e pafalshme për një spital që t’i mungojë një ilaç që i mban gjallë njerëzit (qoftë edhe sikur ky të nevojitet për një njeri të vetëm).
Një kauzë për të vënë drejtësi në sistemin tonë shëndetësor është një prej kauzave më madhore, thelbësisht më të rëndësishmet në vendin tonë. Por ju lutem, mos lejoni që gazetat e paafta, të etura për dhimbje njerëzore (që pastaj të shesin më shumë) ta trajtojnë kaq pa profesionalizëm kujtimin e fëmijës suaj. Asnjë gazetë nuk duhet të botojë fotografinë e të dashurit tuaj, sepse këtë nuk e bëjnë ngaqë mbështesin kauzën tuaj, por sepse duan të shesin. Janë të njëjtat gazeta që shkruanin: “djali ishte operuar edhe herë të tjera sepse kishte lindur me fytyre ujku”! Janë gazeta të pashpirt e kryeredaktorë apo kryeredaktore që u ka zënë dhjamë truri!
Ne të gjithë nuk mund ta lëndojmë më djalin tuaj tashmë, edhe sikur të donim…
Por ne mund të bëhemi pjesë e një kauze që është si e juaja, ashtu edhe e të gjithëve, që nisur nga historia e djalit tuaj të mos lejojmë kurrë më që fëmijët të hyjnë me shpresa të mëdha në sallën e operacionit e të dalin të vdekur, sepse qeveria jonë shpenzon miliarda për fishekzjarrë por nuk gjen dot 100 euro për një ilaç të rrallë!
Por edhe ju, mund të bëheni pjesë e një kauze që mund ta bëjë më njerëzore median tonë: mos lejoni që gazetat të shesin si ujqër të pangopur trishtimin, pikëllimin dhe tragjedinë tuaj, përmes botimit të fotove të djalit tuaj. Në rast se do të kishin si të vetmin shqetësim interesin publik, nuk do të prisnin derisa djali juaj të vdiste, por do të mbushnin katër faqe, minimalisht, me problemet e shëndetësisë, dhe vetëm një faqe me kronikën e zezë të tipit thashetheme në “tymkë”, të shoqëruara me detaje makabre.
Shkrimi eshte shume i bukur dhe me ndjenje te paster dhembshurie per tragjedhine e djalit te vogel qe nderoi jete aksidentalisht
Por ka dicka ketu, qe nuk mund tu thuhet prinderve te mos lejone gazetat,
por i duhet bere thirje Avokatit te popullit qe te nderhyje tek gazeat, dhe biles ti coje per ndjekje penale ato gazeta qe abuzojne me fatkeqsite e njerezve te thjeshte duke shkelur regullat e etikes elementare
Se njerezit e thjeshte nuk dijne si te veprojne ne keto raste dhimbjeje ,
ndaj artikull -shkruesi do ishte mire ti bente edhe nje thirje avokatit te popullit , i cili prandaj quhet AVOKAT I POPULLIT……..
___Pra, Avokati i popullit te dali dhe te beje detyren e avokatise se problemeve te popullit ne keto raste
Ato media qe shkelin regullat e etikes, duhet te paguajne gjobe familjes qe i kane bere dem moral duke botuar fotot e djalit qe humbi jeten
Nejse , kjo qe ndodhi duhet te behet nje shembull dhe avokati i popullit eshte mire te hartoje disa regulla ne mbrojtje te popullit , dhe ato ti coje ne parlament e te kthehen ne ligj ku te mbrohet privatsia e njeriut te thjeshte nga mediat
Jo mer ti, nuk eshte e vertete ajo qe thua, nuk mund te quhet aksidentalisht nje vdekje kur kushte spitalore jane te qelbura sepse nuk jane riparuar e mirembajtur per vite, kur nuk ka ilace dhe vidhen dhe abuzohet mbi to, kur administrimi i spitaleve behet nga njerez qe interesin e fundit kane interesin e qytetareve, kur universitetet private e me pak ato publike, jane kthyer ne pazare per xhepat e qeverise e nxjerrin vetem gjytyrume pa nivel etj etj
Kjo eshte vetem maja e ajzbergut, jane qindra e mijera rastet e korrupsionit, infeksionit ne spitale, “aksidenteve” qe nuk jane te tilla…flasim per fatalitete apo fatkeqesi…por kur probabiliteti qe te gjesh te keqen ne spitalet tona behet kaq i larte, atehere flitet per vrasje me qellim, nga keta plehra qe na qeverisin…dhe faj tuaj qe i mbeshtesni e votoni duke shpikur arsye e justifikime kot…voten tuaj proqeveritare po e paguajme te gjithe..
Kristi, shqiperia nuk eshte shtet sic e duam ne, duhet te behet ashtu sic e pershkruan ti por aktualisht traumat qe populli po jeton jane rezultatet e terrapise se chockut. Fshirja e memorjes kollektive te kaluares me nje te keqe me te madhe e cila ka per qellim kthimin e “turmes” nga dhunuesi me i eger, “dashuria” (frika) per dhunuesin, sindroma e stokholmit. Pinocheti, Elsin, Berisha e aplikuan kete metode ne popujt e tyre. Mbaj mend qe Jak chirak nuk ishte dakort qe kjo terapi ti perdorej Rusise. Ne duhet te gjejme forcen e duhur te dalim nga kjo traume tragjike per te gjetur vlerat e njerezimit.
Nqse bejme pyetjen perse Saliu luan dhunuesin e pathyeshem do te kuptojme “rolin” e tij ne kete katrahure
Një prej mijëra rasteve abuzues,i nderuar Krist!Një problem themelor,bazik që ka e gjithë shoqëria jonë,pa përjashtim.Mendoj dhimbjen e atyre prindërve të atij fëmije të pafat,ndërsa publikohen foto dhe më tej komente të tilla si ai që cituat edhe juve,dhe ndiej therje për viktimizimin e padrejtë të familjes dhe fëmijës,por edhe neveri njëkohësisht,për gjithë ata që me mungesën më të keqe të përgjegjësisë shkruajnë çfarë tu dojë qejfi.Edhe në kronikën e zezë.Sikur të mos mjaftonte humbja,apo lëndimi që ka pësuar viktimia,por duhet të durojë edhe plagën që i hapin gazetarucët…Një papërgjegjshmëri e skajshme e medjes,por edhe e organeve kopetente,dhe shoqërisë …gjithashtu…Këto duken si probleme të vogla,anësore dhe nuk përfshihen në programin e asnjë partie apo organizmi shtetëror apo jo shtetëror…!Kjo tregon se vetë jeta e njeriut,këtë vlerë minimale,të papërfillshme ka sot.Indiferenca e opinionit dhe shoqërisë civile,është më vrasëse se rastet dhe aksidentet e përditshme…
Cfare ka mbetur me per te kritikiuar ne ate vend.A e shihni s c’jete luksoze ben cabineti qeveritar,i shihni zoterinjte ministra,po zonjat ministre se cfare luksi reklamojne.jane vene ne gare me njkeri tjetrin kush shpenzon me shume per veshje ,per udhetime jashte vendit,per makina luksoze,per kurime me tarifa marramendese ne spitalet me me emer ne bote.A i keni pare Zonjat tona ministre se si kapardisen me firma luksi super te shtrenjta,me rolex neper duar , me diamante,dhe u kerkojne votat ketij populli qe nuk po ja dalin dot me buken e gojes dhe po vrasin njeri tjetrin.Nuk kane turp qe dalin para ketij populli.Asnje zyrtar i larte ne bote sdo te guxonte te shfaqej ne kete menyre,se per pak ore nuk kthehej me ne zyre.Ku e gjejne kete guxim qe me rrogen e nje nepunesi te administrates qeveritare te tregojne gjithe ate lux dhe me arropgance.Tallen me ju o popull qe jeni nje popull shume i mire por nuk reagoni atehere kur duhet.Ngrijeni zerin nadj ketyre gjerave ,dhe jo te vrisni njeri tjetrin,se qeveria nuk mban zi per ju por tallet.Shkojini si do te shfaqen para jush per te kerkuar votat,me makina liksoze dhe veshje super te shtrenjta luksoze.turp per te gjithe ne qe i votojme
BRAVO KRISTI!!!!BRAVO-BRAVO!!
Nuk mund tè hapèsh mè televizorin,nuk mund tè dalesh ,tè bèsh 10 min.nè kèmbè me fèmijèt,se kta tè pashpirt,nè delirin e madheshtisè ekonomike,nuk kanè sy tè shohin si dhuna psikologjike po rrènon njerèzit
Prekurora tè pashkollè,qè spiegojnè nè detaj,prova gjyqèsore–injorantèt analfabetè–njerèzit asqè duhet tè dinè emrin e tyre. Kryeredaktorè mizerje–ku fatèkeqèsia pèrkthehet nè dy gazeta mè shumè pèr tè shitur
ske çfarè tè thuash…diskutojnè ligjin mbi dhunèn nè familje…
SHABAN NORJA ,qè ngeli shkollè mè shkollè duke dhunuar psikologjikisht kalamajtè,del aty dhe me njè fjalor ordiner,diskuton dhunèn…dhunusit diskutojnè paqen….nè bordellon e tyre diskutojnè moralin
Familja me gjithè dhimbjen qè ka ,tè ndihmohet tè vendosè drejtèsi,dhe ne njerèzit ,bojkot total ktij shtypi…ti lexojnè vetè tmerret e tyre,,ato qè vetè i shkaktojnè…
oooo raimond shumm shumme keq me vje per kete femije ,qe hyri ne operacio me shprese se do ishte me i lumtur dhe me i gezuar pas kesaj,keto jane fatkeqesi si per vogelushin,per familiaret edhe ne lexuseve na dhemb zemera jemi prinder vllezer motra e te tjere,keto fatkeqesi ndodhin dhe ne vende te tjera te zhvilluara,problemi ne keto vende nuk jane ilacet si ne shqiperi qe spitalet e drejtuar nga kryekrimineli me bluze te bardhe jane skandal,pis ,ke veshtire te vizitosh njeri pale te shtrohesh,te vdese nje femije per mungese ilacesh eshte krim i madh jo i doktoreve qe e operuan po i mafies ne pushtet,shkova nje dite vere, ne spital,nje nxetesi si ne tirane 40 grade,brenda ne dhome kishte te operuar,vjen puntoria e pastrimit me nje lecke te piste,shoh ne kove uji i qelbur kur shoh i fusi sejcili familiar nga nje 200 te re ,perse i pyeta ,me thane se nuk vjen ndryshe e te mos zgjatem ne kete gjendie katastrofale nuk eshte vetem shendetesia po gjithe shqiperia,sa per te vdekurit qe i ekspozojne ne PD e saliut cdo gje ndodh,ai per pushtet perdori trupin e shokut te demokracis hazem hajdarin,duroheni,votoheni po do te pendoheni,edi rama duhet te jete kryeministeri i shqipetareve,edhe ne ortodokset,jemi shqipetare dhe me shume se keta qe po shesin,vrasi vjedhin per pasuri e pushtet.
PAMJET E HALEVE TE ASHTUQUAJTURA SPITAL ; FLASIN VETE PER FAJTORET
O SALI BERISHA TI JE GJAKATARI NDODHTE HERE TJETER NE YT BIR E DO E KUPTOSH CI KE BERE POPULLIT
E PER DOKTORET SE E DI QE NE SHQIPERI KA VETEM LOPCARE QE SMARRIN VESH
SA MARRIN RROGEN
Jeni nga pak gazetaret qe e keni kapur thelbin. Eshte Qeveria qe ka prere fondet spitaleve, per ilace previtesh dhe vazhdon historite me aksidente apo rastesi. Vetem fotografite e mesiperme Jane akuze fatale. Ky rast quhet i rralle se ndodh ne 15 000 raste???? Cfare injorance. Po Pse Spitale Jane keto???? Sigurisht perderisa sja respekt per jeten njerezore do shkurtohen fondet per spitalet deri sa edhe aspirina te blihet tek privati.
Histeria që ka përfshirë median shqiptare per vdekjen e nje fëmije gjatë nje ndërhyrje kirurgjikale është shprehja më e qartë e kaosit dhe çbalancimit mental dhe injorancës se thellë që ka pëfshirë shtypin dhe opinionin publik shqiptar.
Së pari – kudo ne botë dihet dhe pranohet shkencerisht se qofte edhe ne nderhyrjet mjekesore me banale (si heqja e dhëmbit) ekziston nje mundesi e vogel qe gjithçka te shkoj keq dhe ne mënyrë tragjike. Çdo lloj ndërhyrje ka një perqindje te caktuar te nje prognoze fatale. Kudo ne botë kjo gjë ju bëhet mjaft e qartë prindërve dhe pacientëve dhe më pas janë ata që duhet te Japin konsent ligjor me shkrim se lejojne kete operacion dhe Jane informuar në detaje nga ekipi Mjekësor lidhur me proceduren e caktuar mjekesore apo kirurgjikale dhe probabilitetin per sukses apo mos sukses te ketij intervenimi. Familjaret mund te kene te drejtë te ankohen nese ata nuk Jane informuar dhe nuk Kane dhene konsent ligjor per kete ndërhyrje.
Se dyti – askush ne media nuk eshte perpjekur te Marre informationin dhe kuptoje se komplikacionet ne rastin ne fjale nuk Jane te lidhura me “operacionin”-nderhyrjen kirurgjikale por me te gjitha gjasat Kane te bëjnë me anestezine. Hyperthermia maligne eshte nje komplikacion I njohur (jo dhe aq I rralle) I anestezise dhe dantroleni eshte nje mjekim efektiv e rutine që perdoret si norme kudo ne botë (Tritani shehu Mesa duket nuk ka degjuar per të – por nga ana tjeter duket se paska lexuar dhe kuptuar se qofte edhe me Dantrolen, apo cdo forme mjekimi tjeter I Hyperthemise malinje, mund te mos funskionoje. Kjo mund te thuhet per cdo medikament). Fakti qe farmacia e QSUT nuk duket se ka idene se cfare duhet per te mjekuar apo parandaluar komplikacione te tilla eshte nje turp.
Se treti – duke kuptuar drejt dhimbjen e familjareve dhe emocionet e forta qe ata Kane lidhur me vdekjen e femijes se tyre gazetaret dhe editorialistet duket se Jane bere apriori pjese e ndjelljes se kesaj Histeria pa kuptuar se cdolloj akuze apo perdorimi politik I kesaj ceshtjeje ne nje vend tjeter mund ti çonte para dyerve te gjyqit per shpifje dhe defamim te profesionisteve te caktuar. Askush (Ose pak kush) nga gazetat nuk eshte treguar I kujdesshem qe te sqaroje dhe hulumtoje qe mjeket irlandeze Jane personalitete ne fushat e tyre dhe qe visitojne e mjekojne pacientët shqiptar ne menyre vullnetare , pra pa pagim apo perfitim financiar dhe per te ndihmuar koleget shqiptar me eksperiencen e tyre. Une nuk e di ne Baze te cfare marreveshje ata veprojne ne Shqiperi por ne vendet e tyre (anglosaksone) komplikacione te tilla gjatë nje operacioni trajtohen sipas nje procedure te qarte professionals dhe ligjore ku vendin primar e merr mjeku ligjor qe kryen autopsine. Kjo nuk eshte nje ceshtje penale por ceshtje e praktikës profesionale ku te gjitha institucionet qe Kane folur deri me tash Jane duke nxitur histerine kolektive. Ministri dhe QSUT duhet te kishin siguruar publikun se po bejne ghithcka per te zbardhur arsyet e vdekjes se femijes dhe se deri sa te kene rezultatet e autopsise askush nuk ka te drejte te bej supozime. Theniet e Tritanit Ose kujtdo tjeter qe nuk ka qenë present dhe nuk Kane asnje lidhe me çeshtjen I Japin asaj nje mbulese politike te panevojshme dhe te rezikshme. Perfshirja e policisë dhe hetuesisë ne kete moment (nese eshte e vertet) eshte shprehje e qartë e paranojës dhe injorancës se thelle qe na merr frymen, pasi ne rastin me te keq staff mjekesor mund te akuzohet per “malpractice” gjë qe une nuk e besoj dhe qe nga ana tjeter jam I bindur se autoritetet e sotme shqiptare Jane te paafta ta vertetoje apo hedhin poshte. Familjaret Kane mund te kene drejte qe te kerkojne demshperblim financiar nga QSUT dhe Ministria e Shendetesise nese akuza per malpractice vertetohet por rruga qe Kane ndjekur deri sot (ndoshta jo per faj te tyre) nuk me duket rruga e duhur. Cdo prind e familjar ka pergjegjesine e vete, qofte edhe minimale, nese nuk ka kerkuar informationin e duhur dhe kuptuar/pranuar se vdekja, edhe pse statistikisht e Vogel, eshte fatkeqesisht nje nga rezultattet e cdo mjekimi apo ndërhyrje kirurgjikale. Ne fakt kjo eshte nje rezultat I pothuaj cdo gjeje qe zgjedhim te bëjnë ne jetë. Perkrahja e nje kulture papergjegjshmerie dhe fajesimi te kujtdo dhe cdo gjeje pervec vet vetes eshte tejet e rezikshme.
E kam te veshtire te imagjinoijse pas kesaj sesi mjeket irlandeze apo te cdo nacioni tjeter do te kene ndonje “deshire” apo inklinim te ofrojne eksperiencen e tyre ne ndihmë te mjekesise dhe edukimit te mjekeve shqiptarë
Te nderuar lexues,
Me vjen keq qe manipuloheni ne nje menyre te tille, te shpejte dhe te lehte.
E para, Spitalet tona publike jane per faqe te ZEZE dhe organizimi ne to sa vjen e behet me i keq, packa qe ne paguajme taksa.
E dyta, POLITIKA (qeveria) po e orienton ne menyre te qellimshme drejtimin e njerezve ne klinikat dhe spitalet private te cilat jane te lidhura ngushtesisht me qeveritare dhe qeverine.
E treta, Nuk ju ben pershtypje qe ne media botohen vetem ngjarje nga Spitalet publike dhe ASNJE lajm ose ngjarje te ndonje Spitali Privat??? Mendoni se ne Spitalet private nuk ndodhin VDEKJE, mashtrime, keqtrajtime, dhe abuzime financiare me pacientet???
Pyesni miqte dhe njerezit rrotull vetes dhe do shikoni menyren e ulet te manipulimit te opinionit publik, nga mediat. Sepse Spitalet dhe klinikat private PAGUAJNE mediat per dezinformim.
Bravo,shumë mirë që ka një reagim nga shoqëria civile e ky reagim zë vend në mediat tona .Zbatimi “konventës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve” është një fenomen që nuk iu tërheq vëmëndjen akujt në shqipëri.Sa raste kemi që me fatkeqësin e fëmijëve ,minoreneve,vajzave abuzohet aq pashpirtërisht sa vetëm përdorimi si skupe pë shitje gazetash ju intereson.sa fëmijë nuk shkojnë në shkollë ose e braktisin atë ,per arsye të ndryshme që gjithkush i di por nuk reagojm5.por zbatimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve është detyrë themelore e shtetit,që në këtë rast vet abuzon duke i thirrur në mitingje dhe të thonë vjersha e këngë për “udhëheqsin e lavdishëm”.
Mendim :Nëse nuk ka një ligj që të ndaloj këtë gjë OJF që mbrojnë të drejtat e fëmijëve duhet të përgatisin një ligj të tillë dhe duhet ta çojnë në parlament ,me qëllim që të ndalen ngjarje abuzive me fëmijët.
Zoti Pinderi ka te drejte dhe çdo gazetar dhe me i keqi kur i drejtohen publikut per probleme te jetes ,te familjes,shendetin e njeriut per fatkeqesite qe e zene ose qe u shkaktojne te tjeret bejne sherbimin me te madh shoqerise,opinionet shperthejnee jeten e trazojne,dhimbja te ther thelle ne shpirt,lotet rrjedhin si lumenj me uje te paster qe sherojne lengimet.Por ne te rriturit i mbajme ne zemer tragjedite dhe e bejme ate gur ndersa kur femijet i ze kjo gjeme dhe ata e kerkojne fatin e jetes ne driten e syve tane per ne bota nuk ka fund dhe dhe zotin duhet ta zbresim ne toke prane femijes per ta sheruar.Shoqeria njerezore e ka organizuar jeten e saj me rregulla dhe sisteme shoqerore qe i zgjedh ne menyre te pa varur,format e organizimit ,tipat e shtetit,mekanizmat shteterore,institucionet,administrata publike ,shkollat ,spitalet ,ushtria, policia ,,gjykatat,prokuroria ,pushteti vendor jane sherbetoret e jetes se shoqerise prandaj dhe shoqeria me veprimtarine prodhuese i paguan ato me taksa qe ne thelb jane djerse,gjak,vuajtje,dhimbje per nje jete me te mire……Ne Shqiperine tone sot por qe neser nuk eshte per femijet tane sepse atyre gjakun ja u kane helmuar sundimtaret dhe hajdutet shteterore krijesat me te ndyra qe fshehin koken neper fletet e buta e te lemuara te parase ndersa ne prinderit e tyre jemi katandisur ne varrexhinj ,duhanpires politike ,kumarxhinj kafenesh me jeten e femijeve tane.Spitali privat frances qe quhet dhe eshte ngritur ne Tirane ashtu si pershkruhet dhe shkruhet(dhe tere spitalet e tjera me emra te huaj) dhe daljet publike te personelit tregon se ai nuk mund te quhet spitale por nje strehe hajdutesh te veshura me bluza te bardha qe fitojne ,fitojne kur i semuri lengon e vdes.Jetoj ne teritorin francez dhe e njoh teresisht ate,kam hyre neper shume spitale publike dhe private dhe sherbimi ne to te jep jete dhe tere personeli qe ne hyrje e deri ne perfundim jane teresisht vartes te shendetit te njeriut dhe edukata shendetesore,ambienti,kultura ,paisjet,profesionalizmi i mjekeve dhe i çdo njeriu ne çdo post jane nen kontrollin e rrepte te shume organizmave e komisioneve shteterore e te pa varura dhe çdo mangesi paguhet shtrenjte me heqjen e te drejtes se ushtrimit te profesionit dhe tere jeten duhet te paguash rrezikun qe ke sjelle ose pa kujdesine qe mund te sjelle rrezik.Ne vendet perendimore kulture e drejtimit te institucioneve ,administrates publike ne drejtimin e shtetit e kudo fatkeqesite me veprim ose mosveprim qe sjellin pasoja pergjegjesia e drejtimit eshte e pa afte dhe kultura e doreheqjes eshte perulja institucionale qe e largon nga posti,profesioni dhe ne shkallen ekstreme ndeshkimi juridik e penal e kufizojne dhe e detyrojne.Ndersa ne shtetin shqiptar te despoteve ashtu si shkruan Veronika ka vetem dhune psikollogjike vetem e vetem te fitojne.Familjes se ketij djaloshi,kesaj lule te bardhe,ketij zogu te burgosur ne muret e nje nevojtore ku zbardhen para te felliqura te matrapazeve me minutat e ndalimit per te mos jetuar … i perqafojme me dhimbjen te thelle ne shpirt dhe jemi pjese e humbjes se tyre ndersa komentuesve ju shpreh angazhimin e forte qe nepermjet kesaj dritare te vogel te komunikimit le te ndihmojme shoqerine tone te godase fort te keqen qe e ka zene.
MUT DO SHES NE VENDET e perendimit,halete e ketyre do pastroja,I LUTEM ZOTIT, SA TE JETE SALI SERBI MOS TE ME DERGOJ NE SHQIPERI.Ne muajin gushte isha ne shqipri,per nje ftoje muskulare pagova 450.000 lek te vjetra.Perfundimi kote.Njeri me thoshte,ke zemer,tjetri diabet,disa te tjere i ftohur rende.IKA ME VRAPE pase kesaj pegese nga Shqipria.Kur u vizitova pastaj me 20 ero me ilaqe e vizite,me dhane ftoje muskulare.Tani rregulloj deri 7ml mure te gjere 50cm,pa perblem.E Shqiperi te dhjefsha ministri greke te shendetesis bashke me Salen.
Albanistani i Salehut po ndryshon, kena spitalet ma t’mira ne Europe.. made in vucidol…
te gjitha vdekjet e regjimit sali krimineli si ne spitalet e tij si ne rruget e tij , si per ceshtjen e pronave etj… i kemi dhurate nga votat e malokeve dhe njerezve pa moral e pa aresye si dhe nga injorantet qe mbajne ne kemb kete regjim krimenel dhe te papergjegjshem qe po shet dhe po pergjak kete komb ora ores tashme dhe jo dita dites. keshtu qe lotet e atyre, qe mbajne ne kembe kete pushtet te kalbur e vrastar me votat e tyre te papergjegjshme, nuk jane per tu marre parasysh. se njesoj fajtore jane per keto gjera si dhe krimineli sali duke qene se mbajne ne karrige mostren shqiptare me te lige te ketyre 100 viteve. tani i vjen rradha shkodres te fillojne notin se erdhen shirat, por dhe per ta nuk duhet me na ardh keq se me gishtat e tyre siper dhe duke bertitur rrofte saliu dhe me votat e tyre
ESHT E DHIMBSHME TE MENDOSH QE EDHE PAS NJE FATKEQSIE TE TILL NJEREZ PA NIVEL , PA SHPIRT PERDORIN DHIMBJEN PER SHITUR NJE COP GAZET ….POR EDHE ME E DHIMBSHME KUR MENDON SA INDIFERENTIZEM KA PERBALL NJE FAKTI TE TILL, KUR HUMB JETEN NJE FEMI ,JO PER SHKAK TE NJE SEMUNDJE TE TRASHEGUAR ( SI DOLI E U JUSTIFIKU MINSTRI DOLLKAUK ) POR PER NEGLIZHENC E PAKUJDESI TE SHENDETSIS SHQIPTARE , PER VJEDHJE FONDESH TE CILAT MUND TE SHPETOJN JET NJEREZISH , JAN KORRUPTU DERI NE FYT E NUK DIN TE DALLOJN ME HUMANIZMIN , VRASIN DHE DETYROJN EDHE MJEKET TE BEHEN PJES E KSAJ VRASJE ME HIR APO ME PA HIR …… POR KJO CESHTJE NUK DO MBYLLET ME KAQ , DO SHKOHET DERI NE FUND ….VERTET DENISI I VOGEL NUK KTHEHET ME MES NESH ,POR LE TE BEHET SHKAK HUMBJA E TIJ PER TE SHPETUAR TE TJER QE NDOSHTA VUAJN NEPER “SPITALET ” E NDYRA SHQIPTARE DHE ASKUSH NUK E VRET MENDJEN NE C’GJENDJE NDODHEN ….
nje e aferme e Denisit
Ngjarje te tilla uroj mos tw ndodhin me , jane te pajustifikueshme..
Qeveria e Saliut nuk duher te shpenzoj per luxs , si p.sh mbremje GALA
NE SHQIPERI KA HOTELE LUXSOSE DHE NUK KA SPITALE NUK KA MJEKIME
CFARE SHTETI ESHTE KY ?
KY QUHET SHTET MUTI ME NJWRZ MUTI
Une jam mjek anestezist ne QSU “Nene Tereza”. Deshiroj te theksoj se edhe mjeket jane pasoje e nje sistemi per tu ndryshuar. Nga ana tjeter duhet theksuar qe vdekja eshte pjese e punes tone, dhe sigurisht e dhimbshme per familjaret por edhe per mjeket. Une personalisht bej 4-5 roje nate ne spital ne nje muaj pra per 1 vit behen rreth 2 muaj te flej jashte shtepie duke bere punen time si mjek. Mendoj qe mjeket kane nje pune te veshtire dhe me pergjegjesi, me sherime dhe vdekje. Por qe puna e tyre te permiresohet duhen padyshim dijet nga ana e tyre (personalisht mendoj qe eshte nder sektoret me te update-tuar ne Shqiperi), duhet kushte pune, medikamente etj qe absolutisht nuk varen nga mjeket. Pra ajo varet prej tyre jane vetem dijet.
Me ben pershtypje makuteria dhe injoranca e medias e cila ne menyre idiote ka pasqyruar kroniken por ne fakt ka nxjerre ne pah fytyren e vet te peshkaqenit qe nuk le rast pa shfrytezuar per te shitur gazeten e jo sei dhimbset femija apo deshiron te kontriboje ne zgjidhjen e problemeve. Pse keto media nuk i referohen edhe spitaleve private ku edhe atje vdesin njerez, ku edhe atje punojme ne mjeket qe punojme edhe ne shtet. Sepse spitalet private bejne reklama ne gazeta e ato nuk lejojne asnje gazete te publikoje te dhena negative ne faqet e tyre madje as nuk i qasin ne deren e spitalit apo te klinikes. E pra edhe ne spitalet private punojne njerezit qe punojne edhe ne sektorin publik i cili sot per sot ka burimet njerezore me te mira ne vend.
Deshiroj te bashkohem me dhimbjen e familjareve sepse jam mjek por edhe baba i tre femijeve.
Deshiroj ti bej apel medias injorante, mediokre, keqedashese qe te ngrihet ne nivel te koheve qe jetojme, te reformohet e te pasqyroje me korrektese e dhimbshuri ngjarjet.
Ju falenderoj
Dr. Rudin Domi, MD, PhD
Anestezist-Intensivist
QSU “Nene Tereza”
Tirane