‘Vlon’ demokracia e brendshme/ PD shkon drejt zgjedhjeve me drejtues me mandat të përfunduar prej kohësh

12 Nëntor 2012, 11:18Politika TEMA

Edhe pse mandati i sekretarëve dhe nënkryetarëve të rinj ka mbaruar tre vite më parë, Partia Demokratike ende nuk ka vendosur asnjë datë se kur do ta mbledhë Këshillin Kombëtar për t’i zgjedhur.

Siç shkruhet në gazetën Shqip, duket se PD-ja është e përqendruar në qeverisje duke mos u angazhuar në ristrukturimin e brendshëm të partisë.

Aktualisht në selinë e PD-së është e pamundur të gjesh një zyrtar, i cili merret me kohë të plotë me organizimin e brendshëm të partisë, pasi sekretarët dhe nënkryetarët janë të angazhuar në detyra të rëndësishme në ekzekutiv.

Sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode, që prej vitit 2005 është ministër i Financave.

Nënkryetarët e PD-së, Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli, janë njëri në drejtimin e grupit parlamentar të PD-së, ndërsa tjetra në pozicionin e kryetares së Kuvendit.

Së fundmi edhe sekretari organizativ i PD-së, Flamur Noka, u emërua ministër i Brendshëm.

Megjithëse mosripërtëritja e mandatit që prej tre vitesh e sekretarëve dhe nënkryetarëve përbën shkelje, në selinë e PD-së vazhdon e njëjta situatë.

3 komente në “‘Vlon’ demokracia e brendshme/ PD shkon drejt zgjedhjeve me drejtues me mandat të përfunduar prej kohësh”

  1. jimmi says:

    keto plehra qe kure kane lindure kane bere shkelje ne kodin familjare se linden ne ferra edhe u rriten si derra pune malokerije serbe e greke zoti ja kepuste qafen ketyre qorrave e horrave me kode familje

  2. vetetima says:

    PD do kete fatin e PASOK ne Greqi dhe kete ja uroj me gjithe shpirt se hallet e popullit fukara do ti bien mbi koke

  3. Gazi says:

    e keni gabim! ne pD eshte selvia full-time. eshte dhe roja i parkingut qe here pas here merr ndo nje lek nga klientet e diskotekave aty prane qe lene makinat ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje