Kjo është garda e kuqe e Kinës

15 Nëntor 2012, 13:02Politika TEMA

Është njësoj si para 25 vitesh, si përpara 20 vitesh apo para 10 vitesh: Në Pekin hapet një derë dhe një grup zotërinjsh me kostume të errëta e flokë të zinj marshojnë përpara delegatëve. Janë udhëheqësit e rinj të Kinës, një vendi që është shumë më ndryshe nga sa ishte para 10, 20 apo 25 vitesh.

Por pavarësisht ndryshimeve mbresëlënëse të këtij vendi, brenda Sallës së Madhe të Popullit përzgjedhja e udhëheqjes komuniste ngjan me një konklavë të Vatikanit.

Pas muajsh të tërë sherresh dhe një javë kongres, Partia Komuniste e Kinës ka paraqitur në mëngjes shtatë burrat që do të drejtojnë Byronë Politike.

Xi Jinping, 59 vjeç, është shefi i partisë dhe në mars do të bëhet president.

Li Keqiang, 57 vjeç, është numri dy në parti. Mbetet për tu parë nëse ai në mars do të bëhet kryetar i Kongresit Kombëtar Popullor.

Në krah të tyre janë edhe pesë burra, emrat e të cilëve janë: Zhang Dejiang, 65 vjeç, që spostoi yllin politik Bo Xilai, karriera e të cilit përfundoi pas një skandali korrupsioni; Yu Zhengsheng, 65 vjeç, shefi i Partisë Komuniste në Shangai, shefi i Propagandës, Liu Yunshan, edhe ky 65 vjeç; kryeekonomisti i Kinës, Wang Qishan, 64 vjeç dhe Zhang Gaoli, shefi i partisë në Tianjin, 65 vjeç.

Nuk të duhet shumë për të kuptuar se kush është shefi i këtyre të shtatëve: ai nxjerr kokën, buzëqesh dhe përshëndet. Bëhet fjalë për Xi Jinping.

Politikanët tek ai shohin njeriun që mund të ofrojë qetësi.

Në fjalën e tij ai premton se do të luftohet ashpër korrupsioni. Xi thotë se disa nga shokët kanë bërë gabime të rënda dhe janë korruptuar. Ai përmend emrat e Bo Xilai dhe ministrit të Hekurudhave, Liu Zhijun.

Tre herë e përmend ai në mesazhin e shkurtër termin ‘grupe etnike’, që është një temë shumë aktuale sidomos kur më shumë se 60 murgj tibetianë janë vetëdjegur nga fillimi i vitit. Xi e ka të qartë se një gjë e tillë nuk mund të injorohet.

Xi vlerësoi disa herë popullin që ka treguar durim në ndërtimin e vendit. Në të ardhmen ai premtoi një jetë më të mirë. Ai shtoi se e ardhmja është e sigurt./Spiegel

17 komente në “Kjo është garda e kuqe e Kinës”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Sali Berisha ne mes, ne krahun e djathte, Zhozefina e veshur si burre, Flamuri si gjithnje, dhe Jolldashi.
    Ne krah te majte, Lulzimi i dashur, Mesila Doda dhe Albana Vokshi, gjithashtu te veshura si burra.

    1. qeparo says:

      me kte humor te leshit na keni bere jeten sketerre, cfare race bajate, ishalla rri gjithnje Berisha ne pushtet e e mbyll dhe top kanalin

    2. Dean says:

      BARBARI berisa u rruan trapin ketyre ne foto.Edhe ata qe jane te deklaruar komunista dhe kur vje puna e ndryshojne kryetarin e shtetit,1 here ne 10 vjet.Ndersa ky maloky yn,ashtu si ai maloku tjeter Zogu as qe munden me e kuptu se si mund te largohesh nga pushteti.

  2. elinor says:

    Nuk kemi surrat te flasim per keta kur jemi vete per faqe te zeze.

    1. Latif Dreqi says:

      Elinor,po ne nuk krahasohemi fare me keta..Kina eshte supershtet..pastaj kot themi qe ska demokraci, kur lideri atje qendron maximumi 10 vjet, dy mandate e largohet.Njesoj si ne SHBA.Nga 90 deri tani me sa mbaj mend ka nderruar 3 elita.Ne fillim ka qene Xiang Xemin.E po te shohesh jane burra ne moshe, mbi 55vjec, dmth kane punuar, bere karriere e tani i sherbejne kombit.Tek ne ka njerez qe punen e pare qe kane bere ka qene kryeminister a minister..

    2. qeparo says:

      o kokbosh, po kush leshin t’bindi ty se mund t’krahasohesh me kinen, ti je komplet i humbur, se ke fijen e dijenise se cka po ndodh e cka duhet t’ndodh, as kuh eshte per faqe te bardhe e kush per faqe te zeze, komplet idiot je

      1. elinor says:

        O sale, ec more ketu e lidhe kete zagarin tend se po kafshon dynjane!
        A i ke marre ‘ilaqet’ sot mor bathorist, apo mos ke marre mbidoze?!

        @Latif dreqi; mos u ngaterro. Ata vertete mund te jene me mandat te kufizuar por ne vend te tyre vihen po njerezit e tyre. Nuk ka opozim atje.

  3. mekaniku says:

    Garda e kuqe e kines,eshtme e mir se garda blu e shqipnis.

    1. tribuna pa tribune says:

      Po ç’ne Garde Blu ne Tirane, a tu mbyllte e mendjes!

      Garde e kuqe kjo eshte, e Tiranes, se ajo e Pekinit po investon ne tere boten para kapitalesh.

      Keta tanet jane te kuq, por meqe kane perpara Edi Ramen pikturist, E Kuqja duket Blu!

  4. ijs says:

    Po ti referohem sistemit aktual te Republikes Popullore Kineze si agjent krahasues e shembull ilustrativ ne percaktimin e ‘vijes se holle’ qe i ndan dhe i ben te ndryshem sistemet nga njeri-tjetri.
    Gjithashtu lidhur me kete do kujtoj edhe gabimin e Gorbacovit ne implementimin konkurrent te teorive ‘Glasnost” dhe ‘Perestroika” gje qe ndikoi shume ne c’montimin e bllokut Sovietik.

    Autoritarianizmi ku bente pjese dhe komunizmi celebron idene qe rekoverimi dhe progresi ekonomik ne disa shoqeri te vecanta kerkon implementimin e kapitalizmit dhe sakrifikimin e pluralizmit politik. Sipas themeluesve te ketij sistemi, pervec ideologjise brilante autoritariane,cdo ideologji alternative duhet te karantinizohet
    DERI NE MOMENTIN E KONSOLIDIMIT EKONOMIK DHE PJEKURISE INTELEKTUALE E MORALE TE SHOQERISE. Duhet te arrihen keto standarte para se te konsiderohet lejimi i ko-egzistences se ideollogjive alternative. E thene ne nje menyre ma humane, njehere plotesimi ketyre parakushteve, nuk ka arsye per tu refusuar pluralizmin politik!

    Per te evituar shperberjen e Bashkimit Sovietik ( B.S) dhe evukuar ate nga situata e krijuar si rrjedhoje e perkeqesimit ekonomik dhe trysnise se konsiderushme nacionaliste te demonstruar nga republikat qe kompozonin B.S M. Gorbachov prezantoi 2 programe. Glasnost dhe Perestroika.
    Shkurtimisht Glasnost dekretonte popullit lirine e mendimit e shprehjes, informimit etj.
    Ndersa Perestroika, ishte reforme ekonomike qe parashikonte decentralizimin ekonomik dhe implementimin e tregut te lire.

    Ne shikim te pare gjithcka dukej normale dhe shpresedhenese.
    Por ne te vertet ndermarrja e ketyre 2 programeve ne menyre
    konkurrente resultoi fatale per Bashkimin Sovietik.

    Ku qendroi problemi?

    Problemi qendronte tek Glasnost. Liria e shprehjes dhe e Informimit. Pse? Nen programin Perestroika reforma ekonomike po shkepuste e transformonin ekonomine Sovietike nga sistemi komunist ne ate te tregut te lire (Kapitalist), dhe kjo shkeputje e transformim natyrisht sillte edhe dhimbje ne popull pasi ky operacion i gjente ata te papergatitur te pamesuar me kapitalizmin, taman ashtu sikur na gjeti ne shqiptarve demokracia e kapitalizmi. Mirepo me garantimin dhe lirine e fjales nga Glasnost, tani populli mund ta shprehte ne menyre energjike dhimbjen dhe pakenaqesine.
    Populli i varfer edhe pse mund ta kuptonte qe keto reforma ekonomike te dhimbshme duhej te ndermerreshin ne menyre qe te permiresohej ekzistenca e tyre ata perseri akuzonin qeverine per joefikasitet dhe shkaktar numer nje te gjendjes se tyre mizerable. Mirepo shprehja e opinioneve te vecanta nga agjent, personazhe te dyshimta (Lech Valesa ish president i polonise, per shembull) e njerez te caktuar mund te mobilizonte popullsine e dermuarr nga varferia te shkaktoje akte te dhunshme, deri edhe revolta te armatosura ose puce shtetit.
    Per ma teper ne nje shtet heterogjen te kompozuar nga kombe e raca te ndryshme sic ishte B.S kjo liri e te shprehurit mund te
    ringjallte konfliktet e vjetra nderetnike te varrosura dikur. Si pershembull konfliktet historike mes kombeve balltike (letonise, estonise etj) dhe ruseve, apo Armenise dhe Azerbajxhanit per krahinen Nagorno- Karabakh!!

    Dhe ashtu ndodhii! E si duhej te pritej te ndodhte ndryshe kur
    popullit barkthate e te dermuarr nga varferia e tejskajshme i
    jep lirine e fjales ne nje kohe qe reformat ekonomike ishin ne progres. Duhej te pritej perfundimi i reformave ekonomike ne menyre qe njerezit te kishin pune dhe mireqenje e te mos u delte kohe te merreshin me konflikte e vjetra nderetnike, fetare a racore, te piqeshin moralisht e intelektualisht, te beheshin pergjegjes per opinionet dhe veprat e tyre, dhe pastaj te dekretohej liria e fjales.

    Ky ishte gabimi fatal i Gorbacovit qe pati efekt te kundert nga ai qe ishte menduar. Ky ishte gabimi i tij historik qe katalizoi degradimin ekonomik te B.S dhe ndikoi jashtzakonisht shume ne shperberjen e B.S. si dhe te vendit tone kur benin dhe ne pjese.
    Autoritetet Kineze mesuan nga gabimi i Gorbacovit.

    Edhe Republika Popullore e Kines implementoi reforma ekonomike te ngjashme me perestroika ne Bashkim Sovietik por ama autoritetet
    kineze nuk rane ne gabimin e ruseve ti lejonin popullit lirine e fjales e te informimit. Pasi ashtu sikur e thame liria e fjales ne
    kushte mizerable ekonomike dhe ne nje kohe reformash te dhimbshme ekonomike vec se do perkeqesonte situaten. Ne mungese te aktivizimit ne pune populli do kishte gjith kohen e duhur ne dispozicion per te ringjall a kriju konflikte, per te akuzuar padrejteisht qeverine per ato reforma te dhimbshme ne nje kohe qe ato reforma duhen per te transformu ekonomine ne kapitalizem,
    nepermjet televizionit radios etj do informoheshin per menyren e jeteses se perendimit dhe do kerkonin ne cast te ishin si perendimi ne nje kohe qe ishte dhe eshte e pamundur pa ato reforma qe permenda dhe kohe e konsiderushme. Shtetet perendimore kane histori qindravjecare demokracie e kapitalizmi, kinezet dhe shqiptaret asnje dite! Prandaj ata ndoshta sdo ta kuptonin qe per tu zhvilluar si perendimi do kerkohej kohe, reforma e dhimbje, tamam ashtu sikur perendimi vete i ka kaluar gjate periudhave te ndryshme te meparshme historike para se te arrinte keto standarte aktuale.

    Pra Autoritetet Kineze nxorren mesim nga Ruset dhe bene kujdes qe reformat ekonimike kapitaliste ti ndermerrnin pa reforma ne lirine e informimit e shprehjes. Shkurt dhe Qarte, ata
    menduan te transformonin ekonomine ekzistente komuniste ne
    ekonomi kapitaliste por te vazhdonin te ruanin politiken komuniste dhe te mos lejonin nje sistem shumpartiak…DEMOKRACINE!

    Me 4 Qershor te vitit 1980 ne sheshin Tiananmen populli kinez
    kerkoi me cdo kusht lirine e ndergjegjes, shprehjes e te informimit por autoritetet kineze nuk pranuan
    pasi lideret autoritare e nacionaliste dine c’eshte e mire e c’eshte e keqe per kombin e tyre.
    Ata menduan te shtypin me tanke qindra mijra vete, per te mos kompromentuar te ardhmen e nje kombi prej 1 miljard e 300 miljon shpirtash. Ne ate periudh pothuajse e gjithe bota e denoi ashper
    masakren e 4 qershorit dhe akuzuan autoritetet kineze per tirani, por realitetet aktuale ekonomike te kines treguan se pikerisht zhvillimi monumental i kines se sotme i ka rrenjet ne mos renien e shtetit ne levizjen e qershorit. Sot ekonomia e REPUBLIKES POPULLORE KINEZE po imperializon ate boterore. Kurse ne shqiptarve te mjere na rrnofte liria e fjales mendimit e ndergjegjes qe na delegoi Ramiz Alia
    ne vitin 1992! (besoj e kuptoni per c’ka e kam fjalen)

    Kjo ashte Kina! Ky asht sistemi komunist kur ben reforma brenda vetes.”Vija e Holle” qe ndryshon nga Demokracia Liberale-e demshme dhe shkaterruese per disa shoqeri primitive sic dhe shoqeria jone ne peridha te caktuara historike. Sot ne shqiperi njeriu perjeton boten e trete si ne afrike dhe amerike latine gje qe ska per te ndryshuar me kurre! Tani keni tere lirine te beni bla bla dhe te hani si qente njeri-tjetrin!

  5. Ura e Bunës says:

    Xi Jinping është tani drejtuesi i gjigandit që nuk lejon pluralizmin se:”qentë shqyejnë qentë dhe të gjithë bëjnë si qentë për pasuri të madhe dhe karrjerë të pamerituar”.Xi nuk mund të paragjykohet,shkruajnë amerikanët që e kanë pritur dhe kërkuar ndihmë duke shtyrë borxhet që janë mbi 375 miliardë dollarë,sipas New York Time.Xi ka pasur babanë të dënuar nga gardistët e Kuq.Më pas u reabilitua,por nuk u kthye në detyrë.Xi,tregon se familja ka pasur kushte normale jetese,por jo besim të madh.”Mbas mbarimit të universitetit kam bërë stazh dy vjet në nje vend të largët nga Pekini.Kam fjetur në shpellë,(por si shihet nuk eshtë shpellar si Saliu)dhe jam mbushur me pleshta.Pastaj kam jetuar mes fshatareve duke mbjellë orizore.Aty u pranova ne PKK.Jeta ime është në shërbim të Kinës.Nuk do lejojmë pluralizmin dhe si kemi fituar në ekonomi duke shkatërruar kapitalizmin informal,do bëjmë në ekonomi kapitalizmin real,si fazë ndërmjetse për të bërë sistemin e ri komunist,tradhetuar dhe degjeneruar për interesa të borgjezisë kapitaliste!Sfida tani është midis pluralizmit shkaterrues dhe vulgar dhe drejtimit të centralizuar me rregulla të forta dhe demokraci Popullire!Ai deklaroi se për 10 vjet(aq qendron në drejtim)Kina superfuqi detare,superfuqi ekonomike dhe nivel jetese së qytetarëve më i mirë se Franca sot.Në vitin 2020 do dyfishohet GDP dhe nuk do të ketë njeri nën nivelin mesatar të jetesës!Zero papunësia(pergjigjet me studim dhe aplikim shteti)zero varfëria!”Thua janë përralla kineze?Kur ndihmonin Shqiperine ne vitin 1976 ishin ne vendin e 49 për zhvillim,sot të dytët!Iken nga ne se i përzumë që lidheshim me Amerikën.Ata i solli ne fakt ne vitin 1960 Hoxha,pasi u zu me Krushovin.I perzuri Alia si shef i politikës sepse mori urdhër nga Beogradi pasi Kina armatoste Shqiperine dhe e zhvillonte për Kosovën.Alia kishte kapur “mat”me krushqi Hoxhën dhe nxiti luften e klasave,interrnoi burgosi,vrau për të mos u ngritur Kosova që Shqiperine ta shihte tmerr dhe te qendronte nen Jugosllavinë!Kush nuk kupton “lojën”e Bandës në Tiranë,nuk eshtę shqiptar.Alia solli Berishën,zevendesin e Bandes së Beogradit ne Tiranë!Kosova u clirua,por Shqiperia u shkaterrua.Kina di shumë nga këto!Ajo nuk mund të rivijë fuqishëm,kur në pushtet është serish Alia!…Kina ka nderim për Shqipërinë”sepse shteti i vogel europian na ndihmonte kur na bllokonin!…Une e di mirë kur do rivijnë!Shqiptarët atëherë do kenë në pranga Bandën!…

  6. Bravo “Ura e Bunes ” !Ajo qe thua eshte e verteta. Ata 7 udheheqesa kineze jane vertet udheheqesa te vendit dhe popullit te tyre,sepse e ndjene vehten sherbetore te vendit te tyre,ndersa tek ne jane sundimtare,se u sherbejne sherbimeve te huaja sekrete.Ata jane komuniste ne ideale dhe realiste ne funksionet qe kryejne.Atje ka shtet ligjor qe siguron drejtesi per te gjithe,ketu vetem per pakicen.Ata u bazuan te mendimet e vyerat e udheheqesve te tyre qe nga Konfuci,Ten Siao Pin e deri te Mao Ce Dun dhe Kinen Komuniste e bene superfuqi brenda 20 vjetesh ,qe sfidoi jo vetem Evropen ,por edhe SHBA-ne.U qajne hallin se nuk kane te drejtat e njeriut,dmth te drejtat e krimineleve.Po,kriminelet atje gjykohen e ndeshkohen deri me vdekje,qe te jetoje ne paq

  7. e verteta says:

    Ura e bunes,
    qenke i prirur per diktature,more sh.buna.Po ti sikur ankohesh cdo dite per mungese demokracije tek ne.Sinqeritet komunistesh.Si thote xi:”Centralizim me rregulla te forta demokratike”,perputhet fjala e pare me te fundit e kesaj fjalije?Pas 10 vitesh kinezet do te kene nivel jetese si francezet.E ngjashme me lugen tone te floririt,qe perfundoi te tollonat.Kinen e zhvilluan rruga kapitaliste dhe kryesisht investimet amerikane dhe tregtija me ameriken.Ndersa perqindjet e rritjes spjegohen me kete shembull:Ne nje vend qe ka vetem 10 fabrika,sikur 2 te reja te ndertohen rritja eshte 20%,kurse ne nje vend qe ka 100 fabrika kjo rritje do te jete 2%.Kujdesi me i madh i Kines eshte te ruaj mardhenje te mira me boten,pasi nje prishje e mundeshme e tyre do te nxirrte qindra miljona te papune dhe pasojat…Diktatura kurre nuk mund te kete me sukses se sistemi demokratik,pasi ay nuk i ka dhe nuk i lejon mundesite e vetkorigjimit me ane te lirise se ideve.Pastaj ju komunistat nuk merrni parasyesh fare gjysmen kryesore te nevojave te njeriut:L I R I N E,ndonse per ju kjo s’ka asnje rendesi.Kafsha jeton per te henger,njeriu han per te jetuar…

  8. Bravo ” Ura e Bunes ” per tevertetat qe thua !. Kjo eshte Kina Komuniste, nje Superfuqi Boterore dhe superfuqi u be brenda 20 vjetesh,pasi udheheqesit komuniste vendosen te merrnin mendimet e vyera te udheheqesve te tyre qe nga Konfuci,Ten Siao Pin e deri tek Mao Ce Dun.Atje nuk ka “te drejta te njeriut” dmth te drejtat e krimineleve.Kriminelet atje gjykohen e denohen deri me vdekje,sipas shkalles se fajit.Atje ka shtet ligjor qe siguron te drejten per te gjithe.Shikoni ato 7 figura si jane zgjedhur dhe jane veshur:serioze,elegante dhe autoritare,sepse perfaqesojne popullin e tyre ,e jo si “udheheqesit ” shqiptare qe kane qene e jane agjente te sherbimeve sekrete te huaja dhe i kane fytyrat te ngerdheshura.Kina Komuniste sot eshte shembull per gjithe boten:per modelin ekonomik,shoqeror,kulturor e shkencor.Nje respekt i veçante per gazeten Tema qe na jep keto foto e keto lajme.Sot kjo ndoshta eshte e vetmja gazete e pavarur e demokratike.

  9. ijs says:

    E verteta po ben pamflet per lirine kur sja ke idene lirise merr idjot! Liri ka treceku i botes duke filluar nga argjentina deri me mexike nga maroku, egjypti e deri ne angola dhe zimbabve duke perfunduar ne indi, dhe per cudi skane te hane buke,as sherbim shendetesor, as arsimor dhe as te ardhme per femijet lypsare qe rrisin e jo me te kene mundesi te ndertojne fabrika dhe industri si kina. Ti flet sikur je amerikan apo francez kur nderkohe i perket nje race qe ska te ha buke dhe na derdellis ketu lirine e botes se pare kur e dime sh mire qe bota e pare lirine tende e ble per 5 cent merr idjot. U be gabeli me dhene mend!

  10. e verteta says:

    Gabel eshte fyrje rracore,zoteri.Zerro meriton ne kete drejtim.Shprehjet si “liri e botes se pare” e tj.,s’jane degjuar ndonjehere.Edhe per kete nje zero.Se si e ka hallin populli Kinez ti s’e ke fare idene,e dine ata qe e kane pare konkretisht,dhe qe kan te dhena se 200 miljon kineze jetojne me 1 dollar ne dite.Edhe ne kete drejtim meriton zerro.Qe jeni nga egzemplaret e rralle ne bote qe adhurojne diktaturat dhe kan besim se ata i sigurojne njerezise mirqenje,LIRI dhe lumturi me teper se sistemit demokratik,edhe kjo nje zero te madhe meriton.Qe e quani komuniste Kinen kur nje pakice e priviligjuar nga pushteti eshte kthyer ne multi miljardjere…Kina pas 10 vitesh do te kete mbi 200 miljon pensionista,te cilet ne ate vend pothuajse nuk paguhen fare.Edhe per kete nje zero.Ndersa per sinqeritetin tend personal,mund te them se edhe kete e ke ne nivelin zero,sepse je pikrisht ay qe,nga ana tjeter,ne mjaft komente qe ben, ankohesh per diktarure dhe mungese demokracije ne vendin tone ,si dhe je po ti qe sajon ato enderra me banden veriut qe te shkrijne gazit kur i degjojsh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje