“Na vrau motrën, por nuk marrim hak mbi dhëndrin se na mbajti me bukë”

15 Nëntor 2012, 11:36Politika TEMA

Vëllezërit e Virgjinush Hasanit, e cila u masakrua me 26 thika nga bashkëshorti, shprehen se nuk do të hakmerren ndaj dhëndrit pasi ai i ka mbajtur me bukë.

“Kemi kaluar një jetë me njëri-tjetrin me halle pa fund, por edhe me plot të mira. Bashkëshorti i saj, Agroni, na ka rritur sikur të ishim fëmijët e tij. Motra ime kaloi 25 vite jetë së bashku me të. Edhe pse kohët e fundit kishin grindje për shkaqe xhelozie, ata prapë shumicën e kohës rrinin bashkë”, shprehet Kastriot Xhambazi për GSH.

Ata pohojnë se pavarësisht problemeve që kishin, një krim i tillë nuk duhej të kishte ndodhur kurrsesi.

“E dinim që kishin probleme, por nuk prisnim që Agroni të bënte një krim të tillë. I shoqi do e thotë para drejtësisë motivin e vërtetë të vrasjes, që nuk duhet të kishte bërë sido që të ketë qenë puna. Gjithsesi ne ia kemi lënë në dorë drejtësisë të vendosë për të”, shprehet i vëllai i viktimës, Safet xhambazi.

Ndërkohë, duke anashkaluar çështjen e tradhtisë, djali 12 vjeçar i çiftit tregon se: “Kishin konflikte dhe debate si në çdo çift, si në çdo familje. Para dy muajsh kishin vendosur që të ndaheshin, por prapë bashkë rrinin në pjesën më të madhe të kohës. Edhe natën e fundit bashkë kanë qenë dhe nuk janë grindur për çudi”, ka pohuar Elvisi.

Ai ka rrëfyer se i ati e ka zgjuar nga gjumi duke i thënë se kishte plagosur nënën dhe i ka kërkuar që ta niste me urgjencë për spital.

“E mora të mbytur në gjak dhe “fluturova” për në spital. Por ajo kishte vdekur rrugës, pa mundur të futej dot në sallën e reanimacionit”, rrëfen djali.

6 komente në ““Na vrau motrën, por nuk marrim hak mbi dhëndrin se na mbajti me bukë””

  1. elinor says:

    Vellezerit nuk paskan thene se “i ka mbajtur me buke” por qe ai i ka rritur sikur te ishin femijet e tij. E pershendes vendimin e tyre per frenimin e instikteve te erreta njerezore duke ia lene ne dore drejtesise gjykimin e vrasesit.
    Sa per kete te fundit, nuk gjej fjale per te shprehur neverine dhe zemerimin qe ndjej ndaj nje krijese te tille! Masakron te emen e femijes se tij dhe e zgjon kete te fundit “hajde se gervishta pak mamin dhe merru ti me te”! Rrace bastarde!

  2. crash says:

    Titulli eshte tendencioz. Gazetat sikur duan t’i fusin njerezit ne sherr me zor. Turp !!

  3. bija e Zotit says:

    po de, buka eshte me e rendesishme se motra, se pa moter jetohet, pa buke s’jetohet. Magjupe popull…Gjynah prej djalit 12 vjec, e bekofte Zoti dhe i dhashte force qe ta perballoje kete drame te tmerrshme e te behet njeri i mire.

    1. Bija e Zotit!

      Zoti thote te falesh,jo te vrasish e te hakmerresh!

      Nga emri qe ke dukesh njeri i paqes,por nga fjalet qe thua dukesh se je agresore, dhe i gjykon ata si te pa burreri sepse s’marrin hak per motren e tyre e cila u vra nga i shoqi per tradheti bashkshortore!

  4. mirel drejtesia says:

    ka budallenj plot !

  5. Andi says:

    O Zoti administrator, te pakten per respekt ndaj te ndjeres dhe familjes se saj hiqi komentet. Vetem ju gazetaret dini te hani buke qyl edhe mbi fatkeqesi te tilla!!! Pa vereni veten ne vendin e nje te afermi qe lexon artikullin dhe komentet nen te!!! Behuni cik me serioze se s’ka lezet, 100 vjet pavarsi dhe po prap me Qazim Mulletin ngelet!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje