Nagip Taipi është gazetar dhe artist nga Bujanoci. Mundësitë e tij, ashtu sikurse të shumë bashkëvendësve, janë të vogla për ta festuar përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Për ta, qyteti simbol i shqiptarëve, Vlora, është i largët dhe i shtrenjtë. Atyre në këtë përvjetor jo gjithçka u duket një kopsht me lule. Taipi ka vendosur ta bëjë në miniaturë shtëpinë e Pavarësisë, ndonëse kurrë nuk ka qenë në Vlorë.
Ai në dimër pati realizuar edhe Newborn-in e Prishtinës nga dëbora, kurse tani për një ditë shtëpinë do ta vendosë në sheshin e Bujanocit për t’i dhënë një mesazh politikave shqiptare dhe lokale kundrejt qytetarëve.
“Për 28 nëntor liderët e Luginës së Preshevës do të jenë në Vlorë, ndërsa unë me këtë vepër dua që Vlorën t’ia sjell këtu shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, thekson Taipi.
Pavarësia për shqiptarët e Luginës së Preshevës është një nocion ngatërresash që shkakton konflikte me Serbinë. Kurse Shqipëria, politikisht mbetet dashuri e njëanshme. /TCH
pershendetje nga vlora.
BRAVO!
I nderuari Zoti Nagip Taipi
Per shtepine e Pamvaresise ne Presheve une do te dhuroj posterin mbi gjuhet Ilire, Thrakase dhe Frigjase si dhe librin qe publikova heren e fundit mbi Epigrafine .Ju lutem me njoftoni adresen tuaj ne Presheve.
Adresa ime.
Prof. Bajram Doka; 1617 Melville st. Bronx.New York. 10460. U S A
E-mail: [email protected]
Nuk e di se zotnia do ta lexoj ketë shkrim, por adresa e tij ashtë jashtzakonisht e leht.
Nagip Taipi
Fsh. Ternoc i madh
17520 Bujanoc
ose shkenisht
Nagip Taipi
S. Veliki Trnovac
17520 Bujanovac
ma mirë ashtë ktyne me i shkru letër se po dergove librat ka të ngjarë që mos ti bien në dorë.
përshëndetje
[email protected]
Shteti ynë nuk është për shqiptarët,por kundër shqiptarëve miku jonë Nagip…Nuk mund të shpresohet prej këtij që kemi sot të paktën….Kur të bëhemi shtet për qytetarët e shtetasit shqiptarë kudo që janë,do të ketë kuptim tjetër edhe për ty,mik….Vlora,Korça,Ohri,Tetova,Prishtina,Prizreni…..Saranda..etj….
Deri atëherë,falemnderit që ti e improvizon Vlorën dhe pavarësinë në qytetin tënd të okupuar…..!Gëzuar 100 vjetorin,miku ynë Nagip!
Ky eshte nje veprim qe sfidon ato dreka e darka me qingja e mish qe behen per tu fryre politikanet tane.
Te uroj suksese nga Shqiperia.
Nagip Taipi te respektoj jashtzakonisht shum je nje prej nesh. Do vij nje dit qe do jemi te gjithe 1 komb. Shum shpejt do vij ajo dit.
Sali zemerimi rritet cdo dit…
Pèr ne shqipètarèt gjaku nuk bèhet kurrè ujè dhe kètè nuk mund t’ja mèsojmè Nagip Taipit. E nderoj veprèn tuaj Nagip nuk mè njeh e nuk ka shumè rèndèsi kjo gjè. Ashtu si mijra shqipètarè nga gjitha anèt e botès do tè jem nè VLORE me 28 tè vjeshtès sè tretè pèr njè Nèntor tè tretè.
Do tè marr me vete amanetet e tè gjithè atdhetarève, do tè vendos njè lule mbi varin e Ismail bej Vlorès dhe nè emrin tènd e do ti them : – Tè vendosa njè lule se tè tjerat do ti sjelli vetè Nagipi kur zoti mbarè tè ja sjellè. Kjo èshtè njè por. èshtè e freskèt krejt e sinqertè dhe ta sjell me zemèr…..
Bukè -krypè e zemèr Vlora janè, jo vetèm ne, por tè gjithè shqipètarèt e vèrtetè e kudo qè fati i ka pèrciellur i kanè sytè dhe zemrèn nga TY , nga Flamuri Kuq e Zi.
Tè gjithè atje pèr tu bashkuar tè lidhim besèn pèr shpètim.
A e kane ftuar Ilir Krymadhin?se e kane pritur si hero.
SHqipetaret, kombi me i paster, me i ruajtur ne kulture e tradita kur vjen puna; jemi e keqja e vetè-vetes!!!
Shteti èmè eshte ne duart e nje te degjeneruari, te ligeshti, tradhetari,i cili, po te kishte qene serb (flitet s eshte) me keq s’do kishte arritur tè bèjè!!! I ka braktisur ne çdo drejtim shqipetaret pertej kufirit, vellezerit tane duken jetime, ndersa fqinjet, kerkojne madje tè sajojne etni ne vendin tone…Jemi i vetmi shtet ne gadishullin Ilirik (me e drejte te quhet keshtu sepse ky ka qene emri i dikurshem i gadishullit) qe s’japim as pasaporta vellezerve tane!!!
Por F.Konica ka thene; Shqiperia do te behet tamam per inat te atyre shqipetareve qe nuk e duan! Pshn ? !
@Bajram: I dashur bashkeate/memedhetar; sapo e gjeta ne fb Z.Nagip, po ia bej une nje reply ne emrin tuaj. Pshn ? !
zotri nagip keni respektin tim te veqant me kete veper simbolike per pavarsin e shtetit tuaj ame
Per 28 Nentorin do nisem me familjen time nga Shkupi per ne Vlore,kam bindjen se atje do gjej te gjithe Shqiptaret,pra edhe Nagip Taipin edhe pse ai fizikisht do te gjindet ne Luginen e Presheves me ,,Vloren,,tone te improvizuar.
Faleminderit shume per urimin te gjitheve. Une nuk jam ndonje shpikes ,apo zbulues i ketyure veprave te rendesihme per popullin Shqiptar.Por per shkak te shtrirjes gjeografike te Shqiptareve dhe ne shtetin ku jetojme ateher, besoj une qe iu dyfishohet pesha dhe rendesia e ketyre objekteve .flm shume, urime 100 vjet shtet