Uji, sërish ndërprerje. Specialistët: Heqja e licencës së CEZ, me pasoja të rënda

17 Nëntor 2012, 18:06Sociale TEMA
Uji, sërish ndërprerje. Specialistët: Heqja e licencës

Një pjesë e qyteteve të vendit vijojnë të mos furnizohen me ujë të pijshëm. Në Kuçovë dhe fshatrat e saj CEZ mban ende të stakuar energjinë elektrike në nënstacionet mekanike, ndërsa në Patos dhe Pishporo janë dëmtuar pompat e ujit.

Sipas drejtuesve të ujësjellësit të Kuçovës, ndërmarrja i ka paguar detyrimet ndaj CEZ që prej 2007 e në vijim, por kanë mbetur ende të pashlyera vetëm kamatëvonesat, raporton Vizion Plus.

Për këtë arsye CEZ ka ndërprerë energjinë elektrike duke detyruar banorët të mbushin ujë në një çezme në periferi të qytetit, e vetmja që furnizohej me energji. Ndërkohë në qytete të tjera furnizimi me ujë është rikthyer sipas orareve të mëparshme.

Ndërkohe, mijëra banorë të tre komunave Dermenas, Qendër dhe Topojë në Fier nuk kanë ujë të pijshëm si pasojë e dëmtimit të pompave në fshatin Poro të komunës Levan. Drejtuesit e ujësjellësit kanë depozituar një padi penale për CEZ, duke e akuzuar se ka dëmtuar rrjetin, pas stakimit të menjëhershëm të energjisë.

Sipas kompanisë CEZ, energjia elektrike është ndërprerë në ujësjellesit e 13 bashkive, ndërsa në katër të tjera është rilidhur nga policia.

 

Situata me kompaninë CEZ

Nisja e procedurave për heqjen e licencës së kompanisë CEZ konsiderohet nga ekspertët e fushës si një nisme me pasoja në sistemin energjetik të vendit.

Pajtim Bello, ish zv/ministër i Energjetikës, shprehet se menaxhimi i dobët që i është bërë kompanisë, nuk është vetëm për faj të saj por në këtë pjesë ka përgjegjësi edhe qeveria. Deri tani kompania e shpërndarjes ka deklaruar se borxhet që shteti shqiptar i ka asaj, përveç ujësjellësve kapin shifrën e 23 miliard lekëve. Gjatë një deklarate për shtyp, CEZ është shprehur se ka bërë me dije edhe qeverinë shqiptare me anë të një letre lidhur me debinë prej 5.4 miliard lekësh që i kanë kompanitë e ujësjellësit, dhe se i ka ofruar edhe një skemë shlyerje, që kjo shumë të zbriste nga borxhi që kompania i ka korporatës elektroenergjetike, por kjo nuk është pranuar. Nga ana tjetër të pyetur lidhur me situatën e krijuar në sistem, KESH ka bërë përgjegjëse kompaninë CEZ për përkeqësimin e gjendjes financiare të saj, duke u shprehur se borxhi total i CEZ-it shkon 208 milion euro, ndërkohë që si pasojë e prodhimit të shumtë të energjisë elektrike për të përmbushur nevojat e vendit, ka rënë mjaft rezerva hidrike në kaskadën e Drinit. Aktualisht liqeni i Fierzës ka arritur 296 metra, ndërkohë që prurjet në hidrocentrale janë të ulëta.

8 komente në “Uji, sërish ndërprerje. Specialistët: Heqja e licencës së CEZ, me pasoja të rënda”

  1. Toni.I. says:

    Qoftè manexhim negativ-pozitiv i njè pale apo tjetre kurrèn e kurrrès
    Familjet nuk duhet ti mungojnè gjerat mè elementare uji,drita nè 1 vend
    civil pse Populli i gjorè pèrdorèt si Tapet nga kjo Qeveri pa ide dhe
    pa specjalistè nè çdo drejtim,nuk janè nè gjèndje tè plotsojnè kushtet
    e 1 Popullsie prej 2,5 miljon banorè(1,5 kanè marrè rrugèn e mèrgimit
    dhe vazhdohet tè largohen nga Dita nè Ditè)ku nè Botèn moderne kjo
    Popullsi pèrbèhet nga 1 Qytet .SHqipèria nuk ecèn kurrè pèrpara me kèt
    Politikè primitive dhe grabitqare,shkelmin bythès tè kthehen nè
    shtèpitè e tyre kuptohet vetèm me votè Demokratike gjè qè shpresohet
    pèr 2013.

  2. Dajlan says:

    Ky turp eshte ne vazhden e vendimeve arbitrare ndaj investitorit me te madh ne Shqiperi. Cdo gje filloi me Entin Rregullator te Energjise vazhdoi me lojrat e Ministrise se Financave te cilat e kthyen ERE-n ne nje institucion turpi dhe delenxhinjsh dhe perfundon me urdhra totalisht te jashtligjshem por qe nuk i gjen askund te shkruara (pasi e di qe eshte ne shkelje te hapur me ligjin) te Ministrit te Brendshem dhe mbaron me papergjegjshmetrine e Ministrise se Ekonomise e cila thote se shteti i detyrohet CEZ-it vetem 1 miliarde leke nderkohe qe sipas ekspertve borxhi i shtetit ndaj CEZ shkon ne mbi 250 miliarde leke, dmth 250 here me shume sesa deklaron mashtruesi i METE.
    Qeveria jone po e kthen veten ne lolo, por me e keqja eshte qe edhe opozita me njerez kryekeput te korruptuar (si ishzv ministri i ekonomise dhe drejtori i Albtelekomit) del dhe bertet kunder investitorit me te madh.
    CEZ ka te gjithe te drejten ligjore te nderpresi ujesjellsin dhe kedo qe nuk ja paguan energjine. Policia e shtetit ka uzurpuar asetet e nje biznesi privat, njekohesisht kompanise private me te madhe ne shqiperi dhe per me teper investitori me i madh ne shqiperi, pra eshte nje sulm ndaj biznesit dhe ndaj investorve. Ndalimi i punonjesve te CEZ eshte nje akt kriminal, i pabazuar ne asnje argument ligjor dhe qe rrezikon qe te ktheje shqiperine ne nje vend diktatorial.
    TURP TURP TURP!
    Perfundimisht jemi te mbaruar. CEZ nuk del nga kjo ceshtje pa minimumi 1 miliarde dollare. Problemi qe une pervec se paguaj energjine per vete, pervec se e paguaj per hajdutet e sales, pervec se e paguaj per te vobektit qe jua paguan shteti (ne formen e taksave), do jem i detyruar qe te paguaj edhe arrogancen, trashesine, hajduterine, paaftesine, poshtersine …… te pushtetareve aktuale per demin qe do ti paguajne CEZ-it (edhe kete do ta paguaj nepermjet taksave ose do ta marre borxh qeveria, pra do ta kem borxh ne kurriz).

  3. Kryetari Partise says:

    Une e lexoje ne syte tuaj se kini uji me shumice,por nuk deshironi ta konsumoni.
    Po te deshironi me teper shkoni ne fushat e Lezhes,do gjini me shumice.
    Ne mandatin tjeter do kini uji sa te shisni dhe ne vendet fqinje.
    Po te kishte aprovuar 3 ligjet Rama,ju siguroj se CEZ do te punonte panderprerje.
    Pengoi integrimin,po pengon dhe ujin.

  4. alalum says:

    qe jane gomarer keta perkrahesi e berishes nuk diskutohet ,rama thote nje komentus primitiv ketu lart e ka fain qe skemi uje ,drita dhe as buke pffffffffffffffffff infektim i keq kanser

  5. Treviso says:

    Dajlani, jam plotesisht dakort me ju. Keni bere nje analize te shkelqyer.
    CEZ po zbaton ligjet nderkombetare dhe pse une kam qene gjithmone ne kundershtim me metoden e punes qe ka ndjekur per vjeljen e te ardhurave per konsumin. CES ka vite qe vjedh popullin ne bashkpunim me qeverine.
    Keto ngjarje, tregojne falimentimin 100% te qeverise mafjose por parat do paguhen po nga populli.

  6. Alma says:

    1. CEZ deshtoj sepse solli ne Shqiperi njerezit e gabuar.
    2. Pajtim Bello ka kohe qe MBRON CEZ sepse vajza e tij eshte Drejtoreshe ne CEZ ikerisht ne FATURIM, atje ku vidhen miliona

    1. popull i mashtruar deri ne palce says:

      Eshte per te ardhur keq per popullin i cili e paguan energjine elek
      me veshtirsi , dhe perseri betet pa uje dhe pa drita .
      Cfar qeverie ka ky shtet !!!!!!!!!!

  7. Ndoc Sukaj says:

    Eshte e sigurt qe kompania CEZ e ka ,,mbushur kupen,,por perfaqesuesit e shtetit shqiptare nuk duhet te sillen me te si ,,bande kacakesh,,duke i pushtuar nenstacionet me,,kobure ne dore,,pasi kjo do te kete nje fature te larte per tu paguar me taksat e shqipetareve e jo te pushtetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje